Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Qielli s'ka preferenca" nga Remark

Ok e perfundova librin edhe desha te ndaja mendimet e mija ne lidhje me te ketu midis jush. Do te mundohem mos te nxjerr shume sekrete nga libri, sidomos perfundimin e tij, ne menyre qe nqs dikush nga ju deshiron ta lexoj kete liber ne te ardhmen mos te humbasi kuriozitetin per te.

Nejse... vazhdojme. Se pari desha te shkruaja se ky liber me eshte dukur ndryshe nga librat e tjere te Remarkut (ata qe kam lexuar). Me duket se i mungonte ajo butesia, sentimentalizmi edhe ndjenja qe kane personazhet e tjere qe Remarku ka krijuar. Mendoj se me kete histori ai ka dashur te shkruaj e pershkruaj mendimet e dikujt i cili e di qe i ka ditet te numeruara edhe dhimbjen edhe keqardhjen qe ndjen kur je ende i ri edhe ka kaq shume qe mund te mesosh edhe perjetosh por s'do te mundesh ti arrish...

Dashuria midis Lillian edhe Clerfayt nuk ma mbushi mendjen. Se pari kur Lillian i thote Clerfayt se e do, menjehere pas ikjes/arratisjes se saj nga sanitoriumi, Clerfayt i thote asaj se 'ajo nuk e do, sepse po ta donte s'do te ishte kaq e lehte ta thoshte edhe as qe do t'i thoshte, por do ta mbante te fsheht' ; gje qe mendoj se vlen edhe per deklarimin e dashurise se Clerfayt ndaj Lillian.  Mu duk si krejt pa baze marrja e vendimit te tij per ti prere lidhjet me Lillian edhe pastaj krejt papritur, sa e sheh ate me fustanin e ri, me e bukur me e re se kurre ai kupton se e do??!!

Mu duk se mungonin skenat aq te mire-pershkruara nga Remarku ne libra te tjere. Ato skena ku ti e shikon edhe kupton se si afrohen personazhet kryesore edhe pse afrohen me njeri tjetrin. Ne kete liber ishte e dhene fare hapur perse-ja : Lillian e dinte qe do te vdiste e konsumuar nga semundja e saj, keshtu qe s'kishte te ardhme dhe Clerfayt i cili merrej me gara makinash edhe mund te pesonte nje aksident ne cdo moment. Mos-egzistenca e se ardhmes ishte e perbashketa midis tyre.

Deri ne njefare pike, sidomos kur Clerfayt merr nje dhome ne hotel ngjitur me dhomen e Lillian, duket sikur Remarku ka ndjekur ose me mire kopjuar ne menyre te pandergjegjshme historin e Patit edhe Robertit tek 'Tre shoket'. Me pas, si ta kete vene re kete gje historia merr nje kthese me vete, krejt ndryshe edhe fillon histori te anohet drejt Lillian edhe Clerfayt kalon ne rol dytesor. Krejt ndryshe nga fillimi i librit i cili filloi me Clerfayat edhe mendimet e tij, libri vazhdon e perfundon me Lillian.

Si liber ishte nje lexim i mire. Si krijmtari e Remarkut...hmm pakez e ftohte edhe mizore ne nje fare menyre.

Iliada e preferuara ime mbetet Pati tek 'Tre shoket"

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Modifikuar nga iliriusa datė 20/07/2006 ora 07:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2006 05:45
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

!

Kjo eshte nje vjershe qe e ka shkruar Renato Rrapi, djali qe ka qene i dashuri i Gresa Kadarese, historia e famshme qe shumekush e mban mend ne vitet `84), per kembenguljen e Kadarese per mbylljen e tij ne spitalin psiqiatrik, ne elbasan e perndjekjen e familjes se tij...
ishte shume e bukur dhe shume e ndjere dhe njekohesisht shume e trishtueshme....



DASHURI dhe BRENGE

Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.

Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.

*********************************

Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.

Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend

***********************************

Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?

Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.

***********************************

E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.

***********************************

Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...

************************************

Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.

Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.

Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.

I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.

E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.

***********************************

E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.

A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.

A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.

**********************************

Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.

I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...


**********************************

E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.

I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE

Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.

*************************************

Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.


Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.

E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...

Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2006 15:57
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Mbarova Martin Iden te Xhek London...dhe ngela i zhgenjyer nga Fundi.Po pse sdinte ca te bente Xhek London qe e vrau ate....

Une protestoj.madje do ta hedh ne gjyq xhek Londonin.:p

Tani,se e nisem nga Kritikat ne....

Te Libri me pelqu Fakti qe libri ka diagramen e Personazhit.Pra fillimisht me duket si disi konfuz,i ceket,jo i qarte dhe pa interes....Pastaj Rruga qe merr Martini sikur pasqyrohet dhe ne cilesine e Librit.Me pelqeu shume atmosfera qe ndertonte momente momente sa nganjehere dukej sikur ishe prezent dhe shikoje ngjarien.Hipokrizia e njerzve dilte shume qarte dhe trajtuar shume bukur.Mendimet Qe donte te percillte Xhek London jepeshin thjesht ,qarte dhe jo te veshtira per tu kapur.
Martini e tregoj fare qarte se nganjehere kuptojme se sa idiot kemi qene dikur.....Por disa njerez nuk e konstatojne asnjehere kete gje sepse ngelen perjetsisht te tille.....

Kaq Kisha

ps,Po me ate fundin e Ke menderosur o Xhek London....

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2007 21:54
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zhylien Sorel Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zhylien Sorel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Re: !

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Kjo eshte nje vjershe qe e ka shkruar Renato Rrapi, djali qe ka qene i dashuri i Gresa Kadarese, historia e famshme qe shumekush e mban mend ne vitet `84), per kembenguljen e Kadarese per mbylljen e tij ne spitalin psiqiatrik, ne elbasan e perndjekjen e familjes se tij...
ishte shume e bukur dhe shume e ndjere dhe njekohesisht shume e trishtueshme....



DASHURI dhe BRENGE

Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.

Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.

*********************************

Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.

Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend

***********************************

Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?

Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.

***********************************

E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.

***********************************

Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...

************************************

Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.

Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.

Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.

I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.

E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.

***********************************

E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.

A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.

A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.

**********************************

Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.

I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...


**********************************

E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.

I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE

Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.

*************************************

Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.


Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.

E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...

Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.



Lori, ke harruar te shtosh se kjo poezi e krijuar nga Renato Rrapi ne moshen 18 vjecare u perpunua me vone nga Dritero Agolli, te cilen na e ke servirur me lart..Une e lexova para disa muajsh kur ishte botuar ne gazete, pas skandalit publik qe iu be shkrimtarit.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2007 10:11
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
roman.tik
kuturu

Regjistruar: 21/05/2007
Vendbanimi: galapagos
Mesazhe: 133

vertet poezi e ndjere.Per moshen 18 vjec qe ka pasur goxha e arrire besoj.eh ke nuk beri dashuria poet ........

__________________
Kujdes , nga femrat e bukura ....kafshojne ......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Maj 2007 09:14
roman.tik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė roman.tik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me roman.tik (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė roman.tik't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: roman.tik Shto roman.tik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto roman.tik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Re: Re: USHTARI I MIRE SHVJEK

Citim:
Po citoj ato që tha Straniero
USHTARI I MIRE SHVJEK.....ESHTE ROMAN I AUTORI CEK ME DUKET ..............E HARROVA AUTORIN PER MOMENT........ OK SKA GJE SE DO TE FLAS PER ROMANIN.....................IMAZHI I KETIJ ROMANI ESHTE KY........... VOLUMI ESHTE MBI 800 FAQE ESHTE BOTUR RRETH VITEVE 80 ...............ESHTE LBER I RILINDJES PRISHTINE.............ME KOPERTINA TE PORTOKALLTA..............

PERMBAJTJA.....................FLET PER NJE USHTARE......ETC.......

ATE CKA DUA TE THEM ESHTE SE E KAM HARXHUAR 1 MUJA PER TA LEXUAR EDHE ESHTE I LODHSHEM PASI QE KA NJE FJALORE TE PASUR USHTARAK...........AVANTURE TE PROTAGONISTIT TE DOBET EDHE IMAGJINO...........KETE MOMENT...........ISHA NE FAQET E FUNDIT TE PERFUNDIMIT EDHE ISHTE DIKU VONE ORA 4 E MENGJESIT LEXOJ...............LEXOJ..............ME FLIHET SHUME...........POR DESHIRA PER TA PERFUNDUAR ME JEP KURAJO ME TUTJE..............EDHE MUA ME PERLQEJEN FUNDET E ROMANEVE.............PO ASHTU ISHTE ROMANI ME I MADH QE E KISHA (KAM) LEXUAR.........KUR MBERRIJ TE FAQJA E FUNDIT,,,,,,,,,,,,, KY USHTARI SHVJEK QUHET ZIHET ME TOGERIN ME SA ME DUKET.............EDHE ME POSHTE LEXOJ KETE MESAZH TE VENE: KETU MABRON ROMANI PASI QE AUTORI KA VDEKUR ...................................KAM SHARE ME AUTOR ME PERKTHUES ME VETE PASI MIRREM ME KETO ROMANE,,,,,,,,,,MOS E LEXONI DHE INSHALL-LLA NUK HASNI NE ROMANE TE KETILLA..........ME NGUSHLLONI..................E VERTETE ESHTE ME BESONI PER ZOTIN PO.......

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga Lela_Dr datė 24/02/2008 ora 00:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2008 19:24
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Memories of a Geisha

Eshte historia e vuajtur e Chiyo edhe shendrrimi i saj nga nje vajze e vogel e lindur ne nje fshat te humbur , ne nje shtepi te shtremberuar prej ererave te detit, ne nje nga Geisha-t me te njohura ne Japoni.

Mendoj se stili i te shkruajturit, menyra e te pershkruarit thjesht te ndodhive e ngjarjeve ne liber eshte terheqese edhe e ben personazhin kryesor te ndihet me e afert me lexuesin, njesoj si te ishit duke pasur nje bashkebisedim intim ulur ne anet e kundertat te nje tavoline.

Nje Geisha s'eshte gje tjeter vecese versioni luksoz i nje prostitute. Ne rastin e Chiyo e ardhmja ishte e paevitueshme. Ajo tregon historine e saj edhe mjaft informacione interesante per shenderrimin e nje vajze te thjesht ne nje Geisha. Chiyo perjeton nje histori dashurie te cuditshme e cila i dedikohet nje personi qe ajo nuk e njeh per me teper sesa disa momente te shkurter. Gjithesesi ato momente ne prezencen e atij personi i japin asaj shpresen edhe deshiren per te vazhduar perpara ne jete.

Ka disa zgjedhje te caktuara nje jeten e Chiyo-s, e cila pasi behet Geisha merr emrin Sayuri, te cilat jane jo vetem te veshtira por kerkojne nje shpirt te forte e pothuajse mizor per tu zbatuar.

Nje nga pikat me interesante ne liber, per mendimin tim, eshte momenti kur Sayuri humbet virgjerine. Duke filluar nga momenti kur Sayuri eshte e "gatshme" per te humbur virgjerine e saj ( duhet pasur parasysh se Sayuri s'kishte asnje te drejte per te zgjedhur qofte momentin qofte personin me te cilin do te humbiste virgjerine) ; zhvillohet nje si tip ankandi absurd midis dy personave te interesuar.
Kur ankandi arrin ne piken me te lart qe mundet fituesi del nje doktor te cilin personazhi kryesor ne liber e quan Doktor Gaforrja, per shkak te menyres se si ai i mban shpatullat e krahet e tij qe te bejne te mendosh per nje gaforre.


Me beri pershtypje mania e Doktor Gaforres me virgjerine. Jo vetem qe ai ishte personi qe kishte cvirgjeruar nje numer te madh te Geishave me te njohura ne Japoni, por, mbante te konservuar neper shishka te vogla proven e ketij akti.

Ka disa personazhe qe te ngjallin ndjenja te ndryshme ne liber, por ne pergjithesi karakteret e tyre jane fare te thjesht edhe pa komplikacione. I vetmi personazh i cili pati nje fare komplikacioni ne karakter ( megjithese edhe ne kete rast qe nje kokolepsje e ceket gjithesesi) ishte geisha tjeter me te cilen ne femijeri Sayuri ishte shoqe, 'Pumpkin'. Megjithate eshte fare e thjesht ti kuptosh personazhet ne liber edhe ata pozitiv e ata negativ jane ndare fare hapur e qarte edhe historia zhvillohet ne po te njejten menyre fare hapur.

Nje nga te vetmet mistere ne histori shpaloset ne faqet e fundit te librit pas nje tradhetie te dhimbshme te cilen Sayuri ishte e detyruar ta bente ne menyre qe te shpetonte veteveten nga nje fat i hidhur.

Edhe pse ne fillim te librit nga nje shenim i autorit duket sikur historia eshte e bazuar ne nje histori te vertete, eshte pakez e veshtire ta besosh kete nga fakti se gjithesesi, me gjithecka qe ndodh ne jeten e Sayurit, dhimbje poshterime e gjithecka tjeter, ajo mbetet e paster edhe naive ne shpirt...
Ne fund te librit nje tjeter shenim po nga autori verteton se historia s'eshte gje tjeter vecese nje krijim i imagjinates i bazuar ne disa informacione te verteta mbi jeten e Geishave ne vitet qe zhvillohet edhe vete ngjarja.

Historia eshte nje ngjarje e cila te meson se ka shume rruge ne jete te cilat i marrim sepse jemi te forcuar ti marrim e s'kemi zgjidhje tjeter, por se gjithesesi ka shume qe ne mund te bejme per te permiresuar sa me shume te jete e mundur momentin ne te cilin ndodhemi.

Do te thosha se ishte nje liber i mire ne pergjithesi, edhe pse nuk isha e mahnitur apo e magjepsur prej tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2008 02:15
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
roke
me AC MILAN ne zemer

Regjistruar: 19/07/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 2397

me pelqeu ky analizim i librit bere nga ilirusa,por kam nje verejtje te vockel fare,pasi te pakten ashtu sic e kemi mesuar ne ne universitet,ne analizen e personazheve nuk mund te besh nje ndarje te tyre ne pozitive ose negative,pavaresisht permbajtjes se librit.Pasi ne nje analize te sakte shikohet sesi autori i ka vendosur dhe pershtatur keta personazhe duke ua hequr titullin personazhe "te mire" personazhe "te keqinj".
pershendetje!

__________________
respekte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2008 07:23
roke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė roke Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me roke (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: roke Shto roke nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto roke nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Arrow

Edhe une mbreme perfundova se lexuari kete liber, ku Iliriusa solli dhe disa detaje te tij. Me kane folur me kaq shume  superlativa per kete liber,saqe e mora dhe e lexova me idene se do mahnitesha nga ai. Nuk ndodhi keshtu, edhe pse duhet te theksoj se kane qene disa fragmente aty  te pershkruara me aq ndjenje dhe detaj saqe me eshte dukur sikur jam e pranishme ne dhimbjen e saj. Vecoj ketu momentin kur ajo humbet virgjerine me Doktor Gaforren, sic e ka shkruar edhe iliriusa , apo kur ajo eshte e detyruar qe per dashurine e saj me Chairmanin te beje nje tradheti.

Sic e tha dhe Iliriusa , vetem ne faqet e fundit te librit  zbulohet nje sekret qe as qe mund te jete menduar gjate librit. Dhe me besoni se kur Chairmani eshte puthur me Kijon ( Sajurin)  jam ndjere e lehtesuar edhe une.

Me teper se sa nje histori mbreslenese , mjeshteria dhe mprehtesia e pershkrimeve  te autorit e benin ate nje liber qe ia vlen t'ia rekomandosh dikujt.

Do mundohem qe heren tjeter te sjell disa fagmente nga libri....

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2008 10:23
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha roke
me pelqeu ky analizim i librit bere nga ilirusa,por kam nje verejtje te vockel fare,pasi te pakten ashtu sic e kemi mesuar ne ne universitet,ne analizen e personazheve nuk mund te besh nje ndarje te tyre ne pozitive ose negative,pavaresisht permbajtjes se librit.Pasi ne nje analize te sakte shikohet sesi autori i ka vendosur dhe pershtatur keta personazhe duke ua hequr titullin personazhe "te mire" personazhe "te keqinj".
pershendetje!



Ndersa sipas studimeve te mia personale mund ta vertetoj me fakte te forta se faktikisht ne cdo liber ka nje ndarje ne pergjithesi fare te qarte te personazheve pozitiv nga ata negativ. Pozicioni i tyre negativ apo pozitiv vendoset ne baze te lidhjes se tyre te drejteperdrejte ose te ndersjellet me PERSONAZHIN ose personazhet kryesor.

Psh. tek "Saga e Forsajteve" te Xhon Golsworthit, autori asnjehere nuk flet negativisht ndaj Soams Forsajt drejt per se drjeti, por nepermejt syve te gruas se tij Irenes edhe nje grusht personazhesh te tjere ne liber, komenteve te tyre mbi personalitetin edhe karakterin e Soams, Soamsi merr automatikisht rolin e personazhit negativ edhe pse ne baze ai nuk eshte asgje tjeter vecese nje shpirt i deshperuar qe u perpoq te kaperthehej pas njeriut qe donte.

Ka edhe raste te tjera kur edhe vete personazhi kryesor eshte nje negativ. Edhe ka raste te tjera kur personazhi kryesor mund te jete nje personazh negativ per moralin e pergjithshem por gjthesesi eshte heroi i historise. Si pershembull Raskolnikovi ne kryevepren "Krim edhe Ndeshkim" te Dostojevskit.

Ne shumicen e rasteve eshte e veshtire ta besh ndarjen aq te mprehte nqs vete personazhi kryesor eshte nje personazh negativ apo pozitiv, si psh ne rastin e Klajdit tek "Nje tragjedi Amerikane", por ne lidhje me historine e tij, krijohet ndarja dosido, se kush luan rol negativ apo pozitiv ne jeten e tij.

Edhe ketu qendron gjenialiteti i disa autoreve sepse te mbjellin ndjenjen e konsolidimit me nje 'njeri' te cilin ne jete, nqs nuk do t'ia njihje shpirtin sic i a njeh nepermjet librit, nuk do te krijonin aspak ndjenja keqardhjeje apo deshire per ti shpetuar.

* Diferenca qendron se "personazh pozitiv" ndryshon nga "personazh i mire" edhe "personazh negativ" ndryshon nga "personazh i keq".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2008 21:58
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Hapesira Letrare - Kendi i miqeve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.