Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec
Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kumbulla
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/03/2007
Vendbanimi: tirana
Mesazhe: 120

Gerdec

Ky emer fshati a komune a qyteze a nje fabrike c'minimi a nuk e di si  ta shpreh qe deri dje te them te drejten i panjohur per mua per shume aresye qe s'me lidhnin me te apo thjesht indiferentizem ne leximin e tabelave ne rruget ku kaloj per te dale nga tirana qe diten e shtune ne oren 12:00 paradite eshte bere me i degjuari anembane vendit e evropes apo amerikes.

jam nje shtetase shqiptare qe si shume te tjere nuk po e ndjej me veten prej dy ditesh te sigurt ne rrugen qe ec, ne shtepine ku banoj ne godinen ku punj apo lokalin ku pi kafene qe per koicidence e kam shume prane selise se kryeministrise dhe sot kam me shume se kurre nje zemerim te madh brenda vetes e kam dhe me bashkeqytetaret e mij te cilet i degjoj kudo me shprehjen " ceshte ky shtet? kryeministri te jape doreheqjen etj etj" dhe asnjeri prej nesh nuk ndodhet para kesaj selie me zerin ngritur e me ate kembengulje qe dalim neper mitingjet elektorale ku e kerkonim kete kryeminister te na udhehiqte drejt nje integrimi ne evrope qe pothuaj se dime se cduhet et permbushim si qytetare qe paguajme vetem taksa e nuk dime se cbehet me ate sigurim minimal shendeti qe e paguajme me pagat tona qesharake, me cmimet e bukes ne rritje me pensionet e gjysherve  apo prinderve me nje vlere percmuese per ate qe i kane dhene ketij vendi, e perpos ketyre na mbin nen kembe 100.000 t. lende shperthyese neper te gjith vendin.

Ky kryeminister qe muajin mars po e verteton me se mire qe mbin fatkeqesira per kete vend bashke me qeverine e tij mendoj se ka ardhur koha te ike njehere e mire nga ekranet dhe jetet e shqiptareve , pasi prokurimet e tij te drejt per drejta po na shfaros e po na cfilit si komb.

nuk kam qetesi ne vendin tim, nuk kam siguri ne vendin tim, nuk po besoj me ne qeverine e vendit tim nga e cila pres nje jete me te mire per te cilen po investoj ,por ku???

Tymnaja e ballkanit u quajt vendi im diten e shtune me 15.03.2008

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2008 19:50
kumbulla nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kumbulla Kliko këtu për të kontaktuar me kumbulla (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kumbulla Shto kumbulla në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kumbulla në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Vend i vogel per tragjedi te medha.Ende nuk ishte mbyllur plaga e te mbyturve te 10 diteve me pare,dhe ndodhi kjo gjeme tjeter.
Kam lexuar dhe degjuar shume lajme,por ende se kam gjetur nje pergjigje per pyetjen: Si mund te vihet nje mine me sahat(nje fabrike cmontimi armesh) ne mes te nje lagjeje te banuar?
Ne nje deklarate te bashkepunterit te firmes amerikane,biznesmeni i Hekurit Gelijorgji tha qe aty ne ate zone kishte aq shume mjete shperthyese sa mund te hidhinin jo vetem Gerdecin por gjithe Tiranen ne ere.
Si ka mundesi?
Kaq pa vlere jane keto jete njerezish te humbura?
Kush e mban pergjegjesine,kush eshte fajtori?
Crendesi kane doreheqjet apo faljet publike(nese dikush e ka kurajon ta beje nje gje te tille)?
Ata vdiqen,qindra te tjere u plagosen,shume humben shtepite e katandine..
Edhe sa duhet te ndodhin,sa duhet te sakrifikohen ende per ti vene gishtin kokes dhe te behen punet sic duhen.
Shqiperine e ka marre vertet lumi......

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Mars 2008 20:18
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 15/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Ku eshte varka te flasi pak per Gerdecin se ai i di me mire keto punet e qeverise, aq me teper qe eshte dhe prane saj, kudo prane saj (vetem ne shqiperi nuk eshte) dhe di gjithcka shume me mire se ju....

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 02:52
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shenjtori Kliko këtu për të kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Shenjtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shenjtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cancer
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 09/03/2003
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 448

keto jane pasoja te drejtperdrejta te injorances se pjeses derrmuese te popullit shqiptar (fatkeqesisht akoma me shumice katundareske) qe ne 2005 zgjodhi me vote demokratike Sali Berishen, njeriun pergjegjes per 97 dhe me i papergjegjshmi ne vend. Une jam per shprehjen : 'Cdo popull ka qeverine qe meriton'.

Do te doja te hidhja per diskutim nje fakt qe po diskutohet shume sot (e degjova edhe neper kafene edhe ne TV). Njerezit jane shume te revoltuar, jo vetem ata qe e vuajten shperthimin ne Gerdec, dhe nqs Berisha nuk jep doreheqjen do kete trazira. Duke e njohur Berishen dhe te kaluaren e tij ju garantoj qe ska per ta dhene (nuk e dha kur vendi ishte ne prag lufte civile).
Pyetja eshte: Ngjarjet e 97 dhe 14 shtatorit 98 (me aktor kryesor Sali Berishen) ndodhen kur Kosova po luftonte per liri. Tani qe Kosova e fitoi pavaresine nevojitet qe situata te jete sa me e qete ndodh nje tensionim qe sta priste mendja (per me teper situata eshte tensionuar dhe ne Kosove). Koincidence???

__________________
I watched the world float to the dark side of the moon, and after all I knew it had to be something to do with you

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 03:06
cancer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cancer Kliko këtu për të kontaktuar me cancer (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cancer Shto cancer në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cancer në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Po te ishte ne krye e majta kjo tragjedi s'do kishte ndodhur? - S'jane themelore diferencat midis dy poleve,pavaresisht nga broc**ullat qe i shesin popullit.Pra doreheqja eshte e nevojshme si detyrim moral apo per pergjegjesi direkte ne cka perfshiu Voren?

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 03:17
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cancer
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 09/03/2003
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 448

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Po te ishte ne krye e majta kjo tragjedi s'do kishte ndodhur? - S'jane themelore diferencat midis dy poleve,pavaresisht nga broc**ullat qe i shesin popullit.Pra doreheqja eshte e nevojshme si detyrim moral apo per pergjegjesi direkte ne cka perfshiu Voren?


Kryeministri ka firmosur nje vendim qeverie ku lejon ngritjen e fabrikes per caktivizimin e municioneve ne Gerdec. Ka me pergjegjesi direkte se kaq? (pa folur per korrupsionin qe eshte bere sheshit). A kemi ne te drejte ti themi kryeministrit: O trap shiko ca bere

__________________
I watched the world float to the dark side of the moon, and after all I knew it had to be something to do with you

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 03:37
cancer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cancer Kliko këtu për të kontaktuar me cancer (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cancer Shto cancer në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cancer në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cudia me e madhe ne kete mesele nuk do ishte shperthimi ne Gerdec, por Sala qe jep doreheqjen. Fundja me bomba jemi mesuar por Sali Berishen se kam pare ndonjehere te jape doreheqje. Do ishte vertet arritje politike po te bente Berisha ate xhest politik. Megjithese kjo duket shume pak per te cuar kryeministrin ne doreheqje... Eshte vetem nje shperthim qe u degjua nga Tirana ne Durres dhe rrezikoi te vetmin aeroport ne Shqiperi. Shperthimet e 1997-es ishin ne gjithe Shqiperine dhe Berisha prape nuk pyeti per doreheqje... jo me te pyese per kete "detaj" te vogel mes Tiranes dhe Durresit.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 04:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 04:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Ku jan keta morrat e forumit qe nuk po ndihen apo si kan mar urdherat nga (bossat)mjer ai popull ne dor te kujt eshte,eshte ne dore te nje shpellaku qe dhe me kete katastrof te fundit prap nuk ve mende qe ai seshte i aft te drejtoj nje qeveri demokratike dhe nje vend te mjeruar qe spo i qesh futura akoma edhe pse ka vite qe po derdhet gjak per hic gje,mjer ata qe i shkojn nga mbrapa dhe i mbajne rripin sales.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 08:15
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të back4ever Kërko mesazhe të tjera nga: back4ever Shto back4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto back4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re churchsign.jpg
Ky file është shkarkuar 371 herë.

Jam shum i gzue qe marri pjes ne hidherimin tuej

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2008 08:35
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të back4ever Kërko mesazhe të tjera nga: back4ever Shto back4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto back4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:36 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gerdec

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.