IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Citim: Po citoj ato që tha mio Mondo
Po kush te tha zoterote, vajzat duhet te kene patjeter thonjete e gjate apo unaza e pircingje neper trup.
Pika po pse ore kaq frike i keni femrat ju saqe as koken nuk duhet ta nxjerrin jashte nga shtepia. Hajde ajdeee mentalitet njerez me pamje europiane e brendesi aziatike nga ata poshte stepave.
Epo nuk thote kote populli yne kur s'ke pulene, do hash sorren.
Varet nga shijet se ke quane ti pule dhe une sorre apo laraske.
Zonjushe qe ke eksperience te madhe me 16 mesazhe e ke kaluar cakun me mua,megjithate po ta fale mendjelehtesine tende.Mua nuk me ka hije te debatoje ashper me ju.Po qe se te ecen te vafte mbare,por dije edhe kete une jam me i perparuar edhe se yt ate,por ne lirine e madhe personale,duhen respektuar edhe disa ligje te pashkruara te shoqerise. Kembet duhen shtrire sa te gjat e ke jorganin.
Une jam kunder mendimeve te tua se si duhet te jete paraqitja e nje gruaje qe eshte bere nene.
Brisi une kam pare femra skandal,por edhe shume te rregullta dhe nuk me bene pershtypje,sepse sejcili ka jeten e tij private.Edhe nqse do te doja te ndryshoja boten femerore kush jam une?Askushi eshte pergjigja.Ky diskutim eshte midis shqiptaresh.
Me ka keqkuptuar vajza.Nje femer qe di te mbahet tregon rregullsi.Paraqitja e jashtme, e shoqeruar me ide te qarta per jeten,familjen dhe shoqerine e bene nje femer te jete nje krijese e bukur dhe delikate e qe meriton perkujdesje.Bukuria fizike eshte nje zero,nqse nuk shoqerohet me veti e vyrtyte te vlefshme.Ne Shqiperi vetem nje 5% e grave te bisnesmenve i kane kushtet per te mbajtur thonje te gjate e ti perkushtohen paraqitjes estetike,ndersa te tjerat jo.Ato duhet te shkojne ne pune,te gatuajne,te lajne e plot detyrime qe ka nje familje.Cfare do te ndodhte nqse e zonja e shtepise do te bente gjithe diten make-up,,te mbante thonje artificial,te rrinte ne maje te takave,te shihte telenovela e shtepia te ishte rremuje?Besoj se duhej t'i bente hysmeqari kur te kthehej nga puna.Po ato vajza,gra e nena qe jane ne emigracion,te cilat bejne punet me te veshtira me ndonje perjashtim te rralle a do te kishin mundesi per ekstra thonje e pircingje? Le te dale dikush qe te na vertetoje te kunderten.Edhe ime shoqe mbahet shume mire,vishet bukur dhe ne raste te vecanta shkon dhe rregullohet per evenimentin ku do te shkojme.Une nuk kam ndonjekundershtim per kete.Thonje te gjate nuk mban dot,sepse edhe po te doje nuk mundet,sepse do te gatuaje per familjen.Ajo eshte nene e tre femijve.Sigurisht si cdo femer i lyen thonjte,ndersa une kur ndjeje eren e dyluemntit largohem sa me larg.
Dikush mund te jete rast special. Mund te jete studente e nuk ka proekupime familjare e per kete cdo gje eshte ne rregull.Ka disa te tjera qe babai i tyre ose nena mund te jete nga ata bisnesment e ''ndershem'' shqiptare,mund te jete nje nga ata hajdutet e korruptuar qe ka vjedhur pare me thes nga djersa e shoqerise,sepse ka patur nje karrige pushteti,mund te jete trafikant droge e femrash etj e nuk e ka problem qe ta mbaje cupen si vajza e Huan Karlosit.Nuk i perjashtoj edhe kete mundesi.Nje tip i till mund te jete edhe puntore sexi e keshtu ja do puna.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|