Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Kuriozitete mjekesore Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.14.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re syri_elektrik.jpg
Ky file është shkarkuar 19 herë.

2) Syri Elektrik


Syri Elektrik:Kërkuesit e ITM(Insituti i teknologjisë në Masachusets) po zhvillojnë një paisje(mikoçip) që do u mundësojë të verbërve një rikthim të pjesshëm të shikimit. Syri Elektrik nuk do të rikthejë shikimin e plotë, por do jetëi vlefshëm në dallimin e fytyrave, hijeve, dhe ecjen nëpër dhomë ose rrugë pas asistencë.Ky çip do të mbillet në kokërdhokun e syrit. Ndërkohë pacienti do të vërë syze të pajisura me kamera, të cilat do i transmetojnë pamjet çipit, i cili më pas i përçon në tru. Provat e para në derra kanë rezultuar pozitive. Shpresohet që në 2 vitet e ardhshme të mund të fillojnë eksperimente në njerëz.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:06
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re paisje_degjimi.jpg
Ky file është shkarkuar 19 herë.

3) Aparati i dëgjimit "Lyric"

Aparati i dëgjimit "Lyric": Shkencëtarët kanë zhvilluar një paisje të re e cila shmang problemet e mëparshme të aparateve të dëgjimit, si p.sh, rënie e baterisë, heqja para dushit, dhe zhurmat e amplifikuara. Ky aparat i krijuar nga kompania amerikane InSound Medical, shmang mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale duke u fshehur thellë në kanalin e veshi. 1.5cm afër daulles së veshit. Aparati vihet 24 orë dhe mund të ndërrohet 3-4 herë në vit. Aktualisht 3500 njerëz po e mbajnë këtë aparat.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:10
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re kocka_druri.jpg
Ky file është shkarkuar 19 herë.

4) Kocka druri

Shkencëtarë në Itali kanë gjetur një teknikë për të rigjeneruar kockat e thyera, duke përdorur copa të vogla druri. Ata kanë zbuluar se disa lloj drurësh si p.sh lisi i kuq, kanë një strukturë spongioze që i ngjan kockës. Mjekët palnifikojnë të përdorin copëza të vogla druri për të nxitur procesin e shërimit. Anna Tampieri, që drejton projektin në Insitutin e Shkencave dhe Teknologjisë për Çeramikë, tha për CNN, se pavarësisht se trupi prodhon kockë në vetvete, enët e gjakut kanë nevojë për një vend për tu kapur. Deri më tani eksperimentet kanë pasur sukses në dele.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:13
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re terapi-tms.jpg
Ky file është shkarkuar 18 herë.

5) Terapia TMS:

Terapia TMS: NJë paisje elektromagnetike mund të ndihmojë shumë njerez të cilët vuajnë nga depresioni. Terapia stimuluese me "NeuroStar Transcranial magnetic" krijon fusha magnetike në prekorteksin frontal, pjesa e trurit përgjegjëse për humorin. Kjo stimulon neuronet të prodhojnë më shumë hormone të sjelljes.Në një eksperiment, me seanca ditore 30-40 minutëshe, gjysma e pacientëve patën reduktim të simptomave ndërsa 1/3 raportuan shërim të plotë. Kto të dhëna bazohen nga kompania që e prodhon Neuronetics. Që në mes të 2009-s kjo terapi është mundësuar në 31 shtete në SHBA.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:18
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re biomaske_antivirale.jpg
Ky file është shkarkuar 18 herë.

6) Biomaska Antivirale

Biomaska Antivirale: Kompania nga Hong Kongu, Filligent, shpenzoi 6vjet dhe $10 milion për të prodhuar biomaskën Antivirale, tamam në kohë për pandeminë e gripit. Ndryshe nga të tjerat kjo maskë kap dhe mbyt mikrobe dhe patogjenë në ajër, para se ata të hyjnë në organizëm. Kjo paisje përdoret gjithandej, mirëpo po pret aprovimin si një paisje mjekësore në SHBA.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:20
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re ngjyre_antimikrobike.jpg
Ky file është shkarkuar 18 herë.

7) Bojë Antimikrobike

Bojë Antimikrobike:Kërkuesit në Universitetin e Dakotës së Jugut, kanë zbuluar një molekulë(N-halamine CI-TMPM) e cila i bën bojrat me veti antimikrobike. Kjo substancë antimikrobiale mund të zgjasë mbi një vit, por duhet të pastrohet çdo 1 ose 2 javë. Drejtuesi i kërkimeve Yuyu San po kërkon partnerite me firmat e prodhimit të bojërave.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:24
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

8) Stetoskopin elektronik


Kompania mjekësore 3M, ka krijuar stetoskopin elektronik Littman, i cili i transferon të dhënat në kompjuter me blututh. Ky stetoskop transferon zhurmat e zemrës, mushkërive apo ndonjë pjese tjetër të organizmit në një program të quajtur Zargis Cardioscan, i cili mund të bëjë analiza më të hollësishme.Ky stetoskop mori çmimin "Zbulimi i Vitit" nga Popular Science këtë nëntor.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:26
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re jaipur_gjuri.jpg
Ky file është shkarkuar 17 herë.

9) JaipurKnee

Një ekip kërkuesish nga Universiteti Stanford, ndërtuan gjurin artificial më të lirë në botë(vetëm 20$). I quajtur JaipurKnee, imiton lëvizjet e kyçit të gjurit, dhe po përdoret nga 300 njerëz në Indi. Paisje të ngjashme në treg, si p.sh gjuri i titaniumit kushton nga 10 000$ në 100 000$. Synimi i ekipit është të prodhojë mbi 100 000 kopje dhe të ulë dhe më tej koston.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:30
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re paisje_ngrohje_organesh.jpg
Ky file është shkarkuar 17 herë.

10) Pajisje ,grohje organesh.

Deri më tani organet që do të transplantohen, janë mbajtur në akull. Mbajtja e tyre për një kohë mbi 5 orë ka pasoja shkatërruese mbi zemrë, apo melçinë. Kjo gjë i vë mjekët dhe pacientët para një presioni kohor. Tashmë është krijuar një paisje e cila i mban organet ngrohtë dhe i furnizon me gjak duke e çua limitin në 12 orë. Kjo paisje u krijua nga TransMedics, dhe ka bërë të mundur transplantimet ndër kombëtare, si p.sh rastin e një zemreje që u lëviz nga Gjermania në Greqi. Ky sistem është aktualisht në treg vetëm për zemrën, ndërsa këtë vit(2009) TransMedic zhvilloi një sistem për mushkëritë.

http://imjek.com/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2010 18:32
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Produktet ushqimore që forcojnë imunitetin

Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale.

Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për tu prekur nga viruset është shumë i vogël.

Ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet.

Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit.

Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.


Hudhra

Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra gjithashtu ka një spektër të gjerë baterostatik dhe veti bakteriocidale.

Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteret. Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër viruseve, fungive (këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve.

Së paku 200 komponentë janë identifikuar në thelbit e hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina si dhe tetë amoniacide esenciale dhe nëntë aminoacide jo-esenciale.


Aloe vera

Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim dhe ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore.

Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.

Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera, vitaminat A, C dhe E që përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin janë vërtetuar edhe shkencërisht.

Përbërësit dytësor bimor të aloe vera, e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe shtatë aminoacide kryesore.

Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në aloe vera janë të një rëndësie të madhe.

Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.


Vaji i peshkut

Acidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore.

Ato janë gjithashtu, të rëndësishme në prodhimin e prostaglandinave mjaft të rëndësishme këto si mesazhere dhe rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë.

Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më pak risk për infarkt. Vetëm tre kapsula në ditë omega janë më të mjaftueshme se sa të hash peshk çdo ditë. Marrja e saj mund të reduktojë deri në 40 për qind vdekjet nga zemra te burrat e moshës së mesme. Përsa i përket inflamacionit ajo luan një rol të rëndësishëm në sintezën e prostaglandinave (kryesisht PGE1) prandaj ndihmon në të gjitha llojet e artriteve sidomos në ngurtësimin mëngjesor.
Nga një studim është parë se disa njerëz kanë ndërprerë anti-imflamatorët josteroide nga marrja e omega. Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e omega 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe të syve të bebes së ardhshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Janar 2010 02:08
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të odet Kliko këtu për të kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: odet Shto odet në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto odet në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Kuriozitete mjekesore

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.