Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Me ne fund nje lajm pozitiv nga shqipot jashte shtetit dhe nje rast i mire bashkepunimi e integrimi me italianet e veriut,te cilet jo te gjithe jane simpatizante te Lega Nord-it !!
Ky lajmi pastaj me kujton nje shokun tim i cili para pak vitesh luante rugby ne Itali !!
G.Shqip
Ekipi, me emigrantë në Itali. Fqinjët, ndihmë për krijimin e federatës.
Edhe Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj të regbisë.
Sporti mjaft popullor në botë është thuajse i panjohur në vendin tonë. Por, për të krijuar një “Kombëtare” kuqezi (termi përdoret prej faktit se nuk ekziston asnjë skuadër tjetër shqiptare, qoftë edhe në nivel amator), ndihma vjen nga Italia. Përtej Adriatikut, më saktësisht në krahinën e Firulit, është formuar seleksioni i parë me lojtarë shqiptarë të regbisë. Grumbullimi i parë është planifikuar të bëhet më 6 shkurt në provincën e Pordenones, ndërsa debutimi parashikohet më 6 ose 13 qershor, ku kundërshtarët e mundshëm do të jenë skuadra e Novi Doxhit ose Forum Iuli. Emigrantët shqiptarë që jetojnë në krahinën Friuli-Venecia Xhulia, përbëjnë pjesën më të rëndësishme të komunitetit emigrant dhe ky projekt i mbështetur nga Komuna e Pordenones ka karakter të dyfishtë: social dhe sportiv.
Deri më tani, askush në territorin shqiptar nuk ka marrë iniciativën që të krijojë qoftë edhe një federatë, pavarësisht faktit se janë të shumtë bashkëkombësit tanë që praktikojnë regbinë, madje edhe në nivele të larta. Ideator i formimit të një ekipi vetëm me shqiptarë është Pierxhorxho Grico, një mësues në shkollat e provincës. “Gjatë punës sime, kam vënë re se regbia praktikohet nga një numër i madh të rinjsh shqiptarë. Thuajse të gjithë kanë kualitete atletike dhe karakteristika mbi mesataren që kërkon ky sport. Me fjalë të tjera, të rinjtë shqiptarë shfaqnin një lloj dhuntie natyrore për topin oval. Kjo është arsyeja përse nuk arrij të kuptoj se për çfarë shkaqesh historike apo kulturore regbia është thuajse e panjohur. Këtu lindi edhe ideja që të ndërtonim përfaqësuesen e parë shqiptare, pikërisht në Itali, duke qenë se momentalisht në Shqipëri këtë sport nuk e praktikon askush. Hapi i dytë i projektit tonë është që të krijojmë një federatë dhe të përhapim regbinë në Tiranë dhe më pas në të gjithë vendin”, shpjegoi Grico. Iniciativa është promovuar nga presidenti i “Rugby Pordenone”, Françesko Silvestri, në bashkëpunim me shoqatën binjake “Pordenone Ovale”.
Në grumbullimin e parë janë thirrur 26 lojtarë, të cilët luajnë nga Kategoria Super 10, deri në Serinë C italiane. Kapiteni i seleksionit pritet të jetë 21-vjeçari Sevian Daupi nga Durrësi, i cili militon me “Casino Venezia Mestre”, skuadër e “Top 10”. Edhe stafi teknik i Kombëtares shqiptare do të jetë mjaft cilësor. Në rolin e trajnerit të parë do të punojë Valter Kristofoleto (30 ndeshje me përfaqësuesen italiane nga 1992 deri më 2000) dhe Luka Tramontin (ish-lojtar i Kazale e Viadana në A1). Në ndeshjen e debutimit, përveç personaliteteve në krahinën veriore të Italisë, të pranishëm pritet të jenë edhe ambasadori shqiptar në vendin fqinj dhe ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri.
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|