Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Moto Gp
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

MOTOĒIKLIZĖM

-Të dielën e ardhshme botërori i Motoçiklizmit do të përjetojë një nga garat e tij “Klasike”. Për herë të parë në pistën e Donington është garuar në vitin 1930. Eshtë një Anfiteatër natyral që të mundëson një pamje ideale.

Pista angleze ka karakteristika të ndryshme dhe shpesh garat vendosen në fund të saj. Donington është pista e preferuar e shumë centaurve, nga Valentino Rosi tek Loris Kapirosi.

I pari ka fituar këtu garën e parë në klasën e 500 kubikëve, ndërsa Kapirosi ka fituar garën e parë në të gjithë karrierën e tij, në vitin 1990, me klasin 125 kubikë. Pika më e shpejtë e pistës arrihet pas bokseve, por ka edhe kthesa që merren me marsh të pestë e të gjashtë dhe që duhet kurajo të përballesh.

Por ajo që e bën Donington një nga pistat më të preferuar është edhe se pjesa më e madhe e kthesave janë nga e djathta, dhe pilotët e gjejnë veten më mirë në kthesa të tilla.

Ndërkohë që pretendentët për fitore fillojnë të bëjnë hesapet: “Fitorja në Asen na jep shpresë – thotë sete Zhiberno, titullar i tre garave këtë sezon. – Mendoj se në Donington do të arrijmë rezultate të mira, ndërsa shpresoj që pista të jetë e thatë.”

Zhiberno ka filluar të quhet në amjentet e botërorit, si i vetmi rival që muind të sfidojë seriozisht Valentino Rosi. Dhe në fakt spanjolli e ka lëshuar tashmë sfidën e tij për kampionin e botës, duke arritur të barazojë në 3, numrin e fitoreve për këtë sezon.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2003 13:46
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Loris Kapirosi i rikthehet sërish vdekjes së Daizhiro Katos. Piloti i Dukatit ka pranuar se vdekja e tij nuk ndodhi si pasojë e një gabimi, por e një defekti në motorr dhe është e turpshme që Honda nuk merr përsipër përgjegjsitë e saj.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2004 08:52
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re rosii.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 37 herė.

Valentino Rosi mjaftë i kënaqur nga Jamaha. Mund të them se motori është mjaftë mirë dhe të gjithë ata që e shihnin si dështim u them se e kanë shumë gabim, pasi Jamaha do e tregojë dhe në botëror se kush është me të vërtetë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 16:44
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Honda

Honda konfirmohet si skuderia më e mirë në Moto Grand Pri. Ashtu si dhe në Sepang pilotët e skuadrës japoneze kanë regjistuar kohët më të shpejta dhe mbi pistën australiane të Filip Ajlënd. Maks Biaxhi ka shfaqur sërish forcën e tij duke u kandiduar si pretendenti kryesorë për titullin botëror. Pavarsisht disa probleme në vibrim romani ka regjistuar kohën më të shpejtë me 1 minutë 30 sekonda e 27 të dhjetat. Një formë të mirë treguan gjatë ditës së sotme dhe dy pilotët e tjerë të Hondas Kolin Eduards dhe Sete Zhibernau. Ndërkohë që Rosi, i cili testoi motorrin e ri megjithëse arriti të përmirësoje kohën e tij të vjetshme e mbylli xhiron e tij në vendin e pestë. Ashtu siç shpreh dhe për shtypin, Jamaha e tij ka ende nevojë për shumë punë.Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Dukati që mbas Sepangut, duket se po shfaq sërish probleme. Rikthimi tek gomat me gjerësi 16.5 gisht i ka hapur probleme serioze skuderisë italiane.Një ditë të mirë nuk kaloi as Marko Melandri, që pësoi disa defekte në goma gjatë testimeve.Gjithsesi Jamaha do të punojë ërish mbi pistën australiane më 9 dhe 11 shkurt ndërsa të tjerët, do të zhvendosen në Valencia më datat 6 dhe 7 të po këtij muaji.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2004 14:29
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

1. S.Gibernau
Honda 1'49"553
0.000 km/h
2. V.Rossi
Yamaha 1'49"961
+ 0'00"408
3. M.Biaggi
Honda 1'50"777
+ 0'01"224
4. M.Melandri
Yamaha 1'50"845
+ 0'01"292
5. C.Checa
Yamaha 1'50"954
+ 0'01"401
6. A.Barros
Honda 1'51"008
+ 0'01"455
7. N.Hayden
Honda 1'51"183
+ 0'01"630
8. M.Tamada
Honda 1'51"185
+ 0'01"632


Me siper,kohet ne xhiron me te mire ne diten e patre te provave per Cmimin e S.Marino.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2004 21:40
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Honda ėshtė zgjuar, pritet Biaxhi i vėrtetė.

Vendi i parë që arriti të marrë Keni Roberts në provat zyrtare, tregoi qartë se në pistën braziliane vlenin shumë gomat. Bridgestone ishte vërtet një superfuqi për këtë pistë. Me sa duket, firma japoneze e gomave, e cila është partnerja e Ferrarit në Formulën 1, është "hakmarrë" pas asaj figure të keqe që bëri në Muxhelo, ku shpërtheu goma e Nakanos. Falë Bridgestonit, Tamada arriti fitoren e tij të parë në karrierë në klasin Moto Gp. Një gjë të tillë e arriti duke lënë prapa Maks Biaxhin, shokun e tij të skuadrës, i cili pilotonte të njëjtën Honda, me të njëjtit sponsorë, por me goma të ndryshme. Biaxhi përdori gomat Michelin pothuajse si të gjithë pilotët e tjerë të skuderisë japoneze. Duhet thënë se ato janë goma eksperimentale, të cilat nuk japin ndonjë garanci të madhe për një kampionat. Fitorja e Tamadës ishte vërtet e merituar. Ai qëndroi vetëm 3 xhiro prapa Biaxhit dhe menjëherë e parakaloi, duke e mbajtur deri në vijën e finishit mbrapa. Biaxhi nuk ka qenë aspak i kënaqur, megjithatë në fund e ka përgëzuar shokun e skuadrës. Ku qëndron diferenca me Formulën 1? Mund të themi se në këtë sport nuk ekzistojnë urdhrat e skuadrave që në Formulën 1 ishin bërë pjesë e strategjisë për njëfarë kohe. Pra, skuderitë/cilësonin një pilot i cili duhet të fitonte, tjetri duhet të ishte si kavie. Në garat me motorë nuk ndodh diçka e tillë. Biaxhi ka fuqinë dhe personalitetin e duhur për të kërkuar që shoku i skuadrës t'i hapë rrugën, megjithatë nuk e bëri një gjë të tillë. Pra, Çmimi i Madh i Rios tregoi një aspekt tjetër të këtij sporti. Honda e Biaxhit ishte në gjendje shumë të mira. Me fjalë të tjera, motori i romanit tashmë është i lehtë në manovrim. Ndihma që ka marrë Biaxhi nga Honda duket qartë. Me sa duket, inxhinierët e skuadrës së tij e kanë përmirësuar sistemin elektronik që i lejon atij të shprehet më mirë në pistë. Biaxhi arriti të shfrytëzojë në maksimum përmirësimet që kanë bërë inxhinierët e skuadrës dhe, me sa duket, në garat e ardhshme do të arrijë të rifutet në luftën për titullin. Ndoshta Biaxhi dhe Xhibernau nuk u rrëzuan që t'i jepnin mundësi Biaxhit që të afrohej, por prania e tij aty para i ka bërë të sforcohen.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2004 12:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Cool

Maks Biaxhi

Më në fund, Maks Biaxhi ka arritur të marrë fitoren e tij të parë në këtë sezon. Kjo fitore ka ardhur pikërisht në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti roman i Hondës është shprehur shumë i kënaqur me këtë rezultat. Në përfundim të garës ai ka deklaruar: "Ishte një garë vërtet shumë e vështirë dhe dukej sikur nuk do të mbaronte asnjëherë. Kisha zgjedhur një tip gome, e cila do të më jepte rezultatet që prisja në pjesën e dytë të garës dhe, me sa duket, kisha bërë zgjedhjen e duhur. Gjatë gjithë garës mbaja një ritëm shumë të mirë. Gjithsesi, Rosi në fillim dhe Baros më pas më shqetësuan dhe më vunë nën presion për disa xhiro. Më është dashur më shumë se një herë që t'i mbyll rrugën Barrosit që të mos më kalonte. Nuk bëra as gabimin më të vogël për gjithë ato xhiro dhe për këtë arsye u vlerësova me fitore," - ka thënë Maks Biaxhi. Me këtë fitore, romani i Hondës ka arritur t'i hapë rrugën vetes për fitimin e titullit kampion për pilotë. "Jam shumë i kënaqur për renditjen e re që u ndryshua. Ishte vërtet shumë e rëndësishme që të bëja një ndryshim të tillë. Në këtë sezon seleksionohen në çdo garë pilotët dhe për këtë arsye nuk të falet as gabimi më i vogël." Në pistën e Sasheringut, vendin e tretë dhe të katërt e zunë pilotët e Hondës zyrtare. Respektivisht kanë qenë pilotët Aleks Barros në vendin e dytë dhe Niki Heiden në vendin e tretë, që kanë kompletuar edhe vendet në podium. Përveçse kishin të njëjtin motor, të dy këta pilotë kanë provuar të njëjtat ndjenja kur janë ngjitur në podium përkrah Maks Biaxhit. "Gjatë garës dukej sikur po garoja me një makinë të garave "Rally". Në pjesën e parë të garës nuk isha aspak i qartë, por më pas, kur mora ritmin e duhur, fillova të jepja xhiro shumë të shpejta. Megjithëse me vështirësi të mëdha, arrita t'i parakaloja 2 rivalët e mi dhe në fund po mendoja që të parakaloja edhe Biaxhin, por nuk ia dola mbanë," - ka përfunduar Barros. Ndërsa piloti tjetër i skuadrës Honda, Niki Heiden, ka thënë: "Bëra një gabim të voël në fillim të garës dhe më pas me vështirësi të mëdha arrita të rikuperoja vendin tim, sepse kishte shumë trafik në pistë. Ishte vërtet e lodhshme. Më tepër e lodhshme ishte të qëndroje prapa Rosit," - i ka thënë fund Heideni.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 09:58
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10836

Tragjedi ne Moto Gp.

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re simoncelli.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 4 herė.

Tragjedi ne garen e Sepang-ut ne Malajzi. Ne nje incident humb jeten Marco Simoncelli 24 vjeç pilot i Hondes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2011 11:59
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Moto Gp

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.