Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Shkrimi lart, i thjeshte dhe shume domethenes.

Monstra si Blendi Fevziu, pseudodemokrate, jane Sahanlepiresit e e nje Diktatori te ri, i veshur me "Mantelin" e Demokratit.

Monstra-Sahanlepires si Fevziu, kur Diktatori-prijesi i tyre eshte gjalle, ne pushtet i lepijne dhe prapanicen, i bejne Oliazhe, verbohen nga "shkelqimi" i tije edhe pse, ky shkelqim eshte i rreme, eshte shkelqim i nje llamarine te sapo puluar dhe ku koha do te tregoje se poshte ka vetem ndryshk, jane keto Sahanlepires shpirtvegjel qe sot i ngrejne Monumente por NESER, sapo te bjere, do te shkruajne Romane apo Biografi ku do te thojne "Une nuk kam qene me te, nuk kam qene sahanlepires i tije, POR, une kam qene Nje si Ju, po aq i korruptuar sa Ju, po aq Monster sa ju sepse, edhe Ju e perkrahet, duartrokitet dhe votonit per te. Ai ju vriste, dhe Ju e donit(!!!)".



-Sic e thashe me lart, per mendimin tim, shkrimi eshte i thjeshte, me shume kuptim dhe me Ironi te holle, por, shume pak e kuptojne kete ashtu sic nuk kuptojne Diktaturen me te eger qe ka Instalu Sali Berisha ne Shqiperi, ku mund te thuhet, edhe me te eger se sa ajo e Enverit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Modifikuar nga Vizioner datë 27/12/2011 ora 09:58

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Dhjetor 2011 09:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

A janë të sinqertë lotët e koreano-veriorëve?

Tom Geoghegan

BBC




Koreanët e morën mesazhin nga prezantuesja e televizionit shtetëror, e cila e veshur me të zeza, mezi i mbante lotët. Menjëherë pasuan lotët, vajtimet, grushtet mbi trotuar, gjithçka në një shkallë të madhe. Burra e gra u mbërthyen nga një vallë e pakontrolluar histerie. “Si mund të na linte,” tha një grua ndërsa fshinte lotët.

Skenat të kujtojnë zinë që pasoi vdekjen e të atit të Kim Jong Il- Kim Il Sung në vitin 1994. Por sa i vërtetë është ky pikëllim? Është shumë e vështirë që ta dish, thotë Anthony Daniels, një psikiatër dhe shkrimtar, që përdor emrin e penës Theodore Dalrymple. Ai ka vizituar Korenë e Veriut në vitin 1989 si anëtar i një delegacioni britanik për Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve dhe Studentëve.

“Është një përzierje e tmerrshme frike, terrori, pasigurie për të ardhmen, histerie masive e me shumë gjasë edhe pikëllimi të vërtetë.

Është shumë vështirë të njohësh realitetin dhe mendoj se ne kurrë nuk do e mësojmë se si ka qenë realiteti. Ka shumë barriera kulturore gjithsesi dhe ju duhet të keni parasysh se është një regjim ku çdo gjë që nuk është e ndaluar, është e detyrueshme, kështu që është shumë vështirë të dish se cila është gjendja e tyre mendore në këto momente”.

Ai thotë se gjatë vizitës së tij në vitin 1989, nuk pa shfaqje emocionesh vetjake, thjesht një histeri masive. “Kur isha në një stadium të madh dhe Udhëheqësi i Madh (Kim Il Sung) erdhi, të gjithë u ngritën në këmbë dhe nisën ta adhuronin, po tamam, e adhuronin duke i rënë në gjunjë dhe duke lëshuar brohorima njëkohësisht.

Mund të jetë nga fakti se shumë njerëz kanë shumë frikë të mos e bëjnë diçka të tillë, por në të njëjtën kohë ka mundësi që shumë prej tyre ndjejnë një besnikëri të vërtetë për Udhëheqësin e Madh.

Në fund të fundit, dhe kur Stalini vdiq, njerëzit qanin në rrugë edhe pse aty dukej gjithçka më pak e shfrenuar se në Korenë e Veriut”. Në një shkallë shumë më të vogël, edhe në Perëndim ka pasur shembuj kur njerëzit kanë shprehur emocionet e tyre në këtë mënyrë, thotë Daniels. Pasi vdiq Princesha Diana, disa njerëz kishin frikë të mos pajtoheshin me brengën masive, por natyrisht ka një ndryshim të madh me Korenë e Veriut në nivelin e detyrimit për tu përfshirë.

Në librin e saj “Asgjë për tu pasur zili: jetët e zakonshme në Korenë e Veriut”, Barbara Demick shkruante, referuar vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994, se “vala e pikëllimit u bë si një garë se kush qante me zë më të lartë”.

Një student i ri nga Pjongjangi nuk ndjente asgjë, edhe pse të gjithë rreth tij po qanin, shkruan ajo. “E gjithë e ardhmja e tij varej nga aftësia për të qarë. Jo vetëm karriera dhe anëtarësia në Partinë e Punëtorëve, vetë mbijetesa e tij ishte në lojë. Ishte një çështje për jetë a vdekje”. Ai shpëtoi, shkruan ajo, duke mbajtur fort të hapura qepallat dhe bebet e syve të ekspozuara në atë masë sa filluan t’i digjnin. Atëherë dolën lotët dhe ai nisi të qante si të gjithë.

Për shumë prej tyre është ndoshta një reagim natyral, thotë Kerry Brown, drejtues i programit për Azinë në Chatham House, për shkak se lajmi për vdekjen e një lideri ngre pikëpyetje për koreano-veriorët për identitetin e tyre, sigurinë e aftësinë për të mbijetuar.

Ky është një vend që është gjithmonë në gatishmëri për luftë, me sytë nga lideri i mirë dhe i dashur, thotë ai. Por ne nuk dimë më shumë në lidhje me ndjenjat e vërteta të njerëzve sesa dimë për përplasjet për pushtet mes lidershipit.

“Kontrolli i informacionit është aq i madh sa ka mundësi që atë të jenë vërtet në shock. Pra, mund të jetë një histeri e vërtetë, por nuk e dimë nëse është pikëllim, siç e quajmë ne në Perëndim. Atyre iu është thënë se kanë qenë gjithmonë nën sulm të vazhdueshëm dhe në luftë me SHBA-në, kështu që fitoret e mëdha në të shkuarën i shkojnë lidershipit, kështu që humbja e kreut në një sistem kaq patriarkal, mund të ndjehet personalisht.”

Megjithatë, zia e vitit 1994 ishte më shokuese, mendon ai, për shkak se statusi i Kim Il Sung në shoqërinë koreane ishte më i madh, kështu që kjo periudhë zije do jetë më e shkurtër.




p.s. Jo pa qellim e futa. Ky artikull i pershtatet dhe shkrimit te Jani Duri
, futur nga Fajtori.
Kush e kupton lidhjen, bravo.
Te njejtat skena ndodhen edhe ne Shqiperi kur vdiq Enveri!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Dhjetor 2011 10:43
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pa iu futur paralelizmit te sinqeritetit ose mos-sinqeritetit, pyetja e gazetarit me lart vjen natyrale. E ndjejne vertet koreanet pikellimin?

Kam vrare mendjen here pas here, madje jam tallur me ata qe qanin para kamerave kur vdiq Enveri. Por tani qe ndodhi kjo ne Kore arrita te kuptoj se gjithcka eshte normale. Madje e perpikte si rralle here. Kur vdiq Enveri nuk ishte problemi i nje njeriu, por i liderit absolut dhe te pazevendesueshem. Nje vend qe ka 50 vjet nje lider ne koke krijon nje stabilitet (te mire apo te keq), nje rryme jete, nje sistem konstant, e cila me vdekjen e liderit cenohet komplet. Ajo pasiguri do trembte cilindo, jo vetem adhuruesit e Enverit, por edhe qytetare te thjeshte qe nuk dine me si do shkoje filli i shtetit ne te ardhmen. Faktet treguan se Shqiperia ne krye te 5 viteve filloi reformat demokratike (pra jeta ndryshoi ne cdo aspekt). Me ardhjen e demokracise njerezit prape u tremben. Jo se adhuronin komunizmin, por sepse kishin pasiguri per te ardhmen. U prishen uzina, fabrika e biblioteka. U permbysen rangjet dhe hyri ne mes leku dhe politika ne cdo familje. Ne ato vite flitej se do na duheshin 20 vjet te merrnim veten, pra te arrinim ne nivelin ekonomik qe kishim vetem 1 vit me pare, pra ne 1989-90. Faktet po tregojne se kane kaluar 20 vjet dhe zanafilla e sistemit shqiptar akoma nuk eshte shoshitur. Politikanet vjedhin dhe genjejne hapur, sistemi i drejtesise eshte çorap, dhe eksponente partish bejne leke kurse foshnjat vdesin nga te ftohtet (sot kishte vdekur nje bebe ne Korce).

Domethene, te gjitha frikerat qe paten zanafillen kur vdiq Enveri u realizuan. Dhe ne jemi sot mes nje sistemi te trazuar politik-ekonomik. Jeta e secilit ndryshoi plotesisht.

Tani eshte e kuptueshme pse vdekja e nje lideri afatgjate sjell histeri masash. Ndoshta Koreja ecen me dinasti, por mbetet fakti qe cdo ndryshim njeriu atje lart perben ndryshimin e trurit qe drejton. Dhe pasiguria eshte domosdoshmerisht e larte nga çdo ane ta marresh. Aq me teper qe Koreja eshte vend i izoluar nga bota, si nje kafshe qe rri ne bodrum dhe sheh vetem te zotin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Dhjetor 2011 11:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ColdFire
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Domethene, te gjitha frikerat qe paten zanafillen kur vdiq Enveri u realizuan.



Nuk kishte pse te ndodhte keshtu. Mbase c'do frike u be realitet vetem sepse pushteti u mor nga njerez "te uritur". Me kujtohet kur pyeta nje njeriun tim familjar (ish-komunist i betuar) : Si ka mundesi qe ti voton per PD? Ma ktheu: " Duhet vota ime te shkoje tek dikush qe eshte ngopur sadopak me para. Nqs ua jap ketyre te rinjve, do pres dhe 20 vjet te tjere tu mbushet barku, pastaj mbase, them mbase do ma mbushin dhe mua". Mu duk llogjikim absurd, por sepse mu lidh gjuha ta kundershtoja...
Nje shembull eshte bashkiaku i NY Michael Bloomberg. Populli ne pergjithesi e urren. Eshte arrogant, kokeforte dhe aspak i komunikushem. Gjithesesi ai fiton c'do zgjedhje. Si ka mundesi? Jo, votat nuk vidhen , por ka pasuri te paimagjinueshme. Rroga vjetore qe i takon eshte 1 milion dollare, ai deklaron ne cdo zgjedhje se pranon vetem $1. Krijon shoqata bamirsie, bursa per studentet dhe eshte kudo si "quksi". Korrupsion ka, por Bloomberg merr 98% dhe jep 2% per takspaguesit e NY. Ne shqiperi marrin 200% dhe i japin berrylin popullit.

p.s. Per ti kthyer pergjigje Vizionerit: Lotet e koreaneve me duken te sinqerte (keshtu na larg sic i pashe une). Lote te sinqerte derdhin dhe femijet e nje babai te dhunshem, mizor qe sapo vdiq, thjesht sepse femijet nuk njihnin ndonje tjeter baba model.

__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Dhjetor 2011 23:24
ColdFire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ColdFire Kliko këtu për të kontaktuar me ColdFire (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ColdFire Shto ColdFire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ColdFire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri.

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re diploma.jpg
Ky file është shkarkuar 24 herë.

Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri. Dyshohet se e ka blerë.



Prokurorët në Itali, teksa vijojnë hetimet në lidhje me abuzimet e Umberto Bosit dhe djemve të tij, në partinë Lega Nord, kanë mundur që të gjejnë një diplomë të djalit të Bosit, Renzo Bosi, të cilën e ka marrë në një universitet privat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që është lëshuar nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s.

Sipas “Corriere della Sera”, dyshohet që diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. Mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për të studiuar dhe e ka blerë këtë diplomë, pa kryer studime. Kjo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Po në universitetin Kristal, ka marrë një diplomë për Sociologji, edhe Pierangelo Moscagiuro, partneri i senatores së Lega Nord, Rosy Mauro.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Maj 2012 23:01
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Reputacioni i Universiteteve tona.
Sa here e kujtoj me ngrihen pizgat. Masaker qe do e ndjejme edhe per dy a tre breza.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Maj 2012 23:45
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Ca njerez e kane shume frike perparimin mendoj une (me ty e kam shelgu). Si cdo gje tjeter qe ne fillim eshte me probleme, ashtu dhe universitetet. Do t'i kaloje ne site koha.

Duhet edhe te mesohemi icik me faktin qe disa universitete do te kene reputacion, kurse disa te tjere jo. Si gjithe bota.
S'ka pse te kemi frike kur nje person psh diplomohet nga univ. Kristal. Nje punedhenes e di qe s'vlen asnje grosh. Nqs punedhenesi eshte aq miop sa mos ta beje dallimin midis diplomes se Kristalit dhe diplomes te nje univ. X, atehere le ta mare ne pune, se sita e kohes e pret edhe ate.
Kapitalizmi nuk punon mire me direktiva dhe urdhera, por me kerkese dhe oferte.

Meqe ra fjala e ketij Kristalit, qeveria duhet te hape nje hetim, dhe nqs e verteton qe keto diplomat e ketyre taljonve jane dhene fiktive atehere t'i hiqet licenca.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2012 01:05
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

wow!!!!!!!!!!

vetem kaq kam per te thene me sa lexova ketu

turp i madh, mund te blesh diplloma dhe letra, por nuk mund te blesh kurre dije,,,,,

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2012 18:28
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Raid, po te bente cdo universitet si te donte nuk do kishim sistem arsimor por shkolla individuale. Sistemi arsimor siguron nje standart kombetar qe vendoset nga ministria. Punedhenesi perdor ate standart qe te besoje diplomen tende. Nese ti blen diplomen te Kristali kjo tregon se standarti arsimor eshte pertoke. Pse duhet te besoje punedhenesi se universitetet e tjera ne ate shtet jane te kontrolluara kur universiteti i keq shet diploma dhe ministria nuk merr masa?

Imagjino qe me shume skandalizohen italianet qe djali i Bossit blen diplomen sesa shqiptaret qe humbin kredibilitetin e sistemit arsimor ne sy te italianeve.

Me teorine e relativitetit edhe shitja e diplomave po del se nuk ka ndonje gje te keqe.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2012 19:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Nuk thashe une qe te lejohet te shijne leme te gjithe. Biles ne fund e mbylla me ate qe Kristalit duhet t'i hiqet licenca nqs vertetohet qe diploma eshte shitur (me gjase 99.99%).

Une iu pergjigja asaj qe tha shelgu qe do t'i shohim efektet mbas 20 vjetesh, qe reflekton nje mendim te pergjithshem qe universitetet private nuk vlejne nje grosh, s'duhen lejuar etj etj.

Duhet nje standart dhe besoj qe eshte nje standart, pavaresisht sa zbatohet pastaj. Zbatimi i ligjit eshte e cale e pergjithshme ne Shqiperi. Permbi kete standart te gjitha universitetet krijojne nje reputacion te vetin me kalimin e kohes.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2012 22:20
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:21 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.