Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme > Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Post

Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre.

PRIZRENIgjatë shekullit 17-të.

Muharem Cërabregu
Shkollari S. Pulaha na jep shënime të shkruara mbi Kosovën gjatë shekullit 17-të.

Në raportet e tyre, Pjetër Mazreku, Gjegj Bardhi dhe delegatë tjerë të Papës, të cilat i vizituan këto teritore në fillim të shekullit 17të, jepë dëshmi mbi vendbanimet shqiptare të Kosovës.

Për qytete, ata shënojnë se janë posaçërisht me popullsi muslimane që dominojnë në to dhe sa ata janë shqiptarë. Njeri nga ata, Pjetër Mazreku, në raportin e tij të vitit 1623 - 1624 shkruan: “Prizreni ka 12,000 frymë turq (dmth. musliman), gati që të gjithë prej tyre janë shqiptarë... dhe, pasi këto, të këtij kombi janë 200 frymë katolikë... Rreth 600 frymë serbe jetojnë këtu”.

Gjeografi turk, Haxhi Kallfa, thotë se Prizreni ishte i banuar krejtësisht nga shqiptarët. Evila Çelebia, udhëpërshkrues turk i shekullit 17të, duke folur për qytetin Vuçitërnë që e vizitoi, thotë se banorët e tij nuk flasin sllavonisht (boshnjakçe), por shqip ndërsa turqishtja shfrytëzohej në administratë Sipas tij, shqipja flitej në Kosovë dhe Maqedoni (Shkup).

Gjergj Bardhi, arqipeshkv i Tivarit, me rastin e vizitës së tij në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit më 1638, shkruan për Gjakovën dhe Prizrenin: “Gjitha këto vende janë shqiptare dhe flasin gjuhën shqipe”.

Raportet e shekullit 17të në shumë raste cekin se kur ata përdorin termin “turk” ata mendojnë mbi shqiptarët të kthyer në fenë muslimane, kështu duke iu dhënë një përmbajtje fetare pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Kthimi në islam nuk ndikoi në asimilimin kulturoro-etnik të kësaj popullate. Ishte shqiptare dhe mbeti shqiptare në shekujt që pasojnë, pa marrë parasysh ndërrimin e fesë, sikurse ngjan në Bosne, ku popullsia u kthye në Islam, por pa humbur karakterin etnik sllavonik.

Se shumica e popullsisë urbane ishte shqiptare është dëshmuar nga regjistart e trojeve të gjysmës së dytë të shekullit 16të. Në pajtim me këto, qytetet kishin këtë numër të shtëpive: Prizreni 557, Prishtina 506, Trepça 447, Novobërda 366, Vuçitërna 286, Janjeva 288, Peja 158, Gjakova 56. Procesi i kthimit në islam shkoi përpara shumë shpejt. Në Pejë, ajo përfshinte 90% të popullsisë, në Vuçitërnë 80%, në Prishtinë 60%, në Prizren 56%, në Novobërdë 37%, në Trepçë 21% dhe në Janjevë 14%. Këtu nuk ekziston asnjë fije dyshimi se popullsia muslimane që përbënte shumicën ishte shqiptare. Kjo dëshmohet qartë jo vetëm nga vërtetimet e kompiluesve të raporteve që e përshkruajnë popullsinë muslimane si shqiptare, por njëkohësisht edhe nga fakti që, në shumë raste banorët e kthyer në islam gjithnjë ruanin mbiemrat e emëruar krishterë të prindërve, ose mbiemrat karakteristike shqiptare si Gjoci, Bardhi, Gjini, Deda, Reçi, Koka. Nga ana tjetër, thirrjet etnike turke ishin si Turk Bali, Turk Ahmeti. Përpos këtyre, kështu edhe banorë tjerë shqiptarë në qytete, katolikë ose ortodoksë, të cilët mund të identifikohen nga emrat e tyre të pastër shqiptarë si banorët e mahallës “Arbanas” në Janjevë ose në mahallën “Madhiq” të Prizrenit.

Marrë në përgjithësi Peja, Gjakova, Prizreni, Vuçitërna dhe Prishtina kishin shumicën e familjeve islamike, me 1,006 dhe 547 familje krishtere; 217 zot të shtëpive mbanin emra shqiptare ose shqiptaro-sllavë, dhe vetëm 300 zot shtëpish kishin emra sllavik dhe të tipit bizantino-ortodoks të përmendur më lartë. Kjo tregon qartë se në këto qytete popullsia gati krejtësisht është shqiptare. Po e njëjta gjendje ekzistonte edhe në qytetet si Trepçë, Janjevë dhe Novobërdë. Në këto qytete, kryesisht personat e aparatit administrativ, të kishës dhe të tregtarëve qenë më të fuqishëm, për shkak, si qendra të mëdha xehëroresh të kohës mesjetare, ata paraqitnin një interes të veçantë për shtetin serb.

Dëshmia e pranisë së shqiptarëve në Kosovë mund të gjendet gjithashtu në dokumentet rreth fillimit të shkrimit dhe mësimit në gjuhën shqipe.

Shumica e shkrimtarëve të literaturës së hershme shqipe të shekujve 16të dhe 17të punuan në rrethet e Kosovës dhe luftuan, mes tjerash, edhe për përhapjen e shkollës së mësimit shqip.

Shkrimtari Pal Hasi, i cili jetoi dhe punoi në fund të shekullit 16të dhe në fillim të shekullit 17të, ishte që na është e qartë nga emri i tij, nga visi verilindor mes Prizrenit dhe Kukësit. Shkrimtari tjetër, Pjetër Budi, fillio punën e tij për kultivimin e gjuhës shqipe në fillim të shekullit 17të në Kosovë, ku ai shërbeu për shumë vjet. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe misdijeninë e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe. Ngjashmërisht, Pjetër Bogdani, Andrea Bogdani dhe Jukë Bogdani, të cilët vazhduan traditën e shkrimit shqip pas Buzukut dhe Budit, ishin gjithashtu nga Rrafshi i Dukagjinit.

Pjetër Bogdani, udhëheqësi i kryengritjes së shqiptarëve gjatë luftërave austro-otomane, jetoi dhe punoi në gjysmën e dytë të shekullit 17të, shpesh bisedonte për nevojën e hapjes e shkollimit për djemtë shqiptarë në raportet që iu dërgonte Vatikanit rreth situatës së shqiptarëve në krahinën e Kosovës.

Puna për kultivimin e shqipes dhe për shkollat në gjuhën shqipe filloi heret në Kosovë. Si na është dokumentuar ai filloi më së voni në fund të shekullit 16 dhe pat Prizrenin dhe Gjakovën si qendra, por gjithashtu u përhap më tutje në lindje në Janjevë, Gjilan dhe në rrethinën e Shkupit.

Tezat se shqiptarët erdhën në Kosovë pas Luftës austro-otomane të viteve 1683 - 1699, kur të ashtuquajturat mërgimet e mëdha serbe nga Kosova supozohet se kanë filluar, është përgënjeshtruar nga gjendja e prezentuar në dokumentet e Komandës të ushtrisë austriake gjatë shkrimeve ushtarake të pasuar së bashku me kryengritësit shqiptar kundër forcave otomane në vitet 1689 - 1690.

Këto dokumente prapë dëshmojnë se Kosova dhe Dukagjini ishin të banuar nga shqiptarët para asaj kohe që i vishet të së ashtuquajturave migrime të serbëve filluan... Ndër më të rëndësishmet ndër to janë, së pari, fakti te Komanda e ushtrisë austriake i përfshinte këto vise brenda kufinjve të Shqipërisë dhe nuk është përdorur më ndër ta emri serbi në kuptim politiko-fetar një emër që përdorej nga shumë shkrues sidomos nga klerikët, të shekjve 15të - 17të... Dokumentet austriake cekin se: “Prizreni është kryeqyteti i Shqipërsisë”, “se Peja dhe Prishtina përfshihen në Shqipëri” dhe se “gjuha shqipe flitet në krahinën e Kosovës”. Perandori i Austrisë, Leopoldi I, personalisht cekë se ushtritë e tij janë duke luftuar në Shqipëri (kur ata hynë në Kosovë). Pjetër Bogdani përshkruhet si “arqipeshkv i Shqipërisë” dhe dioçeza e Shkupit si dioçezë në Albani.

Së dyti, ky burim flet për një numër të madh të kryengritësve shqiptarë të cilët iu bashkuan ushtrisë austriake në vitin 1689. Numri i tyre është aq i madh sa që mund të paraqiteshn vetëm nëse krahina ishte e banuar nga popullsia shqiptare. Në kohën kur ushtria austriake ishin duke hyrë në Kosovë dhe në Rrafshin e Kosovës, kryengritja kundër sundimit otoman, që kishte filluar më parë arriti kulmin e vet. Në fillim të nëntorit 1689, kur forcat austriake, hynë në Prishtinë, ata qenë të mirëpritur nga 5,000 kryengritës shqiptarë, në Pejë nga 3,000 kryengritës shqiptarë dhe në Prizrend nga 6,000 kryengritës tjerë shqiptarë. Këtu komandanti i forcave austriake Gjenerali Pikolomini, mbajti bisedë me arqipeshkvin e Shkupit, Pjetër Bogdanin. Autoritetet Austriake i pranonin shqiptarët dhe jo serbët si forcën kryesore politike që operonte në Kosovë. Për këtë arsye ata nënshkruan traktatin me ata për luftën e përbashkët kundër otomanëve.

Fakti se ata kishin të bënin me viset e popullsisë shqiptare dhe rëndësia e kryengritjes shqiptare, ishte faktor që zuri vend të parë në planet e luftës të shteteve evropiane kundër Perandorisë otomane, që shtyri Perandorin austriak, Leopoldin I, që t’u bëjë thirrje popullit të shtypur të Gadishullit të Ilirisë dhe para së gjithash, ndaj shqiptarëve më 6 prill 1690 për hyrje në luftë kundër otomanëve, ai gjithashtu intensifikoi punën për forcimin e kontakteve me kryengritësit shqiptarë në Kosovë.

Prania e popullsisë shqiptare ndër këto vise gjatë shekujve 15të dhe 16të, të dokumentuar në Shqipëri, nga burimet otomane dhe austriake, e bën të qartë se shqiptarët janë vendas dhe jo imigrantë të ardhur pas shekullit 17të. Kjo tregon se kinse migrimi masiv i serbëve nga Kosova, që u bë pas kësaj lufte, me qëllim është zmadhuar, duke e paraqitur me dimensione aq të mëdha sa që përbërja etnike e një territori mund të ndryshohej tërësisht menjëherë, të shpjegohet në këtë mënyrë, “deserbizimi” i kësaj zone. Në fakt, ishte një migrim shumë i vogël i kryengritësve serbë të udhëhequr nga Patriku i Pejës. Nuk u shpërngulën vetëm serbët, por së bashku me ta ishin kryengritësit shqiptarë, gjurmët e të cilëve edhe sot i hasim në Sllavoni. Sikur këto migrime të kishin qenë aq të mëdha, gjurmët e tyre do të ishin regjistruar në dokumentet lokale otomane dhe në ato të Vatikanit, e cila i merrte raportet nga prelatët e vetë të dërguar të veçantë për përcjelljen e situatës në këto vise gjatë shekullit 17të dhe 18të. Një sasi e madhe dokumentesh materiale nga këto arkiva janë publikuar, dhe se nuk cekin ndonjë lëvizje të gjerë të popullsisë në Kosovë.

Nga ana tjetër, ne nuk duhet të mohojmë lëvizjen e masave serbe nga viset nga Nishi deri në Beograd, të ciët ishin arenë e luftës austro-otomane për 16të vjet (1683 - 1699). Dëshmia për këtë mund të gjendet në dokumentet në lidhje me serbët të vendosur në Hungari në fund të shekullit 17të dhe në fillim të shekullit të 18të, në mesin e të cilëve serbët nga Beogradi, Smedereva, dhe viset e tjera sllave, si edhe nga Nishi rëndom përmenden, por nuk cekën emrat shqiptare ose serbe nga Kosova.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2004 22:47
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

TEPELENA

Gjeneza e emrit Tepelena eshte shpjeguar ne menyra te ndryshme. Egziston varianti Tepedelene (Koke shpues) krahas Tepe e Lenes (Koder e Lenes) e jo me pak intrigues e bindes eshte emri Antibylyne (perba1le Bylyneve) qe me pas evoluoi ne Tepelene.
Vend-banimi i hershem lidhet me nje keshtjelle te ngritur ne kete pike strategjike ne kryqezim te rrugeve gjate lugine se Vjoses e Drinos. Kete kala turqit e rrenuan gjate rrethimit te vitit 1492. Prej saj ruhen vetem pak gjurme ne pjesen veriore, ndersa ajo qe ndertuan turqit ruhet ne gjendje pak a shume te mire, brenda kalase se ndertuar nga Ali Pasha dhe ka trajten katerkendeshe, 56x40m, me dy hyrje e dy kulla te rrumbullakta.
Ne 1789 Tepelenen e shtiu ne dare Ali Pasha dhe ngriti aty sarajet e veta. Ne 1819, sipas mbishkrimit ne porten
ndore Aliu perfundoi keshtjellen me siperfaqe 4.5 ha me tre porta e tre kulla. Tepelenen, qe deri ne vitin 1820 ishte rezidenca e clyte e Pashait, (pas Janines), me 21 tetor 1809 e vizitoi lordi anglez Bajron i cili ne poemen e tij "Child Harold" eshte shprehur me superlativa per Shqiperine dhe shqipetaret.
Edhe udhetari tjeter anglez Dejvid Erkhart qe vizitoi TepeIenen ne Nendor 1813 duke vleresuar bukurine dhe lavdine e saj e quajti "Kruja e Skenderbeut modern".
Ne shekujt XIX-XX Tepelena ka qene vater e zhvillimit te nje veprimtarie te gjere atdhetare, te zhvilluar, nga Tafil Buzi, Bilbilenjte, Klubi "Bashkimi", heroi Avni Rustemi, legjendari i luftes se 1920 Selam Musa Salaria e sa e sa figura te tjera te ndritufa te populli t te TepeIenes.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2004 23:15
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

VOSKOPOJA

Voskopja duket ne histori ne mesjete ne shek e 14. Ne ate kohe njihej si Moschopolis. U mor nga Otomanet ne shek e 15-te dhe u zhvillua si qender tregtare. U rrit shpejt dhe vecanerisht u lulezua mbas futjes se Venecianeve ne Ballkan i cila vepronte si port nderlidhes midis Venecias dhe Kostandinopojes. Tregtare nga Vlora kishin shpenzuar ne qytet dhe me lidhje deri ne saksoni, Budapest, Kostanca, Trieste dhe Poloni. Nga mesi i shek 18 mbi 50 000 vete mund te ken jetuar ketu afer dhe 30 000 ne qytet brenda, ishte qyteti i dyte me i madh ne Turqine Europiane mbas Stambollit. Kishat e para u ndertuan ne shek e 17. Ne 1720 shtypi i par i botuar (printuar) ne Ballkan u themelua ketu. Shkrimtaret Theodhor Kavlioti dhe Theodhor Haxhifilipi jetonin ketu. Midis 1741-51 nje shkoll ishte ne veprim. Por pasuria e qytetit rriti xhelozin e bejlereve Turq ne pjeset prreth ballkanit dhe midis 1769-89 ekspedita te ndryshme u derguan kunder Voskopojes, dhe shum Kristjan u vran uapo u ndoqen nga qyteti dhe u dogjen shtepit.
Në librin më të fundit për Voskopojën me autor Aurel Plasarin me titullin "Fenomeni Voskopojë" analizoet në mënyrë shkencore, selektive, historike zhvillimi dhe rënia e këtij qyteti që siç shprehet autori:"ofron sot jo vetëm për historianët, por edhe për teoricientët e historisë, një shembull se si progresi historik është realizuar në raport me diferencimin në përsëritje të fakteve historike..." Më tej Plasari thekson:"Voskopoja ia doli nën këtë Perandori (Perandorinë Osmane, shën. ynë) të gëzojë privilegje të rëndësihme dhe një autonomi thuajse të plotë. Arriti të ketë gjykatën e vet, trupin e vet gjyqësor, një polici të brendëshme, xhandarmëri të karvanëve dhe rrugëve, organizime korporative, liri fetare, deri edhe sigurime shoqërore. Mbas vitit 1700 ajo u shfaq si qendër e madhe tregëtare, por edhe industriale me një industri metalurgjike, kryesisht armësh dhe argjendarie. Diku aty ku sot shtrihen ara, apo skërnishte, fabrika të ndryshme punonin për të zëvendësuar gjithnjë e më shumë prodhime perëndimore me prodhime vendi. Një rrjet rrugësh i organizuar e i ruajtur mirë, ndoshta më mirë nga sot, punonte jo vetëm brenda Gadishullit: me Vlorën, Durrësin, Ulqinin, Elbasanin, Strugën, Kosturin, Larisën, Beogradin apo Sarajevën, por përtej tij, me Evropën e me kontinente të tjera duke e lidhur Voskopojën me marrëdhënie tregëtare me Gjenovën, Livornën, Sardenjën, Napolin, Ankonën (port që i përkiste shtetit papnor), Venedikun, Triesten, me Republikën Autonome të Raguzës, me armatorët e "Bokave të Kotorrit", Kastelnovo, Perast, Dobrota, me Siqilinë, Maltën tregjet e Francës dhe Spanjës, Lajpcingun, Vjenën, Poznanin, Budën dhe Pestin, në përgjithësi me tregjet e mëdha të lindjes dhe qendrës së Europës, deri në Egjipt, Kostandinoojë dhe Azi të Vogël. Eshtë fjala, pra, për një qytet që arrin të bëhet, mes viteve 1720-1770, metropol i vërtetë i Gadishullit të Ballkanit, me rreth njëzet e katër kisha, me një shtypshkronjë, një bibliotekë, madhe një "akademi", me lagje të shumta të pasura me tregje të lulëzuara..."Qyteti i vendosur mes malesh në një lartësi rreth 1220 m mbi nivelin e detit, rrethuar me pyje, në autorë të ndryshëm ka si popullsi: 100.000 në 60.000 banorë; dhe nga 60.000 në 30.000 deri në 15.000 banorë. Madje në shkrimin e tij Dr. Reiner Sorries "Byzantinisches Albanien" (Shqipëria Bizantine) në vitin 1989 u tërheq vëmendjen historianëve për anashkalimin e rëndësisë së qytetit të Voskopojës që sipas tij:"... në kulmin e zhvillimit të qytetit, Voskopoja, që tek ne as nga emri s'është i njohur, me 25.000-30.000 banorë në shek. 18, fshihte në muret e saj më shumë njerëz se qytete kaq të njohur si:Athina, Sofja, Beogradi, që s'arrinin as 20.000 banorë. Prandaj s'duhet të na shpëtojë në një artikull për Shqipëri ky qytet me rëndësi historike dhe që për historinë e Ballkanit nuk përfillt. Edhe në Historinë e Artit Bizantin, Voskopoja deri tani s'është marrë parasysh..." Sipas dr. Sorries: "Sipërfaqja e qytetit arrinte në 1.800 hektarë, perimetri i mureve të qytetit ishte 6 km... nëpërmjet saj realizohej posta diplomatike me korrier midis Stambollit dhe Venedikut..." Në fakt për Voskopojën është shkruar në mënyrë objektive dhe subjektive nga autorë të ndryshëm që pas rënies së saj deri në ditët e sotme


Qyteti ra ndjeshem sepse Korca u rrit si kryeqender e zones dhe pati deme te medha gjat luftrave Ballkanike 1912 -13 dhe me von ne luften kunder fashisteve.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 21:32
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

SARANDA

Qyteti i Sarandes ndodhet ne jugperendim te vendit,buze detit Jon dhe eshte port detar.Ekzistenca e tij permendet per here te pare nen emrin ONHEZEM ne shek I p.k,sherbente si liman per kalimin nga Epiri ne gadishullin Italik,era juglindore shume e preshtatshme per kete lundrim njihej me emrin e Onhezmit.Zhvillimin me te madh ky qytet i vogel e pati nga shek i II-III p.k.Kesaj kohe i perkasi dhe disa renoja buze detit.Ne shek e IV qyteti riperterihet rreth berthames se pare dhe rethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke mbajtur perbrenda rreth 5 ha toke.Brenda keshtjelles ne trajte gjysemrrethi,te perforcuar me kulla,germimet arkeologjike kane zbuluar rrenoja banesash,sterrerash dhe nje bazilike paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te ciles ishte shtruar me moxaik te bukur shumengjyresh.Ne nje sere aktesh kishtare te viteve 414-516 permendet si seli peshkopesh dhe si qytet.Ne udherrefyesin e Hieroklit te shek VI del ne skene me emrin Anhiazmi si nje nga 12 qytetet e provinces se Epirit te vjeter.Sherbente si skele e Foinikes (Finiqi).Gjate mesietes nuk permendet me ne burimet e shkruara.Muri rrethuae i epokes Bizantine ne pjesen perendimore te qytetit te sotem,rrenojat e nje manastiri paleokristian me emrin Ajiu Saranda (Dyzet Shenjtoret) qe ngrihet ne shpatin e malit mbi Sarande dhe ndertimi ne fund te shekullit XVI-fillimi shek XVII i kalase se Lekuresit ne jugelindje te qytetit,tregon se Onhezmi eshte i lashte,ndonese ne renie,ka vzhduar me emra te tjere.Emri ''Sarande'' hyri ne perdorim ne fund te vitit 20 te shek te XX.madje deri ne vitin 1930 nga banoret quhej thjesht ''Skele''.Me 1876 ketu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 u dogj e u shkaterua nga banda anetaresh greke te ardhur nga korfuzi.Me 1927 kishte rreth 800 banore dhe nuk hynte ne rradhen e Qyteteve.Dicka me shume u rit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregetia,u ndertuan,dyqane,magazina,shtepi te tregetareve etj.Ne fillim te viteve 30 te shek te XX mer trajte dhe urbanistika e Sarandes,vendosia e rugeve dhe e ndertesave shkalle-shkalle,u hap shetitorja anes bregdetit (qe ne ditet tona eshte dyfishuar),u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj dallgeve dhe 3 ruget kryesore.Saranda eshte porti i trete ne vend nga rendesia pas Duresit dhe Vlores.Ne ditet e sotme Saranda cilesohet si nje nga qytetet Perla te Shqiperise dhe aktiviteti i saj eshte bazuar kryesisht ne turizem dhe ne perpunimin portual.Ne vitin 1990 popullsia e saj qe rreth 16.400 banore.Numri i banoreve te rrethit te Sarandes (sipas statistikave te vitit 1993) eshte 53.730 banore,ndersa siperfaqia eshte 1097km2


A e dini ini se nga viti 1940-1943 saranda qe nen pushtimin Italian dhe se Italianet e quanin "Porti Edda"

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2004 07:30
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

SHKODRA
Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2012 17:18
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme > Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.