NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
pergjigjet e pyetjeve te prapambetura 90,91 dhe 93
Cod. C01032007
shof qe pyetjet qe po shtrohen po behen edhe me interesante ktu .
O Lela,po cfare pergjigje pret qe te jap une moj...:p...
ok,meqenese kemi te bejme me nje pyetje gjithsesi shkencore qe kerkon nje shpjegim,duhet trajtuar si e tille
ta them te drejten ajo pyetje duhet pare me me detaj (ceshtja e kancereve duhet pare sepse nuk eshte shume e vertete fakti qe nje mase e madhe kancerogjene jep dhimbje.jo me kot ka raste qe kanceret diagnostikohen atehere kur eshte formuar nje mase goxha e madhe,dhe diagnoza vjen jo per faktin se ndiejme dhimbje por nga simptoma te tjera.gjithsesi...) per faktin se dihet qe organi femeror eshte elastik...kete e verteton edhe fakti qe gjate lindjes se femijes mund te marre dimensione shume me te medha se ato normalet,edhe mbi 10 cm,e gjithe kjo fale stimulimit te oksitoksines...dua te them qe duhet pare nese hormonet nderhyjne ne ndonje moment ne ate faze...shto ketu edhe inervimin qe permendi Fajtori...
nderkohe,po mundohem ti jap pergjigje pyetjeve me te prapambetura qe pastaj ta "diskutojme" ate pyetje...
Citim: Po citoj ato që tha NS-6
pyetja 90
ku ndryshon arteria polmonare nga arteria bronkiale?
pyetja 91
sa hormone prodhon hipofiza dhe si quhen ato...normalisht qe nese shtoni ndonje gje per to me teper mire do beni :p
pergjigja e pyetjes 90 eshte:
arteria polmonare eshte ajo qe trasporton gjak nga barkushja e djathte drejt mushkerive qe ta furnizoje ate gjak me oksigjen.me pak fjale kemi te bejme me gjak venoz,me nje sasi oksigjeni me te ulet.kurse arteria bronkiale eshte arterie qe ushqen mushkerite qe formohet nga ndarjet e aortes dhe keshtu ka gjak te oksigjenuar.pak a shume kjo eshte.
per pyetjen 91:
hormonet qe prodhohen ndahen sipas 2 pjeseve te hipofizes:
adenohipofiza prodhon:
TSH.Hormonin stimulues te tiroides qe do veproje ne gjendrren e tiroides.
LH dhe FSH.hormoni luteinizant dhe hormoni stimulues i folikujve qe do veprojne ne organet gjenitale te mashkullit dhe te femres.
PROLAKTINA.hormon qe eshte i nevojshem gjate fazes se dhenies se gjirit femijes.
GH.hormoni i rritjes,qe vepron pak a shume kudo ne trup.
ACTH.hormoni adrenokortikotripin qe vepron mbi vepron mbi gjendrrat mbiveshkore dhe ndikon ne perqendrimin e kortizolit.
neurohipofiza prodhon:
OKSITOKSINEN.hormon i rendesishem per fazat perfundimtare te shtatzanise qe lejon zmadhimin e dimensioneve te rrugeve gjenitale te femres qe femija te mund te dale.
VAZOPRESINA.hormon qe vepron ne thithjen e ujit ne veshke.
keto per pyetjen 90 dhe 91.
per pyetjen 93,se pse tek femijet nuk kemi delir gjate semundjes psikike (gje qe me cuditi ne fakt kur e degjova gjate nje leksioni te psikiatrise infantile) pergjigja eshte qe nje femije nuk i ben dot dallimin akoma realitetit nga fantazia keshtu qe nuk mund te thote se kur nje mendim eshte dicka reale dhe kur jo.ne definicionin e delirit kemi nje ide qe nuk eshte real,qe permban ne strukture gjera abstrakte,qe nuk perputhem me realitetin, por qe personi nuk e njeh per te tille (e cileson te vertete) dhe nuk ben asnje sforcim qe te thote qe ajo gje nuk eshte reale,dhe mundohet te mbroje mendimin e tij edhe atehere kur dikush i thote qe nuk eshte i tille.tek femija duke qene se ai nuk mund ti beje dallimin mes asaj qe eshte reale dhe asaj qe nuk eshte,nuk mund te themi qe kemi delir.
tani ka mbetur pyetja e Hope (qe juve i ka dhene nje pergjigje dhe dua ta kontrolloj me me detaj per faktin se nuk ja di pergjigjen e asaj pyetjeje) si dhe pyetja e Fajtorit
-906...
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 09/05/2007 ora 00:44
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|