Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Luftar Paja
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Luftar Paja

Luftetar Paja eshte nje aktor i rralle, me ze te kadifejte, me sy te gjalle, nje aktor qe porsi bletet e ka mbledhur nektarin lule me lule, vezhgim pas vezhgimi dhe ka prodhuar mjaltin me te mire ne ate kosheren e shquar te Estrades Profesioniste te qytetit te Fierit.

Lindi ne Gorishove te mallakastres me 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit te shkolles se mesme elektrike e pedagogjike ne vitin 1963 mbaron studion 1 vjecare per aktor ne teatrin popullor.

Qysh ne moshe te re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut te madhe ne formimin e tij si aktor ka dhene rregjisori Llazar Verria dhe vecanerisht aktori dhe regjisori i talentuar Pellumb Kulla. Luftetari eshte nderuar me medalje te cmimit te pare ne vitin 1969 per kontributin e dhene ne grupet amatore, eshte nderuar me medaljen e Naim Frasheri e klasit te pare.

Ne vitin 1968 u emerua aktor profesionist ne estraden e Fierit. Ne vitin 1971 eshte nder te paret ne krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan ne teater ne dramen "Hijet e nates", "Fejesa e Cehovit". Nder rolet me te spikatura te aktorit Luftar paja jane: "Cobo Rrapushi me shoke" ne rolin e Cobos.

Ne dramen "Vite te paharruara". "Fytyra e dyte". E ne qindra e qindra komedi me nje akt. Ne vitin 1979 merr titullin Artist i merituar. Luftar Paja ka marre pjese dhe ne shume filma artistik. Ku ka spikatur me role ne filma patriotik si "Keshilltaret", "Guna permbi tela", "Nentori i dyte", "Gjeneral Gramafoni". Filma me teme te asaj kohe si "Endrra per nje karrige", "Zevendesi i grave" etj.

Ai ka luajtur perkrah aktoreve te medhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sander Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Ne vitin 1990 merr titullin e larte Artist i popullit. Ne vitin 2001 eshte shpallur qytetar nderi i Fierit.

I pelqen muzika polifonike mallakstriote. Luftetari eshte sot me i kerkuari nga gjithe regjizoret. Ne 31 maj te vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier bashke me 11 figura te tjera te qarkut.


Marre nga Fieri .com

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 12:41
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Luftar Paja: Si ika në drejtim të paditur
“Talentin tim e zbuloi një shofer nga Patosi, i cili luante në estradat diletante”


Mjeshtrin e humorit shqiptar, Artistin e Popullit, Luftar Paja, ka vite që e kanë fiksuar dhe e ndjekin të gjithë në interpertimet skenike teatrore dhe filmike. Ka krijuar tipa e karaktere, ku është bërë mjaft i besueshëm dhe i veçantë për artdashësit tanë. Detajet artistike, humorin e hollë, si dhe satira e mprehtë përshkon personazhet e tij.
Artisti Paja është i vërtetë, sepse luan me një realizëm jo të ngjizur, një realizëm që ai e bie në skenë të ngritur në art. Portreti psikofizik dhe fjala e tij të bën për vete, jo vetëm në skenë, por dhe në mjedise shoqërore. Shpesh herë dashamirësit e artit e thërrasin në emrin e personazheve që ka interpertuar, sepse ai është njësuar me personazhet. Mjeshtri i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja lindi më 1 dhjetor të vitit 1941 në Gorishov të Fierit. Ka interpertuar mbi 300 role, ku personifikon mjaft tipa e karaktere. Ka marrë pjesë në 15 filma. Humorin e gjen mes popullit e satirën e ka në majë të gjuhës. Ka interpertuar mjaft pjesë, ku ka spikatur tek “Çobo Rrapushi”, “Këtu paska konita”, “Telefoni i prishur”’, “Lufta e ngatërruar”, “Çeçoja”, “Tetë persona plus”, etj. Ja ç’na tha ai dje, për lexuesit tanë.

Nga e ka burimin humori i Luftar Pajës?
Në përgjithësi pjesëtarët e familjes time njihen si njerëz me humor. Që nga gjyshi, por dhe babai kishte një humor të pëlqyeshëm në fshat. Edhe nëna kishte humor. E pyesin një herë nënën se si e ka nisur Luftari këtë estradën…. E, ajo u thotë: “Oi, o u keqen nëna… si e nisi, ashtu e bitisi, rrënga dënga… me ca këmborë e ca zile…”. Humorin në drejtim të punës time e gjej në popull. Që të bësh humor, është e vështirë, sepse halli im është komedia jote. Nëqoftëse nuk do të gërmosh për personazhin që do të luash në skenë, do të mbetesh i thatë. Unë kam vrojtuar shumë tipa e peronazhe që kanë ekzistuar dhe kam marrë atë që më ka interesuar. Kështu tek “Konitat” mora mënyrën se si lëvizë këmbët, tek një tjetër mënyrën se si dredh duhanin, tek një tjetër se si lëviz kokën. E kështu, ca e nga ca, i bëj kostumin vetes sime
Një gamë të gjërë rolesh në filma dhe në teatër, kush nga këta ju ka lodhur më shumë?
Me ka lodhur më shumë Çobo Rrapushi, sepse për atë rol mora rrugën për në Smokthinë, që është në zëmër të Labërisë të Vlorës. Qëndrova gati një muaj tek miqtë e mi, mes fshatarëve të kësaj krahine, ku ishin shumë mikpritës. Po dhe role të tilla tek “Këtu paska konita”, “Luftë e ngatërruar”. Ndërsa në filmin “Gunat për mbi tela”, “Ëndërr për një karrike”, “Gurët e shtëpisë time”, “Këshilltarët”, “Gjeneral gramafoni”, etj.
Para pak kohësh ishe në qytetin e Korçës, ku ke interpertuar në komedinë e autorit grek, Dhimitër Psaha, tek “Hajdutët ikën në drejtim të paditur”, pak fjalë për komedinë dhe rolin tuaj?
Komedia “Hajdutët ikën në drejtim të paditur” shtjellon problemet që ka pasur Greqia në vitet 1975, ku ne këto probleme i kemi dhe sot. Në qendër të kësaj komedie është korrupsioni, që shkon deri në institucionet më të larta. Unë isha në rolin e një gjenerali në ushtri, që më vonë bëhet ministër dhe ka të zhvilluar shumë nepotizmin në Ministri. Në fund të komedisë, gjenerali thotë: “Këta vjedhin dhe parat i shpërdorojnë me dashnoret e tyre, ndërsa unë i shpërdoroj me gruan time”. Njëlloj shoqërie e pakontrolluar, vidh të vjedhim, derisa ju del boja. Komedia u prit mirë në takimin e teatrove në Fier, ku u rendit pas Teatrit Kombëtar.
More titullin e lartë “Artist i Popullit”, si e prite këtë vlerësim?
Çdo njeri ndjen një diçka të veçantë, kur i vlerësohet puna. E quaj një eveniment të rrallë në punën time. Ishte viti 1990, kur mora këtë titull.
Dhe vjen një ditë, kur artisti ecën drejt majave të suksesit, por përsëri kujton fillesën drejt rrugës së artit?
Që të arrish majat, duhet ta zësh nga rrënjët, sepse nuk i hipën nga majat, por hipën nga poshtë e ngjitesh lart. Për të arritur tek maja, duhet të grisësh pantallonat. Artisti bën një rrugë të mundimshme, nëqoftëse pretendon të arrijë diçka. Kjo nuk ka qënë e lehtë, por ka qënë dashuria e atyre njerëzve që më kanë përkrahur. Kam lëvizur në shumë qytete, sepse babanë e kam pasur oficer. Por, në Patos më 1949 njoha një shofer. Ndreka e quanin, burrë zotni, i cili luante në estradë e bënte një humor të këndshëm. Ai më aktivizoi. Mbarova shkollën teknike e më vonë një kurs të aktrimit pranë Teatrit Popullor, ku kam pasur pedagog Andrea Malon e Pjetër Gjokën. Më 1968 fillova punën në estradën e qytetit të Fierit. Kam punuar me aktorë të mirë si Nestor Pogaçen, por dhe me regjisorin e mirënjohur Pëllumb Kulla. Estrada e Fierit u cilësua “Estrada shkollë” në Republikë. Në Tiranë erdha më 1993, ku fillova në Teatrin Kombëtar, ku kam luajtur në katër premiera, si “Tetë persona plus”, “Inspektori”, por dhe tek “Oportunesku”, “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit” etj.
Në cilin rol e ke ndier veten të lumtur?
Në rolin e Çobo Rrapushit
Cili nga regjisorët, po dhe nga aktorët shqiptarë është i preferuari yt?
Piro Mani, Kujtim Spahivogli, ku kam pasur respekt për të. Nga aktorët, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, aktor i dramës dhe i komedisë, por dhe për më të rinjtë si Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, etj
Po nga regjisorët apo aktorët botërorë?
Kam respekt për regjisorin italian Felinin, më pëlqen loja e Marlon Brandos dhe aktori italian Totoja, i cili ishte mjeshtër i komedisë, por dhe Gregory Peck si dhe Anthony Quinn tek “Plaku dhe deti”.
Sikur ta filloje dhe një herë jetën nga fillimi, çdo të ndryshoje?
Të bëhesha dhe një herë nuse, pa do të dija si të nusëroja…
Si e kalon kohën e lirë?
Kohën s’e kam shumë të organizuar, por me miq e me shokë, me shoqëri produktive.
Fëmijët a e kanë pasion artin?
Djali i madh kishte të dhëna, por erdhi koha e trazicionit dhe iku në Greqi. Ndërsa djali tjetër, Gazmendi, vazhdon shkollën e aktrimit, po është aktivizuar qysh pesë vjeç.
Tani e më pas, cilat janë pikësynimet tuja?
Mendoj të aktivizohem në një komedi në Fier, por dhe në një film. Edhe në Greqi më kanë ftuar për një komedi, ku do të japin shfaqje për emigrantët. Kurdo që të më thërrasin regjisorët, jam i gatshëm. Jeta ime është arti e pranë tij ndihem përherë i ri.

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2006 17:58
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Luftar Paja

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.