Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Simbolet fetare ne shkolla.
Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ventili
Anetar i ri

Regjistruar: 02/10/2006
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 25

Wink

Studenti me mjekėr, pėrjashtohet nga Universiteti

Studenti me mjekër, përjashtohet nga Universiteti i
Durrësit

Julian Mebeli thotë se i janë dhënë dy javë kohë për të
hequr mjekrën

http://shekulli.com.al/index.php?pag...&newsID=103160

Shekulli

Ende pa u mbyllur debati mbi një studente myslimane, e cila
u paralajmërua nga Universiteti i Durrësit se do të
përjashtohej, nëse nuk hiqte shaminë, një tjetër rast ka
hapur debatin nga e para. Rektori i Universitetit të
Durrësit, Agim Kukeli, ka paralajmëruar se do të
përjashtohet nga shkolla edhe një tjetër student mysliman,
i cili mban mjekër. Julian Mebeli, i cili është në vit të
parë në degën administrim-biznesi, tha se rektori e ka
thirrur në zyrë dhe i ka dhënë një afat prej dy javësh që
të heqë mjekrën, në të kundërt do të përjashtohet nga
shkolla. “Rektori më thirri në zyrë dhe më pyeti për
mjekrën. Ai më tha se nëse nuk do ta heqë mjekrën do të
përjashtohem nga shkolla, duke më lënë dy javë kohë”, tha
Julian Mebeli. Studenti mysliman që mban mjekër u shpreh se
kjo nuk është e drejtë pasi shkelen liritë e individit.
“Shoqëria jonë është një shoqëri civile që respekton të
drejtat e njeriut. Një rektor nuk mund të hartojë
rregullore, të cilat bien ndesh me rregulloret që ka
hartuar shteti shqiptar. E drejta e besimit është një e
drejtë e garantuar edhe me kushtetutë, kështu që nuk mund
të më mohohet e drejta e arsimimit”.- tha studenti Mebeli.
Vetëm pak ditë më parë, një studente myslimane në
universitetin e Durrësit, Behije Hoxha, bëri publik një
paralajmërim verbal të dhënë nga rektori i Universitetit të
Durrësit, Agim Kukeli, se do të përjashtohej nga shkolla
nëse nuk hiqte shaminë brenda dy javësh. Rektori e ka
bazuar kërkesën e tij në një kod të brendshëm etike të
Universitetit, i cili nuk lejon studentët me simbole
fetare. Julian Mebeli reagon edhe në mënyrë ironike, duke
vënë në pah se ky është një paragjykim i pavend. “Gjatë
kësaj kohe kam menduar për Marksin, i cili vendosi themelet
e ekonomisë botërore, Naimin tonë, e deri te Kadri Roshi e
Bujar Lako, që janë aktorë. Kam menduar se si ia kanë dalë
ata që kanë mbajtur mjekër”,- thotë studenti Mebeli.
Universiteti i Durrësit është hapur këtë vit dhe që në
momentet e para ka hapur një debat të madh në lidhje me
studimin në këtë Universitet të personave që mbajnë veshje
që reflektojnë një besim të caktuar fetar. Debati nisi me
paralajmërimin për përjashtim të studentes së Anglishtes,
Behije Hoxha, ndërkohë që ky nuk është i vetmi vendim i
bordit të këtij Universiteti. Vendimi i tyre është
kundërshtuar nga rektori i Universitetin të Tiranës, Shezai
Rrokaj, i cili tha se studentet e mbuluara gëzojnë të
drejtën për të vazshduar studimet edhe përse mbajnë shami.
Gjithashtu, në mbrojtje të vajzës ka reaguar edhe
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili i ka kërkuar
rektorit të Durrësit zyrtarisht që të tërheqë vendimin dhe
të krijojë mundësinë e studimeve për studentët myslimanë.
Hapja e këtij debati u pasua edhe me një dëshmi të një
studenteje në Universitetin e Elbasanit, e cila tha se
ndihet e paragjykuar nga një pedagog për shkak të besimit
të saj.

Selim Muça
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, u shpreh se
Universiteti i Durrësit duhet të krijojë mundësinë që
studentet myslimane të vazhdojnë shkollën. “Vajzat e
mbuluara me shami janë myslimane të vërteta dhe kanë të
drejtën e tyre të hyjnë në Universitete, t’i mbarojnë ato,
të fillojnë punë të administratën publike e institucionet
shtetërore, si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë. Nuk mund
t’i privohet e drejta e vazhdimit të shkollës së larta
vajzave të besimit Islam që e kanë kokën të mbuluar me
shami. Në rastet kur në Universitete paraqiten femra me
fytyrë të mbuluar me perçe, pavarësisht transparencës së
saj, nuk mund të pranohen. Ky është mendimi ynë.”

Behije Hoxha
Debati mbi mbajtjen e mbulesës nga ana e studenteve
myslimane në universitet është nxitur nga një vendim i
rektorit të Universitetit të Durrësit, Agim Kukeli, i cili
paralajmëroi për përjashtim studenten, Bahije Hoxha.
Rektori i dha dy javë kohë vajzës për të hequr mbulesën, në
mënyrë që të vazhdonte studimin. Precedenti i studentes së
Universistetit të Durrësit nuk ka marrë ende një zgjidhje,
pasi vajza pretendon se qeveria i ka dhënë të drejtë.
Ministria e Arsimit nuk është shprehur në lidhje me
ngjarjen, ndërsa rektori Kukeli nuk ka deklaruar nëse i
qëndron vendimit apo është tërhequr.

Julian Mebeli
Julian Mebeli, i cili është në vit të parë në degën
administrim-biznesi, tha se rektori e ka thirrur në zyrë
dhe i ka dhënë një afat prej dy javësh që të heqë mjekrën,
në të kundërt do të përjashtohet nga shkolla. “Rektori më
thirri në zyrë dhe më pyeti për mjekrën. Ai më tha se nëse
nuk do ta heqë mjekrën do të parjashtohem nga shkolla, duke
më lënë dy javë kohë”,- tha Julian Mebeli. Studenti
mysliman që mban mjekër u shpreh se kjo nuk është e drejtë
pasi shkelen liritë e individit.


Paragjykimi
Një studente e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në
qytetin e Elbasanit thotë se një pedagog i Universitetit e
paragjykon dhe e provokon në lidhje me besimin e saj. D.Gj,
18-vjeçarja nga Elbasani thotë se një pedagog i saj i thotë
shpesh “më vjen keq për ty”. Vajza, e cila druhet të
identifikohet, thotë se është ankuar disa herë për
provokime nga ana e pedagogëve për besimin e saj. Duket se
ajo nuk është e vetme që ndeshet me këtë paragjykim, pasi
në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, 5 për qind e
studenteve janë të mbuluara me veshjen karakteristike të
besimtareve myslimane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2006 17:51
Ventili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ventili Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ventili (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ventili Shto Ventili nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ventili nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ah mer te shkrete sa larg jeni prej asaj qe quhet Demokraci!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2006 18:03
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Më i zellshëm se Papa? (Letër për rektorin e Durrësit)


Fatos Baxhaku

Në radhë të parë kërkoj ndjesë të thellë. U kërkoj ndjesë lexuesve, sepse për herë të parë, dhe uroj për herë të fundit, të flas në emrin tim personal. Çdo organ shtypi, cilido qoftë ai, në daç në shtyp të shkruar, në daç në median televizive a radiofonike, nuk krijohet thjesht nga një person e që nga kjo buron vetiu ideja që, të shprehësh idetë personale duhet të kesh pak fat a një grup njerëzish në krah që e respektojnë mendimin tënd. Kështu më ka ndodhur dhe mua e andaj po flas. Të gjitha janë një shumë e personave që venë nga një tullë në të. Të gjitha janë vektorë përfaqësonjës të një shoqërie, që rreket të modernizohet duke u luhatur në ecë e jaket e saj mes Lindjes dhe Perëndimit. Mbas shumë e shumë vjetësh, më duket se mbas dy dekadash, mbasi kam folur e kam diskutuar me shumë kolegë të mi, klerikë, mësonjës, gazetarë apo jo, njerëz të thjeshtë, me ferexhe apo jo, besimtarë fanatikë apo ateistë po aq këmbëngulës, mbasi kam kuptuar se sa po e kuptojmë ne si popull këtë historinë e lojës me fenë, m‘u duk detyrë qytetare, jo aq sa detyrë gazetareske, që të them edhe unë dy llafe.

Historia jonë e lidhjeve me fetë nis shumë herët. Historianë të vendit e të tjerë janë rrekur të thonë diçka pa thënë asnjë herë se përse ne jemi një pullë e veçantë. Përse, ndryshe nga të tjerët fqinjë tanë, nuk kemi arritur të kemi një fe që të na bashkonte si një komb dhe më pas të kishim një shtet tonin? Nuk është as vendi dhe as koha për të hyrë në stërhollime të gjata historiko-filozofike. Ajo që ne hasim përditë në rrugët e në sheshet tona është një përpjekje e një shoqërie për të gjetur një gur identifikimi dhe që më pas shndërrohet në një mjet propagande nga shumë anë. Me pak fjalë, feja te ne ka qenë, duam apo nuk duam ne, një faktor interesi vetjak imediat sesa një forcë e madhe besimi e ngulitur ndër breza. Të gjitha këto i thashë sa që të arrini të kuptoni se ku po jetojmë. Më kanë thënë se keni mbaruar një "master" shumë të suksesshëm. Juve besoj ua kanë thënë dhe andaj duhet ta dini: Jo çdo gjë që ndodh andej pari është një model që duhet imituar përmendësh. Janë histori të ndryshme, janë kombe të ndryshme, janë fe të ndryshme. Janë - dhe kjo ka më shumë rëndësi se çdo gjë - qëndrime të ndryshme ndaj fesë.

Të më falni i nderuar rektor, por në të gjitha rastet, ku ju keni vendosur na është dukur se, ose jeni nisur thjesht nga lajmet e CNN, ose jeni një vazhdim i "masteroidëve" të brumosur mirë, por që në Shqipëri dhe në realitetin e saj e kanë të vështirë të jetojnë e të orientohen. Nuk është e njëjta gjë që të ndalohet ferexheja si në Francë - ndonëse edhe këtu eksperimenti nuk dha edhe aq shumë rezultate përveç zjarreve që përfshinë periferinë e Parisit - dhe historive tona të posaçme. Aq më tepër që ju keni marrë përsipër të jeni rektori i njërit prej universiteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Sikurse të kishit hyrë disi më thellë në historinë e qytetit ku ju punoni, do të kishit marrë vesh se Durrësi është një qytet që jetën e tij të gjatë ia bashkëngjit bashkëjetesës mes feve. Të ishte ndryshe i dashur rektor nuk do të kishim më Durrës, do të kishim vetëm një fshat anës detit dhe aq. Porse ja që Durrësi është qyteti më i rëndësishëm i Shqipërisë pas kryeqytetit. Atëherë si ndodhi kjo? A e keni vrarë ndonjëherë mendjen? Perëndia të na falë, porse më duket se duke u marrë me gjëra anësore, sikurse janë një studente me ferexhe dhe një student me mjekër, keni harruar më kryesoren. Dhe më kryesorja është që juve iu ka rënë fati i madh që ta ktheni këtë qytet nga vendi që del në lajme sa herë ka ndonjë vrasje apo ndonjë kapje trafikantësh në vendin që ka qenë dikur, një vend i begatë ku lulëzonte arti, dija, piktura, muzika, arkitektura.

Të më ndjeni, unë si njeri që e njeh Durrësin prej kohësh, jam gëzuar kur u dha lajmi se edhe ky qytet u bë me universitet. Porse, sapo u gëzova edhe u trishtova kur për herë të parë pashë ambientet e universitetit dhe për më tepër u trishtova kur në vend që të merreshim me programet e me të ardhmen e studentëve dhe me të tjera punë si këto u morëm me shaminë e një vashe apo me mjekrën e një djali. I dashur rektor, të më ndjeni, edhe unë kam qenë pedagog në UT, edhe unë i kam vuajtur njësoj si ju këto që po hiqni. Unë e kuptoj fare mirë se çfarë ndjeni në kësi rastesh. Vetëm se nuk mund t‘i privoni lirinë askujt, pa bërë më parë një rregullore të bërë publike që më parë. Nëse nuk e keni bërë një gjë të tillë, atëherë keni bërë gabim dhe të madh fort bile. Madje, ndokush do ta kujtonte edhe si kurth. Ne - të gjithë bashkë duke nisur nga ministri Pollo - kemi thënë se shkolla është laike dhe e të gjithëve. Pastaj, pasi kemi parë studentët kemi thënë: "Ah, jo kështu, kështu nuk shkon sepse nuk dua unë". E para, kjo është një liri e mohuar në një vend demokratik sikurse rreket të jetë ky i yni. E dyta, është një thelb një pabesi o një gjë e ngjashme me të. Sepse askund nuk është shkruar që në universitetet tona nuk lejohet shamia dhe aq më pak mjekra. Nëse ju nuk e dini akoma atëherë po ua them unë. Shamia nuk është simbol absolut mysliman. Le që dhe po të ishte ç‘të keqe do të kishte xhanëm, po nejseā€¦ Nëse shikoni lart e poshtë nëpër Mesdhe, atëherë do të vinit re se të gjitha besimtaret - bëhet fjalë për ato të vërtetat - e mbajnë në kokë shaminë, qofshin këto myslimane apo të krishtera si shenjë e vendit ku ato u falen Perëndisë sipas mënyrës së tyre. Le të kalojmë te mjekra që ju e paskeni dënuar, ose keni ndërmend ta dënoni. Që ta dini ju, autori i këtyre radhëve, që mban një palë mustaqe jo edhe aq të lidhura me fenë, por edhe ministri juaj aktual e kanë vuajtur vetë në kurriz këtë mungesë demokracie në kohën që ishin studentë. Tani nuk kemi më parti që të tërheqin veshin se përse vesh xhinse, apo përse mban balluket e gjata. Tani paskemi një universitet - e pikërisht në Durrës - që të thotë që ti nuk duhet të mbash shami apo nuk duhet të lesh mjekër. Më mirë do të ishte sikur për Universitetin tuaj të diskutonim nëse ia vlen të quhet kështu, si janë programet mësimore, si e ndjejnë veten studentët dhe kështu me radhë. Në vend të kësaj, ju kini hapur një lojë që nuk i shërben askujt, përveçse daljes suaj në publik.

I dashur rektor, në emër të miqve të shumtë të Durrësit dhe të etjes së tij për dije, në emër të studentëve që kujtojnë se po shkollohen në një universitet me emër të madh, në emër të atyre që mbajtën mjekra, shami, minifunde, pantallona kauboj dhe të tjera si këto dhe në emër të etjes së të rinjve tanë për dije dhe për të vërtetën, le të heqim dorë nga këto gjëra. Le të heqim dorë nga historitë që e tërheqin vëmendjen nga hallet tona të vërteta. Le të heqim dorë nga kopjimi i modeleve që shohim në lajme dhe le të jemi më afër njerëzve, të cilëve kemi marrë përsipër t‘u shërbejmë. Si ne dhe ju ende nuk i kemi pyetur studentët tuaj nëse një shall më tepër apo një mjekër e besimtarit e dëmton procesin mësimor në universitetin tuaj të brishtë. Do t‘ju lutesha që këtë mendim ta mblidhnit përpara se të vendosnit në emër të rregulloreve të padeklaruara. Unë jam i mendimit se në betejën tuaj për modernizimin e Universitetit të Durrësit do të keni në krahun tuaj edhe vetë ministrin aktual të Arsimit. Ai i ka vuajtur vetë kufizimet dhe fletërrufetë e stilit "dacibao", ndaj me siguri do të jetë në krahun tuaj.

Ju uroj një punë të mbarë. Ju uroj të jeni sa më pak në media dhe sa më shumë mes studentëve dhe ju uroj të doni sa më shumë durrsakët, me mjekra a pa mjekra qofshin. Jam i bindur se me ta në krah punët tuaja do të shkojnë gjithnjë e më mbarë.

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2006 10:10
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Re: Studenti me mjekėr, pėrjashtohet nga Universiteti

Citim:
Po citoj ato që tha Ventili
Studenti me mjekër, përjashtohet nga Universiteti i
Durrësit

Julian Mebeli thotë se i janë dhënë dy javë kohë për të
hequr mjekrën

http://shekulli.com.al/index.php?pag...&newsID=103160

Shekulli

Ende pa u mbyllur debati mbi një studente myslimane, e cila
u paralajmërua nga Universiteti i Durrësit se do të
përjashtohej, nëse nuk hiqte shaminë, një tjetër rast ka
hapur debatin nga e para. Rektori i Universitetit të
Durrësit, Agim Kukeli, ka paralajmëruar se do të
përjashtohet nga shkolla edhe një tjetër student mysliman,
i cili mban mjekër. Julian Mebeli, i cili është në vit të
parë në degën administrim-biznesi, tha se rektori e ka
thirrur në zyrë dhe i ka dhënë një afat prej dy javësh që
të heqë mjekrën, në të kundërt do të përjashtohet nga
shkolla. “Rektori më thirri në zyrë dhe më pyeti për
mjekrën. Ai më tha se nëse nuk do ta heqë mjekrën do të
përjashtohem nga shkolla, duke më lënë dy javë kohë”, tha
Julian Mebeli. Studenti mysliman që mban mjekër u shpreh se
kjo nuk është e drejtë pasi shkelen liritë e individit.
“Shoqëria jonë është një shoqëri civile që respekton të
drejtat e njeriut. Një rektor nuk mund të hartojë
rregullore, të cilat bien ndesh me rregulloret që ka
hartuar shteti shqiptar. E drejta e besimit është një e
drejtë e garantuar edhe me kushtetutë, kështu që nuk mund
të më mohohet e drejta e arsimimit”.- tha studenti Mebeli.
Vetëm pak ditë më parë, një studente myslimane në
universitetin e Durrësit, Behije Hoxha, bëri publik një
paralajmërim verbal të dhënë nga rektori i Universitetit të
Durrësit, Agim Kukeli, se do të përjashtohej nga shkolla
nëse nuk hiqte shaminë brenda dy javësh. Rektori e ka
bazuar kërkesën e tij në një kod të brendshëm etike të
Universitetit, i cili nuk lejon studentët me simbole
fetare. Julian Mebeli reagon edhe në mënyrë ironike, duke
vënë në pah se ky është një paragjykim i pavend. “Gjatë
kësaj kohe kam menduar për Marksin, i cili vendosi themelet
e ekonomisë botërore, Naimin tonë, e deri te Kadri Roshi e
Bujar Lako, që janë aktorë. Kam menduar se si ia kanë dalë
ata që kanë mbajtur mjekër”,- thotë studenti Mebeli.
Universiteti i Durrësit është hapur këtë vit dhe që në
momentet e para ka hapur një debat të madh në lidhje me
studimin në këtë Universitet të personave që mbajnë veshje
që reflektojnë një besim të caktuar fetar. Debati nisi me
paralajmërimin për përjashtim të studentes së Anglishtes,
Behije Hoxha, ndërkohë që ky nuk është i vetmi vendim i
bordit të këtij Universiteti. Vendimi i tyre është
kundërshtuar nga rektori i Universitetin të Tiranës, Shezai
Rrokaj, i cili tha se studentet e mbuluara gëzojnë të
drejtën për të vazshduar studimet edhe përse mbajnë shami.
Gjithashtu, në mbrojtje të vajzës ka reaguar edhe
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili i ka kërkuar
rektorit të Durrësit zyrtarisht që të tërheqë vendimin dhe
të krijojë mundësinë e studimeve për studentët myslimanë.
Hapja e këtij debati u pasua edhe me një dëshmi të një
studenteje në Universitetin e Elbasanit, e cila tha se
ndihet e paragjykuar nga një pedagog për shkak të besimit
të saj.

Selim Muça
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, u shpreh se
Universiteti i Durrësit duhet të krijojë mundësinë që
studentet myslimane të vazhdojnë shkollën. “Vajzat e
mbuluara me shami janë myslimane të vërteta dhe kanë të
drejtën e tyre të hyjnë në Universitete, t’i mbarojnë ato,
të fillojnë punë të administratën publike e institucionet
shtetërore, si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë. Nuk mund
t’i privohet e drejta e vazhdimit të shkollës së larta
vajzave të besimit Islam që e kanë kokën të mbuluar me
shami. Në rastet kur në Universitete paraqiten femra me
fytyrë të mbuluar me perçe, pavarësisht transparencës së
saj, nuk mund të pranohen. Ky është mendimi ynë.”

Behije Hoxha
Debati mbi mbajtjen e mbulesës nga ana e studenteve
myslimane në universitet është nxitur nga një vendim i
rektorit të Universitetit të Durrësit, Agim Kukeli, i cili
paralajmëroi për përjashtim studenten, Bahije Hoxha.
Rektori i dha dy javë kohë vajzës për të hequr mbulesën, në
mënyrë që të vazhdonte studimin. Precedenti i studentes së
Universistetit të Durrësit nuk ka marrë ende një zgjidhje,
pasi vajza pretendon se qeveria i ka dhënë të drejtë.
Ministria e Arsimit nuk është shprehur në lidhje me
ngjarjen, ndërsa rektori Kukeli nuk ka deklaruar nëse i
qëndron vendimit apo është tërhequr.

Julian Mebeli
Julian Mebeli, i cili është në vit të parë në degën
administrim-biznesi, tha se rektori e ka thirrur në zyrë
dhe i ka dhënë një afat prej dy javësh që të heqë mjekrën,
në të kundërt do të përjashtohet nga shkolla. “Rektori më
thirri në zyrë dhe më pyeti për mjekrën. Ai më tha se nëse
nuk do ta heqë mjekrën do të parjashtohem nga shkolla, duke
më lënë dy javë kohë”,- tha Julian Mebeli. Studenti
mysliman që mban mjekër u shpreh se kjo nuk është e drejtë
pasi shkelen liritë e individit.


Paragjykimi
Një studente e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në
qytetin e Elbasanit thotë se një pedagog i Universitetit e
paragjykon dhe e provokon në lidhje me besimin e saj. D.Gj,
18-vjeçarja nga Elbasani thotë se një pedagog i saj i thotë
shpesh “më vjen keq për ty”. Vajza, e cila druhet të
identifikohet, thotë se është ankuar disa herë për
provokime nga ana e pedagogëve për besimin e saj. Duket se
ajo nuk është e vetme që ndeshet me këtë paragjykim, pasi
në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, 5 për qind e
studenteve janë të mbuluara me veshjen karakteristike të
besimtareve myslimane.




I zgerdhiri ventil, kjo qeshja jote prej idioti, duhet te jete shnderruar ne deshperim idioti pas zgjidhjes se ketij problemi. Ky tashme u zgjidh, jemi ne pritje te skandalit tjeter qe do krijojne pas ca kohe, ashtu sic bejne ne periudha periodike shoket e tu qe jane pak me te sofistikuar se ti. Kete pune keni ju ventilo.
Gjithsesi, shkrimi qe vendosa tek mesazhi i meparshem , i nje figure te respektuar sic eshte Fatos Baxhaku eshte nje pergjigje e sakte e pare nga syri i nje njeriu demokrat dhe pa paragjykime.
Nuk kam kohe te gjej fjalet e duhura per te tmos fyer, megjithese i meriton Ventil mercenari, pasi jam me provime dhe duhet ti bie shkurt. Edhe per te mos harxhuar mund kot pasi eshte e qarte qe nuk te punon pjesa e arsyes, defekt qe shpresoj eshte i reparueshem.
Pune te lehte ne misionin tend antiislam ne internet, i hengesh me te shendoshe parate e njerezve qe te paguajne.
Taulant Tegja

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2006 10:25
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Animal
Writer i 1 story pa fund

Regjistruar: 03/09/2005
Vendbanimi: ne shkelqimin e syve te saj...
Mesazhe: 428

shkolla eshte nje institucion laik...
eshte i barabarte per te gjithe...
nese ti kerkon te mbash simbolet e fese tende gjej nje shkolle qe i pranon....
nese cdo njeri vjen ne shkolle me simbolet e besimit te vet nuk ka gje te keqe por shkolla duhet repektuar...

besimi eshte i lire...dhe imagjino budista, muslim, jude qe vijne ne shkolle me simbolete tyre....ku eshte zerioziteti i shkolles?

__________________
para se gjithash perpiqu te jesh njeri....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2006 11:08
Animal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Animal Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Animal (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Animal Shto Animal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Animal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

mendimi im eshte qe shkolla nuk ka te drejte te perjashtoje ato te terheqe vemendjen studentave qe mbajne ato traditat e tyre ne veshje mjeker apo cfaredo qofte pse te jete ashtu eshte ajo feja e tyre dhe kane deshire ta mbajne pse shkolla tjua ndaloje nje gje te tillle si ata vete nuk i pengon kjo gje te dallojne nga te tjeret

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2006 17:01
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atiola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atiola Shto atiola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atiola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ventili
Anetar i ri

Regjistruar: 02/10/2006
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 25

Re: Re: Studenti me mjekėr, pėrjashtohet nga Universiteti

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86


I zgerdhiri ventil, kjo qeshja jote prej idioti, duhet te jete shnderruar ne deshperim idioti pas zgjidhjes se ketij problemi. Ky tashme u zgjidh, jemi ne pritje te skandalit tjeter qe do krijojne pas ca kohe, ashtu sic bejne ne periudha periodike shoket e tu qe jane pak me te sofistikuar se ti. Kete pune keni ju ventilo.
Gjithsesi, shkrimi qe vendosa tek mesazhi i meparshem , i nje figure te respektuar sic eshte Fatos Baxhaku eshte nje pergjigje e sakte e pare nga syri i nje njeriu demokrat dhe pa paragjykime.
Nuk kam kohe te gjej fjalet e duhura per te tmos fyer, megjithese i meriton Ventil mercenari, pasi jam me provime dhe duhet ti bie shkurt. Edhe per te mos harxhuar mund kot pasi eshte e qarte qe nuk te punon pjesa e arsyes, defekt qe shpresoj eshte i reparueshem.
Pune te lehte ne misionin tend antiislam ne internet, i hengesh me te shendoshe parate e njerezve qe te paguajne.
Taulant Tegja


Koka zgjedhur problemi? S'paskam degjuar ore! S'eshte me rendesi aspak a i lejohet apo jo atij/asaj te vijoj ligjeratat. Me rendesi eshte se ky ishte nje leksion per fondamentalistet me qellim qe ata ne te ardhmen te njohin dhe rrespektojne kufirin. Qellimi i krejt kesaj ofenzive te rektorit nuk ishte kunder ketyre viktimave studentore por nje leksion per rrethin dhe ata qe i keqperdorin keta dy studenta te gjore, gjithashu edhe nje leksion per ty dhe fjalorin tend te ndyre.

Ventili

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2006 14:26
Ventili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ventili Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ventili (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ventili Shto Ventili nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ventili nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
Inxhinjer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2296

Hmmm

Ofendimet personale lereni jashte forumit, ose do merren masa. Diskutoni mbi ceshtjen ne fjale bazuar ne opinionin qe keni, opinion i cili nuk duhet te kete ofendimet per baze.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2006 15:01
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ventili
Anetar i ri

Regjistruar: 02/10/2006
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 25

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Ofendimet personale lereni jashte forumit, ose do merren masa. Diskutoni mbi ceshtjen ne fjale bazuar ne opinionin qe keni, opinion i cili nuk duhet te kete ofendimet per baze.


I nderuar

Kete keshille drejtoja atij me lart e jo mua. Une vetem ia definova fjalorin e tij dhe s'thash gje tjeter ofenduese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2006 17:13
Ventili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ventili Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ventili (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ventili Shto Ventili nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ventili nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
Inxhinjer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2296

Hmmm

Ventil, une fola ne pergjithesi, po te ishte ne vecanti do i drejtohesha me emer si dhe do i modifikoja mesazhin ose do e shenoja si problematik.


Debat te mbare.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2006 17:22
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Simbolet fetare ne shkolla.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.