Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Ja si pergjohen celularet
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
matrix
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/11/2003
Vendbanimi: TIRANE
Mesazhe: 34

Ja si pergjohen celularet

Programi i «pergjimit» te celulareve nuk eshte me nje ceshtje e re, e cila duhej te «zbulohej» nga televizionet dhe me te cilen duhet ti interesoj cdo qytetari. Programet te cila lehtesojne pergjimet jane te njoftura prej nga perdoruesit«pasionant» , si dhe nga ata te cilet informohen rregullisht nepermjet faqes shqiptare te telefonave celulare http://danipr.inc.md/xs_047/index.php e cila megjithese free jep informacion te vazhdueshem per programet e telefonave celulare si edhe programeve te ndryshme mbi keto te fundit. Perpara disa muajve o morrem rregullisht si edhe kerkuam programin FlexiSpy, ku ne baze te informacionit nga kompania e cila e prodhoi kete program lejon pergjimin e bisedave telefonike ne celular, rrgjistrimi i thirjeve si edhe SMS, mbajtjen e arkivit me te gjitha thirjet si edhe kohezgjatjen e tyre si edhe shume funksione te tjera qe kryen ky program. te gjitha keto te dhena mund te bien ne dore te personit te interesuar ne cdo moment, nepermjet nje lidhje te shkelqyeshme on line. Sigurisht, FlexiSPY i cili u reklamua si program qe «lejon perdoruesit e ketij programi te shikojne nese i tradheton gruaja» eshte ne fakt i shtrenjte. Punon vetem ne aparatura celularesh, te cilat mbeshteten ne platformen S60 te Nokias.

FlexiSPY nuk eshte i vetmi program i cili lehteson pergjimet.Me nje klik te thjesht ne faqen shqiptare te cilen ju treguam me siper do te gjeni disa programe analoge te ketij stili, te cilat punojne vetem tek smart phones . Nje kategori tipike programesh jane ato qe lejojne hyrjen e SMS. Programet e llojit te tille jane kryesisht«te pamundura» te shifen nga perdoruesi, punojne vazhdimisht si dhe marrin persiper te futen ne numera te tjere telefonash dhe dergojne te dhena, si per thirrjet qe hyjne dhe ato qe dalin, si edhe per SMS. SMS Forwarder Lite http://www.souluna.com/uploads/2006/07/SMSForwarder.gif eshte nje program i ketij lloji e cila jepet edhe falas, lejon shikimin e te gjitha SMS ne nje numer te caktuar celulari. Nje program tjeter i avancuar i ketij lloji, kontrolli i te cilit mund te behet... vetem me SMS dhe jo nga ndonje zyre eshte SMS Anywhere http://www.mig33.com/call.jpg ndoshta flitet per nje spyware te cilin F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml i dha pseudonimin Acallno.A, te cilen qe ta beni tuajne duhet te paguani perafersisht 10 dollar. Dhe lista vazhdon... me Multitasker.

Per platformen S60 dhe kryesisht per gjeneraten e dyte te saj, jane paraqitur me dhjetra programe, te cilat mund te perdoren...per pergjime. Nqs do te keni mundesine e nderhyrjes fizike mund te fusni ne «gracke» celularin dhe te rregjistroni te gjitha bisedat qe behen nga telefoni qe e keni futur ne gracke si edhe te merrni me MMS fotografite te cilat behen ne menyre periodike nga telefoni qe e keni futur ne gracke. Kompani te ndryshme kane paraqitur ne treg edhe aparatura te vecanta per... pergjime, si psh Spyphone http://www.spy-safetyphone.com/.

Persa i perket gjetjes se pozicionit ku ndodhet perdoruesi kjo do te ishte e pamundur, nqs aparati celular qe pergjoni nuk do te kishte GPS, por mund te perdoret informacioni i celulave te celularit. Mbledhja e informacionit te celules mund te behet me nje program, sic eshte CellTrack http://www.afischer-online.de/sos/celltrack/CellTrack.png ku sigurisht eshte nje procedure e cila kerkon durim shume te madh, si edhe shume kohe te lire ne dispozicion. Ne vazhdim celulari i cili vihet ne pergjim duhet ti futet edhe nje program tjeter, ku te dergoj informacionet e celules me SMS ne numrin qe keni caktuar ju. Fatkeqsisht nuk gjetem nje program te tille me Java ME program, megjithese kerkuam shume.Edhe nqs mendojme se ekziston nje gje e tille, ai do te perdoret ne kohe te caktuar, duke derguar «informacione» SMS. Kjo do te ishte e mundur nqs programi do te zgjidhej si screensaver. Disa celulare te cilet jane ne treg, midis te cileve edhe GX29, lejojne perdoruesin per cdo Java program si screensaver, por kjo do te kuptohej menjehere nga perdoruesi te cilit i keni ngritur «gracken».

Perballimi i pergjimeve

Nqs dyshoni se ne celularin tuaj S60 jane futur disa nga keto programe qe folem me lart nuk do jete e nevojshme te shikoni me termometer temperaturen e baterise (e cila nxehet shume gjate ketyre pergjimeve). Udhezime me shume per te kuptuar per programet te cilat jane bere install ne celularin tuaj pa dijenine tuaj sic eshte FlexiSPY do ti gjeni tek faqja e F-Secure http://www.f-secure.com/v-descs/flexispy_a.shtml. celularin tuaj mund ta mbroni ne keto raste edhe me ndonje program antivirusi. Per programet e tjera mjafton te shtypni vazhdimisht butonin «menu», derisa te dali control panel dhe te shkoni tek «veglat» dhe te vazhdoni te beni «klik» tek ikona e «mirembajtjes se programeve»ose e thene ndryshe nje program manaxhimi celularesh, duke hequr cdo gje e cila ju duket e... dyshimte.

Mos e hidhni celularin nga dritarja...

Mbas te gjitha ketyre qe thame me lart ju mund te shqtesoheni dhe ndiheni se duhet te «hidhni telefonin nga dritarja», eshte mire te degjoni edhe gjerat e tjera:99% e programeve te cilat lejojne pergjimet punojne ne aparatura te vjetra te cilat bazohen tek platforma symbian S60 ,sic eshte pash celulari Nokia 6600 http://web.mobiguru.ru/web/photo/nokia_6600_1.jpg. Qe te behet instalimi i ketyre prograve ne celular duhet qe ai... i cili do tju fusi ne gracke, duhet te kete nderhyrje fizike ne celularin tuaj, si edhe shume kohe per te programuar celularin . Nqs nepermjet... Bluetooth-it tuaj dergohet nje «delfin», ne celular nuk mund te instalohet asgje, qofte ky edhe nje microfon incizimi.Nqs do te merrni nje program te cilin nuk e njihni nepermjet Bluetooth kur ndodheni ne nje ambjent te jashtem, mos i percmoni 2-3 mesazhet «e sigurise» te cilat ju lajmerojne ne lidhje me kete program.

Pergjimet e «verteta» nuk behen asnjehere nepermjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nepermjet SMS ne celular. Perdoren zakonisht metoda te tjera,dhe zakonisht behet me aparate te enkriptuara...
Cdo informacion mbi telefonat celular si edhe programet do ta gjeni tek faqja shqip:
http://danipr.inc.md/xs_047/index.php

Mendimet tuaja ne lidhje me programet e pergjimit... mund ti shprehni edhe ketu.

Te drejtat e shkrimit : news24s@yahoo.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 11:30
matrix nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė matrix Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me matrix (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė matrix't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: matrix Shto matrix nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto matrix nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
Inxhinjer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2296

...

Qe nje program te "pergjoje" nje celular, duhet te plotesoje disa kushte:

1. Programi te instalohet fshehtas dhe te jete operativ ne cdo moment.
2. Te jete ne gjendje te transmetoje informacionet nga celulari fshehtas, pa dijenine e perdoruesit, dmth te mos nxjerre ne ekran ndonje informacion qe po transmeton sic eshte psh kur merr apo jep thirrje/sms/fajela nepermjet bluetooth/infrared.


Tani, persa i perket instalimit, duhet qe dikush te jete ne gjendje te kete kontroll fizik te celularit tend per te futur programin dhe ta instaloje. Thjesht dergimi i programit nepermjet bluetooth/infrared (se metoda te tjera wireless nuk ka) nuk eshte instalim, por vec kopjim i fajelit ne memorien e celularit. Celulari nuk eshte si pc, qe infektohet shpejt me virus vetem me 1 klikim te nje reklame apo dergim te nje fajeli. Programet per celulare jane derivative te gjuhes se programimit Java, dhe nuk jane te vetekzekutueshem, madje dhe jane specifike per nje marke celulari, vec jane per Nokia, vec per Sony-Ericsson kurse tek pc ne dac te jete Acer apo IBM apo HP e njejta gje eshte.

Gjithashtu, per te transmetuar nje fajel te tille ne celularin tend per te spiunuar, duhet qe ti ti japesh aprovim per marrjen e fajelit, ndryshe transmetimi nuk behet. Tek pc e merr dhe pa aprovim, derisa te kete 1024 porta programesh te ndryshme (ketu nuk kam futur dhe 60000 portat private). Prandaj rreziku i "infektimit" eshte shume shume minimal.


Infomacioni qe kalon nga kullat e celularit (cell towers - celulat) per tek serverat e kompanise celulare nuk eshte aq i hapur sa te kesh nje program te instaluar ne pc tende per te verifikuar vendndodhjen e perafert (pasi e sakte nuk eshte tamam). Duhet te kesh instaluar ndonje modul per kopjim sinjali ose tek qendrat e kompanise ose ne cdo kulle individualisht, dhe mundesia per te dy rastet eshte pothuaj 0, vetem nese behet fjale per sherbimet e sigurimit te nje shteti te cilet kane mundesi te tilla.

Eshte e vertete qe cdo celular, dhe kur e fik, transmeton sinjal (out-of-band signaling) tek kullat, ku jep si infomacion nr e perdoruesit, modelin e celularit dhe disa info te tjera. Keto sinjale nuk nderhyjne fare ne thirrjet qe ben apo merr ti si perdorues. Ama, qe te thuash qe me nje program qe qarkullon ne internet ti pergjon keto gjera, eshte e pamundur.
Qe ti pergjosh, duhen aparatura qe nuk mund te shkosh ti blesh ne treg, keto aparatura disponohen vetem nga kompanite e telefonise ose sherbime sigurimi te shteteve.

Gjithashtu, keto vale celulari, kur ti flet, pershkak te shtreses se jonizuar qe ka Toka, pasqyrohen mbrapsht, dhe e vetmja mundesi per ti kapur eshte te kesh nje antene parabolike sa nje fushe volejbolli minimumi, nmq te mbledhesh nje sasi te kenaqur valesh per te percakuar mesazhin qe ka. Dhe keto antena parabolike kaq te medha, nuk i shohim dot neper tarracat e pallateve apo tek ballkonet, jane antena qe jane ne perdorim te sherbimeve te sigurimit apo dhe ushtrive.


Prandaj, o njerez, mos u genjeni kot me keto programe. Ka kushte te caktuara per tu plotesuar qe dikush te pergjoje celularin tend, dhe nuk eshte aq e thjeshte sa e bejne disa neper internet. Dhe keto kushte nuk plotesohen dot aspak teresisht nga nje individ vetem se don te dije se me ke po e tradheton gruaja.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 12:53
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Keni ca interista ketu ne forum. Pyetni ata per pergjimet se jane specialista. I ka trainuar Moratti vet.
-------------------------------------------------------------------------------------------
Moggi al telefono, Moratti al centralino.... .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 13:12
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10674

Shtese mbi pergjimet e celulareve.

E kam studiuar mire teknologjine e celulareve dhe mund t'iu spjegoj nja dy gjera. Nga ana e sigurise celularet jane mjeti me i sigurte qe kam degjuar neper bote sot per sot. Madje kur degjoj se ndonje teknologji tjeter ka probleme pyes veten pse nuk perdorin teknologjine e celulareve.


Kriptimi vjen sepse cdo SIM Card permban nje chip dhe nje kod unik. Chip-i eshte modul kodifikimi me vetvete qe telefoni perdor si pjese e qarqeve te veta. Por telefoni nuk di si kodifikohet informacioni. E vetmja gje qe ben eshte ti kaloje informacionin SIM Card-es dhe ta marre nga ana tjeter te kriptuar. SIM Card perdor nje ekuacion te brendshem dhe nje kod special qe te kryeje kriptimin. Ne castin qe telefoni komunikon me antenen me te afert shkembehen informacione te kriptuara. Kjo vjen sepse rrjeti di kodin e SIM-it tend dhe algoritmin e kodifikimit. Per kete aresye komunikimi mes antenes dhe celularit eshte i kriptuar qe ne fillim.


Paradoksalisht para disa vjetesh nje person i zgjuar (nga Serbia) arriti te zbuloje algoritmin e dekodifikimit qe perdorin shumica e kompanive boterore, te cilen e quajti COMPv1. Hapi i dyte mbeti vetem gjetja e kodit brenda SIM Card, gje qe u arrit duke testuar SIM Card-in shume here dhe duke llogaritur sa eshte kodi i famshem i kriptimit. Keshtu dolen software te vecante qe gjenin kodin Ka, ku bazohej gjithe kriptimi (me Brute Forcer). Ne momentin qe di kodin Ka kartat mund te klonohen dhe une e kam bere me karten time.

Cfare do te thote te klonosh nje SIM Card?
Klonimi nuk sjell kurrsesi pergjimin e kartes reale. E provova me numrin tim. Ne te njejtin cast ndeza dy telefona me te njejtin numer telefoni (Vodafone). I rashe numrit dhe ra vetemzilja e telefonit te fundit qe ndeza. Telefoni tjeter nuk mori asnje thirrje. Pastaj perdora telefonin e heshtur i cili funksiononte normal dhe mora nje shok ne telefon. I rashe prape numrit dhe kesaj rradhe ra telefoni qe perdora per here te fundit.

Pra, te klonosh nje celular do te thote te krijosh nje kopje identike te nje numri dhe te marresh thirrjet e telefonit origjinal. Por edhe ne kete rast nuk mund te pergjosh kurrsesi cfare thuhet ne celular.

Si perfundoi historia?
Historia perfundoi shpejt. Kompanite e celulareve u organizuan dhe nderrun algoritmin e SIM cartave te reja ne nje version te ri qe quhet COMPv2. Megjithate algoritmi i vjeter funksionon akoma sepse kompania duhet te nderroje gjithe kartat, gje qe eshte e pamundur. Deri me sot ekuacioni i ri nuk eshte zbuluar dot, prandaj edhe kodi Ka i SIM Card-es nuk mund te gjendet me. Kam degjuar se ka menyra te tjera kimike qe shkaterrojne karten dhe gjejne Ka, megjithate eshte rrezik me vete. Gjithashtu kartat kane nje limit kerkesash para se te bllokohen. Ky limit eshte ulur qekur u kuptua se kodi gjendej pas mijera kerkesave te gabuara.

Pak info mbi pergjimet.
Pergjimi i celulareve behet vetem nese dekodifikon informacionin qe kalon nga celulari tek antena (Cell). Po te dish kodin Ka dhe algoritmin COMPv2 kjo mund te behet pa shume mundim. Mjafton te jesh afer celularit qe do te pergjosh. Por praktikisht nuk ekziston ndonje aparature te tille, sepse nuk ka sens te krijohet nje aparature e tille perderisa nuk dihen kodet Ka. Nga keto qe spjegova del e qarte se gjithe loja luhet rreth kodeve Ka, te cilat gjenden ne databazat me te sigurta te kompanise celulare. Nese dikush arrin te vjedhe databazat e nje kompanie ka ne dore informacionin me te vyer sot per sot. Personi mund te klonoje cdo lloj numri dhe te beje telefonata pa fund, ose thjesht te devijoje thirrjet qe vijne per nje numer i caktuar tek telefoni i vet. Sidoqofte kompanise se celulareve do i duhej te nderronte kartat e gjithe abonenteve qe te shpetonte.

Megjithate ka aparatura te tjera ne treg qe kushtojne mbi 400 mije dollare dhe u shiten vetem organizmave shteterore. (Edhe po te kesh leket duhet ta blesh me "mik"). Keto aparatura jane kompjutera te fuqishem qe imitojne antenat dhe marrin gjithe thirrjet e celulareve te zones, per t'ia cuar me pas antenave reale qe mund te jene pak me tutje. Gjate kalimit te informacionit kompjuteri ben miliona llogaritje per te gjetur kodet e komunikimit mes nje celulari dhe kompanise se celulareve dhe pas shume mundimi ja arrin. Sidoqofte keto aparatura duhet te gjenden ne afersi te celularit qe duhet pergjuar, gje qe limiton shume dobishmerine. Nga ana tjeter prodhojne vale shume te fuqishme qe mund te demtojne shendetin e njeriut. Pra llogarisni qe pergjimi me keto aparatura duhet te behet me nje makine qe ndjek personin kudo qe shkon. Ndryshe celulari hyn ne rrezen e nje antene (qelize) tjeter dhe nuk e pergjon dot me.

Metoda tjeter per te pergjuar ndonje gje eshte ajo qe thote Matrix. Pra instalimi ne telefonin e dikujt te programeve te caktuara. Por kjo behet vetem me disa tipe telefonash. Programi i pergjimit ruan SMS-te ose regjistron dialogjet dhe pastaj te merr ty ne telefon fshehtaz per te kaluar te dhenat. Imagjinoni qe bateria e celularit te viktimes bie 2 here me shpejt. Gjithashtu duhet qe personi te kete celular me sisteme operative te komplikuara (ca tipe Nokiash). Sic tha dhe Matrix ekzistojne disa telefona te posacem qe duken si telefona normale por kane qarqe elektronike te modifikuar per te bere bere pergjimet me lezet. Ne kete rast duhet ti mbushesh mendjen viktimes qe te perdore telefonin qe i dhuron ti. (Per me shume info kerko ne Google "spy store".) Dmth qe te evitosh menyrat qe thote Matrix mjafton te mbash nje telefon te vjeter ose te kesh kujdes mos lesh ne dore te te huajve telefonin e ri. Megjithate s'besoj se pergjimet jane problem i madh mes cifteve sot per sot.

Si funksionon Roaming?
Kur ti shkon jashte shtetit mund te perdoresh te njejtin numer. Kjo realizohet sepse kompania jote i jep kompanise tjeter kodin Ka qe te komunikoje me numrin tend.

Cfare eshte IMSI?
IMSI (International Mobile Subscriber Identity) eshte numri identifikues i SIM Card-es qe kompania perdor per te komunikuar me ty. Qe te kuptoni kete mendoni SIM Card si shtepi dhe numrin e celularit si njeri qe banon ne nje shtepi. Njeriu mund te nderroje shtepi dhe shtepia e re ka adrese tjeter. Ne menyre analoge numri juaj i telefonit mund te bashkangjitet me cdo SIM Card. Kete e ben kompania ne databazat e veta. Ja pse kur humbisni telefonin mund te merrni brenda pak minutash nje SIM Card te re me numrin e vjeter. Pra, numri nuk eshte brenda ne karte, vetem IMSI eshte ne karte dhe kompania bashkangjit virtualisht numrin tend me IMSI-n e kartes. IMSI eshte adresa e kartes, e cila thirret nga kompania sa here dikush i bie numrit tend.

Si mund te lokalizohen celularet?
Ne teori eshte e lehte. Cdo celular komunikon me nje qelize (dmth me nje antene) qe e shumta mund te jete larg disa km, por brenda qytetit antenat jane shume afer njera tjetres. Kompania e celulareve e di se ne cilen qelize ndodhet nje karte e caktuar. Dhe ne fakt kur nje thirrje vjen per ate numer gjeja e pare qe ben eshte te leshoje nje thirrje ne ate qelize. Nese numri nuk pergjigjet atehere leshon nje thirrje ne gjithe rrjetin qe te kuptoje ku eshte karta. Nese numri nuk pergjigjet prape atehere del sikur eshte i fikur.
Ne fakt celularet mund te komunikojne me antenen dhe kjo u tregon vendin e ndodhjes vete celularit. Ky funksion, ama, eshte i caktivizuar ne shumicen e vendeve te botes. I vetmi vend qe e ka aktivizuar eshte Gjermania. Dhe ne fakt pikerisht ne Gjermani ka lindur nje telefon qe kushton rreth 100 euro, i cili mjafton te lihet ne makine. Nese te vjedhin makinen i con nje SMS telefonit dhe ky te kthen pergjigje ne cilen qelize (antene) ndodhet. Natyrisht qe nuk e gjen dot me saktesi por te pakten gjen ne cilen lagje ndodhet. Kjo sidoqofte eshte e pamundur ne vendet e tjera sepse kompanite e celulareve nuk ja cojne celularit kete informacion. Me siguri eshte nje zgjedhje per te mbrojtur privacyn. Pra eshte e pamundur te lokalizosh nje telefon po nuk pati nje GPS brenda.


Si perfundim, nuk ka asnje menyre te sigurte per te pergjuar celularet. E vetmja menyre eshte qe kompania e celulareve te bashkepunoje dhe te kaloje gjithe thirrjet e nje numri ne nje linje tjeter apostafat. Gje qe efektivisht e ben ne bashkepunim me shtetin. Kuptohet qe cdo shtet ka politiken e vet ne kete drejtim. Italia i perdor shume pergjimet e telefonave celulare, Franca kerkon aresye shume te forta para se te pergjoje dike. Shqiperia nuk i ka pas perdorur shume, me ardhjen e Berishes me duket ka filluar te perdoret me shume. Rasti i pare i pergjimit te nje telefoni ne Shqiperi u be gjate nje pengmarrje ne Vlore, kur moren peng djalin nje biznesmeni. Kriminelet mbanin kontakte me nje nga policet, i cili u tregonte planin e policise cdo dite, keshtu qe kriminelet mund te spostoheshin nga vendi i fshehjes. Thuhet se nje shef qe erdhi nga Tirana e nuhati kete pune dhe nje mengjes i rrjeshtoi te gjithe policet. U tha te nxjerrin te gjithe celularet dhe ti lene mbi tavoline. Pas pak nje prej celulareve ra. U kuptua qarte qe ishte personi qe mbante kontaktet me kriminelet. Bashkepunimi me Vodafone-in beri qe te gjendej kush numer e kishte marre dhe ku gjendej ne ate moment. Fale kesaj kriminelet u kapen menjehere. Natyrisht qe bashke me pergjimet shteti mund te gjeje dhe vendndodhjen e telefonit ne baze te antenes qe perdor ne ate moment.

P.s. Dikush mund te pyese pse klonova karten time te telefonit. Ne ate periudhe doja te fusja dy numra ne te njejtin SIM Card, gje qe eshte krejt e mundur dhe ja arrita. I vetmi problem eshte qe nuk arrita te fusja dy numra te kompanive te ndryshme qe te telefonoja sipas rastit me ke te doja. Kjo sepse te gjitha kompanite kishin kthyer algoritmin ne COMPv2 dhe une arrita te klonoj vetem dy karta te vjetra qe kisha nga e njejta kompani.

Per info te tjera: http://forum.gsmhosting.com/vbb/index.php

Modifikuar nga Fajtori datė 27/12/2006 ora 19:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 15:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Shtese mbi pergjimet e celulareve.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Si perfundim, nuk ka asnje menyre te sigurte per te pergjuar celularet. [/BLOCKQUOTE]


Me duket se ketu je gabim.
Nga ana teknike nuk di ta shpjegoj, por teorikisht pergjimi i celulareve eshte me se i perdorshmi dhe ky pergjim eshte ne sigurine e plote qofte te menyres qofte te interesit.
E kam fjalen per shtetin e jo per privatin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 16:41
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Re: Shtese mbi pergjimet e celulareve.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
. Nga ana e sigurise celularet jane mjeti me i sigurte qe kam degjuar neper bote sot per sot.


Ehhh, keshtu mendonte edhe Moggi i shkrete ......... .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 17:13
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10674

Ju po flisni per pergjimet shteterore. Kjo eshte natyrale. Nga ana teknike kompania e celulareve krijon nje kopje te linjes se monitoruar per llogari te shtetit. Pastaj shteti monitoron per hesap te vet. Sidoqofte nevojitet firma e prokurorit ose gjykatesit qe kompania e celulareve te aprovoje nje pergjim. Skandali i Telecomit italian erdhi sepse ishin pergjuar disa telefona futbollistesh ne menyre arbitrare nga kompania, pa zbatuar ligjet. Kjo eshte shuuuuume e rende per nje shtet dhe personat qe e bejne hane burg.

Sidoqofte po flisnim per pergjimin privat, i cili eshte i pamundur ose shume i veshtire. Duhen aresye shume te forta qe te blesh nje aparature prej 500 mije dollaresh dhe ti rrish prapa nje personi kudo qe shkon. Keto i bejne qeverite dhe ambasadat, jo privatet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 18:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sidoqofte nevojitet firma e prokurorit ose gjykatesit qe kompania e celulareve te aprovoje nje pergjim.


Mjafton firma e Morattit ose e Proveres dhe cdo gje rregullohet....... .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 19:42
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10674

Ah ti je fondamentalist juventin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 22:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
Inxhinjer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2296

...

Citim:
Po citoj ato që tha juve


Mjafton firma e Morattit ose e Proveres dhe cdo gje rregullohet....... .




Eh, ide konspiratore ka kudo, dhe ti nuk je perjashtim

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 22:55
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Ja si pergjohen celularet

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.