Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > NĖNĖ TEREZA PREJ KALKUTE - 10 vjetori i vdekjes
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

NĖNA TEREZA PREJ KALKUTE - 10 vjetori i vdekjes

NËNA TEREZA PREJ KALKUTE
[27 gusht 1910 -5 shtator 1997]







“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".
Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".
Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916.
Nëna Terezë
Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.
Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.
Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.
Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.
Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.
Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.
Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".
Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.
Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.
Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.




__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Modifikuar nga Lela_Dr datė 05/09/2007 ora 13:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2007 12:55
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Ja dhe disa vargje te bukura te saj:

Jeta eshte nje mundesi:
KAPE.
Jeta eshte nje bukuri:
ADMIROJE!
Jeta eshte nje enderr:
REALIZOJE!
Jeta eshte nje detyre:
PLOTESOJE!
Jeta eshte nje loje:
LUAJE!
Jeta eshte nje mister:
NJIHE!
Jeta eshte nje premtim:
MBAJE!
Jeta eshte nje dhimbje:
KAPERCEJE!
Jeta eshte nje kenge:
KENDOJE!
Jeta eshte nje lufte:
LUFTOJE!
Jeta eshte nje aventure:
SFIDOJE!
Fryti i heshtjes eshte:
LUTJA.
Fryti i lutjes eshte:
BESIMI.
Fryti i besimit eshte:
DASHURIA.
Fryti dashurise eshte:
SHERBIMI.



__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2007 13:01
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Ne fakt asnje se meriton me shume te jete midis figurave te shquara sesa kjo grua me trup te vogel por me shpirt te madh... sot ajo eshte meshirimi i bamiresise e dashurise per njeriun ...

dhe pse tashme ajo i perket te gjithe botes une jam krenare qe kishte gjak shqiptari


__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2007 15:04
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pleshtja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/06/2007
Vendbanimi: U.S.A
Mesazhe: 196

Zoti e bekofte shpirtin tend moj nene e dashur....

__________________
If you plan for nothing - you will surely get there.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2007 20:47
Pleshtja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pleshtja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pleshtja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Pleshtja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pleshtja Shto Pleshtja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pleshtja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Revista Time zbulon letrat e Nënë Terezës
Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza shkoi në Oslo. E veshur me veshjen e saj të zakonshme dhe sandale në temperaturat nën zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin më të lartë, çmimin Nobel . Në fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirësisë së të cilës ishte rritur nga një marrëzi e një gruaje të vetme në Kalkuta në vitin 1948, në një fener botëror të kujdesit për të tjerë duke mohuar kujdesin për veten, dha një mesazh që bota ishte mësuar ta dëgjonte prej saj.
“Nuk mjafton që ne të themi, ‘Unë e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim’”. Ajo dënoi abortin dhe u shpreh e pikëlluar për varësinë e të rinjve nga droga në Perëndim. Më në fund, ajo sugjeroi që Krishtlindjet që ishin në prag duhet t’i kujtonin botës që, “reflektimi i gëzimit është real”, sepse Krishti është gjithkund. “Krishti është në zemrat tona, Krishti është në varfërinë që hasim çdo ditë, Krishti është në buzëqeshjet që japim dhe ato që marrim”.

Por pavarësisht kësaj, tre muaj më parë, në një letër që ia drejtonte një të besuari shpirtëror, atë Michael van der Peet, letër kjo që vetëm tani është bërë publike, ajo shkruante me një familjaritet të lodhur për një Krisht ndryshe, një Krisht që mungonte. “Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë. Dua që të lutesh për mua, që ta lë Atë që të ketë dorë të lirë”, i shkruante ajo atij. Letrat e saj janë shumë joharmonike. Të marra së bashku ato japin figurën e një portreti befasues të kontradiktave me veten, atë të një ikone të madhe të 100 viteve të fundit, veprat e shquara, të së cilës dukeshin në mënyrë të pazgjidhshme të lidhura me afërsinë e saj me Zotin. Një libër i ri i titulluar në mënyrë të joarmiqësore “Nënë Tereza: Ji drita ime”, përbëhet kryesisht nga korrespondenca ndërmjet Terezës dhe rrëfyesve dhe superiorëve të saj në një periudhë rreth 66-vjeçare. Në këtë libër shfaqet sfondi shpirtëror i një jete të njohur më së shumti nëpërmjet veprave. Letrat, shumë prej tyre të ruajtura kundër dëshirës së saj (ajo kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, por kisha e saj nuk e kishte zbatuar këtë dëshirë), dëshmojnë se për pothuajse gjysmëshekulli të jetës së saj ajo nuk e kishte ndier prezencën e Zotit – apo siç shkruan redaktori i librit, atë Brian Kolodiejchuk, “as në zemër dhe as në rite”.

Ajo mungesë duket se ka filluar në të njëjtën kohë kur ajo filloi të kujdesej për të varfrit dhe të sëmurët për vdekje në Kalkutë, dhe, përveç një pushimi 5-javor në vitin 1959, kurrë nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjë e qeshur në publik, Tereza e letrave jetoi në një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme shpirtërore. Në më shumë se 40 letra, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë publikuar kurrë, ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo e përjeton eksperiencën me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë. Ajo është mjaft e ndërgjegjshme për mospërputhjen mes gjendjes së brendshme dhe sjelljes publike. “Buzëqeshja”, shkruan ajo, është “një maskë” apo një mantel që mbulon gjithçka. Në mënyrë të ngjashme, ajo pyet nëse është përfshirë në mashtrime verbale. “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”. Reverend James Martin, një redaktor i revistës jezuite “America” dhe autori i “Jeta ime me shenjtorët”, një libër që merret me raportet e shkurtra në vitin 2003 të dyshimeve të Terezës thotë: “Nuk kam lexuar kurrë jetën e asnjë shenjtori, ku shenjtori të ketë një errësirë kaq të thellë shpirtërore. Askush s’e dinte se ajo po vuante”. Kolodiejchuk, redaktori i “Eja bëhu drita ime”, kujton: “Kam lexuar një letër të Motrave (të misionareve bamirëse të Terezës), dhe gojët e tyre u hapën. Do t’i japin një dimension krejt të ri mënyrës si njerëzit e kuptojnë atë”.

Libri vështirë se është puna e ndonjë reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencën e Terezës. Kolodiejchuk, një anëtar i Misionit të Bamirësisë, është përgjegjësi për kërkesën e shenjtërisë së saj dhe mbledhjes së materialeve mbështetëse. (Deri tani ajo është lumturuar; hapi tjetër është kanonizimi). Letrat në libër janë mbledhur si pjesë e këtij procesi.

Dy katolikë shumë të ndryshim parashikojnë se libri do të jetë një pikë referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit të Teologjisë në Universitetin konservator “Ave Maria” në Florida, mendon se “Eja bëhu drita ime”, do të renditet me “Rrëfim” të St. Augustine dhe “Mali me katër kate” të Thomas Merton, si një autobiografi me theks shpirtëror. Martini i Amerikës, një institucion më shumë liberal, e quan librin “një shërbesë e re për Nënë Terezën, një shërbesë e shkruar e jetës së saj të brendshme”, dhe thotë: “Mund të kujtohet në mënyrë po kaq të rëndësishme si shërbesa ndaj të varfërve. Do të jetë një shërbesë ndaj njerëzve që kanë përjetuar dyshim, mungesë të Perëndisë në jetën e tyre. Dhe e dini se kush janë këta? Gjithkush. Ateistët, dyshuesit, kërkuesit, besimtarët, kushdo”.

Jo të gjithë ateistët dhe dyshuesit do të jenë dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnë se paaftësia e Terezës për të perceptuar Krishtin në jetën e saj nuk do të thotë se Ai nuk është atje. Në të vërtetë, ata e shohin mungesën si pjesë të dhuratës hyjnore që e aftësoi atë të bëjë një punë të madhe. Por për kategorinë e kuadrove ateistë amerikanë, ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezës më shumë si gruaja në këngën tipike “countri”, e cila mban një pishtar për burrin e saj 30 vjet pasi ai është larguar të blejë një pako cigaresh dhe kurrë nuk është kthyer. Christopher Hitchens, autori i “Pozita e misionarit”, një polemikë e ashpër për Terezën, dhe kohët e fundit i manifestës ateiste “Perëndia nuk është i madh”, thotë: “Feja është një prodhim njerëzor dhe se kura e saj për rrëfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin që ajo kishte gërmuar për vete”. Ndërkohë, ata që e njihnin energjinë e jashtëzakonshme të buzëqeshjes së Nënës mund ta diagnostikojnë sëmundjen e saj më pak si një dhuratë të Perëndisë se sa si tentativë të nën-ndërgjegjshme për llojin më radikal të përulësisë: “Ajo e dënoi veten me një dështim gjymtues për të ekuilibruar sukseset e mëdha”.

“Eja bëhu drita ime” është ajo gjëja e rrallë, një autobiografi pas vdekjes që mund të shkaktojë një rikonsiderim në masë të figurës së madhe publike, në një mënyrë apo në tjetrën. Ngre pyetje për Perëndinë dhe besimin, motorin pas arritjes së madhe, dhe qëndrueshmërinë e dashurisë, hyjnore dhe njerëzore. Këtë e bën jo vetëm në një formë të organizuar dhe të qëllimshme, por si një turli me shënime të dëshpëruara që s’duhet ta shihnin dritën e diellit dhe që do t’i lërë lexuesit edhe më të bindur se është autentike, dhe se ata, në një farë mënyre shokuese, po prekin jetën e vërtetë të brendshme të një shenjti modern.


Letrat e nene terezes

Ø Jezusi: Do refuzosh ta bësh një gjë të tillë për mua?... Ti je bërë Gruaja ime për dashurinë time – ti ke ardhur në Indi për Mua. Etja që ke
për shpirtrat të solli këtu. A ke frikë të bësh një hap më tepër për Bashkëshortin tënd, për mua, për shpirtrat? A është ftohur bujaria jote? A jam dytësor për ty?

Ø Tereza: Jezus, Jezusi im, Unë jam vetëm Jotja. Unë jam aq budallaqe. Unë nuk e di çfarë të them, por bëj me mua atë që Ti dëshiron, ashtu si Ti dëshiron, për aq kohë sa dëshiron. Por, pse unë nuk mund të jem si gjithë të tjerët?

Ø Jezusi: Unë dua që Murgeshat Indiane, Misionaret e Bamirësisë, të jeni zjarri im i dashurisë ndër të varfrit, të sëmurët, ata që po vdesin dhe fëmijët e vegjël… E di se je personi më i paaftë, i dobët e mëkatar, por pikërisht se je kështu, dua të të përdor për lavdinë Time. A do të refuzosh?
Në një dialog lutësor rrëfyer
Kryepeshkopit Ferdinand Perier, Janar 1947

Ø Më thuaj Atë, pse ka aq shumë errësirë dhe dhimbje në shpirtin tim?
Drejtuar atë Lawrence Picachy, Gusht 1959

Ø Të lutem shkatërroji të gjitha letrat apo çdo gjë që unë kam shkruar.
Drejtuar: Picachy, prill 1959

............

Letrat e nene terezes

Ø Zot, Perëndia ime, kush jam unë që Ti të më falësh? Fëmija i dashurisë tënde që tani është bërë
më e urryera, ajo që Ti e ke hedhur mënjanë si të padëshirueshme, të padashur. Unë të thërras, unë
kapem pas teje dhe nuk ka Asnjë që të më japë përgjigje, Asnjë ku unë të kapen, jo, Asnjë. Vetëm...
Ku është Besimi im, edhe thellë brenda meje, s’ka asgjë, përveç boshllëkut dhe errësirës. Zoti Im sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur. Unë nuk kam Besim. Unë nuk guxoj t’i pëshpërit këto fjalë dhe mendime që kanë zënë vend në zemrën tim dhe më bëjnë të vuaj në një agoni që s’rrëfehet.
Aq shumë pyetje pa përgjigje jetojnë brenda meje, sa Unë kam frikë t’i zbuloj ato, për shkak të blasfemisë. Nëse ka Zot, të lutem më fal. Kur përpiqem t’i ngre mendimet e mia drejt Parajsës ka vetëm një boshllëk fajësues që i bën mendimet e mia të kthehen në thika të mprehta e të më plagosin shpirtin.
Më kanë thënë që Zoti më do dhe prapë errësira, ftohtësia dhe boshllëku janë aq të mëdha, saqë asgjë nuk e prek shpirtin tim. A mos kam bërë gabim që i jam dorëzuar aq verbërisht Thirrjes së Zemrës së Shenjtë?
Adresuar Jezusit

Ø Nuk e shpreh dot me fjalë mirënjohjen që kam për ty, pikërisht prej mirësisë tënde ndaj meje, për herë të parë… ndër vite. Unë kam filluar ta dua errësirën sepse besoj tashmë se ajo është pjesë e çdo pjese të vogël të Jezusit, errësira dhe dhimbja në tokë. Ti më ke mësuar ta pranoj atë si një pjesë shpirtërore të veprës. Sot kam ndier gëzim të thellë, që Jezusi s’mund të kalojë më në agoni, por se Ai do ta kalojë atë nëpërmjet meje.
Drejtuar Neuner, rreth vitit 1961

Ø Nëse kjo të sjell lavdi, nëse shpirtrat vijnë para teje, me gëzim unë pranoj gjithçka deri në fund të jetës sime.

Jezusit




Gazeta TiranaObserver






__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2007 23:22
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
KRIZA
STREET RACER

Regjistruar: 08/09/2007
Vendbanimi: NE FORUM
Mesazhe: 62

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re mter2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 668 herė.

u shenjterofte emri i nen terezes

__________________
shijoje jeten sikur te jete dita e fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2007 02:26
KRIZA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė KRIZA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me KRIZA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė KRIZA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: KRIZA Shto KRIZA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto KRIZA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kryeministri sh."A.B
FC JUVENTUS

Regjistruar: 11/09/2007
Vendbanimi: KU TE DUASH TI.
Mesazhe: 55

NUK DI CTE THEM PER KETE NENE KAQ TE DASHUR E BUJARE QE SHQIPERIA PATI.BEKUAR QOFTE GJITHMON

__________________
Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2007 23:28
kryeministri sh."A.B nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kryeministri sh."A.B Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kryeministri sh."A.B (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kryeministri sh."A.B Shto kryeministri sh."A.B nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kryeministri sh."A.B nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

---Lela une e kam lexuar librin e saj---por NENE TEREZA KISHTE DYSHIME PER ZOTIN ---qe existon apo jo----ndersa tek KRISHTI AJO BESONTE -----------megjithate ne dyshimin e saj te existenxes se zotit nje nga primatet e kishes katolike --s'me kujtohet emri i tij--e justifikoi duke thene---NATYRA E SAJ DYSHUSE ESHTE DICKA NORMALE PER BESIMTARIN-----dhe ky personalitet vet kur u shpreh per zotin para nja 6 muajsh tha ---SE NE PER ZOTIN NUK MUND TE THEMI AZGJE --NUK MUND TE SHPREHEMI AS EXISTON AS JO---POR NE E PRANOJME ATE SI DICKA QE  E KEMI TE NEVOJSHME------dhe ky dyshim ndaj zotit eshte nje dyshim iluminist,------------megjithate --DYSHIMI I NENE TEREZES -----ESHTE GODITJA ME E FORTE NDAJ ZOTIT------

  ----------- Por do thoja qe studimi qe ka vene DOKTORESH ---LELA--  eshte shume i bukur dhe ME KA NDIHMUAR MUA NE DISKUTIMIN PER ZOTIN------------tamam doktoreshe ---se una isha nje rast urgjent ---------isha ne.................. coma

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2007 04:32
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Ajo Dr mbrapa emrin tim nuk eshte per Doktoreshe por per Durres, por s'ka gje. E vleresoj qe materiali te pelqen.
Sa per Nene Terezen me pelqen ta kujtoj si Bija e Zotit qe ndihmoje te varferit. Per te tjera gjera...nuk na takon ne te flasim.

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2007 12:32
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Ajo Dr mbrapa emrin tim nuk eshte per Doktoreshe por per Durres, por s'ka gje. E vleresoj qe materiali te pelqen.
Sa per Nene Terezen me pelqen ta kujtoj si Bija e Zotit qe ndihmoje te varferit. Per te tjera gjera...nuk na takon ne te flasim.



ha ha ha une thash se ishte si inicial profesioni---po ti e paske si targe makine ha ha ha

lela s'do ti te flasim dakort -----------lol ty nuk ta prish ---------ajjo ishte vertet bija e zotit dhe nusja e krishtit sic thoshte vet----por mbi ye gjitha ajo ishte nje njeri inteligjent me humor shume te holle--------------cka  tregon se ajo ishte nje shpirt plot jete-------------------dhe cfardo te themi ne ajo qendron shume lart dhe te gjithe e nderojne ---------me kujtohet njehere ne nje takim me papa gjon palin ajo i dha nje te forte Papes qe papa ngeli si guak----dhe te gjithe qeshen gjithe shtypi italian foli per nene terezen =-----------ajo ishte nje tip i mprehte  nga mendja-------------Por mua me vjen keq se   shpirti i saj qe ishte plot jete dhe gjalleri---nen ate robe ka vuajtur,shume -------------

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2007 07:35
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > NĖNĖ TEREZA PREJ KALKUTE - 10 vjetori i vdekjes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.