Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare !
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare !

Po e sjell ket artikull k'tu se mu duk shume interesant. Mendoj gjithashtu se edhe njerezit e thjeshte duhet ti dine keto rregulla qe te kuptojne deri ku shkon e drejta e tyre dhe e policeve!
Artikulli marre nga Shekulli

Vendimi, policave u ndalohet pija dhe thashethemet

Pasi “dorëzuan” kallashnikovët, tashmë policët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk është një detyrim moral, por një përcaktim që bën Rregullorja e re Disiplinës së Policisë së Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave.

Fejzi Braushi
Thu, 05 Jun 2008 08:11:00

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin që përcakton rregulloren që duhet të ndjekin policat nga sot e tutje

TIRANË- Pasi “dorëzuan” kallashnikovët, tashmë policët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk është një detyrim moral, por një përcaktim që bën Rregullorja e re Disiplinës së Policisë së Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave. Në kuadër të reformimit dhe përafrimit të strukturës sonë policore me atë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Ministria e Brendshme ka përmirësuar Rregulloren e Brendshme me të cilën policia ka vepruar deri më tani, duke përfshirë në të shumë detyrime dhe norma sjelljeje të reja, të cilat, për një vend të hapur dhe demokratik, duken deri diku edhe qesharake. Në më shumë se 45 nene, të organizuara në gjashtë Kapituj, Rregullorja e re përcakton detyrimet e përgjithshme, veprimet e ndaluara, masat disiplinore dhe shkallët dhe mënyrat e ankimimit për të gjithë efektivët e forcave të policisë, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë dhe deri tek drejtuesi më i lartë, që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Detyrimet e përgjithshme

Personeli i Policisë së Shtetit, me anë të Rregullores së re, gjatë ushtrimit të detyrës që përcakton ligji, është i detyruar të respektojë një sërë normash morale që kanë të bëjnë me ruajtjen e figurës së policit. Polici, nëpërmjet këtyre rregullave të reja, është i detyruar që përveç zbatimit të detyrës së tij në ruajtjen e rendit, të bëjë edhe “fuksin” për kolegun e vet. Kështu, sipas përcaktimeve që bën neni 4 i kësaj rregulloreje, polici është i detyruar të raportojë tek eprori i vet ose tek strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm çdo informacion për të cilin merr dijeni, konstaton ose ka arsye për të dyshuar se punonjësi ose kolegu, ka kryer ose po kryen vepër penale. Të raportojë gjithashtu tek eprorët, çdo ankesë të marrë në lidhje me sjelljen e një punonjësi tjetër të policisë. Gjithashtu, efektivave blu u ndalohet që gjatë kohës që janë në punë të kryejnë ritet fetare, të pinë pije alkoolike, cigare apo dhe lënde narkotike. Një përcaktim tjetër që bën rregullorja e re, është ndalimi i kryerjes së ngacmimeve seksuale për policët dhe mosmarrja e masave për eprorët, në të gjitha rastet që informohen për të. Policëve u ndalohet, ndoshta për herë të parë, dhe marrja me thashetheme, qofshin këto të formës shkresore apo verbale të çfarëdolloj karakteri qofshin ato. Një tjetër përcaktim që bëhet në nenin 5 të kësaj rregulloreje, është ndalimi i qëndrimit të policëve në ambiente ku qëndrojnë individë me precedentë apo të kërkuar nga forcat e rendit. Gjithashtu forcave të policisë, për herë të parë u vihet “kufiri tek thana” edhe përsa i përket marrëdhënieve me mediat, qofshin këto të shkruara ose vizive. Sipas kësaj rregulloreje, polici nuk duhet të komunikojnë apo diskutojnë me mediat, problemet e punës. Forcat e Rendit, tani e tutje, nuk duhet të pranojnë as dhuratat që vijnë nga individë të ndryshëm, për shkak të shërbimit si policë. Rregullorja përcakton normat e sjelljes së policit edhe jashtë orarit të punës, ku natyrisht, një nga pikat kryesore ka të bëjë me kërkesën se polici duhet të ketë sjellje të mirë dhe dinjitoze në jetën e tij private.

Masat disiplinore

Për të gjitha shkeljet e rregullave të përcaktuara më lart në Rregulloren e re, përcaktohen dhe masat përkatëse sipas shkallës së rëndësisë. Kështu, për të gjitha shkeljet e konsideruara në rregullore si të lehta, parashikohen vetëm masa jodisiplinore, siç është këshillimi dhe trajnimi i detyrueshëm. Ndërsa për të gjitha shkeljet e rënda disiplinore, si fshehja dhe asgjësimi i ankesave të qytetarëve, kryerja e veprimeve të pahijshme, dhënia e informacioneve, pranimi i dhuratave, apo edhe mospranimi për t’u identifikuar kur atë e kërkon qytetari, dënohen me masa të rënda disiplinore që fillojnë nga vërejtjet, paralajmërimet, gjobat dhe deri tek përjashtimi nga policia. Për rastet kur ankesa bëhet për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, masën e merr Ministri i Brendshëm.

Polici është i ndalur:

Të punësohet në veprimtari private të cilat pengojnë plotësimin e kërkesave të detyrës.

Të kryejë ngacmime seksuale apo si drejtues të mos marrë masa kur konstaton ose vihet në dijeni për ngacmime seksuale.

Të kryejë rite fetare gjatë kohës që është në punë, në shërbim me uniformë ose në ambientet e policisë, me përjashtim të përfaqësimeve zyrtare ose të ceremonive të organizuara në rast martesash dhe vdekjesh.

Të përdorë pije alkoolike kur është në detyrë ose kur është me uniformë, përveç rasteve për kryerjen e detyrave të veçanta.

Të shoqërohet apo të qëndrojë me persona, për të cilët duhet të ketë dijeni për shkak të funksionit, se janë persona me precedentë kriminalë dhe të qëndrojë në vende ku dihet se qëndrojnë persona të tillë. Në rastin e lidhjeve të ngushta shoqërore, punonjësi duhet të evitojë sa më tepër të jetë e mundur, kontaktet me këta persona.

Të shprehi kritika publike për Policinë, të nxisë ose të përsërisë thashetheme në formë shkresore, elektronike apo verbale që cenojnë imazhin e institucionit apo personalitetin e punonjësve.

Të mos diskutojë me median apo me persona të tjerë për çdo lloj informacioni që lidhet me zbulimin e veprave penale, pa lejen e eprorit.

Të publikojë në media apo të bëhet korrespondent i saj në emër të policisë, për çështje që kanë të bëjnë me Policinë.

Të kërkojë ose të pranojë shpërblim në të holla, ose në mënyra të tjera, të dhuruara si rezultat i çfarëdo shërbimi policor.

Të mbajë armën në mënyrë të dukshme për publikun, kur është pa uniformë.

Të përdorë lëndë dhe substanca të paligjshme narkotike.

Të pijë duhan në ambientet e ndaluara me ligj, si dhe gjatë shërbimit.

Të paraqitet në detyrë në gjendje të dehur ose nën efektet e substancave stimuluese, me përjashtim të rasteve të rekomanduara nga mjeku.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 09/07/2008 ora 17:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 15:10
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Pak si vone qenkan kujtua rper keto rregulla qeveria .Mungon nje regull kryesor te kene te pakten 8 klase shkolle se gjen nga ato qe nuk dine te lexojne emrin ne pashaport .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 17:35
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Pak si vone qenkan kujtua rper keto rregulla qeveria .Mungon nje regull kryesor te kene te pakten 8 klase shkolle se gjen nga ato qe nuk dine te lexojne emrin ne pashaport .

Bionde e kuptoj ironine tende, por sigurisht ai rregull duhet te kete qene me perpara. Mendoj se qe te jesh polic, duhet me para te kesh mbaruar te pakten akademine e rendit!
Megjithate mendoj qe keto rregullat e reja kryesorja eshte te zbatohen dhe keshtu te futet gjithe shoqeria ne rrjedhen e rrespektimit te lirive dhe detyrave!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 18:55
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kur kujtoj policet e vendit tim, me vjen per te qeshur.50% e tyre jane turpi i vendit tone ne te gjitha aspektet.40% jane te korruptuar lamashe dhe 10% krye te korruptuar e kriminele.Ata jane nje bande bazhibozukesh me nje fjale.Pjesa e 50%-shit jane ate qe genjehen me nje kocke si puna e qenit.40%-shi jane ata qe te bejne presion e te friksojne per te te rjepur.!0%- shi jane drejtues policie qe i rrahin,torturojne dhe vjedhin shqiptaret ne menyren me te paskrupullt.Ndonjehere bile i lene me te meta mendore ose edhe ju marrin jeten.
Mire kane bere qe i kane vendosur ato rregulla,mbase dicka ndryshon per mire.Nga njohurite e mia per policine britanike nuk kerkohet patjeter te kesh mbaruar nje shkolle policie.E mjaftueshme eshte secondary school,nje figure e paster , njohja dhe zbatimi i legjislacionit per te drejtat dhe detyrat si punonjes policie.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2008 15:04
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Kur kujtoj policet e vendit tim, me vjen per te qeshur.50% e tyre jane turpi i vendit tone ne te gjitha aspektet.40% jane te korruptuar lamashe dhe 10% krye te korruptuar e kriminele.Ata jane nje bande bazhibozukesh me nje fjale.Pjesa e 50%-shit jane ate qe genjehen me nje kocke si puna e qenit.40%-shi jane ata qe te bejne presion e te friksojne per te te rjepur.!0%- shi jane drejtues policie qe i rrahin,torturojne dhe vjedhin shqiptaret ne menyren me te paskrupullt.Ndonjehere bile i lene me te meta mendore ose edhe ju marrin jeten.
Mire kane bere qe i kane vendosur ato rregulla,mbase dicka ndryshon per mire.Nga njohurite e mia per policine britanike nuk kerkohet patjeter te kesh mbaruar nje shkolle policie.E mjaftueshme eshte secondary school,nje figure e paster , njohja dhe zbatimi i legjislacionit per te drejtat dhe detyrat si punonjes policie.



ske cte shtosh ma se i thene te gjithe respekte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2008 15:07
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Re: Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare !

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Po e sjell kete artikull ktu se mu duk shume interesant. Mendoj gjithashtu se edhe njerezait e thjeshte duhet ti dine keto rregulla qe te kuptojne deri ku shkon e drejta e tyre dhe e policeve!
Artikulli marre nga Shekulli

Vendimi, policave u ndalohet pija dhe thashethemet

Pasi “dorëzuan” kallashnikovët, tashmë policët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk është një detyrim moral, por një përcaktim që bën Rregullorja e re Disiplinës së Policisë së Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave.

Fejzi Braushi
Thu, 05 Jun 2008 08:11:00

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin që përcakton rregulloren që duhet të ndjekin policat nga sot e tutje

TIRANË- Pasi “dorëzuan” kallashnikovët, tashmë policët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk është një detyrim moral, por një përcaktim që bën Rregullorja e re Disiplinës së Policisë së Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave. Në kuadër të reformimit dhe përafrimit të strukturës sonë policore me atë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Ministria e Brendshme ka përmirësuar Rregulloren e Brendshme me të cilën policia ka vepruar deri më tani, duke përfshirë në të shumë detyrime dhe norma sjelljeje të reja, të cilat, për një vend të hapur dhe demokratik, duken deri diku edhe qesharake. Në më shumë se 45 nene, të organizuara në gjashtë Kapituj, Rregullorja e re përcakton detyrimet e përgjithshme, veprimet e ndaluara, masat disiplinore dhe shkallët dhe mënyrat e ankimimit për të gjithë efektivët e forcave të policisë, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë dhe deri tek drejtuesi më i lartë, që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Detyrimet e përgjithshme

Personeli i Policisë së Shtetit, me anë të Rregullores së re, gjatë ushtrimit të detyrës që përcakton ligji, është i detyruar të respektojë një sërë normash morale që kanë të bëjnë me ruajtjen e figurës së policit. Polici, nëpërmjet këtyre rregullave të reja, është i detyruar që përveç zbatimit të detyrës së tij në ruajtjen e rendit, të bëjë edhe “fuksin” për kolegun e vet. Kështu, sipas përcaktimeve që bën neni 4 i kësaj rregulloreje, polici është i detyruar të raportojë tek eprori i vet ose tek strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm çdo informacion për të cilin merr dijeni, konstaton ose ka arsye për të dyshuar se punonjësi ose kolegu, ka kryer ose po kryen vepër penale. Të raportojë gjithashtu tek eprorët, çdo ankesë të marrë në lidhje me sjelljen e një punonjësi tjetër të policisë. Gjithashtu, efektivave blu u ndalohet që gjatë kohës që janë në punë të kryejnë ritet fetare, të pinë pije alkoolike, cigare apo dhe lënde narkotike. Një përcaktim tjetër që bën rregullorja e re, është ndalimi i kryerjes së ngacmimeve seksuale për policët dhe mosmarrja e masave për eprorët, në të gjitha rastet që informohen për të. Policëve u ndalohet, ndoshta për herë të parë, dhe marrja me thashetheme, qofshin këto të formës shkresore apo verbale të çfarëdolloj karakteri qofshin ato. Një tjetër përcaktim që bëhet në nenin 5 të kësaj rregulloreje, është ndalimi i qëndrimit të policëve në ambiente ku qëndrojnë individë me precedentë apo të kërkuar nga forcat e rendit. Gjithashtu forcave të policisë, për herë të parë u vihet “kufiri tek thana” edhe përsa i përket marrëdhënieve me mediat, qofshin këto të shkruara ose vizive. Sipas kësaj rregulloreje, polici nuk duhet të komunikojnë apo diskutojnë me mediat, problemet e punës. Forcat e Rendit, tani e tutje, nuk duhet të pranojnë as dhuratat që vijnë nga individë të ndryshëm, për shkak të shërbimit si policë. Rregullorja përcakton normat e sjelljes së policit edhe jashtë orarit të punës, ku natyrisht, një nga pikat kryesore ka të bëjë me kërkesën se polici duhet të ketë sjellje të mirë dhe dinjitoze në jetën e tij private.

Masat disiplinore

Për të gjitha shkeljet e rregullave të përcaktuara më lart në Rregulloren e re, përcaktohen dhe masat përkatëse sipas shkallës së rëndësisë. Kështu, për të gjitha shkeljet e konsideruara në rregullore si të lehta, parashikohen vetëm masa jodisiplinore, siç është këshillimi dhe trajnimi i detyrueshëm. Ndërsa për të gjitha shkeljet e rënda disiplinore, si fshehja dhe asgjësimi i ankesave të qytetarëve, kryerja e veprimeve të pahijshme, dhënia e informacioneve, pranimi i dhuratave, apo edhe mospranimi për t’u identifikuar kur atë e kërkon qytetari, dënohen me masa të rënda disiplinore që fillojnë nga vërejtjet, paralajmërimet, gjobat dhe deri tek përjashtimi nga policia. Për rastet kur ankesa bëhet për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, masën e merr Ministri i Brendshëm.

Polici është i ndalur:

Të punësohet në veprimtari private të cilat pengojnë plotësimin e kërkesave të detyrës.

Të kryejë ngacmime seksuale apo si drejtues të mos marrë masa kur konstaton ose vihet në dijeni për ngacmime seksuale.

Të kryejë rite fetare gjatë kohës që është në punë, në shërbim me uniformë ose në ambientet e policisë, me përjashtim të përfaqësimeve zyrtare ose të ceremonive të organizuara në rast martesash dhe vdekjesh.

Të përdorë pije alkoolike kur është në detyrë ose kur është me uniformë, përveç rasteve për kryerjen e detyrave të veçanta.

Të shoqërohet apo të qëndrojë me persona, për të cilët duhet të ketë dijeni për shkak të funksionit, se janë persona me precedentë kriminalë dhe të qëndrojë në vende ku dihet se qëndrojnë persona të tillë. Në rastin e lidhjeve të ngushta shoqërore, punonjësi duhet të evitojë sa më tepër të jetë e mundur, kontaktet me këta persona.

Të shprehi kritika publike për Policinë, të nxisë ose të përsërisë thashetheme në formë shkresore, elektronike apo verbale që cenojnë imazhin e institucionit apo personalitetin e punonjësve.

Të mos diskutojë me median apo me persona të tjerë për çdo lloj informacioni që lidhet me zbulimin e veprave penale, pa lejen e eprorit.

Të publikojë në media apo të bëhet korrespondent i saj në emër të policisë, për çështje që kanë të bëjnë me Policinë.

Të kërkojë ose të pranojë shpërblim në të holla, ose në mënyra të tjera, të dhuruara si rezultat i çfarëdo shërbimi policor.

Të mbajë armën në mënyrë të dukshme për publikun, kur është pa uniformë.

Të përdorë lëndë dhe substanca të paligjshme narkotike.

Të pijë duhan në ambientet e ndaluara me ligj, si dhe gjatë shërbimit.

Të paraqitet në detyrë në gjendje të dehur ose nën efektet e substancave stimuluese, me përjashtim të rasteve të rekomanduara nga mjeku.



 

 

Me bere te flas ne tel me kete gazetarin me larte se 12 vjet shkolle kemi bere bashke( e kisha nje bange pas meje se eshte shume i gjate) ndersa kur ishim ne kopesht ishim njesoj me gjatesi...

Ndersa per temen nuk kam cfare te shtoj tjeter se i tha te gjitha IQVLORA por besoj se mire po ecen shqiperia, mbas 18 vjeteve te tjere te presim ndonje ligj tjeter se keshtu vajti kjo pune prit gomar te mbije bar...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2008 17:33
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė halfgang Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: halfgang Shto halfgang nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto halfgang nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

[QUOTE]Po citoj ato që tha IQVLORA
[B]Kur kujtoj policet e vendit tim, me vjen per te qeshur.50% e tyre jane turpi i vendit tone ne te gjitha aspektet.40% jane te korruptuar lamashe dhe 10% krye te korruptuar e kriminele.Ata jane nje bande bazhibozukesh me nje fjale.Pjesa e 50%-shit jane ate qe genjehen me nje kocke si puna e qenit.40%-shi jane ata qe te bejne presion e te friksojne per te te rjepur.!0%- shi jane drejtues policie qe i rrahin,torturojne dhe vjedhin shqiptaret ne menyren me te paskrupullt.Ndonjehere bile i lene me te meta mendore ose edhe ju marrin jeten.


HAHAHA mere shtruar o iqvlora se sjane te gjithe ashtu ,jane 300 police te vrare ne krye te detyres gjate viteve 1990-2008,ku ti futim keta? te lamashet apo kriminelet?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2008 03:19
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ju ka zene rrota bishtin.Ju ka rene fati i keq qe t'i dergojne me sherbim.Pse mos kujton ti miku im se ata nuk kane bere si te tjeret?Po te jape nje shembull.Ish oficerin e ushtrise,i cili u be polic ne vitet e ndrrimit te regjimeve( 1996-1997) dhe para 20 ditesh Berisha e beri deshmor e kam njohur mire.Ky quhej Gjergj Mehmeti.Ka punuar ne komisariatin e Tepelenes gjer me 1996 dhe pastaj ne qytetin tim.Kur ishte ne Tepelene eshte njohur nga banoret e atij qyteti dhe fshatrave si nje dallaveraxhi me damke.Ka rrahur,torturuar qytetaret,ju ka kontrolluar e hedhur permbys shtepite e disa qytetareve pa patur nje mandat te till nga prokuroria apo gjykata,vetem e vetem per te perfituar ne menyre te pandereshme.Fati i tij i keq qe e pesoi ne Qafen e Gjashtes me 1997 dhe u dogj nga banditet e Gjolek Malajt dhe disa korofillak pro grek te Sarandes.Para 20 ditesh Berisha e beri deshmor.Ndodh edhe keshtu.Une duke i ditur bemat e tij te dhashe nje shembull.Ai sot eshte deshmor,nga ata qe me permend ti,por po ta them une qe nuk ka qene burr i mire,por i molepsur ne pislleqe.
te kuptohemi ketu:''shi rrushi rrushin e piqu''.Shembull eshte Gerdeci!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


PS: Te kam cuar nje PM dhe nuk me ke kthyer pergjigje.Mesa duket ke qene i zene dhe mungesa jote eshte ndjere edhe ne FH.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 07/06/2008 ora 12:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2008 12:02
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
FredUS
Anetar i ri

Regjistruar: 29/04/2008
Vendbanimi: Amerike
Mesazhe: 5

Question

Policia Shqiptare

Desha te shtoja qe te behesh Polic nuk esht e then te kesh mbaruar akademin,,mjafton nje trajnim i duhur dhe Shkolla e mesme si minimum. Ata qe mbarojne akademin jane me Oficera,, persa i perket shkeljeve qe policat mund te kryejne, disiplina duhet te jete me e rrept, pezullim nga puna per disa kohe deri ne perjashtim te plot.

dhe kush eshte ai koleg qe do fuksoj kolegun,

megjithate nje reformim i tille do 100 vjet per Shqiperine, duhet et kalojne 2 breza qe te behet nje pastrim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Qershor 2008 12:52
FredUS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė FredUS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me FredUS (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: FredUS Shto FredUS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto FredUS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Vendimi, pagat e reja të policisë

Lindita Çela Shekulli
Wed, 06 Aug 2008 08:24:00

Këshilli i Ministrave ka vendosur sistemin e ri të pagave, sipas gradave për rreth 17 mijë punonjës policie

Rritja sipas gradave të reja në Policinë e Shtetit, deri në 10 për qind. Ndryshohet drafti i policisë

TIRANË-Qeverisë shqiptare i janë dashur dy muaj për të vendosur sistemin e ri të pagave, në përputhje me gradat e reja për punonjësit e policisë së shtetit. Megjithëse prej kohësh, drafti i hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, në përputhje me sistemin e ri të gradave ka kohë që gjendet në duart e ekspertëve të kryeministrisë, vetëm dje Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e sistemit të ri të pagave.

Në bazë të vendimit të qeverisë, rreth 17 mijë punonjësit e policisë do të kenë një rritje të pagës së tyre deri në 10 për qind.Miratimi i pagesës së efektivave të policisë është bërë në funksion të gradave, ndërkohë që përcaktohen dhe niveli i shtesave për detyrat përkatëse të çdo punonjësi në Policinë e Shtetit. E ndërsa në vendim parashikohen rritja e pagesës së punonjësve të policisë, duke filluar që nga grada e nëninspektorit deri tek drejtori i Përgjithshëm, për policët e rolit bazë pritet që të ketë një rritje standarde prej 5 për qind të pagës. Rritje të pagës në një vlerë prej 10 mijë lekësh do të kenë edhe ata punonjës të policisë së shtetit, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të policisë.

Propozimet e Policisë së Shtetit kanë qenë tepër të “fryra” për qeverinë, edhe pse prej kohësh kanë premtuar trajtim më të mirë financiar për punonjësit e policisë. Burime të Drejtorisë së Policisë bëjnë të ditur se nuk është miratuar propozimi i paraqitur prej tyre, por drafti i kaluar nëDepartamentin e Administratës Publike.

Sipas të njëjtave burime mësohet se në duart e kryeministrit janë paraqitur rreth katër drafte, ku gjatë ditës së djeshme është miratuar vendimi që parashikon rreth 10 për qind të rritjes së pagesës së efektivave të policisë së shtetit, në përputhje me sistemin e ri të gradave. Kështu në bazë tëmbështetjes të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 88, të ligjit nr.9749,datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka vendosur që 34 000 lekë do të jetë rroga bazë e një nëninspektori në policinë e shtetit. Pagat rriten në mënyrë progresive, me rritjen e gradës.

Vendimi i qeverisë përcaktonpagesën bazë për të katër nivelet e uniformave blu, klasifikim i cili bëhet në bazë të sistemit të ri të gradave. Në tabelën e pagave të reja janë përcaktuar edhe shpërblimet për vjetërsi në punë si dhe për vështirësi në detyrë. I gjithë niveli i pagës së efektivave të policisë është i përcaktuar pikërisht në këtë formë. Drafti përcakton rrogën bazë dhe më pas shtesa për funksione dhe detyra të ndryshme që kanë inspektorët, kryeinspektorët,komisarët e deri tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, rroga bazë e të cilit është 115 000 lekë të reja.

Nga ajo sa shpjegojnë burime të policisë së shtetit thuhet se nga ky sistem do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagesës në nivelet e ulta të uniformave blu. Ndërsa pika e katërt e këtij vendimi të qeverisë parashikon përfitimin e punonjësve të policisë nga vjetërsia e punës. “ Punonjësi i Policisë së Shtetit, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetësi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë, të gradës pasardhëse”,-thuhet në vendim.

Informatika

“Specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në Policinë e Shtetit, që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh mbi pagën mujore të gradës përkatëse”-thuhet në vendimin e këshillit të Ministrave.

HIERARKIA

Ligji për gradat në Policinë e Shtetit

Gradat në Policinë e Shtetit shprehin hierarkinë që ekziston midis personelit që punon në këto struktura. Sipas specialistëve që kanë hartuar ligjin, “Grada” është shprehje e nivelit të ndërmjetëm brenda rolit që përmban cilësitë dhe ushtrimin e funksioneve në përputhje me hierarkinë në strukturën e policisë. Sipas ligjit që vepron aktualisht, gradat janë ndarë në rol bazë, të mesëm, të lartë dhe madhor.

Punonjësit që janë pjesë të strukturës së rolit të mesëm, duhet të kenë gradat e nëninspektorit, inspektorit dhe kryeinspektorit. Më pas, po sipas ndarjes sipas roleve, vijnë ata punonjës që përfshihen në rolin e lartë. Këta të fundit përfitojnë gradat nënkomisar, komisar dhe kryekomisar. Në fund janë dhe gradat më të larta që bëjnë pjesë sipas hierarkisë së përcaktuar në rolin madhor. Këto janë personat që përfitojnë gradat drejtues dhe drejtues i parë. Për të qenë pjesë e strukturave të larta në Policinë e Shtetit duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar ligjore, që është shprehur qartë në ligjin për gradat e policisë.

Sipas këtij ligji, në momentin që një person mbaron arsimin e lartë që është Akademia e Rendit dhe përfshihet në strukturat e policisë, merr automatikisht gradën “agjent”. Më pas kërkesa për të marrë një gradë më të lartë shqyrtohet nga komisioni përkatës dhe në varësi të gradës që kërkohet, punonjësi i policisë duhet të plotësojë kritere dhe kushte të ndryshme. Zakonisht përveç aftësive personale dhe vlerësimit të punës në momentin që një punonjës kërkon gradë më të lartë duhet të plotësojë dhe kushtin për vjetërsinë e punës.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2008 13:03
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.