Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kriminelet shqiptare i strehon... Anglia (fluturon, fluturon, fluturon... gomari)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10664

Kriminelet shqiptare i strehon... Anglia (fluturon, fluturon, fluturon... gomari)

Ne lajmet e djeshme shqiptare spikat nje paradoks i vecante. Eshte rasti i rreth 100 krimineleve shqiptare qe pasi kryejne vrasje dhe krime te ndryshme largohen nga Shqiperia per tu strehuar ne vendet me drejtesi "te zhvilluar". Ndodh pastaj qe Anglia te refuzoje ekstradimet e krimineleve te tille, te cilet dora dores fitojne ndonjehere edhe nenshtetesine britanike duke u hequr si kosovare.

Qe Anglia eshte bere djep i krimeneleve dhe kriminalitetit shqiptar kjo nuk do shume mend. Por ajo qe nuk kuptohet nga zyrtaret britanike eshte se Shqiperia po sabotohet nga vete vendet "e kulluara" perendimore, te cilat nuk lejojne qe drejtesia tradicionale te vihet ne vend. Per keto aresye shteti yne behet i pafuqishem, nderkohe qe njerezit gjejne zgjidhje ne drejtesine vetjake, sic eshte gjakmarrja.

Institucionet angleze po bejne gabime te ngjashme me ato te Italise ne vitet '90, kur sentimentet e gjynafit popullor penguan gjykimin e kthjellet te krimineleve dhe cuan ne paragjykimet raciste qe vazhdojne akoma dhe sot. Fundja racizmi ndaj shqiptareve eshte vetem nje menyre mbrojtje e cilitdo populli qe keqtrajtohet dhe perdoret si baze kriminale apo vend strehimi. Gezeta Daily News ka publikuar nje artikull qe ve ne pah mashtrimet e shqiptareve qe shtiren si kosovare. Megjithese shume emigrante punojne ne menyre te ndershme dhe genjejne thjesht per te fituar dokumentat, duhet pranuar se te njejtat menyra po perdoren edhe nga super-kriminelet e regjur qe perzihen me hallexhinjte. Per hir te respektit historik ndaj drejtesise, apo per hir te respektit ndaj popullit kosovar, do ishte mire qe edhe ato nenshtetesi te dhena deri sot nga vendet perendimore te rivleresohen nga fillimi. Ne kete menyre njerezve te ndershem mund ti ri-jepet nenshtetesia pasi kane treguar pastertine e dosjes kriminale ne gjithe Evropen, ndersa mashtruesit mund te ri-atdhesohen dhe te lajne borxhet me drejtesine e vendit ku kane kryer krimin.

Daily News:
80 foreign murderers welcomed to Britain: Albanian killers allowed to stay despite being on Interpol 'wanted' list

Crackdown on Albanians who lied about fleeing Kosovo war

Ne kushte te tilla eshte mese e pranueshme qe sherbimet sekrete shqiptare te nderhyjne direkt ne Angli duke eleminuar kriminelet me vrasje direkte. Eshte nje forme drejtesie qe shtetet e aplikojne dora dores ne raste ekstreme. Dhe duke qene se mungesa e drejtesise ne Shqiperi po mban mbrapa 3 milione shqiptare (dhe po detyron 2 milione te tjere te ikin nga Shqiperia) kthimi i drejtesise ne vend eshte me interes te gjere kombetar, pra mund te shihet si nevoje ekstreme. Vetem ne kete menyre shteti mund te quhet shtet dhe besimi tek institucionet shteterore mund te vihet ne vend.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 26/01/2009 ora 11:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2009 11:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Une qe kam njohur disa syresh mendoj se jane me shume se 100.Nja 250 e mos me teper.Shumica e tyre kane vrare dhe jane ne hasmeri per gjaqe.Qe te gjithe jane nga veriu i Shqiperise.Te gjithe jane regjistruar me emra dhe mbiemra te rreme,por fytyren e kane te vertete.Duke degjuar per bemat e drejtesise sone qe eshte e korruptuar drejtesia britanike ka vendosur te mos i perfill kerkesat e drejtesise shqiptare per ekstradim.keshtu ka bere edhe Suedia,belgjika,Zvicra e ndonje vend tjeter.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2009 22:31
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4812

Per te mos ta zgjatur shume , e njejta gje eshte edhe ketu ne NY, e me egzaktesisht ne Bronx. Edhe un njoh shume !

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2009 03:09
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8898

Shume i rende ky artikull.

Fakti eshte qe shqiptaret kane nje kriminalitet mjaft te larte. KJo nuk mund te fajesoje nje popull, aspak, por kushtet neper te cilat po kalon drejtesia jone dhe niveli shume i ulet ekonomik dhe kultural.

Fatkeqesisht!

Nje gjykates ne Shqiperi, edhe sikur te doje eshte duarlidhur nga shume rrethana per te zbatuar ligjin. Ne te njejtat kushte shume shtete, zhvilluan nje ekstrem tjeter. Ishin te drejtet qe u organizuan dhe filluan te bvendosnin drejtesine ne vend.

Keshtu u vrane jo vetem kriminele, por edhe zurtare qe nuk mund te zbatonin drejtesine. Rreth vicioz i ndyre edhe ky.

Peng mbetet populli, si gjithmone.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2009 03:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Nga Londra

Një vrasës shqiptar, i arratisur nga Burgu i Bënçës në 1997-ën, i ka kërkuar gjykatës mosraportimin e seancave të radhës në procesin e ekstradimit që po zhvillohet në Londër nga gazetarët.

Afrim Sinani, i dënuar me 22 vjet burg për vrasje përmes avokatëve mbrojtës, në seancën e djeshme të ekstradimit i ka kërkuar gjykatësit që në seancat e radhës media mos të raportojë, pasi do të dëshmojnë 8 dëshmitarë të ardhur nga Shqipëria. Sipas palës mbrojtëse, për njërin nga 8 dëshmitarët do të kërkohet anonimat i plotë, pasi mund t‘i rrezikohet jeta, madje edhe mund të persekutohet nga qeveria shqiptare për vetë pozicionin që mban në administratën shtetërore. Gjatë kësaj seance nuk u bënë publikë emrat e dëshmitarëve.

Avokatët e Sinanit i shprehën gjykatësit shqetësimin e tyre, pasi Ambasada Britanike në Tiranë u ka refuzuar atyre vizat, sepse ata rrezikojnë mos të kthehen nga Anglia pas dhënies dëshmi në gjykatë. Megjithatë, gjykatësi britanik është shprehur i vendosur që t‘u japë fund "zvarritjeve" 15-mujore nga pala mbrojtëse e Afrim Sinanit deri më tani. Ai ka ndërruar tre përfaqësues ligjorë. Shqiptari u arrestua nga Scotland Yard për llogari të Interpol Tiranës më 6 mars 2007, pas një fshehjeje të suksesshme 9-vjeçare në Londër, nën emrin Afrim Pulaj. Në këtë proces ekstradimi, Afrim Sinani ka dëshmuar në dy raste, ndërsa në një seancë tjetër ai është marrë në pyetje nga juristi britanik, i cili përfaqëson qeverinë shqiptare në këtë proces. Dëshmitë e Sinanit kanë qenë kontradiktore, kur ai është marrë në pyetje nga juristi i palës shqiptare.

Kërkesa e fundit nga Afrim Sinani, që mediat mos të raportojnë seancat e ardhshme gjyqësore, vijnë pas disa raportimeve në gazetën "Shqip" dhe në gazetën britanike "The People". Kjo lëvizje e fundit në bllokimin e ekstradimit, ndërmerret në mënyrë që të mos bëhet publik skenari i përgatitur me dëshmitarë të ardhur nga Shqipëria, të cilët kërkohen të dëshmojnë në mënyrë anonime, në favor të Sinanit, i cili, megjithëse është person në kërkim nga Interpoli, kishte mundur të fitonte nënshtetësinë britanike. Me po të njëjtin skenar, disa muaj më parë Frrok Koçeku, i dënuar për vrasje, mundi të bllokojë me sukses ekstradimin për në Shqipëri. Në favor të tij dëshmoi një dëshmitar i ardhur nga Tirana, të cilit nuk iu bë emri publik në gjykatë. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në seancën e radhës më 9 korrik.

Gjykatësi britanik ka thënë se gjatë seancave gjyqësore 9-11 korrik, ai do t‘i japë fund shqyrtimit të këtij procesi. Sinani, 34 vjeç, banues në zonën Ilford në lindje të Londrës, në dëshminë e tij disa muaj më parë, i tha gjykatës se ai është amnistuar në 1997-ën nga Burgu i Bënçës, ku po vuante dënimin. Kjo dëshmi e rreme e raportuar nga "Shqip" dhe mediat britanike e kanë shqetësuar Sinanin, i cili kërkon që në seancat e radhës t‘i bëjë një "black out" raportimit të zhvillimeve nga procesi gjyqësor i ekstradimit. Sinani, baba i katër fëmijëve, kërkohet nga shteti shqiptar për t‘u rikthyer në vendin e vuajtjes së dënimit për vrasje. Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Kukës në vitin 1995, si autor i vrasjes së Astrit Sinanit, pasi fisi i këtij të fundit i kishte zënë pritë Afrimit, nga ku mbeti i vrarë babai tij.

Të suksesshmit e ekstradimeve të bllokuara

Nëse Gjykata e Ekstradimeve, City of Westminster Magistrate, nuk do të lejojë ekstradimin e Afrim Sinanit nga Anglia, atëherë numri i shqiptarëve të arrestuar në Londër, të cilët jetojnë të lirë rrugëve të Anglisë, do të shkojë në gjashtë. Vitin e shkuar, Frrok Koçeku, dënuar me 16 vjet për vrasje, nuk u ekstradua, pasi gjykata besoi se ai me të vërtetë persekutohej nga qeveria. Pjetër Lekstakaj, i dënuar me dhjetë vjet për tentativë vrasjeje në një fshat të Lezhës, nuk u ekstradua, pasi ai vuan nga çrregullimet mendore dhe se në Spitalin e Burgut në Tiranë nuk kishte ekspertizë të nevojshme për ta kuruar.

Rastin më flagrant për të mos u ekstraduar nga Anglia do ta shënonte Hektor Mahmutaj nga Fieri, i dënuar me 25 vjet burg. Juristi britanik, John Hardy, përfaqësues i qeverisë shqiptare në proces, u tërhoq, pasi besonte se problemi i rigjykimit të personave të ekstraduar nuk zbatohej si duhet. Po për këtë problem, në janar 2007 Imer Hasani, i dënuar me 20 vjet për vrasje, nuk do të ekstradohej nga Anglia.

Tre vjet më parë, Fatmir Bleta në Gjykatën e Lartë, Royal Court of Justice, për çështje teknike fitoi procesin me shtetin shqiptar për mosekstradim për arsyen e vetme se shteti shqiptar nuk i kishte dërguar në shtëpi vendimin e gjyqit në mungesë dhe ta njoftonte se ai ishte person në kërkim. Rasti Bleta është kthyer në precedent, duke u përdorur masivisht nga juristët britanikë në proceset e ekstradimit ndaj shqiptarëve.

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2009 12:29
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10664

Domethene kriminelet e rendomte shqiptare, jo vetem qe nuk kryejne denimin e tyre, por perdhosin edhe imazhin e qeverise shqiptare, duke pretenduar se qeveria i persekuton. Besoj e dime te gjithe se qeveria shqiptare ka shume difekte, por nuk mund te akuzohet per persekutime njerezish.

Keta njerez jane gati te shesin Shqiperine qe te evitojne denimin e tyre. Me pak fjale mund te quhen me plot fjalen tradhetare. Keta jane shqiptaret qe na perfaqsojne, njerez qe marrin nje pashaporte te huaj dhe fillojne te hedhin balte mbi imazhin e Shqiperise per aresye personale.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2009 12:53
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Po cpret ta ndyshosh Shqiperine .....Mundesit i ke ..... basta ne Forum kalo atje ku ka nevoj atdheu.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2009 13:12
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Keta vrases jane marre me pune te pista dhe kane siguruar edhe goxha pare.Si rezultat i kesaj ata gjejne avoketer qe vertete paguajne shuma te majme,por edhe i shpetojne nga zullumi i tyre vrastar.
Ketu ne Londer, sic e dini te gjithe eshte strehuar edhe nje zyrtar i larte i SHIK i quajtur I Kumbaro,i cil ka torturuar gjer ne vdekje se bashku me Sefgjinin e tatimeve Remzi Hoxhen nje patriot kosovar e me pas e kane zhdukur.Ky fytyre qen eshte maskuar si ne pamje po ashtu ka ndruar edhe emrin,duke pretenduar se eshte arab.Edhe per kete laro te Berishes do te vendose nje gjykate londineze.Ka shume gjasa qe ky kriminel te ekstradohet per llogari te drejtesise shqiptare,sepse nga kontrollet qe i jane bere ne shtepi i jane gjetur prova se ai ka genjyer drejtesine britanike.Pra sic kam thene edhe ne shkrimin e pare,ketu fshihen shume ish SHIK-as dhe plot kriminele e vrases.Kur ke nje shtet te dobet patjeter qe te tjeret do te ta shperfillin drejtesine.E pafaleshme!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2009 14:04
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Po mir nese Anglia strehon kriminelet ,po Shqiperia cfare strehon ato qe lyen duart me gjak gjate nje regjimi , e gjith Bota eshte ne keqe skemi cbejme ...O hapesir o dreq paska lindu per te ndreq.........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2009 21:42
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
O hapesir o dreq paska lindu per te ndreq.........

Kjo bote u shthur o prapesire o dreq qe paskam lindur te te ndreq ...

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2009 23:52
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kriminelet shqiptare i strehon... Anglia (fluturon, fluturon, fluturon... gomari)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.