Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Sergio Leone, njiheni me mire.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10682

Sergio Leone, njiheni me mire.

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re leonemorricone.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 46 herė.

Regjizori italian (qe nuk dinte as anglisht) ka krijuar nje grusht filmash me nje impakt gjigand ne kinematografi. Pese filmat e tij western jane tashme me te njohur se filmat amerikane.

1. Per un pugno di dollari (1964)
2. Per qualche dollaro in pił (1965)
3. Il buono, il brutto, il cattivo. (1966)
4. C'era una volta il West (1968)
5. Gił la testa (1971)

Por arti i tij ishte po aq efektiv jashte western:

1. Gli ultimi giorni di Pompei ("Ditet e fundit te Pompeit, 1959)
2. Il Gigante di Rodi ("Gjigandi i Rodit", 1961)
3. Once Upon a Time in America (1984)

Ne kete teme do mbledh disa kuriozitete dhe informacione mbi kete regjizor. Filmi i tij i pare qe i dha fame ishte "Per un pugno di dollari". Ne ate periudhe nuk ishte as i famshem, as i etur per te bere ndonje film kushedi. Thjesht kishte idene te bente nje film te vogel te ngjashem me nje film japonez nga Kurosawa (kujtoni qe dhe Tarantino sot ka marre shembuj nga kinemaja japoneze). Keshtu gjen disa financime dhe fillon filmin. Por imagjinoni qe filmi do shtirej si amerikan, prandaj aktor kryesor merr Clint Eastwood, nje aktor televiziv qe askush nuk kishte besim ta kalonte ne kinema. Kur e shikon fytyren e paster nje skenarist nuk beson se mund te beje rolin e te fortit ne film. Sergio Leone i thote "do e shofesh si do e katandis une kete". Dhe ne fakt pak nga cigarja (qe Clint Eastwood u detyrua te mbante ne goje me pahir), e pak nga poncho qe i hodhen kraheve personazhi kryesor arriti me se miri. E nderkohe qe xhirimet vazhdonin problemet finanaciare te nje filmi te vogel ndiheshin me shume. P.sh. nje dite Clint Eastwood nuk shkon ne xhirime ne forme greve, sepse producenti nuk po paguante leket. Filmi kishte buxhet aq te ulet saqe dhe dinamitin per disa shperthime e merrnin borxh nga disa produksione te tjera. Po ashtu dhe kamerat jane marre borxh nga nje film tjeter. Por rendesi ka qe filmi mbaroi, ashtu sic mund te mbaroje sot nje film i pavarur qe mundohet te shfaqet ne kinema ne menyre modeste.

Ne krijimin e muzikes germoi te gjente nje muzikant te hajrit dhe shfrytezoi faktin qe nje nga keta kishte qene shok klase ne fillore: Ennio Morricone. Kjo sikur e ndihmoi qe ta bindte per te bere muziken e filmit. Ennio Morricone merrte shume tinguj nga realiteti dhe i perzjente qe te jepte sensacionin qe donte. Por ishte dhe i kujdesshem ne llojin e instrumenteve qe perdorte. Temat muzikore nga nje film i Leones tek tjetri jane te ngjashme, por intrumentet i japin sensacion komplet tjeter.

Del diten e pare ne Firence ne nje kinema te rangut te ulet, ku jo vetem mbush sallen, por ne spektaklin e trete u desh te vinte policia per te mbajtur rregull.





E nderkohe qe filmi i pare pati shume sukses, Leone beri filmin e dyte, nje si vazhdim i te parit qe dallohet qe nga titulli: "Per qualche dollaro in pił". Edhe kesaj rradhe filmi ishte nje sukses i vertete. Madje kesaj rradhe edhe kritiket e lavderuan.




Atehere kalon tek filmi i trete: "Il buono, il brutto ed il cattivo" me ankthin e regjizorit qe nuk di nese do kete fat edhe kesaj rradhe. Kjo filloje ta mundoje avash avash dhe e detyron te xhiroje dhjetra here per çdo skene ne kerkim te perfeksionit. E gjithe kjo pune shumefishoi detyrimet ne montazh, ku Leone bashke me Nino Baraglin kaluan muaj te tere duke provuar skena dhe efekte zanore. Nje dite para daljes se filmit dy autoret ishin akoma duke montuar filmin dhe nuk kishte me kohe. Ate nate Sergio Leonen e detyruan fizikisht te largohet nga montimi sepse nuk kishte me kohe. Ai kthehet ne shtepi pa i thene mirupafshim askujt. Ndryshe nga dy filmat e pare ky ishte nje film i gjate, te cilen çensura donte ta ndalonte per femijet nen 14 vjeç. Atehere Leone preu disa skena dytesore per ti bere qejfin zyres se çensures dhe filmi doli me i shkurter. Ditet e sotme filmi eshte restauruar ne versionin e gjate (rreth 3 ore) dhe jane integruar skenat e prera. Filmi shkoi mire, por mundimi qe u desh per ta perfunduar i hoqi argetimin regjizorit, i cili nuk pranonte me renie dhe filloi te kerkonte gjithmone e me shume perfeksionin.




Keshtu, filmi tjeter "C'era una volta il west", u be qamet i komplikuar si per skenaristet, edhe per regjizorin, i cili tashme pretendonte te studjohej mire çdo aspekt, cdo skene, çdo pamje, çdo xhirim. Ndryshon aktoret, skenaristet dhe shume pjese te stafit.
Rezultati eshte ky poshte, nje skene e paharrueshme:


Ose skena e hapjes me mizen qe e kap me gryken e pistoletes:


Filmi me lart eshte rast i papare ne kinematografi, sepse kolona zanore eshte krijuar para se te xhirohet filmi. Pastaj gjate xhirimeve disa altoparlante te medhenj transmetonin kolonen zanore ne menyre qe aktoret te hynin me mire ne rol. Kjo solli dhe perfeksione te tjera, si per shembull kalerimi i kalit nga Henry Fonda ne ritem ekzakt me muziken. Dhe po te llogarisim se Leone ishte i fiksuar pas detajeve dhe me pare do kuptoni sa i kujdesshem u be me vone. Duheshin ore qe ato xhirimet e syve te Clint Eastwood te dilnin sic duhej. Ndersa nje rast tjeter skena parashikonte xhirimin e yllit metalik te çizmeve. Producenti tha "la ta xhirojme ne fund kete pjese se aty e kemi çizmen". Sergio ra dakort. Pastaj mbarojne xhirimet dhe duhej xhiruar çizmja. Producenti i thote hajde ta xhirojme. Sergio i thote "Ok, tani kapim kete yllin keshtu dhe ne sfond duket ajo ushtria me 200 kuaj. U harrova te them me pare, ne sfond te çizmes duhet ushtria qe po sulmon qe te jape idene qe dua".

Ky film ('Once upon a time in the west') doli shume i gjate dhe i dhunshem. Keshtu Paramount Pictures e preu ne plot vende para se ta nxjerre ne SHBA. Filmi perfundoi te mos te kishte me sens dhe u prit shume keq nga publiku amerikan. Nderkohe ne Evrope versioni i plote pati sukses te jashtezakonshem. Vetem tani vone publiku amerikan ka njohur versionin e mirefillte te filmit per ta ri-vleresuar nga fillimi.

Bashkepunetoret e tij thone se çdo film ishte me i madh se i pari. Dhe ne fakt historia e filmit "C'era una volta in America" deshmon per nje proçes te stermunduar. Ideja e bandave çifute ne New York ishte ne koken e regjizorit qe ne 1971, kur nje bashkepunetor i tij erdhi verdalle neper New Jersey per te gjendur ku mund te xhirohej. Pastaj filloi procesi i kthimit ne skenar, ku Leone nuk shkruante asnjehere vete dhe i thoshte skenaristeve idete qe kishte.

Pas nje pune gjigande me skenarin, me shtime, heqje skenash, ndryshime, permiresime etj (qe zgjati shume vjet) filloi xhirimet ne 1982-shin per te mbaruar pas nje viti ne 1983-shin. Skenari ishte krijuar nga gjashte skenariste te ndryshem, secili perqendruar ne nje hark kohor te historise qe tregohet. Pas kesaj erdhi procesi i montazhit dhe post-produksionit, ku Leone u mor per 1 vit me rradhe duke zgjedhur skenat dhe ndryshuar renditjet. Ketij filmi ju desh rreth 15 vjet te shikonte driten qekur lindi ideja fillestare. Kjo te kujton disi Staenly Kubrick dhe kohen qe ju desh per te krijuar "Eyes wide shut".




Ky ishte Sergio Leone ne disa detaje. Eshte regjizori italian qe punoi me ata qe sot konsiderohen divet e filmografise amerikane: Clint Eastwood, Robert De Niro, etj. Te tjere i kerkuan te beje nje film per ata (Miki Rourke, Richard Gere), ndersa Gorbaçovi ishte i gatshem ti ofronte armaten ruse me gjithe tanksat qe dispononte bashke me aktoret me te mire ruse per nje projekt qe su realizua kurre ("Lenningrad"). Ishte regjizori te cilit i propozuan te beje Padrino-n, qe me vone u realizua nga Francis Ford Coppola. Dhe punen dhe artin e tij e realizoi ne pak filma qe kane mbetur ne histori, me vizionin e tij te qarte dhe me origjinalitetin ne kinematrografi. Nese filmat western amerikane ishin gjysma dokumentaresh me xhirime nga larg (qe te dukej pistoleta ne brez), filmat e Leones zbuluan artin kinematografik te mirefillte, me histori te shpikura dhe xhirime te ngushta rreth syve qe i dhane shume emocionalitet skenave.


Filmat e bukur vertet te fusin ne nje bote tjeter. Duket sikur ai ambjent dhe ata njerez ekzistojne diku. Por nese personazhet jane pjese e skenarit ambjentet jane reale. Ja si kane qene dikur dhe si jane sot ambjentet e filmave te Sergio Leones:



Nje kuriozitet tjeter: Sergio donte te pergatiste çdo detaj, cdo gervishje ne banak, çdo te shkruar shtrember etj. Dikush i thoshte se ato detaje nuk dukeshin fare ne kinema. Sergio ju pergjigj: "Eshte kinema, nuk eshte cirk".

Modifikuar nga Fajtori datė 10/05/2009 ora 14:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2009 14:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Shume e bukur kjo teme fajtori filmi i preferuar" Il buono,il brutto ,il cattivo" scena qe prefoj kur i lexon se per cfare e akuzojne me vjen te qesh sepse nganjeher me kthehet reale kur japin ndonje sentenze ne tribunale dhe sot e kesaj dite ....Clint me te cigaren ne goje ka qen nje nga aktoret me te bukur ate kohe (mendoj une ) nuk mund te sa kohe kam pa e pare kete Giganti i Rodit cuditerisht tv italian nuk eshte se i jep shume keto filma .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2009 16:02
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10682

Meqe te pelqen po te jap nja dy kuriozitete. Ndoshta e ke parasysh skenen e fundit ne nje varreze. E pra, ajo varreze eshte krijuar teresisht nga nje arkitekt shtepish. Eshte nje fushe e tere mbushur me kryqe te bere me copa derrasash qe kulmon ne nje rreth ne qender.

Nderkohe tre personazhet po kerkojne dollaret fshehur ne nje arkivol. Gjejne vetem nje skelet brenda nje arkivoli. Kur do xhirohej skena u diskutua si te ndertojne skeletin. Sergio hidhet e thote: "Marrim nje te vertete". Te tjeret shtangen. "Si te vertete, ku do gjejme skelet njeriu te vertete"? Nje nga te pranishmit hidhet e thote: "Une njoh nje grua qe ka lene ne testament se deshiron te beje aktoren edhe pas vdekjes". Keshtu shkuan çvarrosen zonjen qe kishte lene testamentin dhe skeleti qe shikoni ne film eshte pikerisht i saji.

Modifikuar nga Fajtori datė 04/05/2009 ora 18:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2009 18:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10970

Per nje grusht dollare, e pashe me fal e ripashe per te disaten e here, para nja tre a keter ditesh ne Raitre. Eshte me te vertete nje kryeveper dhe nje film qe sa here e shikon meson ose ndien diçka te re.
Epo nje film i Leones me muzike te Morricone nuk ka si te jete ndryshe.
Ja qe paska akoma gjera per te mesuar nga ky film.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2009 20:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10682

Ka Piktor

Ne fakt Sergio Leone per filmin e tij te pare (qe ke pare ti) donte te merrte Herry Fonda ne vend te Clint Eastwood. Por Fonda refuzoi, sepse nuk e njihte fare ku binte ky regjizor me kete film "low level".

Pastaj, ngjashmerite me filmin japonez qe Sergio Leone imitoi ishin aq te medha saqe Akira Kurosawa e hodhi shpejt ne gjyq. Gjyqin e fitoi menjehere regjizori japonez, i cili si demshperblim mori te drejtat eskluzive te atij filmi per Japonine

Tek filmi i tij i katert Leone arriti te marre Herry Fonden pastaj ("C'era una volta il west", skenat lart). Dhe po ashtu me Herry Fonden eshte dhe filmi "Il mio nome e nessuno" ku aktori tjeter eshte Terence Hill. Leone ne kete film eshte vetem producent (ai qe paguan filmin), por ne te vertete ka xhiruar skena te ndryshme vete sic tregon regjizori zyrtar. Kjo sepse Sergio kishte premtuar qe s'do merrej prape me filma western. Ne fakt ne kujtesen e njerezve dy filmat ("C'era una volta il west" dhe "Il mio nome č nessuno") mund te ngaterrohen kollaj. Herry Fonda eshte personazh negativ tek i pari dhe pozitiv tek i dyti. Por ndoshta i shkon me shume roli pozitiv (Jack Boregard).

Il mio nome č nessuno (anglisht)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2009 21:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Ok nje kuriozitet tjeter, para ca kohesh ndoqa nje interviste te nje muzikanti e nese e mbaj mend mire quhej Antonio Antonioni a dicka e tille. Ketu asgje e vecante, pervec faktit se doli qe ishte ai qe fishkellen ne te gjitha kolonat zanore te filmave te Sergio Leone. Historia kish qene keshtu ... ne orkestren gjigande te Ennio Morricone mungonte nje qe te fishkellente, e atehere pyeten kush di te fishkelleje pak me mire. I vetmi ishte ky ... atehere iu caktua qe detyra e tij do ishte pikerisht kjo. E ne fakt ai e pranonte vete qe ajo fishkellime e kish bere te hynte ne histori e kudo qe jepte koncerte neper bote i thonin qe ta fillonte me fishkellimen e famshme

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2009 22:20
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Teme vertet e bukur !! Segio Leone eshte nga rregjizor me te medhenj !
Dhe fotoja bashke me Ennio Morricone-n eshte me vend,shume e goditur !! Jane te dy plotesues te njeri tjetrit !

Filmat e tij pa muzikat e Ennio-s do dukeshin vertet ndryshe ! Personalisht filmin Once upon a time in the west nuk arij dot ta imagjinoj pa ate muziken e shoqeruar me ate harmoniken e vogel ! Sidomos disa skena do dukeshin shume me te thata (ashtu sikur nuk arrij dot te imagjinoj dot filmin Xhos Profesionisti pa muziken/kengen Chi mai te bere po prape nga Morricone) ! Tek Once upon a time in in the West,qe eshte filmi im i preferuar (pataj do vija Once upon a time in America ), skena e duelit final eshte vertet magjike ! Tema e hakmarrjes qe ketu eshte dominante, ka influencuar shume rregjizor te tjere me vone ! I fundit psh eshte Tarantino, ku filmi Kill Bill me gjithe kapitujt e tij, vertitej pikerisht rreth hakmarrjes se protagonostes (Uma Thurman...se emri i personazhit ne film s'po me vjen ) !
Pastaj ky film me ka bere dhe te dashurohem me Claudia Cardinale-n ! Eshte vertet si shpirt ketu ! Sensuale,joshese me ate shikimin e saj te thelle,enigmatik... magjepes !

Sergio Leone pati dhe meriten qe ndryshoi njehere e mire tematiken e filmave western ! Perveç faktit qe me para kamera xhironte nga larg per te vene ne pah armet dhe per te emfatizuar si te mundeshin aksionin, filmat e asaj kohe,ata tipiket me John Wayne, kishin dhe te meten qe fokusoheshin teper tek lufta kundra indianeve dhe ngrinin ne piedistal amerikanet e bardhe !
Gjithkujt qe shihte fiilma te tille mund ti lindte natyrshem dhe me shume naivitet pyetja " po okupatoret jane indianet nativ apo John Wayne me batalionet e tij ?? "

Kurse Sergio Leone analizonte me shume historite personale te protagonisteve,duke treguar ne menyre indirekte edhe gjendjen dhe lindjen e Amerikes moderne,qe ne perendimin e ashper po ecte me hapa me te ngadalta se ne lindje, dhe ku kauboyt si dhe sherifat kishin nje rol goxha te rendesishem ne ate periudhe !

Me sa po lexoj paska humbur vertet shume kohe per xhirimin e filmin Once upon a time in America, nje tjeter kryeveper e tij ! Vertet gjynah do thoja ! Filmi eshte vertet cilesor,nje cult i vertet per tere filmat gangster movie qe do vijonin !! Por i paska marre edhe shume kohe !

Ketu po postoj edhe skenen time te preferuar nga Once upon a time in the west ! vertet emocionuese ...gati 10 minuta,dialogu minimal,pothuajse inekzistent,vetem shikime me shkembimin e 2-3 batutave ne fund te duelit ! Faktikisht Leonen e kane quajtur edhe mbreti i heshtjes,pasi ne filmat e tij dialog ka shume pak,skena i lihet detajeve,xhesteve,fytyrave,natyres... !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2009 01:06
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rock fan.
Anetar i ri

Regjistruar: 19/07/2007
Vendbanimi: Around the world.
Mesazhe: 9

Sergio Leone ne bashkepunim me Morricone

thjesht te pa-arritshem sidomos tek

Once upon a time int the west.

__________________
i like everything beautyfull.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2009 06:51
rock fan. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rock fan. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rock fan. (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rock fan. Shto rock fan. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rock fan. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5014

Roi, ke shije te mire shume ne filma...
te dy, once upon a time in the west and deer hunting jane filma classic qe nuk vdesin kurre...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2009 06:59
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10682

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ok nje kuriozitet tjeter, para ca kohesh ndoqa nje interviste te nje muzikanti e nese e mbaj mend mire quhej Antonio Antonioni a dicka e tille. Ketu asgje e vecante, pervec faktit se doli qe ishte ai qe fishkellen ne te gjitha kolonat zanore te filmave te Sergio Leone. Historia kish qene keshtu ... ne orkestren gjigande te Ennio Morricone mungonte nje qe te fishkellente, e atehere pyeten kush di te fishkelleje pak me mire. I vetmi ishte ky ... atehere iu caktua qe detyra e tij do ishte pikerisht kjo. E ne fakt ai e pranonte vete qe ajo fishkellime e kish bere te hynte ne histori e kudo qe jepte koncerte neper bote i thonin qe ta fillonte me fishkellimen e famshme


Quhet Alessandro Alessandroni dhe me nje kitare ne dore ben fiks motivet e filmave.



Roi, skena qe ke vene lart shume e bukur. Ajo copa e drurit te thate te ngjan si sqep gjigand i ndonje zogu prejhistorik. Duke njohur perfeksionizmin e Leones me siguri eshte aty qellimisht (jo rastesisht). Ne fakt sensacioni qe jep ploteson me se miri skenen, e cila do ishte me banale pa ate trung druri te thare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2009 10:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Sergio Leone, njiheni me mire.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.