Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Rrefimi i ish-presidentit Moisiu: Presionet e Berishės pėr shkarkimin e Sollakut
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Rrefimi i ish-presidentit Moisiu: Presionet e Berishės pėr shkarkimin e Sollakut

Kjo eshte nje nga intervistat me spektakolare qe kam lexuar ndonjehere, ku goja e te vertetes eshte ... ish-PRESIDENTI shqiptar. Vlen vertet te lexohet.


---------------------------------------------

Për ta studiuar sa më mirë dhe për të dalë në konkluzione të sakta mbi raportin e Kuvendit për çështjen Sollaku, porosita që të punohej në dy drejtime kryesore: E para, të ngrihej një grup vendor ekspertësh të drejtësisë dhe të Kushtetutës, por ndërkohë kërkova që këtij grupi vendas t'i jepej një konsulencë ekspertësh të huaj. E dyta, për t'i sqaruar gjërat sa më mirë dhe deri në fund, i dhashë porosi këshilltarit tim juridik, të bisedonte dhe të konsultohej me anëtarët e misionit "Euralius", si dhe me juristët amerikanë, të cilët vinin shpesh pranë gjyqësorit tonë për ndihmë juridike. I mora këto masa, se po shihja që komisioni i Kuvendit më shumë po merrej me argumente politikë, sesa me ato juridike dhe kushtetuese.

Kuvendi, më 24 korrik, mori në shqyrtim raportin e komisionit "Sollaku". Në fakt ishin dy raporte, ai i shumicës dhe ai i opozitës. Ishte më se e kuptueshme që të dy do t'i kundërviheshin njëri-tjetrit. Gjatë diskutimit, fjalën më të ashpër e mbajti Berisha, i cili duke argumentuar nevojën e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, arriti deri aty sa ta akuzojë se ai është i lidhur me krimin dhe gjëra të tjera të padëgjuara ndonjëherë, që ai, siç e ka zakon, i përdor lehtësisht dhe pa asnjë përgjegjësi, kur dëshiron të nxijë diçka me qëllim, për të plotësuar synimin e tij. Më befasoi me ato që thoshte për të, sepse në qoftë se Sollaku ishte anëtar i krimit, atëherë me çfarë pafytyrësie në muajin janar më propozoi, që pasi ta largonim nga ajo detyrë, ta emëronim në instancat e larta të gjykatave tona?! Sigurisht kjo do të thotë se ai është i papërgjegjshëm për ato që nxjerr nga goja, ndaj kujtdo që e quan kundërshtar të tij, që për çudi, tek ne, kjo, jo vetëm nuk ndëshkohet, por quhet aftësi. Pas këtij pseudodebati në Kuvend, kuptohet qartë se shumica me votat e saj mori vendim për shkarkim të Thedhori Sollakut nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, situata po rëndohej. Sulmet dhe presionet direkte dhe indirekte ndaj meje po shpeshtoheshin në mënyra nga më të ndryshmet, për të cilat më shumë ndjeja neveri sesa i vlerësoja. Çuditesha me ta që nuk më kishin njohur ende, sepse në se do të isha i atillë që të shihja interesat personale, shenjat do t'i kisha dhënë me kohë gjatë jetës sime, kur kam kryer detyra jo pak të rëndësishme. Pra, shqetësimi im i vetëm ishte çfarë të bëja më mirë dhe më shumë, për të forcuar shtetin ligjor dhe demokracinë shqiptare.
Por përsëri presionet dhe ngacmimet e tyre s'kishin të sosur. Në muajin gusht, kur isha me pushime në Vlorë, mendja e tyre e mbrapshtë polli një sajesë tjetër. Sapo kisha mbërritur në vilë, kur prefekti i qarkut erdhi më takoi. Në bisedë e sipër më tha se ishin në dispozicionin tim për të më krijuar kushte sa më të mira pushimi. E falënderova për respektin dhe kujdesin që tregoi.
Të nesërmen, "Top-Chanel" jep një reportazh, se në Vlorë po pengohej turizmi, pasi Presidenti ka ndaluar që pub-et, në afërsi të vilës ku ndodhet, të kenë aktivitete pas mesnate. U befasova nga ky lajm! Menjëherë kërkova të komunikohej me prefektin, për të sqaruar se kush e kishte dhënë atë porosi, por kontakti me të nuk u arrit. Ndërkohë, policia mohonte të kishte dhënë ndonjë urdhër për diçka të tillë. Të nesërmen shtypi i djathtë u mbush me këtë "sensacion"! Në mbrëmje u takova me drejtuesit vendorë. Bashkë me ta ndodhej edhe prefekti, i cili, pasi e pyeta, më sqaroi se këtë e kishte bërë ai, "për të ruajtur qetësinë për mua natën". I them faleminderit, por mua nuk më shqetësojnë pub-et dhe po të kisha nevojë do ta kisha kërkuar vetë një gjë të tillë. Më pas m'u kujtua se e njëjta taktikë u përdor nga sejmenët e Nanos në vitin 2002, kur kisha shkuar për pushime në Dhërmi.

Atëherë, të nesërmen e mbërritjes sime, u dha lajmi në media se Presidenti ka ndaluar që pub-et të kenë aktivitet pas mesnatës, në një kohë që mbesat e mia, që i kisha me vete, qëndronin atje bashkë me shoqërinë e tyre, deri vonë pas mesnate! Pra, qëllimi i këtyre lajmeve të rreme, si në kohën e qeverisë së majtë ashtu edhe në atë të djathtën, ishte i njëjtë, për të krijuar në opinionin publik një imazh sa më negativ ndaj meje, si Kryetar i Shtetit. Megjithatë, njerëzit e thjeshtë nuk gënjeheshin aq lehtë, sa mendonin strategët e këtyre makinacioneve mashtruese. E them këtë, sepse, sipas një sondazhi që kishte bërë shoqata amerikane "Global", i shpallur tri ditë pas sensacionit të Vlorës, rezultonte që besimi tek Presidenca ishte rritur me 4.7%, kurse nota vlerësuese ishte 7.6, më e larta në krahasim me të tjerët.
Por Berisha nuk mendonte ta ndalte hovin e presionit ndaj meje, përkundrazi e shtoi atë së tepërmi, duke iu afruar sa më shumë atyre të tipit mafioz. Konkretisht aty nga mesi i gushtit, nipave të mi filloi t'u bëhej presion maksimal, për të influencuar tek unë për firmosjen e shkarkimit të Kryeprokurorit! Duke qenë mashë e Berishës, Gazmend Dibra, drejtori i Drejtorisë së Aviacionit Civil, i kish kërkuar në telefon Sashës, nipit tim të madh, që të vinte në Sarandë tek unë, ku ndodhesha me pushime, për të më kërkuar largimin e Sollakut! Kur e mora vesh këtë veprim skandaloz të drejtorit të Aviacionit, nuk po e besoja! Si ishte e mundur të arrihej deri në presione të shëmtuara tek Kryetari i Shtetit?! Me thënë të drejtën, m'u kujtuan ndodhitë në Republikat e Amerikës Latine, ku komandon mafia!

Pas katër ditëve të telefonatës që kishin marrë nipat e mi, në gazetën "Panorama" citohej këshilla që kishte dhënë z. Godo, për firmosjen e shkarkimi të Prokurorit të Përgjithshëm! "Ndryshe do të ndodhte përkeqësimi i marrëdhënieve midis Presidentit dhe Kryeministrit"! Mandej, duke kaluar pa asnjë ngurrim në kërcënimin e paskrupullt: "Kujdes, mazhoranca i ka 84 votat për Presidentin"! Se për çfarë përkeqësimi të mëtejshëm fliste Godo, kjo u kuptua kur, përveç presioneve të shumta nëpërmjet organeve zyrtare e atyre mediatike, kishte filluar edhe presioni maksimal ndaj familjarëve të mi. Duke parë këto veprime, për ditë e më shumë po bindesha se Berishës aq i bënte për dëmtimet e padrejta që i shkaktoheshin tjetrit dhe të ardhmes së vendit. E rëndësishme për të përherë ka qenë dhe është mbajtja e pushtetit me çdo kusht dhe përfitimi sa më shumë prej tij. Këtë po e tregojnë më së miri edhe ngjarjet paszgjedhore në vitin 2009, veprime të cilat po e izolojnë Shqipërinë për ditë e më tepër nga Bashkimi Evropian.
Çuditërisht, presioni i Gazmend Dibrës ndaj nipave të mi vazhdonte të rritej në mënyrën më skandaloze! Pas sugjerimit që u bëri për të ardhur tek unë dhe për të më bindur të firmosja shkarkimin e Sollakut, më vonë filloi t'i kërcënonte se do t'u mbyllte biznesin, që faktikisht më pas e bëri! Për momentin mendova se ishte thjesht një nismë militante e Dibrës në shërbim të Doktorit. Ama, më pas, u pa qartë se ai vepronte direkt me porosi të Berishës, qëllimshëm për të dëmtuar njerëzit e mi, që të më detyronte për t'u tërhequr nga mbrojtja e Kushtetutës dhe për t'u hapur rrugën dëshirave të tij! Pra, e njëjta metodë që përdor mafia në të gjitha vendet ku ajo vepron, e cila në rast se nuk ia arrin dot qëllimit me mënyrat e zakonshme, përdor sekuestrimin e personave të familjes ose shantazhin, për të thyer rezistencën që bëhet kundër arritjes së objektivave të saj! Megjithatë, qëndrova indiferent, vazhdoja punën time bazuar në ligjshmërinë kushtetuese, duke mos u marrë me mafiozllëqet që po kryheshin.

Aq i përkushtuar ishte Gazmend Dibra, sa që nga Varshava ku kish shkuar me shërbim, në fillim të shtatorit, dha urdhër me telefon që të pezullohet aktiviteti i kompanisë ajrore "Albatros", me pretekstin absurd që ata i kishin borxh një sasi të hollash një institucioni të tretë, problem që ishte dërguar për zgjidhje në gjyq. Kështu, duke shkelur të gjitha rregullat e etikës dhe të drejtësisë, në marrëdhënie me një biznes privat, në mënyrë absolutisht të padrejtë dhe të paligjshme, përdorën në mënyrë tepër abuzive forcën e ekzekutivit, vetëm dhe vetëm për të më detyruar mua që të tërhiqesha nga pozicioni im kushtetues! Sigurisht, ky veprim i paskrupullt solli një reagim të furishëm në shtyp dhe në Parlament.
Por, prapë se prapë Kryeministri nuk u tund nga e vetja, duke vënë në jetë atë që thuhet: "Jo Ligji, por Maliqi", deri sa e detyroi "Albatros"-in të falimentonte. Me këtë rast, si pa u ndjerë, iu hap rruga kompanisë tjetër ajrore, "Bellair", të operonte suksesshëm e vetëm dhe pa konkurrent, ku një nga pronarët kryesorë është njeriu i Bashës, të lidhur një dreq e di me kë në këtë shoqëri, që më shumë i ngjan një karteli mafioz sesa një shteti ligjor evropian.

Ndërkohë, për çështjen "Sollaku", si Euralius ashtu edhe përfaqësuesi i Këshillit të Europës në Tiranë, pasi studiuan raportin e Kuvendit, dhanë opinionin e tyre se nuk shikonin ndonjë arsye kushtetuese për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Edhe juristët amerikanë, që vizitonin kohë pas kohe gjyqësorin tonë në Shqipëri, jepnin të njëjtin mendim. Vështirësia qëndronte se Euralius nuk pranonte që të shprehej publikisht, duke deklaruar se ata nuk kishin mandat për atë veprim. Po për të njëjtat arsye edhe juristët e KE-së në Tiranë, hezitonin për t'u prononcuar publikisht. Më vjen mirë që kohët e fundit këto institucione e kanë kuptuar gabimin e tyre dhe kanë filluar të reagojnë hapur ndaj shkeljeve të qeveritarëve tanë të përfshirë nga qëllime jo të pastra në ushtrimin e detyrave të tyre. Po kështu shoh me kënaqësi që diplomatët e huaj në Tiranë kanë vendosur të flasin pa dorashka për shkeljet e shumta që po bëhen në vendin tonë nga pushteti aktual.
Për të krijuar një bindje ligjore edhe më solide, në shtator, kur shkova për të marrë pjesë në sesionin e radhës së OKB-së, shfrytëzova mundësinë e një konsulence më të gjerë edhe me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, me zotin Xhon Roberts, i cili dha po të njëjtin mendim, që nuk shihte asnjë arsye kushtetuese për shkarkimin e Sollakut. Dua të përmend këtu prononcimin e Presidentit Bush në "Forumin mbi Demokracinë", që u mbajt në Nju Jork në atë shtator, me pjesëmarrje të njëzet e një kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave, i cili është bërë publik në atë kohë. Po e sjell në kujtesë, që kur m'u drejtua mua, tha: "Ju përshëndes dhe ju inkurajoj, për kurajën dhe për punën që po bëni, sidomos për përpjekjet tuaja për të ruajtur dhe konsoliduar pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, gjë për të cilën më kanë folur juristë të shquar amerikanë, që janë takuar me ju dhe kanë vizituar Shqipërinë". Kjo ishte një mbështetje më se e hapur në lidhje me qëndrimet e mia për të mbrojtur drejtësinë shqiptare nga sulmet politike të Berishës.
Pas kthimit nga SHBA-ja, e kisha më se të qartë se ç'duhet të vendosja për propozimin që më kish ardhur për Prokurorin e Përgjithshëm. Ndaj, për ta bërë sa më transparente se ku mbështetej vendimi im për refuzimin e propozimit të Parlamentit, dekretin e shoqërova me një letër të detajuar, drejtuar anëtarëve të Parlamentit, të cilën e dërgova më 13 tetor. Për opinionin publik u shpreha një ditë më vonë, në një konferencë shtypi para medias shqiptare dhe asaj të huaj që operonte në vendin tonë, ku shpjegova se krizën ndërinstitucionale, e kisha trajtuar me shumë përgjegjësi, duke respektuar me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Theksova se në thelb të bashkëpunimit institucional qëndron pavarësia dhe autonomia e tyre në kryerjen e funksioneve kushtetuese. Mandej sqarova se në vendimin e Kuvendit nuk është dhënë një propozim i drejtpërdrejtë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, por miratim i raportit të komisionit hetimor parlamentar.

Pra, është vendosur në një votim të vetëm miratimi i raportit me kërkesën për shkarkim, çka bie ndesh me paragrafin 2 të nenit 149 të Kushtetutës. Për sa i përket vlerësimit të vendimeve të prokurorisë nga komisioni hetimor, ky veprim bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës, sepse kompetencën ekskluzive për këto veprime e ka vetë prokuroria.
Më pas shpjegova se sipas ligjeve tona, funksionin kontrollues nuk mund ta marrë Parlamenti, por vetëm gjykata. Në vendimin e saj të vitit 2003, Gjykata Kushtetuese është shprehur se "Kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që të mos ndërhyjë në veprimtarinë e pushteteve të tjera".

Në këtë mënyrë argumentova se nga disa anëtarë të Parlamentit është shkelur parimi i prezumimit të fajësisë, duke e deklaruar fajtor prokurorin pa vërtetuar fajësinë e tij me gjyq.
Pra, bazuar në këto konstatime, arrita në përfundimin që Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe refuzova propozimin e Parlamentit për shkarkimin e tij. Për kujtesë të lexuesve po sjell në vëmendjen e tyre se çfarë thuhet në nenin 149, pika 2 e Kushtetutës: "Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit". Sikurse shihet, asnjë nga këto kushte që përmendëm nuk rezultonin në raportin e paraqitur nga Parlamenti.
Pas shpalljes së këtij vendimi, reagimet ishin nga më të ndryshmet. Ndonëse e dija se partia në pushtet jo vetëm nuk do ta mirëpriste, por do të përshkallëzonte më tej sulmet ndaj meje, mora parasysh gjithçka. Mendova se një vendim i tillë nga ana ime ishte i domosdoshëm për t'i thënë "Ndal shkatërrimit të shtetit"!
Megjithatë, një ditë më pas, duke e ditur se përvjetori i datëlindjes së gjithsecilit është eveniment dhe, si të tillë e vlerësoj, më 15 tetor, ditën e lindjes të Kryeministrit Berisha, kërkova të më lidhin në telefon për ta uruar. Sekretaria e tij, me pretekste të ndryshme, nuk e realizoi lidhjen. Po atë ditë Topalli doli në shtyp e irrituar, duke shfaqur me impulsivitet pakënaqësinë e saj për vendimin tim, duke thënë së fundi se, megjithatë, do të mjaftohemi me kaq!

Mënyra se si e tha tregonte një formë presioni, me të cilën mund të kuptohej se kundërvënia jonë ndaj Presidentit nuk do të përshkallëzohet më tej, ku linte të nënkuptohej se s'do të ketë ndonjë "impiçment" (kërkesë për shkarkim), ama në të njëjtën kohë, indirekt paralajmëronte se ekziston një arsye e gatshme për ta bërë këtë, në rast se do të ndodhte ndonjë përplasje e re. Edhe pse sinjalet për mua ishin më se të qarta, prapë se prapë nëpërmjet intervistave deklarova publikisht se asnjëri nga ne nuk kishte të drejtë të ndërpriste komunikimin zyrtar, që kërkonte ecuria normale e drejtimit të shtetit. Por nuk ishte e thënë të rivendosej komunikimi. Unë me bindje dhe ndërgjegje të pastër dhe të plotë vazhdova kryerjen e detyrave të mia kushtetuese deri në fund të mandatit.

----------------------------------------------

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2009 14:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Dosja e tė vėrtetave tė Presidentit Moisiu...........

Transparenca e detyrueshme për figurën e një burri shteti

Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, shkruhet shumë për politikanët e lartë dhe veçanërisht për “burrat e lartë” të pushtetit. Por ka një dallim të madh mes asaj që shkruhet në Shqipëri e asaj që shkruhet në botë dhe veçanërisht në Perëndim. Në Shqipëri për këta persona shkruhet shumë, në të gjitha mënyrat, si të thuash, por nëse kërkon që nga gjithë ky informacion të nxjerrësh një përmbledhje me fakte që do të japin profilin e këtij personi, nga e shkuara tek e ardhmja e tij, nuk ke për të arritur shumë. Përkundrazi, në Perëndim, për këta lloj personazhësh publik dhe që kanë në dore fatet e popujve e të shteteve, shkruhet shumë, por në mënyrë të tillë që nga ky informacion mund ta perceptosh profilin e plotë të një personi të tillë, duke filluar nga origjina e tij dhe deri tek veprimtaritë e tij në të shkuarën e në të tashmen.



Kështu për shembull nëse do të shikohet jetëshkrimi i Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të gjesh origjinën e paraardhësve të tyre, pra për dikë thuhet se ka origjinë angleze, për dikë skoceze, për dikë tjetër irlandeze etj. Kjo edhe pse paraardhësit e tyre mund të kenë ardhur para shumë brezash në SHBA. E shkuara e tyre skanohet nga opinioni publik deri në detajet më të imta.
Kështu, për Klintonin u zbulua që ai i qe shmangur shërbimit ushtarak, ndërsa për Bushin e Ri, aktualisht President i Amerikës, është publikuar se ka konsumuar alkol gjatë viteve të kolegjit. Publikimi i një diagrame të tillë nuk është thjesht dhe vetëm për kuriozitet, bile kjo e fundit nuk hyn fare në këtë strategji informative, por, përveçse qytetarëve taksapagues, tërësia e detajeve të zbuluara në media i shërben studiuesve për të ndërtuar profilin e politikanit në shkrime që kapërcejnë artikullin dhe arrijnë deri në kufijtë e studimit. Në shtypin shqiptar do të gjesh për të gjitha llojet e të dhënave për të parët e vendit, Presidentin ose Kryeministrin, por shkrime të tilla nuk gjen. Midis të tjerave një nga arsyet është ajo që jo vetëm Presidenti dhe Kryeminisri kujdesen që kjo të mos ndodhë por edhe sepse këto lloj shkrimesh kërkojnë një impenjim shumë më të madh se ai me të cilin i nxjerrin shkrimet analistët shqiptarë. Dhe kështu ndodh ajo që ne hqiptarët vihemi para paradoksit të çuditshëm: dimë shumë më tepër për Skendërbeun, Haxhi Qamilin, Ali Pashë Tepelenën, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën etj. se sa për ata që me votën tonë të përbashkët janë ngjitur sot në fronin e Presidentit të Republikës dhe kryeministrit. Kështu që në këtë rikonceptim të ri të mentalitetit shqiptar ky shkrim është një përpjekje për të ndërtuar një profil të meritueshëm të Presidentit të Republikësë, Alfred Moisiu.


Origjina

Për Alfred Moisiun është thënë se është me origjinë nga Kavaja, kjo në sensin që babai i vet Spiro Moisiu, ka qenë nga Kavaja sepse Alfred Moisiu ka lindur në Shkodër në vitin 1929, kjo për faktin se Spiro Moisiu në atë kohë ka qenë me detyrë në Shkodër si oficer. Por fakti se Spiro Moisiu ka lindur në Kavajë nuk e bën atë kavajas më tepër se çe bën Alfred Moisiun shkodran fakti që ka lindur në Shkodër. Për të zbuluar origjinën e Moisiut, pjesërisht na orienton një libër i shkruajtur nga kushëriri i Presidentit z.Vangjel Moisiu, në vitin 1977, me titull “Aleksandër Moisiu”. Vangjel Moisiu në këtë libër thotë se i pari nga Moisijtë që ka ardhur në Kavajë ka qenë Kostandin Moisiu, në gjysmën e dytë të shekullit XIX (f.5). Në këtë libër nuk thuhet gjë se nga ka ardhur ky Kostandin Moisiu, i cili mbetet enigmë, gati sikur të ketë qenë alien. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. E vërteta është se Kostandin Moisiu ka ardhur nga Selaniku, qyteti i dytë më i madh i Greqisë. Paraardhësit e tij kanë qenë vllehë nga Rumania që patën emigruar në Selanik, Qytet-port i Egjeut që tërhiqte emigrantë nga gjitha Ballkani. Mbiemri Moisiu është absolutisht i rrallë në Shqipëri. Ai nuk ndeshet në asnjë pjesë tjetër të vendit dhe në asnjë familje me përjashtim të pasardhësve të këtij Kostandin Moisiut. Forma vllahe e mbiemrit të bie menjëherë në sy. “Moisiu” në fakt është një krahinë në Rumani, ku deri para Luftës së Dytë Botërore ka pasur një përqëndrim të madh çifutësh, të më pastaj i zhduku holokausti nazist. Kjo mund të shërbejë si mbështetje për një tezë që ka qarkulluar se Moisijtë mund të jenë me origjinë çifute, por kjo nuk është e vërtetë. Në rast se Kostandin Moisiu do të kishte qenë çifut, nuk do të kishte asnjë arsye për të ndërruar identitetin e vet, duke u konvertuar në Krishterizmin Ortodoks, aq më tepër në gjysmën e dytë të shekullit XIX kur dihet që Perandoria Osmane, për arsye pragmatike ka qenë shumë tolerante ndaj çifutëve. Në Turqi gjetën strehë çifutët e dëbuar nga Spanja. Pati çifutë që u konvertuan në muslimanë, por këto nuk ndodhën pas Tanzimatit, kur ka ardhur Kostandin Moisiu në Kavajë dhe kur në Perondarinë Osmane egzistonte një lloj shteti ligjor. Aq më pak ka pasur mundësi që Kostandini ta ketë ndryshuar identitetin në Selanik, që atëherë qe një qytet kryesisht çifut. Është e njohur qëndrueshmëria e çifutëve në fenë e vetme që praktikisht përbën dhe identitetin e tyre atnik. Ai që lëshon judaizmin dhe pranon një fe tjetër nuk njihet më si çifut edhe pse mund të jetë i biri i një çifuti. Kostandin Moisiu ka qenë i krishterë ortodoks dhe kështu kanë qenë edhe bijtë e vet dhe pasardhësit e tyre deri në ditët tona. E shumta, mund të pranohet se ai ka qenë për një periudhë i konvertuar në judaizëm për motive personale (ka të dhëna se gruaja e tij e parë ka qenë çifute), por më pas ai është kthyer në fenë e parë. Pra, identiteti i vërtetë i Kostandin Moisiut ka qenë vlleh ortodoks. Në atë kohë Greqia ushtronte një presion të madhe për helenizimin e vllehëve në territorrin e vet dhe në Shqipëri, duke përfituar nga fakti që kisha ortodokse në trevat shqiptare varej nga Patriarkana pro greke e Stambollit. Në familjen Moisiu efekti i këtij proçesi ndihet që në brezin e dytë pas Kostandinit. I biri i Kostandinit, Moisi Moisiu, e pagëzoi djalin e vet Aleksandrin (aktorin) në një kishë greke. Për këtë i referohem librit të përmendur më lart ku thuhet:”Aleksandri lindi në Trieste, më 2 prill 1879. Deri më sot për vitin e lindjes së tij jepet gabimisht viti 1880. Sipas çertifikatës së pagëzimit dhe të lindjes së Aleksandër Moisiut lëshuar nga komuniteti greko-oriental i Triestes që disponojmë, del se Aleksandri ka lindur më 2 prill 1879” (f.6). Trieste në atë kohë qe qyteti-port kryesor i Adriatikut. Atje kishte komunitet të rëndësishme nga popujt e ndryshëm të Ballkanit si grekë, vllehë, shqiptarë, serbë, kroatë etj. Siç kuptohet nga rreshtat e mësipërm komuniteti grek ka pasur kishën e vet në Trieste, por kishën e vet kanë patur edhe komunitetet e tjera, përfshi vllehët. Të bën përshtypje fakti se Moisijtë kanë zgjedhur kishën greke, edhe pse patriotët shqiptarë ortodoksë në kohën e Rilindjes, kur qenë jashtë vendit e shmangnin kishën greke, për shkak se ajo synonte t’i helenizonte shqiptarët. Kjo qe arsyeja që komuniteti ortodoks shqiptar në Boston krijoi kishën e vet me Fan Nolin. Moisijtë nuk e kanë pasur këtë dilemë. Ata kanë qenë vllehë të helenizuar. Kjo është arsyeja që Aleksandër Moisiu, i cili qe një aktor teatri relativisht i njohur në kohën kur jetoi, nuk ka lenë asnjë rresht në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe nuk ka nënshkruar asnjë nga memorandumet që përsonalitet shqiptare të kohës u dërgonin forumeve ndërkombëtare të kohës. Ai nuk erdhi kurrë për të dhënë një shfaqje në Shqipëri, na bashkëpunim me grupet teatrale që qenë krijuar në vend. Aleksandër Moisiu madje nuk kishte marrë as pasaportën shqiptare dhe ai i kujtua ta kërkonte atë veç në vitin 1933 kur regjimi nazist e dëboi nga Gjermania duke e quajtur si çifut (f.120). Aleksandri nuk arriti as ta merrte pasaportën e vendit për të cilin nuk qe kujtuar kurrë.



Lindja, fillimi i karrierës


Nga ky mjedis familjar ka dalë Presidenti i sotëm, Alfred Moisiu, i biri i Spiro Moisiut për të cilin kemi shkruar hollësisht në një studim të botuar para pak kohësh tek gazeta “SOT” (5-6 maj 2004). Lexuesi i vëmendshëm duhet ta ketë parasysh këtë studim pasi nuk mund të kuptohet personaliteti i Alfred Moisiut pa njohur mirë atë të Spiro Moisiut, që ka determinuar tek i biri jo vetëm profesionin
por edhe karakterin. Siç e kam treguar me fakte, Spiro Moisiu ka qenë një njeri shumë pragmatik që interesat e veta i vinte mbi çdo parim apo detyrë shtetërore. Alfred Moisiu lindi në Shkodër në 1 dhjetor 1929, gjë që që ka ndodhur për shkak se atë kohë Spiro Moisiu gjendej në Shkodër si oficer i monarkisë. Ndryshe nga ç’bëri me fëmijët e tjerë, Spiroja këtij djali nuk i vuri emer ortodoks por e quajti “Alfred”. Këtë gjë e bëri për nder të një instruktori ushtarak Italian i cili gjendej atë kohë në Shqipëri. Ky qe Alfredo Guzzoni, që më pas u bë gjeneral dhe komandoi forcat italiane që zbarkuan në Shqipëri në 7 prill 1939. Pra me këtë gjest Spiroja u bë servile ndaj italianëve për qëllime karrieriste po të kihet parasysh se shumë shpejt italianët do t’ja shpërblenin duke e graduar
nga Kapiten në Major në vitin 1940. Spiroja i tradhëtoi italianët veç kur e çuan të luftonte kundër bashkëkombasve të vet grek në tetor 1940. Duke folur për jetën e vet në emisionin “Opinion” në TV-Klan, Presidenti Alfred Moisiu është shprehur se ai e ka filluar shume herët jetën ushtarake, duke qëndruar pranë të
atit. Ai u shpreh:”Unë që në moshën 7 vjeçare jam vënë në rresht me ushtarët, me gavetë në dorë, për të ngrënë në mensën e repartit”. E para gjë e çuditshme këtu është se Presidenti Moisiu, sikur nuk i bie ndërmend se shteti shqiptar i paguante një rrogë të mirë Spiros, që ky të ushqente fëmijët. Fakti që Spiroja e kishte zgjedhur problemin e ushqimit të fëmijëve nga kuzhina e repartit, ka sot një vlerë simbolike për të treguar se Presidenti Moisiu ka përfituar nga abuzimet që në moshën 7 vjeç dhe sot e quan këtë si një gjë të natyrshme, por aspekti tjetër
interesant i kësaj historie është se, në kohën kur Alfredi që 7 vjeç, pra në vitin 1936, Spiro Moisiu qe me detyrën e komandantit të burgut të Fierit, gjë që e thotë, Haki Stërmilli, në librin e vet “Burgu”. Në atë kohë në këtë burg kanë qenë shumë antizogistë të arrestuar për pjesëmarrje në Lëvizjen e Fierit mes të cilëve qe edhe
shkrimtari Haki Stërmilli. Pra, Alfredi 7 vjeçar ka qenë në burgun e Fierit, si komandanti i vogël i tij. Pas ardhjes së Italisë fashiste në Shqipëri në 1939, Alfredi 10 vjeçar u vesh nga i ati balila, siç quheshin fashistët e vegjël.
Spiroja, me gjeste të tilla fitoi simpatinë e italianëve të cilët e ngritën nga grada e kapitenit në atë të majorit të milicisë fashiste. Ndoshta Alfredit i kujtohen ende
brohoritjet e asaj kohe ”Duçe, Duçe” apo këngë si “E per Benito Mussolini”. Por në fund të vitin 1943, Alfredi, për shkak të piruetave të babait të vet, Spiros, që u bë shef i Shtabit të Përgjithsëm të Ushtrisë Partizane, përfundoi na mal kur Spiroja e tërhoqi familjen për siguri. Kështu që Alfred Moisiut iu njoh qënia si partizan në vitet 1943-1944.


Arsimimi i Alfred Moisiut


Në një dosier për jetën dhe karierën e Alfred Moisiut, që është botuar në “Gazeta Shqiptare”, në 25 qershor 2002, pra të nesërmen e ditës kur Moisiu u zgjodh President, dhe që duket qartë se ëshë bazuar mbi të dhëna të ofruara nga vetë Alfred Moisiu, në pjesën “Edukimi dhe kualifikimi”, thuhet: “1941-1945” gjimnazi “Qemal Stafa, Tiranë”(“Gazeta Shqiptare”, 25 qershor 2002,f.2). Pak rreshta më poshtë thuhet :”1943-1945 pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Shqipërisë”.(f.2). A është e mundur që Alfred Moisiu të ketë qenë në të njëjtën kohë edhe në mal edhe në bankat e gjimnazit gjatë kësaj kohe? Në rast se ky do të qe një episod i nxjerrë nga filmi”Matrix”, ku njerëzit ndodhen në të njëjtën kohë në vende të ndryshme, kjo mund të pranohej si fiction. Por Shqipëria e viteve të Luftës së Dytë Botërore ka qenë një realitet tredimensional ku njeriu nuk mund të ndodhej në të njëjtën kohë në vende të ndryshme. Prandaj i vetmi
përfundim që mund të nxirret është se Alfred Moisiu ka bërë vetëm gjysmën e shkollës së mesme por duke qenë i biri i Spiro Moisiut e ka marrë diplomën e maturës në 1945, edhe pse pati bërë vetëm dy vjet. Në vitet 1952-1958, Alfred
Moisiu, sipas kësaj CV-je, ka kryer Akademinë Ushtarake në Moskë. Pra formimi intelektual këtij njeriu i takon Bashkimit Sovjetik të viteteve ’50. Ky është një fakt që nuk ka nevojë për koment në vitin 2004. Në Moskë, Moisiu u shkollua në degën e inxhinierisë ushtarake, specialiteti: fortifikime. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1958, ai punoi në Drejtorinë e Xhenios, në Ministrinë e Mbrojtjes.



Të vërtetat e papëlqyeshme të Spiro Moisiut


Vendimi i fundit i qeverisë Nano, që me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, t'i vihet Akademisë Ushtarake emri i Spiro Mojsiut , natyrshëm e hap debatin rreth kësaj figure, që për hir të së vërtetës duhet thënë se ka mbetur jashtë historisë edhe për arsye që të qartësohen kur të njihet jetëshkrimi i tij. Për shkak se deri më tash ka qënë praktika që emërtimet e këtij lloji të vihen me urdhër nga lart, qe dashur që Majko të thyente këtë traditë dhe të kërkonte asistencën e studiuesve, ushtarakëve dhe intelektualëve, që nëpërmjet një debati të
hapur publik, të propozonin emrat mes të cilëve do të bëhej zgjedhja. Sigurisht Ministri mund të propozonte kriteret , të cilat edhe sipas praktikës ndërkombëtare, nuk mund të jenë veçse arsimi ushtarak i nivelit akademik, pasja në karierën e vet si ushtarak e një ose disa beteja të rëndësishme të fituara, natyrisht qënia etnikisht pjesë e kombit të shtetit të cilit i përket institucioni, si dhe pasja e një reputacioni pa pika të errëta. Qëllimi i këtij shkrimi është të analizojë figurën e Spiro Moisiut për të parë në rast se i plotëson këto kritere.



Origjina


Spiro Mojsiu u lind në vitin 1900, në qytetin e Kavajës, ku sipas Vangjel Moisiut (libri "Aleksandër Moisiu", Tiranë 1979, fq.5), në gjysmën e dytë të shekullit XIX u vendos Kostandin Moisiu, gjyshi i Spiro Moisiut dhe i Aleksandër Moisiut. Në këtë libër thuhet kjo e vërtetë tronditëse: "Aleksandri lindi në Trieste , më 2 prill 1879. Deri më sot për vitin e lindjes së tij jepet gabimisht viti 1880. Sipas ertifikatës së pagëzimit dhe të lindjes së Aleksandër Moisiut lëshuar nga Komuniteti Greko-Oriental i Triestes që disponojmë, del se Aleksandri ka lindur më 2 prill 1879"(fq.6). Pra, Moisinjtë kanë qënë grekë. Dyshimi shtohet prej faktit se në libër nuk thuhet asgjë për atë se nga erdhi Kostandin Moisiu në Kavajë. Të gjitha këto e bëjnë të dyshimtë përmbushjen nga ana e Spiro Mojsiut të kriterit të identitetit kombëtar, çka logjikisht duhet të jetë kriteri i parë i përzgjedhjes.


Arsimi ushtarak

Në 26 qershor 2002, dy ditë pas zgjedhjes së Alfred Moisiut si President i Republikës së Shqipërisë, te “Gazeta Shqiptare” u botua një dosier speciale për jetën e Spiro Moisiut, babait të Presidentit. Në këtë dosier, që dukej qartë se ishte hartuar sipas të dhënave të ofruara nga Presidenti Alfred Moisiu, kur ishte fjala për arsimin ushtarak të Spiro Moisiut, nuk ofroheshin veçse disa kurse të kryera në Shqipëri, në një kohë që në vitet ‘20-‘30 në Shqipëri ka pasur qindra oficerë të diplomuar në Akademitë Ushtarake të Italisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe etj. Në këtë dosier, midis të tjerave thuhet se Spiro Moisiu ka kryer një kurs disa mujor për oficer, të hapur në Tiranë në vitin 1919 (“Gazeta Shqiptare”, 26 qershor 2002, fq.13). Pastaj thuhet se ka bërë dhe tre kurse të tjera në Tiranë përkatësisht në vitin1923, 1930, 1938, gjë që na sjell ndërmend atë personazhin e atij filmit të socializmit, “Kiu fiu i kurseve”, që shkonte nga kursi në kurs. Dhe ndërsa oficerët e tjerë shkonin nëpër akademitë e Europës, Spiro Moisiu duke shkuar nga kursi në kurs arriti të bëhet nga nën toger në 1919, në major në 1938. Kjo është një pikë e errët që duhet sqaruar. Sekreti i karrierës së Spiro Mojsiut ka qënë dezertimi. Në qershor 1924 ai dezertoi nga forcat qeveritare dhe u bashkua me ato noliste, ndërsa në dhjetor 1924, kur Zogu filloi mësymjen për ta rrëzuar pushtetin nolist, i shkathti Spiro dezertoi nga forcat noliste dhe u bashkua me ato zogiste. Si shpërblim Zogu, në vitet në vazhdim i dha grada e shpërblime. Por një gjë është e sigurtë: Spiro Mojsiu nuk ka mbaruar asnjë Akademi Ushtarake, çka e privon atë nga përmbushja e kriterit te dytë që duhet përmbushur për të fituar të drejtën që emri i tij t’i vihet akademisë ushtarake.

7 Prill i 1939


Në 7 prill 1939, ditën kur ushtria italiane invadoi Shqipërinë, shumë oficerë shqiptarë që qenë me detyrë në bregdet, i udhëhoqën trupat e tyre në një rezistencë të armatosur, nga Saranda në Durrës, ku qe major Spiro Moisiu,
kur major Abaz Kupi udhëhiqte rezistencën në Durrës për të cilën gazetat europiane shkruajtën se një grusht shqiptarësh i hodhi në det dy herë desantët e përtejdetit?

Spiro Mojsiu në këtë kohë shërbente si komandant i Kufirit në Prefekturën e Shkodrës, duke pasur edhe detyrën e mbrojtjes së portit të Shën Gjinit që është një nga katër pikat ku zbarkuan italianët. Spiro Mojsiu nuk shkreu asnjë pushkë në Shën Gjin. Deri tani as ai dhe as historianët bashkëkohorë ushtarakë të afërt me Presidentin e sotëm, nuk e kanë pretenduar këtë gjë dhe këtë situatë të vështirë ai
e zgjidhi me stilin e tij tashmë stereotip, dezertimin. Si shpërblim që ky “patriot” nuk shkrehu asnjë pushkë kundër ushtrisë fashiste italiane, autoritet fashiste italiane e mbajtën atë në ushtri me të njëjtën gradë që kishte patur para 7 prillit 1939, pra ato të majorit. Kështu major Spiro Mojsiu veshi këmishën e zezë dhe filloi të nderojë ala “romana”, me xhepin e mbushur plot me lireta italiane. E viva!


Moisiu në luftën italo-greke

Në 28 tetor 1940 ushtria italiane sulmoi Greqinë, nëpërmjet territorit shqiptar. Sulmi qe i organizuar keq dhe trupat greke nuk e patën të vështirë që brenda pak ditësh ta thyenin atë dhe të kalonin në kundër mesymje, duke hyrë në territorin shqiptar. Në këtë luftë komanda italiane futi në veprim edhe forca shqiptare. Një prej batalioneve shqiptare, ai i qujtur “Tomorri” dhe që përbëhej prej 1000 vetësh komandohej nga major Spiro Moisiu. Ky batalion dezertoi me komandantin në krye dhe kjo gjë është quajtur si një meritë e Spiro Mojsiut, që nuk deshi të merte pjesë në një luftë agresive. Por si është e vërteta? Studiuesi i
njohur amerikan i çështjeve shqiptare, Bernd J.Fischer, në librin e vet “Shqipëria në luftë 1939-1944”, shkruan: “Të paktën dy batalione të milicisë fashiste shqiptare, “Tomorri” dhe “Taraboshi”, morrën pjesë në operacionet që u
zhvilluan kundër grekëve në rajonin e Korçës”. (Bernd J.Fischer, “Shqipëria në luftë 1939-1944”, “Çabej” 2000, fq.117). Këtu ka një fakt interesant: Del se batalioni “Tomorri” i cili komandohej nga Spiro Mojsiu, është futur në një luftë në kohën që grekët kanë kaluar në mësymje brenda territorit shqiptar dhe jo kur forcat italiane po mësynin në territorin grek. Italianët nuk ndërmorën fare
mësymje kundër Greqisë, duke e përqëndruar mësymjen në zonën Përmet-Sarandë, duke synuar të hapnin rrugën drejt Athinës. Në këto rrethana batalioni “Tomorri” qe duke mbrojtur territorin shqiptar, gjë që ishte një arsye e
mjaftueshme që komandanti i batalionit, Spiro Moisiu t’u kërkonte ushtarëve të luftonin dhe jo të dezertonin. Aq më tepër që në preambulën e ligjit të luftës me Shqipërinë, që miratoi Greqia në 4 nëntor 1940, thuhej se ai do të rrinte në fuqi deri sa të çlirohej Vorio-Epiri. ǒka nuk është thënë deri më sot është fakti se, si rezultat i këtij dezertimi, grekët e pushtuan Korçën në 22 nëntor 1940 dhe pak më vonë edhe Pogradecin. Italianët u befasuan se ata kishin pritur që batalionet shqiptare së paku do të mbronin territorin shqiptar. Në rast se donin të ndodhte kjo italianët nuk duhej të vinin si komandant majoring me origjinë greke Spiro Moisiu. Ai nuk mund të luftonte kundër bashkë kombasve të vet grek. Italianët e kapën Spiron dhe e internuan në Laç. Një gjykatë speciale ushtarake e dënoi me
vdekje si dezertor, por çuditërisht, pas mbarimit të luftës italo-greke (prill 1941),emri i Spiro Moisiut u përfshi në një amnisti që bëri Viktor Emanueli III dhe Spiroja u la i lirë me të vetmin dënim “përjashtimin nga ushtria”.


Si u bë Moisiu Shef i Shtabit të Përgjithshëm?

Spiro Mojsiu u vendos në Berat dhe më pas në Lushnje ku filloi të merret me tregëti, duke shitur mallra të ndryshme si ushqime, këpucë, veshje, batanije që miqtë e vet oficerë i vidhnin në depot e ushtrisë. Kështu e filloi ai aktivitetin e vet antifashist. Nuk ka asnjë dëshmi të vetme historike që Spiro Mojsiu të ketë marrë pjesë në lëvizjen antifashiste deri në korrik 1943, kur Enver Hoxha e thirri me anë të Omer Nishanit, për t’i propozuar detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane, gjë që për Spiron duhet të ketë qënë një gjë po aq e papritur sa ajo kur të birit të tij, Alfred Moisiu, i thanë se do të bëhej President. Spiro Mojsiu nuk shkoi në Konferencën e Pezëz në shtator 1942. Atë kohë ai qe në Lushnje i zënë me aktivitetin antifashist të shitjes së të brendëshmeve ushtarëve fashistë të vjedhura në magaziant e ushtrisë. Në fillim të korrikut 1943, kur Spiro Moisiut i çoi lajm Omer Nishani, duke i thënë se duhej të vinte në Tiranë pasi do të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Spiroja duke e ditur se Omeri qe ende anëtar i Këshillit të Shtetit të emëruar nga italianët, mendoi se fjala qe për ta bërë shef të Shtabit të ushtrisë shqiptare shtetërore, pra që varej nga italianët, kështu që u paraqit në luogotendencë. Atje i thanë se nuk e pati kërkuar kush dhe pastaj kur takoi Omer Nishanin ky e sqaroi se përse bëhej fjala dhe e vuri në kontakt me njerëzit e lëvizjes që do t’i çonin në Labinot të Elbasanit. Për ta bindur që të
dilte në mal Omer Nishani i tha se autoritetet italiane kishin rënë në gjurmë të punëve me të cilat merrej Spiro Moisiu dhe së shpejti mund ta arrestonin, gjë që nuk qe fare e gënjeshtërt. Spiro Moisiu u zgjodh për tu bërë shef
i Shtabit të Përgjithshëm për tre arsye:

1.Ai kishte pasur një gradë relativisht të lartë ushtarake, ç’ka riste autoritetin e ushtrisë partizane.

2.Ai qe i fesë ortodokse, çka vendoste një farë balance në krye të ushtrisë partizane, duke qënë se Enver Hoxha qe musliman

3.Ai qe një njeri me profil të ulët çka nuk rrezikonte lidershipin e Enver Hoxhës. Të gjeje një njeri të tillë në korrik 1943 dhe për më tepër të gatshëm për të dalë në mal nuk qe e lehtë. Si Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu bënë llogaritë e veta. Ky i fundit nuk pati zgjedhje më të mirë.

Është interesante se si pajtohet opinioni i studiuesve të huaj dhe i oficerëve britanikë që kanë qënë praën shtabit të përgjithshëm, kur është fjala për personin e Spiro Moisiut. Bernd J. Fischer, studiuesi i njohur amerikan shkruan: “Spiro Moisiu, një njeri pa ndonjë farë rëndësie të cilin Hoxha mund ta kontrollonte, u caktua si shef i tij (Shtabit të Përgjithshëm)”, ndërsa Reginald Hiblert, një prej oficerave britanikë që ka qënë gjatë luftës pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe që në kujtimet e veta është dashamirës ndaj partizanëve, shpreh përshtypje të këqia vetëm për Spiro Moisiun. Hilbert shkruan: “Shefi i Shtabit, Spiro Moisiu, na u duk se nuk e meritonte aspak pozitën e tij të lartë dhe ishte një njeri i pakëndshëm në bashkëbisedime. Ndofta kjo ishte arsyeja përse e kishte vënë aty Enver Hoxha”(Reginald Hilbert: “Fitorja e hidhur”, shtëpia botuese e librit shkencor, Tiranë 1993, fq.352. Unanimiteti i këtij opinioni të dy njerëzve nga të cilët njëri e arrin përfundimin nga studimi i dokumentave dhe tjetri nga përshtypjet e drejtpërdrejta, është shumë impresionues! Veprimtaria e Spiro Mojsiut në lëvizjen partizane fillon me pjesëmarjen e tij në mbledhjen e parë të Shtbit të Përgjithshëm, në 5 korrik 1943, në Labinot. Paradoksi ironik qe se nga të dymbëdhjetë anëtarët e Shtabit, shefi qe i vetmi që nuk e pati shkrehur një pushkë në luftë. Kjo gjë qe pa precedent në historinë ushtarake por kishte shumë precedente në karierën e Spiros, i cili qe graduar pa ia bërë kurrë “bam” e duke dezertuar. (Vijon)


A e meriton Akademia Ushtarake emërtimin e ri?

Ministri Majko ka manipuluar biografinë e Spiro Moisiut Spiro Moisiu “strateg” ushtarak

Në nëntor të vitit 1943, kur gjermanët filluan operacionin e dimrit, Shtabi i Përgjithshëm, pranë të cilit qe edhe Enver Hoxha, i cili në atë kohë ushtronte funksionion si komisar politik, u gjend në zonën Çermenikë-Martanesh.
Gjermanët të informuar për këtë gjë filluan operacionin e koduar “1828” për ta shtënë në dorë Shtabin e Përgjithshëm gjallë ose vdekur. Në mbrojtje të Shtabit të Përgjithshëm qenë Brigadat II dhe III partizane si edhe batalionet “Krujë-Ishëm” e “Dajti”, gjithsej 1500 vetë sipas librit “Historia e Luftës Nacional-çlirimtare të Popullit Shqiptar” Vol. III Tiranë 1988. Në këtë libër thuhet: “Në 7 dhjetor 1943 Shtabi i Përgjithshëm studjoi daljen nga zona e rrethuar dhe kalimin për në jug”(fq. 870). Njeriu më kompetent në fushën ushtarake, në Shtabin e Përgjithshëm qe majori kursant, Spiro Mojsiu. Ai përgatiti planin se si do të çahej rrethimi dhe do të kapërcenin Shkumbinin për të kaluar në jug. Duke pasur 1500 vetë në dispozicion, si dhe duke pasur parasysh që veprohej në terren të thyer dhe në mot të keq, kur armiku nuk mund të përdorte artilerinë dhe
aviacionin, nuk do të kishte qënë e vështirë për një ushtarak të sprovuar, që me disa lëvizje mashtruese ta çante rrethimin dhe të kalonte me sukses në jug. Mehmet Shehu me vetëm 400 forca të Brigadës i e bëri këtë gjë në po atë kohë dhe me po atë zonë, kur i shkoi në ndihmë Shtabit të Përgjithshëm. Por Shehu kishte përvojën e luftës së Spanjës dhe të luftrave partizane të viteve 1942-1943,
si dhe mprehtësinë prej ushtaraku dhe guximin, kurse Spiro Moisiut i mungonin këto të gjitha. Në të vetmin rast që pati për ta treguar veten si ushtarak ai dështoi keq, duke e kompromentuar edhe Enver Hoxhën, i cili u detyrua t’i kërkonte ndihmë Shehut, gjë që nuk ua fali të dyve, por për rsye të ndryshme. Manovra e ideuar nga Spiro Mojsiu dështoi keq. Në librin “Historia e Luftës Nacional çlirimtare të popullit shqiptar”, botimi i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, Tiranë 1988, vol III pranohet se si rezultat i gabimeve forcat partizane u gjetën nën goditjet e rënda të gjermanëve dhe se Brigada II mbeti me 40-50 vetë, Brigada e III me 80-90 vetë, ndërsa dy batalionet “Dajti” dhe “Krujë-Ishëm” u kthyen në njësitë (fq 441). Si rezultat i aplikimit të strategjisë gjermane të “kesselbildung” (coptim i forcave kundërshtare dhe rrethim grupesh të vogla, në formë kazani), Shtabi i Përgjithshëm mbeti i izoluar nga forcat e tjera, në një grup prej 33 vetësh (fq 450),që vendosi të kalojë në jug. Në këto rrethana Spiro Moisiu iu kthye zakonit të vet të hershëm, dezertimit duke i sygjeruar Hoxhës këtë strategji që atij i pati dalë mirë gjatë gjithë karrierës. Kështu ata ia mbathën drejt jugut, duke i braktisur forcat partizane që i çuan në disfatë, në pyjet e çermenikës e Martaneshit. Pra Spiro Mojsiu nuk e përmbush as kriterin e strategut që
ka fituar beteja të mëdha. Ai është një humbës i madh. Duke mos patur nga t’ia mbante Enver Hoxha iu drejtua për ndihmë Brigadës së Mehmet Shehut, që atëherë gjendej në jug të lumit Shkumbin. Legjendari Mehmet Shehu u nis me 3
batalione dhe kreu atë marshimin e famshëm, duke kapërcyer Shkumbinin dhe duke kërkuar grupin e Shtabit të Përgjithshëm në Çermenikë e në Martanesh dhe duke u kthyer pas pa e gjetur dot, pasi tashmë, grupi, siç pohon Enver
Hoxha tek “Mes njerëzve të thjeshtë” qe reduktuar në pesë vetë, duke llogaritur Hoxhën dhe Moisiun. Por marshimi i Shehut gjithsesi qe shpëtimtar për Hoxhën dhe grupin e tij, pasi gjermanët menduan se grupi i Shtabit të Përgjithshëm
qe bashkuar me forcat e Shehut dhe u vunë në ndjekje të tyre me të gjitha forcat, duke i lënë grupit të Hoxhës rrugë të lirë të tërhiqej drejt jugut. Hoxha i cili pati
humbur çdo kontakt me forcat partizane që në fillim të dhjetorit, arriti në Korçë në mars, pas katër muajsh, për të mësuar atje për suksesin e Shehut. Pas këtij episodi Hoxha humbi çdo respekt për Spiro Mojsiun si ushtarak dhe si njeri dhe madje filloi ta urrente, por nuk e hoqi nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, sepse do t’ju duhej që atë t’ja jepte një komandanti të suksesshëm, i cili do të rrinte në krah të Hoxhës që po bëhej gati të merrte postin e Komandantit të Përgjithshëm (maj 1944), duke e errësuar kështu lavdinë e tij. Në kongresin e
Përmetit (maj1944), kur Enver Hoxha u bë Komandant i Përgjithshëm, me gradën Gjeneral-Kolonel, Spiro Moisiu ruajti postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, duke marrë gradën e dytë më të madhe, atë të Gjeneral Majorit. Jo keq për një nëntoger të dalë nga një kurs tre mujor për oficerë, që pas gjashtë dezertimesh arrinte të merte një gradë të tillë. Ky është padyshim një rast unik në
historinë botërore, ku ka patur nëntogerë e madje nënoficerë që janë bërë gjeneralë duke luftuar, por asnjëri nuk është bërë duke dezertuar.


Moisiu “hedh” në det anglo-amerikanët

Në një rast dezertoi i përjetshëm u bë trim i madh. Ai që ja pati mbathur kur qe gjendur para zogistëve, italianëve, grekëve, gjermanëve, u tregua “burrë” para anglo-amerikanëve! Në shtator 1944 Komandanti i trupave anglo-amerikane për rajonin e Mesdheut, gjenerali Uillson i kërkoi Komandës së Ushtrisë partizane që në Shqipëri të zbarkonin forca anglo-amerikane të cilat do të luftonin së
bashku me forcat partizane kundër gjermanëve. Por Enver Hoxha nuk mund ta pranonte këtë gjë pasi kishte frikë se mos forcat anglo amerikane mbeteshin në vend dhe atëherë Shqipëria do të orientohej nga perëndimi dhe jo nga lindja
komuniste. Por Enver Hoxha si dinak që ishte nuk deshi t’ua komunikonte vetë përgjigjen negative abatëve, pasi kishte filluar të mendonte për njohjen e qeverisë së vet nga aleatët, gjë për të cilën donte të ruante një imazh të mirë
tek ata, prandaj Enver Hoxha ngarkoi Spiro Mojsiun me detyrën që tu jepte përgjigjen negative shefit të Misionit Britanik, nënkolonelit Palmer, të cilën ky i fundit duhej t’ia përcillte gjeneralit Uillson. Lidhur me këtë në librin “Historia e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare të Popullit Shqiptar”(1989) thuhet: Uillsonit përgjigja iu dha nga Spiro Mojsiu, shef i Shtatmadhorisë së UNçSH, nëpërmjet Palmerit. Përgjigja ishte një mospranim përfundimtar”. (“Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1989, fq.444). Ky version konfirmohet dhe nga raporti që misioni britanik i bëri qëndrës së vet në Bari (Arkivi i Institutit të Historisë, dokumente angleze, Raport i misionit ushtarak britanik në Shqipëri, 5.10.1944, FO. 371/43554.PRO). Enver Hoxha tek “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” thotë madje se aleatëve iu tha se ata do të hidheshin në det në rast se do të zbarkonin. Ironia është se sot emri i njeriut që i ka kërcënuar anglo-amerikanët se do ti hedhë në det, do ti vihet Akdemisë Ushtarake shqiptare, e cila do të përgatitë oficerë për ushtrinë shqiptare, që synon të bëhet pjesë e NATO-s ku SHBA dhe Britania e Madhe përbëjnë forcën kryesore!? Në Akademinë Ushtarake do të bëhet së paku një stendë ku do të paraqitet jeta dhe veprimtaria e njeriut emrin e të cilit do të mbajë ky institucion akademik. A do të paraqitet ky episode atje? Nëse jo akademia do të prezantohet që në hyrje si një institucion joserioz ku falsifikimi fillon që te emir i vet. Në rast se ky episode do të shënohet atëherë ç’frymëzim do të përbëjë ky për studentët, atë se duhet ti kërcënojnë për t’i hedhur në det aleatët tanë amerikanë? Kjo qe bëma e fundit e Spiro Mojsiut në luftë. Në nëntor 1944 kur udhëheqja partizane me Enver Hoxhën që duke udhëtuar nga Berati për në Tiranë, Spiro Mojsiu u sëmur dhe e lanë në një fshat të Beratit derisa të përmirësohej. Por duke qënë se Spiroja qe një njeri që nuk binte në sy, atë e harruan dhe vetëm në janar u kujtua dikush të pyeste se ku është Spiro Mojsiu dhe çuan njerëz për ta marrë. Kush nuk e beson këtë histori le të shohë fotografinë që paraqet udhëheqjen partizane duke hyrë në Tiranë, në 28 nëntor 1944, ku Spiro Mojsiu nuk është në krah të Enver Hoxhës, siç i takonte.



E vërteta mbi rënien e Spiro Moisiut


Në dosierin për jetën e Spiro Moisiut që ka botuar “Gazeta Shqiptare”, sipas të dhënave të Alfred Moisiut, në 26 qershor 2002 thuhet se: Spiro Mojsiu e kundërshtoi Enver Hoxhën në shtëpinë e këtij të fundit, gjatë një debati të acaruar për vënien e ushtrisë shqiptare nën tutelën e asaj jugosllave. Sipas kësaj parrulle historike të trashëgimtarit, Spiro Moisiu ka kundërshtuar ardhjen e instruktorëve ushtarakë jugosllavë në Shqipëri dhe pasi është grindur me Enver Hoxhën është çuar dhe ka ikur, duke e lënë këtë të fundit vetëm me Koçi Xoxen. Në rast se gjërat do të kishin shkuar kështu, Spiro Mojsiu do të qe arrestuar e pushkatuar që në vitin 1945, sepse jo vetëm në këtë vit, por as në 1948, derisa Enver Hoxhës nuk i erdhën letrat e Stalinit me kritikat për Titon, nuk guxonte kush në udhëheqjen shqiptare t’i kundërshtonte në këtë mënyrë jugosllavët. Dhe në vazhdim të përrallës historike, Enver Hoxha, duke qënë se Spiro Mojsiu vazhdonte t’i kundërshtonte jugosllavët, në vitin 1946 e shkarkoi nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, duke e zëvendësuar me Mehmet Shehun. Në dossier-in e 26 qershorit 2002 thuhet se “gjatë dorëzimit të detyrës çelsat e zyrës Spiro Mojsiu ia hodhi Mehmet Shehut tek këmbët” (fq.13). Në rast se Mehmet Shehu do të qe Kiço Mustaqi, kjo edhe mund të hahej, por gjithkush e në radhe të parë vetë Alfred Moisiu që e ka patur epror në Ministrinë e Mbrojtjes për disa vite, e di se në rast se Spiroja do t’ja kishte bërë këtë gjë Mehmetit, atëherë do të kishte shkuar tek këmbët e Mehmetit pas çelsave, pasi ky i fundit do t’ja kishte shkrehur gjithë karikatorin e pistoletës. Sepse është absolutisht e vërtetë që nuk mund ta pranonte Mehmet Shehu një ofendim të tillë nga njeriu që dimrin e 1943-1944 pati humbur pyjeve si bari dhe që i pati kërkuar atij ndihmë për ti shpëtuarjetën. Por cila është e vërteta e shkarkimit dhe e nxjerjes në pension të Spiro Moisiut në vitin 1946. Dy janë arsyet për të cilat e bëri Hoxha këtë gjë. E para se në vitin 1946 në Greqi filloi lufta civile ku Jugosllavia dhe Shqipëria komuniste mbështesnin krahun komunist. Në teritorin shqiptar bëhej stërvitja e forcave komuniste greke dhe prej këtij teritori furnizoheshin me armë, ushqime dhe veshje forcat komuniste në Greqi. Kjo çoi në incidente të armatosura mes forcave shqiptare dhe atyre qeveritare greke. Në rrethanat kur këto incidente mund të shkallëzoheshin deri në luftime në përmasa të mëdha, siç ndodhi në 1949, nuk qe e arsyeshme që në krye të Shtabit të Përgjithshëm të qe një gjeneral me origjinë greke si Spiro Moisiu, që për më tepër kishte pasur lidhje me ushtarakë të lartë grekë, në vitin 1940 kur dezertoi nga lufta italo-greke. Arsyeja tjetër qe se Spiro Moisiu pati disa probleme shëndetësore. Në vitin 1946 kur shkoi të inspektonte stërvitjen e një brigade ushtarake në kufirin me Greqinë, Moisiut iu krijua idea e çuditshme se kjo stërvitje ushtarake qe gjueti derrash të egër. Për ta mbyllur këtë histori pa e cënuar reputacionin e Moisiut, Enver Hoxha e nxori në lirim dhe e emëroi Kryetar të Shoqatës së Gjuetarëve të Shqipërisë, duke thënë se ai e kishte pasion gjuetinë më tepër se stërvitjen ushtarake. Një konfirmim të tërthortë të këtij versioni e ka bërë Presidenti Alfred Mojsiu, kur në emisionin “Opinion”, në TV-Klan, në 28 nëntor 2002, deklaroi se gjatë karierës së vet e ka marrë katër herë pistoletën për të vrarë veten. Pra, kjo tregon e trashëgimia gjenetike determinon fisin e Moisinjve. Që Spiro Mojsiu u nxorr në lirim që në moshën 46 vjeç për shkak se pati kundërshtuar Enver Hoxhën, kjo vërtetohet tërthorazi dhe nga fakti që i biri i tij, Alfred Mojsiu bëri një karierë të madhe gjatë regjimit të Enver Hoxhës, duke arritur deri në zëvendës ministër i Mbrojtjes, në vitin 1981. Në vitet 1971-1981, Alfred Moisiu mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të armës së Xhenjos dhe Fortifikimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo qe periudha kur u realizua çmenduria e madhe e ndërtimit të 600 mijë bunkerëve në territorin e Shqipërisë prej 28 mijë kilometrash katror. Alfred Moisiu qe njeri nga kuadrot që e planifikoi dhe e zbatoi idenë e çmendur të këtij bunkerizimi të vendit dhe atij nuk do ti besohej kjo detyrë nëse i ati i vet, Spiro Moisiu, do të kish patur guximin të kish kundërshtuar dikur njëriun më të fortë të sistemit kopmunist, Enver Hoxhën


Si mund të nderohet Spiro Mojsiu?


Natyrisht fakti që Akademia Ushtarake nuk e meriton ti vihet emri Spiro Moisiu nuk do të thotë se ky i fundit nuk meriton të nderohet në një mënyrë tjetër. Kështu p.sh emri i tij mund t’i vihet bazës ushtarake të Bisht Pallës, që
sot u është dhënë grekërve edhe nga firmosja e marrëveshjes prej birit të tij që është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Aq më tepër që në 1940, Spiro Moisiu u dha grekërve Korçën e Pogradecin.

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2010 19:54
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ne fakt, kane ndoshur kaq shume gjera atje sa te gjithe na duken njesoj dhe ndoshta jane te tille.

Ai qe beri '97, mund te beje cdo gje. Keto punet e PUB-eve e te tjera si keto intriga te vockla, jane pa peshe dhe duken si lodra femijesh, para '97-tes dhe Gerdecit.

Megjithate eshte nje material interesant

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2010 20:11
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

CedruS vazhdon programi te drejtohemi nga ANTISHQIPTARET.........

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2010 20:16
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Rrefimi i ish-presidentit Moisiu: Presionet e Berishės pėr shkarkimin e Sollakut

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.