Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.
Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1193

Pyetje per emigrantet ne Greqi

Sic e dime kriza e rende financiare qe kapi Ameriken pati nje efekt domino ne te gjithe boten, por vecanerisht ne europen perendimore.

Natyrisht nje krize  e permasave te tilla nuk mund te mos sjelle tensione sociale.

Ketu ne Itali tensionet sociale per momentin jane akoma shume te zbehta, kjo edhe per efektin zbutes qe kane amotizatoret sociale ketu. Por po vazhdoi keshtu mund te ndodhi qe keto amortizatore sociale mos te mjaftojne me, dhe ne ate rast une parashikoj nje situate shume te keqe, nje si tip lufte midis te varferve.

Per momentin, eshte vetem partia (tashme famoze) raciste e quajtur Lega NOrd qe i po kaleron "betejen" per mbrojtjen e puntorit italian nga puntori emigrant. Nje nder gjetjet e fundit te kesaj partie ishte propozimi per futjen e nje ligji me te cilin emigranteve u kufizohej VETEM ne 6 muaj e drejta e marrjes se asistences (amortizatove sociale) ne rast se humbin punen. Per fat ky propozim nuk kaloi, por jam i bindur qe nqs situata ekonomike do rendohet, kjo "beteje" e Lega Nord-it do behet akoma me e fuqishme dhe besoj qe edhe shume njerez te deshperuar (nga kriza) do ta mbeshtesin ate. Me pak fjale eshte nje situate shume delikate.

Pyetja ime eshte (sic thashe per ata qe jetojne ne Greqi):

duke qene se degjojme shume lajme te keqia ekonomike nga Greqia, por sot degjova edhe per ne Spanje, (deri ne mundesine e "falimentimit" te shtetit), SI ESHTE SITUATA E EMIGRANTEVE ATY?

A ka forca te caktuara populiste greke te cilat (do te) tentojne te kalerojne edhe ato "betejen" kunder emigranteve me teorine "s'kemi buke per vete, prandaj ikni ne vendin tuaj"?

Falenderoj kedo qe do me pergjigjet dhe do me japi nje ide mbi situaten (sepse sic e thashe kam frike se nje skenar i tille mund te paraqitet edhe ne Itali)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2009 19:23
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10655

A lejohet ndonje koment per kete pune?
Po te doni mund ta fshini me vone.

Ne emisionin Report para dy javesh u duk qarte se ajo qe thote Lega Nord eshte e vertete. Ne zonen e Forlise rreth 50% e artizaneve qe bejne divane kane mbyllur punishtet pas 30 vjetesh pune. Ne te njejten kohe firmat kineze qe bejne divane jane rritur 113% (me shume se dyfishi). Firmat me prestigjoze (Divani&Divani, Poltrončsofa, Borbois) tashme shkruajne Made in Italy, por gjithe divanet prodhohen nga duar kinezesh ne Itali.

Ajo qe thote Bosi eshte plotesisht e drejte, sepse nuk ka aresye ne bote pse duhet nje emigrant te rrije pa pune ne nje vend tjeter dhe te marre ndihmat e shtetit. Presupozohet qe ti ke shkuar per pune, jo per ti shpetuar idiotesise shqiptare (siç eshte e verteteta). Prandaj kur je pa pune kthehu ne vendin tend. Ose thuaje troç qe Shqiperia eshte per tu hedhur ne plehra dhe kerko ndonje tip azili.

Report tregoi qarte se te pakten ne sektorin e divaneve eshte 100% e vertete qe ekstrakomunitare po lene italianet pa buke, sepse kushtet e uleta qe pranojne jane krejt ndryshe nga tradita sindikaliste italiane. Ose do kthehemi ne kapitalizmin e viteve 20 ku punetoret nuk kishin asnje te drejte. Ose do perzihen emigrantet qe punojne si kafshe.

Te gjitha keto mund te shkojne ne favor te Shqiperise, sepse po te perzihen sklleverit nga Italia punishtet do hapen ne vende lindore ku krahu punes kushton pak. Jo çdo e keqe eshte e keqe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2009 20:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8178

Duke qene emigrante qe ne moshe te re, sidomos ne Greqi (me vone ne france) do jap mendimin tim.

Nuk ka te beje me papunesine e shqiptarve ne Greqi, eshte i pari vend europian(nqs mund ta quajme kshtu) ku shteti s'ka ndihmuar asnje shqiptar per asgje...Perkundrazi ai shtet i mbyti ata njerez ne pune, mos te flas per dokumentat, qe ka shqiptar nga 20 vjet dhe prape paguajne per rinovimin e kartave...(nqs do ishin ne ndonje shtet tjeter do kishin tashme nacionalitetin) ...

Problemi i Greqise eshte tjeter per mendimin tim, ai ka qene dhe eshte shtet i "varfer", individi eshte me "i pasur"...Greqia qe kur Karamanliu u be kryeminister (i djathte ky) Greqia mori tatepjeten...Mendoj gjithashtu, si ka mundesi qe ai shtet me aq krah pune, njerez duke punuar nga 16 ore ne dite nuk arrijne te paguajne gjerat minimale etj si kto...Pergjigja ime; mund te kete korrupsion.

Po ta krahasojme me Francen, keto Po, qe rrijne e marrin leket e socialit sepse eshte sisitemi i tille...por nga ana tjeter ka taksa te larta dhe nuk i shpeton asnje gje shtetit francez...Keta dine sa leke merr, sa jep, sa harxhon dhe sa borxhe ke...per mos te thene se dine dhe sa dhemballe ke ne goje...

Tani puna e Falementimit nuk mund te ndodhi aq kollaj per vete faktin se jane ne europe dhe EUROPA ka te drejte ti ndihmoj,perndryshe s'do kishte asnje kuptim...THjeshte ata jane "nxenesit" me te keqinj te europes dhe europa nqs i jep borxh Greqise, ia jep me nje perqindje shume te lart se ndonje shteti tjeter perendimor...

Edhe kriza ka bere te veten ne kto shtete "te pafuqishme" si Greqia...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2009 07:09
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

Greqia ka lindur ne krize, prandaj edhe per here te pare ne bote ketu ka lindur demokracia...

ndersa per emigrantet ketu nuk ekziston shteti grek, jo per ndihme qe nuk behet fjale fare por edhe per perseritjen e dokumentave kerkojne te njejtat kritere, 150 dite siguracioni ne vit (siguracion i detyruar ne shtet dhe jo privat, ku dita e siguracionit mund te kalojne ne vlere leket e dites qe merr) dhe 150 euro pagese ne vit perseri per punetoret qe duhet te shohin letrat a i ke ne rregull apo jo dhe jo vetem keto gjera por edhe shume kritere te tjera qe jam i sigurte qe shqiptaret i dine shume mire zyrat shteterore sesa nje grek ketu... nesje shteti grek eshte zen keq nga ana e emigranteve ketu  ne kete krize por edhe nuk mund te na deboje se ne rradhe te pare ketu llogariten te jene 1 500 000 emigrante me dokumenta te cilet pagojne 150 euro vit per vit ose me sakte 300 euro ne dy vjet se keshtu i japin letrat tani 2 vjecare, me pak fjale 1 500 000 x 300 = 450 000 000 euro ne dy vjet qe futen direkt ne xhepin e shtetit, dhe nje llogari tjeter me siguracionin qe eshte nje shifer maramendse, llogarisni te pakten cdo njeri ne vit nga 150 dite siguracion me te pakten 30 euro dita e siguracionit te cilat jane te detyruara dhe bejeni llogari me 1 200 000 krahe punetoresh se gati 300 000 jane femije dhe nuk futen ne kete kategori del shifra maramendse e cila mbulon nje pjese te mire te buxhetit grek me pak fjale emigrantet ketu e blejne shume fish lirine e tyre ketu... pervec ketyre gjerash qe jane me themeloret por shtiti grek meqe eshte shtet europian dhe eshte kufi me shume shtete te tjera qe futen klandestine merr nje shifer vjecare nga europa te rruaj kufijte qe te mos kete me klandestine... prandaj emigrantet ketu i japin aq shume shtetit grek sa nuk mund te bej dot nje levizje debimi te tyre se atehere do jete me te vertet shkaterimi i ketij shteti, shtet i thencin por nejse...

nuk u ve faj grekeve qe na perdorin keshtu se ne rradhe te pare e kemi fajin vete qe nuk kerkojme kurr te drejtat tona, nuk jemi mbledhur njehere te tere ti japim nje drejtim kesaj pune se u bene gati 20 vjet ketu dhe perseri ka shume njerez ketu qe jetojne akoma ferrave si lepurat e eger, eshte e vertet qe ne shqiptaret nuk bejme per njeri tjetrin nuk mblidhemi kurr bashke... nuk po i ze ne goje fare qeverite tona se do ndyr gojen kot...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2009 09:26
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė halfgang Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: halfgang Shto halfgang nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto halfgang nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1193

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
A lejohet ndonje koment per kete pune?
Po te doni mund ta fshini me vone.

Ne emisionin Report para dy javesh u duk qarte se ajo qe thote Lega Nord eshte e vertete. Ne zonen e Forlise rreth 50% e artizaneve qe bejne divane kane mbyllur punishtet pas 30 vjetesh pune. Ne te njejten kohe firmat kineze qe bejne divane jane rritur 113% (me shume se dyfishi). Firmat me prestigjoze (Divani&Divani, Poltrončsofa, Borbois) tashme shkruajne Made in Italy, por gjithe divanet prodhohen nga duar kinezesh ne Itali.

Ajo qe thote Bosi eshte plotesisht e drejte, sepse nuk ka aresye ne bote pse duhet nje emigrant te rrije pa pune ne nje vend tjeter dhe te marre ndihmat e shtetit. Presupozohet qe ti ke shkuar per pune, jo per ti shpetuar idiotesise shqiptare (siç eshte e verteteta). Prandaj kur je pa pune kthehu ne vendin tend. Ose thuaje troç qe Shqiperia eshte per tu hedhur ne plehra dhe kerko ndonje tip azili.

Report tregoi qarte se te pakten ne sektorin e divaneve eshte 100% e vertete qe ekstrakomunitare po lene italianet pa buke, sepse kushtet e uleta qe pranojne jane krejt ndryshe nga tradita sindikaliste italiane. Ose do kthehemi ne kapitalizmin e viteve 20 ku punetoret nuk kishin asnje te drejte. Ose do perzihen emigrantet qe punojne si kafshe.

Te gjitha keto mund te shkojne ne favor te Shqiperise, sepse po te perzihen sklleverit nga Italia punishtet do hapen ne vende lindore ku krahu punes kushton pak. Jo çdo e keqe eshte e keqe.


Po rri e mos fol or cun se ty nuk te kane thene ndonjehere "punambare".

Tani na doli qe eshte faji i extrakomunitareve per krizen.

Paska pasur te drejte IQVLORA ne drejtimin tend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2009 20:16
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1193

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
... mos te flas per dokumentat, qe ka shqiptar nga 20 vjet dhe prape paguajne per rinovimin e kartave...(nqs do ishin ne ndonje shtet tjeter do kishin tashme nacionalitetin) ...




Nqs mund te te ngushelloje ka shume raste te tilla edhe ne Itali.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2009 20:21
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10655

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Po rri e mos fol or cun se ty nuk te kane thene ndonjehere "punambare".

Tani na doli qe eshte faji i extrakomunitareve per krizen.

Paska pasur te drejte IQVLORA ne drejtimin tend.



Pse nuk shkon dhe ti me IQvloren, se ne ate nivel je? Madje vazhdo trego kush pushon e kush hesht se do shkosh se shpejti.

Eshte mbushur perendimi me refugjate te paintegruar qe peshtyjne pjaten ku hane. Pale, duan dhe te jetojne parazit ne kurriz te shtetit te huaj.

Ik o arturm, mbush turmat e mitingjeve ne Shqiperi se atje duhen punetoret me meditje (qe s'i medit njeri). Shqiptaret e integruar punojne pa llafe e nuk çirren per te drejta parazitizmi si puna jote. E mundohu te mesosh rregullat e komunikimit. Mund ti kesh harruar prej depresionit te ndonje pushimi nga puna, por s'me intereson. "Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete" thote populli.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2009 21:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1193

Citim:


Pse nuk shkon dhe ti me IQvloren, se ne ate nivel je? Madje vazhdo trego kush pushon e kush hesht se do shkosh se shpejti.




1) Nuk ma merr mendja se je ne gjendje qe te parashikosh (objektivisht) nivelin tim sepse nuk me njef.

2) Ku do me "cosh" o Fajtor? Do me besh ban? Po me "kercenon"? Po mire mor cun, nqs te ben te ndihesh “dikushi” ky fakt, me ban-o. Kjo eshte “inteligjenca” e re qe ne po pregatitim ne Universitetet e Huaja? Ti nje click ke ne dore dhe shif c'ben, imagjino te kishe ne dore me teper!

Citim:

Ik o arturm, mbush turmat e mitingjeve ne Shqiperi se atje duhen punetoret me meditje (qe s'i medit njeri). Shqiptaret e integruar punojne pa llafe e nuk çirren per te drejta parazitizmi si puna jote. E mundohu te mesosh rregullat e komunikimit. Mund ti kesh harruar prej depresionit te ndonje pushimi nga puna, por s'me intereson. "Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete" thote populli.


Kur vijne pas avazit tend ato qe shkruaj/me jemi te "mire/zgjuar" ndersa ne te kundert jemi "te trashe/mitingashe" (mungonte qe te na quaje edhe mafioze dhe do ishe identik me Berishen).

Pak koherence zoteri.

Citim:


Eshte mbushur perendimi me refugjate te paintegruar qe peshtyjne pjaten ku hane. Pale, duan dhe te jetojne parazit ne kurriz te shtetit te huaj.


Ok. Tani po pergjigjem seriozisht (me shume per te tjeret, qe te na kuptojne).

E PARA - Ne Itali ka ka nje shumellojshmeri nderhyrjesh sociale te shtetit per kategori te ndryshme te qytetareve qe kane nevoje “per ndihme”. Pak a shume ato jane te njejta me ato ne Shqiperi, si psh. per invalidet, per ilace, per pensionistet me pak te ardhura, per familjet me shume femije etj. Jo te gjitha keto ndihma ekonomike “u jepen” edhe emigranteve. Disa u jepen vetem italianeve (ose qytetareve te BE qe jane te barazuar me qytetarin italian), disa u jepen vetem emigranteve me Carta di Soggiorno, disa te tjera ju jepen edhe emigranteve qe kane vetem Permesso di Soggiorno.

Per kete kategori ndihmash une nuk po flisja ne post-in tim sepse, te mira apo te keqija, duhen respektuar rregullat e shtetit qe ne kete rast “te bujton”.

E DYTA (dhe qe eshte argumenti i post-it tim) - Ne baze te legjislacionit aktual italian, nuk ka asnje diferencim EKONOMIK midis puntoreve italiane dhe atyre me nacionalitet tjeter.

Dhe nuk ka si te jete ndryshe sepse Italia ben pjese ne shtetet me nje demokraci te konsoliduar dhe nje diferencim i tille do ishte jokushtetues.

Pra, nje puntor emigrant paguan te njejtat taksa si nje italian dhe si rrjedhim duhet te kete te njejtin trajtim ekonomik si nje italian (te njejten rroge, te njejtat ore pune, te njejtat te drejta sindakale etj).

Ne Itali (nuk e di a e ka ndonje shtet tjeter europian kete gje), NE NDRYSHIM NGA “NDIHMAT SOCIALE” per te cilat fola me siper, EKZISTOJNE EDHE TE ASHTUQUAJTURIT “AMORTIZATORE SOCIALE” (jo me kot quhen amortizatore), te cilet jane krijuar per “te ndihmuar” ekonomine/ndermarjet/puntoret ne aktivitetin/jeten/raportet e tyre.

Nje nder keta “amortizatore” eshte edhe e ashtuquajtura “casa integrazione”, per te cilen po flisja une ne post-in tim. Nga vete fjala (po e shpjegoj per ke nuk jeton ne itali) ky eshte nje FOND, i krijuar nga INPS (ekuivalenti i Insitutit te Sigurimeve Shoqerore ne shqiperi), nga i cili paguhen (per nje kohe te caktuar dhe per kushte te caktuara) puntoret e fabrikave qe jane MOMENTALISHT pa pune.

Dmth, me pak fjale, nqs nje fabrike ka mungese pune per 2 jave, por siguron qe pas 2 javeve i arrin puna prape, QE TE MOS I HEQI NGA PUNA PUNTORET (dmth tu nderprese edhe kontraten) i kerkon INPS-it qe ti paguaje punetoret nga ky FOND. Pas dy javesh, kur arrin puna, rrifillon raporti me punetoret njelloj si me pare. Keto tip amortizatoresh e kane ndihmuar shume ekonomine italiane ne keto dekada (sa here do ish mbyllur Fiati po mos ishte casa integrazione).

Pra nga vete fjala “casa integrazione”, dmth nje kase/fond per riintegrimin e puntorit ne ndermarje (perseris, per te marre kete fond ka disa “kushte”, sic jane qe te kesh te pakten 52 jave kontribute te hedhuara ne vitin e fundit,  qe ndermarrja te garantoje rifillimin e punes, etj).

PRA NUK PO FLASIM PER LEMOSHE (sic quan Fajtori ndihmen sociale, por qe e ngatron me amortizatoret sociale) POR PER NJE MEKANIZEM FINANCIAR NE NDIHME TE EKONOMISE.

Fajtor!

Ti nuk e di (prandaj dhe batuta “punambare”, jo per te te ofenduar, por sepse nuk je ne marrdhenie pune ne Itali, ashtu sic une mund te mos di gjera per funksionimin e universiteteve ne Itali) por:

KY FOND I “CASA INTEGRAZIONE-s” PAGUHET NGA VETE PUNETORET.

Dmth, punetoret (italiane apo emigrante) paguajne ne taksat e tyre edhe nje kuote per “casa integrazione-n”.

Tani me thuaj ti mua, nga lartesia e inteligjences sende, emigranti me italianin te paguajne njelloj, X euro,  per “casa integrazione-n” dhe kur te ngelen pa pune, emigranti te marre Y ndersa italiani Z (ku Z>Y) te duket e drejte? Emigranti nuk duhet te revoltohet sepse “po peshtyn ne pjaten ku ha”? Po kerkon te jetoje si parazit?

Komplimente Fajtor, tani po e mbyll se po me pret autobuzi i mitingut.

N.B. Mos ma qaj hallin mua per parazit, per humbje pune apo per punetor me meditje (ndoshta duhet te besh akoma ndonje vit tjeter per te arritur vitet e mia te shkolles), por mos fol keshtu te pakten per respekt te atyre burrave dhe grave, bashkeatdhetare te tu,  qe kane 20 vjet qe punojne dhe rrobtohen ne Itali, qe kane blere shtepi, makina me kredi, kane cuar femijet neper shkolla, per te jetuar denjesisht si Italianet dhe tani, per faj te nje krize qe nuk vjen per faj te tyre u thuhet “mblidhni plackat, leni c’keni e nuk keni ketu dhe mbathjani ne vendin tuaj se s’ka me pune, parazitet e dreqit”. Per mua kjo eshte e turpshme, sidomos e thene nga nje shqiptar.

Tani mund ta lesh apo ta fshish shkrimin tim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2009 23:56
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10655

Arturm,

1. Nuk te jane fshire ndonjehere mesazhe qe te thuash "mund te fshish mesazhin".

2. Kur shkruan ne nje forum merr parasysh diskutimin qe hapet. Mos thuaj "pusho ti, fol ti tjetri", sepse nuk mund te ndalosh njerezit te flasin.

3. Postimi jot i pare nuk flet per cassa integrazione, por per asistence sociale. Te marresh leke nga shteti per shume muaj me rradhe, kur je emigrant me dokumenta pune dhe nuk ke pune nuk ka sens ne asnje shtet.

4. Nje shqiptar paguan taksat si italiani, por:
4a. Eshte shtetas i huaj. Pra, ka alternativen e kthimit ne atdhe. Italiani nuk ka alternativa.
4b. I huaji nuk ka kontribuar ne Itali mjaftueshem qe te mbahet perjetesisht me buke nga shteti. Ku ishin shqiptaret kur italianet paguanin taksa per "cassa integrazione" 60 vitet e fundit? Ne vendin e tyre.


Me duket krejt llogjike qe nje shtet ne krize te tkurre amortizatoret sociale per te huajt. Problemi eshte se ne Itali jane te huaj njerez qe jetojne aty prej 10 vjetesh, me shtepi te blere, te integruar ne kulture, etj. Por kjo nuk justifikon llogjiken qe te huajt duhet te mbahen ne asistence perjetesisht, kur vijne per pune dhe mbeten pa pune. Ne çdo shtet civil emigranti qe vjen per pune nuk mund te rrije emigrant kur s'ka pune. Jemi larg botes globale ku pasaporta s'ka rendesi.

Nese Italia ka nje te keqe, ajo nuk eshte keqtrajtimi i emigranteve por keqedukimi i tyre. Shpesh mbahen emigrantet per "gjynaf" dhe rinovohen dokumentat me kleçka fallco. Perkundrazi, njoh persona qe kane mbaruar shkollen ne USA dhe nuk marrin dot dokumenta pune. Madje po detyrohen te kthehen ne Shqiperi. Ne mos gaboj Gerti Bogdani (zedhenes i PD-se) perfundoi ne Shqiperi pikerisht per kete aresye. Gjermania ka rregulla strikte dhe nuk lejon qendrimin e kote kur je pa pune. Pra shtetet e tjera fizikisht nuk lejojne qendrimin kur je pa pune. Ti jo vetem qe mund te qendrosh ne Itali, por kerkon ndihma ekonomike mbi 6 muaj.

Se fundi,
Siç e thashe ne mesazhin e pare, idete e Bosit kane te mirat e veta per Shqiperine. Zhdukja e gomoneve (qe Bosi propozoi te qellohen ne det) ne rradhe te pare na ndihmoi neve, sepse kemi vuajtur ne veten e pare krimet e bashkeatdhetareve. Ndersa mbajtja e amortizatoreve sociale per italianet do spostoje qendren e ekonomise ne lindje, ku pagat jane me te uleta.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 10:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Fajtor prakticiteti jot qendron qe c'ke me te e me mjaftojne keto rreshta per te kuptuar sa gabim e kane ato qe quajne te majte (ti perkundrazi je shume i djathte per shijet e mia) por ja qe situata nuk eshte kaq e thjeshte sa te konsiderojme propozimin e Bosi-t si nje zgjidhje efikase dhe Arturm nuk di sa njohuri ke rreth kesaj ceshtje por te siguroj se dhe pa Bossi-in emigrantet per sa i perket cassa integrazione dhe formave te tjera perseri nuk jane te tuteluar.

Atehere

4 ne 5 punetore ne Itali nuk marrin asnje lloj ndihme nga shteti italian. Pra vec nje shtrese e privilegjuar e tyre po.

Per ta thjeshtuar ne maksimum kemi 3 tipologji punetoresh ne Itali :

1. ato me te fatlumet qe punojne ne nderrmarrje shume te medha si psh Ferrovie dello stato e qe ne raste te tilla marrin te ashtuquajteren CIG (cassa integrazione guadagni) qe konsiston ne nje shume proporcionalisht te larte 80 % me rrogen fillestare per muaj/vite e s'kane nevoje te kerkojne pune tjeter.

2. kemi punetoret qe marrin Indennitą di disoccupazione qe eshte per pak muaj e me nje perqindje shume te ulet te rroges fillestare e pastaj ngelen pa gje.

3. ne fund pastaj ngelen pjesa me e madhe e ketu futen shume moshatare te mi por dhe jo vetem qe punesohen me kontrata skandaloze te cilet nese i shkon mire marrin nje shume per 1/2 muaj nese i shkon keq s'marrin asgje.

Pra puna eshte se disa marrin shume e disa asgje e ky nuk eshte faji i emigranteve por eshte nje sistem i tere qe calon. Duke konsideruar dhe faktin se shumica e tyre punojne ne nderrmarrje te vogla ose jane pa kontrate i bie qe mos preken fare as nga Cassa integrazione.

Pastaj emigrantet jane te diskriminuar qe tani me ligjin Bossi-Fini sepse nese rrine 6 muaj pa pune nuk ia rinovojne Permesson ose i duhet te gjejne pune tjeter brenda ketyre 6 muajve kohe qe perkon dhe me propozimin e Lega Nord pra ai eshte i panevojshem.

Mendimi im eshte se propozimi i Bossi-t nuk ka per qellim te gjeje nje zgjidhje situates por eshte vec nje provokim i rradhes per te acaruar xenofobine. Atij nuk i behet vone fare per amortizatoret sociale sepse ndryshe do kish bere deklarata me inteligjente qe do ta ndihmonin vertete Italine e s'do te hidhinin fajin tek ata qe se kane si psh krijimi i nje 'ceku te papunesise' sic eshte ne pjesen me madhe te Evropes. Dhe fondet gjehen kollaj sepse me nje reforme serioze te amortizatoreve sociale e gjitha do te kushtonte 1-2 % (te llogaritura nga shume specialiste te sektorit) te buxhetit.

Atehere pse nuk konsiderohen keto alternativa por kerkohet te gjuhet me gure me i dobeti? Pra po ti hyme ne thellesi del se panorama ekonomike e ajo politike nuk ndryshon shume ne Itali shpesh uleriten zgjidhje per efekte elektorale pa e kuptuar mire se shpesh ato qe duken si mireberese s'jane gje tjeter vec mina te metejshme qe i vihen gjendjes alarmante qe po kalohet e ne vend qe te perparohet sistemi tkurr vetveten.


Me falni se u zgjata e nuk di sa dakort jeni me arsyetimin tim se dhe kjo qe kam shkruajtur i bie te jete jashte teme. Per Greqine se kam idene.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2009 15:41
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.