Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shkelqim Cela: meditime moderne

Nisur nga nje poezi e sjelle dje nga Anemone kerkova te tjera nga Shkelqim Cela. Zbulova blogun e tij http://emigrantipeshk.blogspot.com/ plot me poezi.

Duke e lexuar te sjellin deshiren te jesh aty. Ato poezi jane prodhim i nje letrari te ri, atij emgirant, qe shikon boten dhe mediton pas saj. Por mediton shqip, me fjale popullore dhe me reminishenca Shqiperie. Emigranti nuk eshte ai i baltes dhe mjaltes, por ai qe perzjen ne paradokset me reflektimet, brenda me jashte, shqipen me anglishten. Eshte nje specie e re letrari goxha kurioz.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 16:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Poezi aeroportesh (1)

Në rradhë për security check

Në security check
Rradhët e udhëtarëve
Zvarriten si gjarpërushë paralelë
Që rrëzojnë lëkurët
Me striptizë patriotike.
Xhupa gjithfarësh,
Plagosur mbi konvejerë
Me astarzorrët përjashta,
Rripa mesi me sekrete
Të zbërthyer,
Blekberri me të fshehta
Zukatëse,
Këpucë si rebuse
Të zgjidhura,
Orë të ftohta
Si Zvicra,
Bizhu të mardhura
Si hirushe të braktisura,
Ndërsa çiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretërve
Të dashurisë,
Turma heq mbulojat
Drejt skanerash zhvirgjërues
Me epsh metalik
Bzzzz….. bzzzzz

Rradhë,
Mirkuptim solidar.
Vetëm unë, katunari anarkik i Ali Demit,
Cingërisem
(Kur u bone ti?!)
Jo, vërtet,
Zët i kam rradhët,
Unë vij nga rradhalandi,
Jam rradhor,
Shumëfaqësh si radhła,
Unë kam ardhur në rradhë
Njëmijë herë
Ushtarakisht
Për qejf të nëntogerit
Dhe të kumandarit lab të skuadrës
Apo civilisht
Për qejf të
Mister Bulmetit
Monsinjor Mishit,
Kont Teritalit,
Apo lartmadhërisë së saj
Queen Patates.

Llogaris
Sa përqind e jetës
Më shkoi rradhave,
Krahasoj orët e rradhës me orët e dashurisë,
Inekuacion themelor i jetës,
Kush është më shumë
S’e tregoj
Se qejfin s’dua ti bëj
Rradhës.

Security check
Qelizat gjarpërore
I teston një pas një
Në qiellzat metalike
Dhe helm nuk gjen,
Veç lëngje të pafajshëm,
Koka kola të shkujdesura,
Martini të shthurura,
Fanta që s’dinë gjë prej gjëje,
Ponçe frutash
Tropikale gjithë hare
Që s’marrin gjë për ters
Me ëmbëlsi mangosh e papajash,
Verë e kuqe Kalifornie si mëndafsh i errët
Me përmbajtje aristokratike,
Ujë neutral si Zvicra,
Me pehąsh 7
Që s’gërric,
I filtruar nga gjithë
Prohirat e kimirat,
I tejdukshëm qelibar si sinqeritet i distiluar,
Të gjithë me fajin e përbashkët
Se janë më shumë se 100 mL,
Se një dopjo,
Se dy teke,
Më tepër se dy gllënjka eks….
O kohë, o zakone monogllënjkë,
Ku mollë e Adamit
Bie poshtë veç një herë
Kurnacërisht
Në kopshtin e Njutonit
Një tjetër rëndesë
Të na kujtojë.
Gëll-ding
Gëll-titur
Gllënjka,
Eks eksiq,
Dhe aq,
The show is off,
Shkreti gurmazi,
Truri shkretëtirë
Ku rudhat e fundit era mbulon
Dhe dunat rrafshohen
Nga rruspa marrëzie….

Për xhakete nduk pragmatizmi:
Kapitalizo mbi rradhën
Të ysht
Make use….
Si dikur plakat
Një rradhë e tri punë,
Thurnin çorape e shkuesira
Duke pritur “Furnizimin”.
(Threesome monist,
“Çorapja, Shkuesia, Furnizimi”
Lëngonte ky i fundit,
I shterrur,
I dërrmuar,
I kafshuar nga ato të dyja,
Me allate të dëmtuara
Varur nëpër këmbë)
Make use….
Pra qerasi sytë me sheqerka,
“Trick or treat”,
Si dele kulloti
Në bar të huaj
Që është gjithnjë më i gjelbër,
Me ardhangi,
Me turgor joshës….
Për të tretën herë bjonden me xhinse të grisura,
Qerthulli i rradhës bie karshi,
Rradha – kjo nepërka pika pika,
Bjondinka e ka marre vesh që ja pëlqej
Formën e përkryer të kofshëve,
Me atë plagë të çelët xhinsesh që s’mbyllet,
Ku sytë e mi kulluan pa fund
Dyllë retine të nxehtë
Dhe pak lyrë alidemse…..
Ja tjetra me pamje latine,
Zot ç’ke tërbuar ashtu qelizat e gjoksit,
Gracias, gracias,
S’më duket më seksi (ç’dreqin pati që foli!)
Kot zbukuron gjoksin me përçina
Nikel
Që bashkon thithkat kryengritëse
Si muri kinez majat e kodrinave.
Ajo vija në mes,
That cleavage,
Kanale grande djersësh hispanike
Që rrjedh pa u fshirë
Me viskozitet të yndyrshëm
Në dhoma motelesh
Me kondicionerë të prishur,
Më kujton
Gjurmën e dhisë dhe përç bagëtishë,
Bishtin e paturpshëm përpjetë
Dhe zgjeben si indiane
Indeshqyer.


Gërmat e fjalës terrorist
Pengohen nëpër këmbë të zbathura
Nëpër çorape që u turpëruan
Për vrimat e tyre mëkatare,
Këmbëzbathur
Udhëtarët ecin ca metra
Si nomadët
Prej vërteti
Në rrafshirat primitive
Përzhitur nga dielli
Ku djepin paskësh e keqja
Dhe embrionet dreqi.
Thembra, shputa, kavilje,
Erë djerse,
Erë lule gomari,
Era lule çorap ushtari,
Ecin të përçudur
Nën sinjale të verbra
Që u ulërijne vëthëve të sapodhuruar
Prej dashnorëve të vëmendshëm,
Heronj të bizhuve,
Që për përvjetorët e të dashurave
Kujtohen me “MS Outlook”.

Pasagjerët ndihen fajtorë
Spese janë kashta që padashur
Fsheh gjëlpërën e vogël të helmit,
Janë inde të pafajshëm
Që fshehin qelizën kanceroze,
Terroristin,
Mitikun urban të parruar
Dhe të palarë prej gjashtë muajsh,
Që, shokë, e kemi në mest tënë…..

Security check is on,
Membranë gjysëm e përshkueshme
E osmozës avdalle ku endemi të gjithë,
Me gradientë të hutuar, lesh e li,
Që humbin rrugën,
Si Geisterfahrer,
Kapur në kurthe autobahnash gjermanike,
Me kahje ngatërruar domosdo,
Në itinerare lëmsh
Britanike,
Në udhët e botës si fije makaronash
Që kohës i ngjisin në dhëmbë
Si spaghetti al dente italike,
Bllokuar, hutuar, hundëkuar
Në gracka emboutillage poli-stike,
Frankofone,
Zhytur në salcë
Ala hot calzone,
Lazarone,
Alen-delone
S. Stallone,
Al Kapone,
Al Jazeera,
Al Banira
Shakira,
Shazam,
Bam bam bam….

Për kë bien kambanat?
Për kë po bëzzzzz ky skaner?

8 Nentor 2007

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 16:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

I lumte pena e paska qare kete poezi ...ka bere ndonje liber tja lexoj kur rri ne rradhe per te bere viziten ndoshta harroj ku jam ...shpresoj qe te kthehet ne Shqiperi nje dite se koka si ky i duhen vendit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 16:40
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re memedhembje-m.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 104 herė.

Mesa duket ka bere nje liber qe quhet Memedhembje.

http://arkivi.peshkupauje.com/per-m...bje/2008/07/04/
http://www.shtepiaelibrit.com/libri...oduct_info.html

Nderkohe po publikoj ndonje tjeter te bukur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 16:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Poezi aeroportesh (2)

Mbërritja e ushtarëve amerikanë në aeroportin ndërkombëtar Savannah – Hilton Head

Ata vijnë
Si pikëpyetje që u humbi pika,
Me sy që s’janë ende “këtu”,
Me fokuset llogaritur ndryshe,
Me flokë
Që kanë mbetur “andej”…
Të dashurat që i presin
Për çudi
Janë sot të gjitha më të gjata se ata,
Që duket sikur kanë hyrë në ujë,
Si dok pa cilësi,
Rrëgjuar
Si hurma arabije
Nën diej të huaj.
Ushtarët me etje të elektrizuar,
Spina të etura për priza,
Për ato dy vrimat e bekuara,
Të futen,
Të marrin dridhma
Elektronesh që vibrojnë,
Të marrin
Good vibrations
Si djemtë e plazhit….
Spina me kordonë telashqyer,
Gati për qark të shkurtër,
Nga ku kullojnë shkëndija….
I presin të dashurat shalëgjata
I fusin në rrënjë katrore,
Kubike,
Pubike,
Ushtarët e rrëgjuar,
Nën strehën zvogëluese,
Pas V-ve këmbëngritura,
Të rrënjëve…..
Nga të dashurat e gjata civile
Ushtarët
Nuk duan të dinë asgjë,
I dinë sekretet,
I marrin me mend,
Të mençuron lufta,
Arsyet e tepërta u zbrazën me kohë,
Në ajër pa rikosheta,
Si karikatorët e shpirtit të tyre.
Spina të etura ushtarët,
Zgjatime trupore,
Me cipa oksidi nga mospërdorimi,
Djegur nga dëshira më tepër se nga dielli i shkretëtirës,
Gati të ngulen në vrima
Të ndjejnë vibrimin e harruar
Shpërblim elektronesh
Nga bota e tokëzuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 16:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Thumbs up

Triumfi i zarbove

Shokë, kemi Zarbo në mest tënë; madje, hakshe-hakshe, më saktë, më tamam, për më tepër dhe në fakt, jemi ne në mes të Zarbove. Ata janë kudo, një me ajrin. Në daç të shpëtosh prej tyre, mos merr frymë, por do të vdesësh. Në daç të jetosh, jeto me ta. Mësohu ti injorosh, ti përcjellësh, ti presësh.

Fataliste kur vjen puna te Zarbot, ora ka mbetur te orakujt e vjetër. Sikur parathanë që ky vend s’do shpëtojë nga ajo flamë. Ata janë illuminatët obskurë të vendit tim. Në përbetim të fshehtë. Okultë të dritës së errët. Me kodet e tyre. Alfabet të veçantë. Me kushedi ç’graal që frymëzon kryqëzatat e tyre të gjithkohshme. Që kushedi nga ç’shenjtor enigmatik i sektit Zarbian u përdor në darkën e fundit të protozarbove. Themeluesve të sektit. Ata janë tempullarët e vendit tim. Kot thonë për ne që jemi anarkikë. Ne kemi Zarbizmin më të organizuar në botë. Më të disiplinuar. Më teutonikun. Më efiçientin. Perpetum mobile me rendiment 100%! Që e çan rrugën e historisë me harbutëri në dorë.

Se Zarbot kështu duhen parë, kolektivisht. Se bash mu këtu bëhet gabimi i parë dhe themelor kur merremi me ta. I trajtojmë individualisht. Kur si individë ata janë tejet të zakonshëm. Me ndryshime statistikisht të pranueshme nga pjesa tjetër e gjindjes. Ata nuk janë outliers. Në shpërndarjen standarte normale ata nuk gjenden andej nga periferitë e mosgjësë dhe bishtat e skajshëm. Janë bash në krye të vendit. Bëjnë kokën e bishës, jo bishtin. Individualisht zarbo-llëkun e kanë si virus në inkubacion. Që dyfishon ADN-në e vet pa u pikasur. Duke ngrënë lëndën e fisme. Duke zbërthyer fisnikërinë në elemente të thjeshtë. Si psh, besën, sinqeritetin, qashtërsinë, vetmohimin. Dhe duke i shfytyruar dhe riorganizuar këto në mënyrë zarbiane. Në një metabolizëm të pabesë, sui generis, që quhet bjerrje e vlerave. Që ndryshon shenjën para vlerave; plusin e bën minus. Dhe prodhon antivlerë.

Pra mos iu trembni Zarbos kur është vetëm. Si evgjitit. I vetëm ul kokën Zarboja. Por njeri tjetrin ata e nuhasin edhe me milje larg. Si peshkaqeni gjakun në oqean. Aty viruset zgjohen nga inkubacioni. Makineria fillon ritualin e vjetër përbashkues. Shqisa e tyre e gjashtë u ngrihet si bri antene mbi kokat. Si je, a je, ku je, Zarbo vëllai. U bë kohë pa u parë. Fisnikëria sikur po e merr veten. Me tituj e pa tituj. Sidomos ajo pa tituj. Ata shpirtrat e mëdhenj, ato mendjet e lira sikur janë shtuar ca si shumë. Po na zënë frymën. Po na marrin ajrin. Po zaptojnë këtë vend që është yni me teskerč dhe tapi. Është koha të bëjmë Plenum. Kongres të jashtëzakonshëm. Miting. Protestë. Çfarëdoqoftë. Në Parlament, në ministri, në Universitet. Zarbo të të gjitha dikastereve, bashkohuni! Zarbo të bazës, mos flini gjumë! Të prodhojmë kaos të organizuar. Të vetorganizohemi sipas adetit. Të bëjmë atë që nuk bën dot Zarbua francez, anglez, italian, amerikan…. Të kalojmë masën kritike. Nga sasi të bëhemi cilësi. Zarbo shqiptar, or tungjatjeta…. Që merr vendime. Mpreh shpata. Fanar ndriçues për Zarbot e gjithë botës. Kështjellë e pamposhtur zarbiste në brigjet e Adriatikut. Fill i kuq, blu, i verdhë, i të gjitha ngjyrave, që bashkon sistemet dhe regjimet e këtij vendi. Pa dallim shekujsh dhe formacioni ekonomiko-shoqëror. Që nga Aleksandri i Madh. Bar i keq mbi lëndinat e njoma. Ferra mbi manushaqe. Le ti këndojë poeti manshaqes. I rroftë poeti asaj! I rroftë zurnaja. Tralalaja. Ne jemi ferra që s’na çan dot kush. Kaçakët tanë u bënë heronj. Presin jo në pragje dyersh, por mbi podiume. Monumente ferrorë. Të hekurt pra! Të çeliktë. Si uniteti ynë. Si mishi me thoin, si Zarbua me Zarbon. Me një mision, me një qëllim…. Ne jemi nga soji gjëmbaç që farat na i merr era si parashutiste, si desante ajrore. I shpërndan gjithandej. Fara jonë mund të rrijë me vite fshehur në tokë. Me përbetim të heshtur. Resilient. Si qeliza të fjetura terrori. Si sëmundje e butë. Metastazë pa zë. Infektuar tokën gjithandej. Të gatshme të shpërthejnë kur të thirren, të mobilizohen. Atdheu zarbian në rrezik! Të gatshme të kaplojnë çdo milimetër, në çdo kohë. Duke sfiduar çdo herbicid e prashitje. Duke dekurajuar edhe kopshtarin më të mirë. Që flak shatin duke mallkuar. Duke shkelur mbi lot trëndafilash. Pezme manushaqesh bukuroshe. Duke ikur gjithnjë me mllef. Me pak infeksion Zarboje edhe ai (po fjete me qenin, zgjohesh me pleshta). I lehtë infeksioni, no problem për antitrupat. Por prapë infeksion. Me simptomën rënkuese-mallkuese. O kopësht, të kam dhjerë, s’të mora vesh një herë….

Ndërsa Zarbot zbardhin dhëmbët si hiena. Se Zarbot nuk dinë të qeshin. Ashtu si nuk dinë as të qajnë. I ke o hiena, o krokodilë.

--------------------------------

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 17:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Albanian buffet – all you can(‘t) eat

Anë të errëta nga hënat tona


Nuk kemi dhe s’duam
Veç ti të mos kesh,
Rrimë ngrysur, vranuar,
Veç tjetri mos qeshë.

Që ti të qorrohesh
E nxjerrim një sy,
Që ti të verbohesh,
Ti nxjerrësh të dy

Nuk shohim dot drejt,
Veç poshtë apo lart,
Patricë a plebenj,
Kurrë barabar'.

Si fanti spathi
Në majat me rripa,
Në ma hipe - zotni,
Fakir - në ta hipa.

Nuk shohim dot mirë,
S’rrimë dot pa bërë keq,
S’lamë dritë pa nxirë,
Shenjtor pa bërë dreq.

Dhe dyzet dërhemë
Ne në tru na flasin,
Por dyzet xhehnemë
Shpirtin na argasin.

E s'i qasim ndjenjat,
Skifterë te gruaja...
Por qurro tek sytjenat
Dhe gjuhët e huaja.

Të fortëve sherbet,
Zë-ëmbël bilbil,
Ndër vedi sherretë,
"Ja pesë e ma dil!"

Mes vedi gërnjarë,
Na pesë e ma dil,
Mjerim bipolar,
Tangërllëk servil!

-------------------------------------------------

Fajtor,

__________________
Liquid Dreams.

Modifikuar nga Tulipani datė 22/12/2009 ora 19:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 23:09
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha Anemone
Albanian buffet – all you can(‘t) eat

Anë të errëta nga hënat tona


Nuk kemi dhe s’duam
Veç ti të mos kesh,
Rrimë ngrysur, vranuar,
Veç tjetri mos qeshë.

Që ti të qorrohesh
E nxjerrim një sy,
Që ti të verbohesh,
Ti nxjerrësh të dy

Nuk shohim dot drejt,
Veç poshtë apo lart,
Patricë a plebenj,
Kurrë barabar'.

Si fanti spathi
Në majat me rripa,
Në ma hipe - zotni,
Fakir - në ta hipa.

Nuk shohim dot mirë,
S’rrimë dot pa bërë keq,
S’lamë dritë pa nxirë,
Shenjtor pa bërë dreq.

Dhe dyzet dërhemë
Ne në tru na flasin,
Por dyzet xhehnemë
Shpirtin na argasin.

E s'i qasim ndjenjat,
Skifterë te gruaja...
Por qurro tek sytjenat
Dhe gjuhët e huaja.

Të fortëve sherbet,
Zë-ëmbël bilbil,
Ndër vedi sherretë,
"Ja pesë e ma dil!"

Mes vedi gërnjarë,
Na pesë e ma dil,
Mjerim bipolar,
Tangërllëk servil!


nuk i lexova te gjitha shkrimet, por kjo me pelqeu shume.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 00:04
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Sqimë e venitur nën zhul të betonuar,
Irlandezë të ikur,
Italianë t’arratisur,
Lënë pas lokalet me foto mafiozosh dhe lasanja që vuajnë nën zgjedhë parmixhiani,
Uptown New York,
Antitrupat bërë pakt me bakteriet,
Fjala “fuck” bërë folje ndihmëse,
Zdërhallje zvarritëse
Krijesash që heqin pambarim xhinset,
Me peniset virtuale vrarë nga gjunjët e pisët
Dhe brekët e varfra nën të ftohtë
Që ngjajnë më të mardhura dhe lavandyre
Në kohë krize.

Fshehur ojnat si turp
Arkitektonik
Billdingjeve,
Lagje irlandeze kjo
Dikur,
Superintendenti shqiptar,
Evropa justifikim
Mungesash që Nju Jorku
Si fëmijë shkolle t’i le në dorë.

Merimangat thurën tela zbuluar nën thëllim,
Kanë kapur sneakers të rinj gjatë natës,
Apo snikersat kapën telat -
Një Zot e di!
Shkallaret e zjarrit
Shumë shëmtojnë nën ngricë,
Ashtu si të pasmet e brekëve
Shëmtojnë nëpër krizë.
E pra,
A është kundër ligjit baggy style?
Grafitia a është art?

Dilema metropolitane mbllaçitur
Në drive-in festfudi
Së bashku me majonezën rrjedhësengjitëse
Të lajmeve nga Tiger Woodsi.

Nëndheu gjallon,
Avull nga llagëmet e mushkrive.
Rrethina ka një krruarje të gjithëhershme.
Krruan
Tatłtë e qelbëzuara
Të grafitive.
------------------------------------------------------------------------------------------------

Kapa kete poezi dhe e lexova me kujdes.

Cuditerisht e bukur. Autori ka kerkuar midis plehrave dhe ndyresirave dhe papastertine e ka veshur me zhelen e artit te tij, cuditerisht te bukur.

Agresivitet dhe vrer i mbledhur ne melcine e nje emigranti qe e paska ngrene NYC. Por edhe ai qenka hakmarre keq me artin e tij "bitter".

Nje mendje e nxehte, e zhdervjellet dhe kerkuese, zhbiruese dhe nje at i keq emigranti.
Nje zhgenjim adoleshenti per Ameriken e enderrave. Mos valle ky kishte pritur te shihte parajsen kur erdhi ne USA? Thjesht nje emigrant, pra e konvertuar ne jeten e perditshme, nenkupton vuajtje.

Ndrydhje prej nje kulture tjeter, lodhje prej nje zhurme marramendese, ankth prej nje vrapi te paprere. Te gjitha keto NYC i ka pjese te jetes se tij, por faktikisht nuk jane pjese e jetes se nje shqiptari edhe pse mendjemprehte.

Shume ndotje, papasterti dhe zhul qe autori e paska qemtuar padashur, ajm i sigurt:padashur dhe krejt natyrshem. Nuk eshte as faji i tij as edhe i NYC. Ky eshte nje reagim biologjikosocial, eshte nje refleks intern hakmarres.

Sigurisht qe poezia ka shume ane, dikush i kendon te bukures dhe dikus hakmerret me te bukuren, ndoshta vetem per faktin qe nuk ka mundur qe ta beje pjese te jetes se tij.

NJe lendine e bukur, ka shume lule, ka edhe bar te vesuar, edhe blegerima qingjash motake. Autori ka kerkuar neper rrenjet e ketyre bukurive dhe ka gjetur nje realitet tjeter, kakerdhi, glasa, bajga dhe mut dhe si i ka marre e i ka gatuar ne magjen e tij te merise ka ndertuar artin e tij te verdhe.

Megjithate cuditerisht bukur!!!!

Modifikuar nga shelgu datė 21/12/2009 ora 00:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 00:49
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Kapa kete poezi dhe e lexova me kujdes.

Cuditerisht e bukur. Autori ka kerkuar midis plehrave dhe ndyresirave dhe papastertine e ka veshur me zhelen e artit te tij, cuditerisht te bukur.

Agresivitet dhe vrer i mbledhur ne melcine e nje emigranti qe e paska ngrene NYC. Por edhe ai qenka hakmarre keq me artin e tij "bitter".

Nje mendje e nxehte, e zhdervjellet dhe kerkuese, zhbiruese dhe nje at i keq emigranti.
Nje zhgenjim adoleshenti per Ameriken e enderrave. Mos valle ky kishte pritur te shihte parajsen kur erdhi ne USA? Thjesht nje emigrant, pra e konvertuar ne jeten e perditshme, nenkupton vuajtje.

Ndrydhje prej nje kulture tjeter, lodhje prej nje zhurme marramendese, ankth prej nje vrapi te paprere. Te gjitha keto NYC i ka pjese te jetes se tij, por faktikisht nuk jane pjese e jetes se nje shqiptari edhe pse mendjemprehte.

Shume ndotje, papasterti dhe zhul qe autori e paska qemtuar padashur, ajm i sigurt:padashur dhe krejt natyrshem. Nuk eshte as faji i tij as edhe i NYC. Ky eshte nje reagim biologjikosocial, eshte nje refleks intern hakmarres.

Sigurisht qe poezia ka shume ane, dikush i kendon te bukures dhe dikus hakmerret me te bukuren, ndoshta vetem per faktin qe nuk ka mundur qe ta beje pjese te jetes se tij.

NJe lendine e bukur, ka shume lule, ka edhe bar te vesuar, edhe blegerima qingjash motake. Autori ka kerkuar neper rrenjet e ketyre bukurive dhe ka gjetur nje realitet tjeter, kakerdhi, glasa, bajga dhe mut dhe si i ka marre e i ka gatuar ne magjen e tij te merise ka ndertuar artin e tij te verdhe.

Megjithate cuditerisht bukur!!!!

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 01:03
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.