Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Luigj Gurakuqi > Kush është Luigj Gurakuqi
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 568

Kush është Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Janar 2003 18:33
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Keni
Vëzhgus

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3009

Q Ë N D R E S A

Oh, jeta përnjimend me rrena e vaj
plot qenka n'kët botë t'lashtë!
U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bamë me kashtë.
Veç nji qëllim i naltë t'ban me durue
e zemrën të forcon;
ndër kundërshtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjerë ai qi nuk duron!

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Qershor 2003 00:35
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3959

Syrgjyn Vdekur

(Elegji për Luigj Gurakuqin)



Nën’ô moj, mbaj zí për vllanë,

me tre plumba na i ranë,

Na e vran’ e na e shanë,

Na i thanë tradhëtór.



Se të deshte dhe s’të deshnin,

Se të qante kur të qeshnin,

Se të veshte kur të çveshnin,

Nën’ ô moj, të ra dëshmór.



Nën’ ô moj, vajtó merr malin,

Larot t’a përmbysnë djalin

Që me Ismail Qemalin

Ngriti flamur trimërór.



Nën’ ô moj, m’a qaj në Vlorë

Ku të dha lirí, kurorë,

Shpirt’ i bardhë si dëborë,

Ti s’i dhé as varr për hór.



Nën’ ô moj, ç’është përpjekur

Gojë-mjaltë e zëmër-hekur

Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn vdekur

Ky vigan libëratór.



F. S. Noli




Berlin, shkurt 1926



Botue te “Liria Kombëtare”, Numër i jashtëzakonshëm, 28 Nëndor 1926, Vit.II, nr. 35, Genève.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Gusht 2005 02:53
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

LUIGJ GURAKUQI

T’FALUN ATDHETARIT TË KOSOVES *
( Për të mira qi â tuj u-përpjekë me bâ për gjuhë shqipe )

LUIGJ GURAKUQI
*Dediku MATI LOGORECI.



Sado nen êmën i t’Kosoves je mblue
Po m’dan prej Shkodrës s’ime;
Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillue
Me i prû giuhës s’on ‘ lulzime.

Me t’ dreit’ sot ka përse m’u-gzue Shqipnija,
Sot ka kê me thirr’ bír;
Pse me irrit’ êmnin po punon djelmnija,
E giuhën me i a dlír.

Kety gjuh’ t’ tingllueshme, t’ambel e trimnesh’
Ket gjuh’ plot bukurí;
Qi né t’mjerve na e çon gjith zêmrën pesh’
N’ dhé t’huej lark tuj e ndí.

Por prap sot jan’ disa qi edhe s’kuptojnë
I gjuhës ç’âsht përparimi;
Tuj ndrrue gjuhën t’falitunit mendojnë,
Se vjen qytetënimi.

Ktyne njerzve qi mbahen gjind me krye,
Sa t’dalin prej gzhoj’s s’vet,
E t’ rrîn jashta do dit, kur kan’ me kthye
S’ke shqip mâ pse ju flet.

Por n’mos e paçim prap faret harrue,
E flasin tan’ perzije;
Me I pvet’ : « Ej ç’keni bâ, si keni shkue ? »
T’thon « Dobro, kako vije? »

Ma jena già merzit; ktû as dreqi i s’rrî ;
Halà jan ‘ rozzi ed empi;
Nder vende t’jera kem, la Dieu merci,
Shum qefe e passatempi .»

«Del nieri me shtetit’ , shkon al Caffè;
Merr bash’ la sua ragazza
Mblidhna per nat’ nder balli e soirée
Si gode e si gavazza.

Ktu invece s’dijn neanche per idea
Ç’ka do me than’ progresso ;
Jan’ gjind t’egjer ancora, gente rea
S’nderojn il debol sesso. »

Kshtu flasin, bisedojn, kshtu djekt e vet
Pezmojn t’mjeren shqipní;
Dy fjal’ s’mund t’ thon’ jrejt shqip, pse Zoti vret
Fjal’t t ‘thueja mbrend’ pa shtî.

S’po flasim per buongiorno e buonasera
Kto fjal’ i ndijm pa dá :
Do m’u-përshndet’ thon’ tash deri kali imera,
Guttmorgen herren, disá.

Ah t’falitun! Ku e xût ket diturije?
Fort jeni tuj gabue !
Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije ,
Gjuh’ e zakon tuj ndrrue !

Si t’bjerr’ gjuhën nji popull shqim mbaron ;
N’shum çeta ka me u-dá :
Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon,
I lidh si vllan me vllá.

Si t’lam zakonet qi kem’ pas’ ne e par’ ,
Prindt t’on’ si t’i mohojm,
Fisnik’ mâ s’jemi, s’jemi mâ Shqiptar’
S’kem mbrapa kuj t’i shkojm.

Pra ju Shqiptar’t e rí pade m’diftoni
Ku e xût ket far’ njerzijet
Qi mbaheni si t’ardhun nga Londoni,
Prej Francës o prej Austrijet.

Kjet ndoshta der n’ Triesht’ o n’ Dobrovnik,
Der n’Vjen’ o der n’Trebin’;
O shkuet n’Ismir, n’ Paris o n’Venedik,
O der n’t’ vorfnën Cetin’

E me ‘i her’ ndrruet; me ‘i her’ filluet me than’
Qi na s’kemi njerzí;
Qi s’nderojm grat, qi dorën s’dijm me e dhan’.
Qi s’dijm me ndej’ n’shoqní !

Une pra kam sa dit qi rrî n’dhé t’huej
E s’munden me e zan’ bes’
Qi t’ jen’ njerzî kto pun’ ; qi i thrras , n’gjuh’ t’ huej :
Affectée politesse.

T’kqyrim, gjithsa mundohna, për Atdhé,
Mos m’e marrue Shqipnín;
T’marrim prej tjerve çka t’jen mir’ për né,
E t’lam’ m’njen’ ân’ teprín.

E ty, I Kosoves Shkrimtar, qi jé tuj krye
Mbi gjuh’ shum zbukurime,
T’lutem mos me u-marzit’ e me pelqye
Nyi shndet prej zêmrës s’ime

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2005 18:02
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

D. Lazer Shantoja per Luigj Gurakuqin
LUIGJ GURAKUQI.


«Ka njerëz të cilët permjet të fuqiës
s’atrakcjonit të tyne ndryejnë në vedi
të tanë nji kombë e drejtojnë aktivi-
tetin e races njerzore.»
Emerson.


Më shkruen nji mik nga Shkodra: «Po më pvetë a po qindron e ama e Gurakuqit? Mos pvet! Per gjith ditë nadje si ajo si goca e Bajram Currit qesin vajin: nji vajë të madh, të mnershëm, zêmbërshkyes qi nuk lên banuer t’atyne lagjevet pa kja.»
Nji plakë dhe nji gocë kjajnë për ditë në Shkoder... nji nanë dhe nji bië! Nana kjanë djalin mâ të madh dhe bia baben mâ të mirë të Shqipëniës së shkretë. Lotët e plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipëniës së sotme. Edhè këjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson për ditë per të vdekunit e mëdhaj qi humben dhe për të gjallët e mjerë qi po humbin. Populli âsht në kulmin e deshprimit. I vetmi ngushllim qi i ka mbetë, ne kjoftë se ngushllim mund të quhet, âsht enè vaji: lodja qi kjè per herë shujta e idhët e popullit shqiptar.
Nder shpellat e lagëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky populli i mjerë pat nji babë: i a mbyten!
Nder koridoret e errta të diplomatiës së përjashtme ky populli i vorfën pat nji prîs: i a vrane!
Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet nji epopè e madhnueshme e këputet per gjysë nji hhymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!
Hapi mâ i parë për vijimin e tij âsht çmimi dhe nderimi ndaj deshmorine mbetun. Ky nderim âsht edhé mâ i detyrshëm sot. Nuk po due të shkruej kësaj herë për Bajram Currin: po kufizohem vetëm mbi personen e Luigj Gurakuqit. Asht punë kote të diskutohet tash se cili ndër këta meriton nji perdhimtin mâ tê madh. Na kjajmë si per njênin âshtû dhe për tjetrin. Ferku âsht vetëm ky: lodja qi derdhim mbi êmnin e Bajram Currit âsht lodja e dhimbës; lodja qi derdhim mbî êmnin e Luigj Gurakuqit âsht edhé lodja e deshprimit. Bajram Curri vdiq me të tana rrethanat e heroizmes: lindi në mal, jetoj në mal, luftoj në mal e vdiq në mal. Vdiq me armë në dorë, ndërmjet të Shqipëniës së robnueme e të Shqipëniës së lirë. Vdiq si meritonte të vdiste Bajram Curri! Të kishte vdekun në sallen e ndoj klinikës evropjane, jetës së Bajram Currit, i ishte hjekun kapitulli mâ i bukur.
Përkundrazi si vdes Luigj Gurakuqi? Vritet në dhè t’huej, vritet tinzisht mbas dere të nji hoteli, vritet prej nji krimineli vagabond. Bajram Curri nderohet edhé prej t’huejvet, deri prej anmiqvet të tioj të perjetshem. Fletoret serbe në kufomen e anmikut të tyne mâ të drashtun kan kalorsiën të nderojnë patriotin mâ të madh e mâ të paster të Shqipniës.
Luigj Gurakuqi shnderohet jo vetë, por mbytet për së dyti shi prej asajë qeverrie per të cilen, i shuëmi, kjé gjithmonë i akuzuem se ushqente ndiesiëna mâ se miqësore.
Gjyqi i Tranit—shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore 1na diftonsheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes të Zogut.
Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë... me armen e civilizimit e të drejtësiës! Nuk mjaftoj lirimi i plotë i kriminelt të poshtër; drejtesia italjane i i ntonon nji apologië sakrilege gjaksorit e ferfllon nji të fyeme trashamane mbî viktimen.
Se mund të quhet nji Baltjon Stambolla Avni Rystem e nji Luigj Gurakuqi Esad Pashë... une për vedi s’e kishe pritë kurr as prej nji advokatit italjan!
Por procesi i Luigj Gurakuqit nuk mbaron me vêndimin e ndyet të gjyqit të Tranit; Gurakuqi âsht nji dillë qi shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsiënat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar, dhe dy nder esponenta të tij mâ në zâ kan fillue qyshë tash të kryejnë detyrën e tyne.
Artikulli magjistral i z. S. Vinjaut e letra fisnike e Imzot Nolit—kunorat mâ të çmueshme të vûemuna deri më sot mbî vorrin e atij të Madhit—janë shprehja mâ e sinqertë e gjykimit të popullit shqiptar. Ato dy shkresa na pikturojnë patriotin e kulluar e fituesin e rekordit në fushaten e nacjonalizmes.
Ky kjé Luigj Gurakuqi!
Shka mund të shtojë tash pênda e ême e vogël? E kam permêndë disa herë emnin e jetëshkurtit Luigj: nder shkrime e fjalime, porsi refrain i ambel, êmni i tij më rrêshqitête e më kumbonte pa prâ. E kam permêndun gjithmonë me bindjen e nji dishepullit, me entuzjazmin e nji admiratorit, me dashtëniën e nji mikut. Nuk i a kam da syt kurr: e në mbledhjet elektorale, e në bisedimet e partinavet, e në referatat e komisjonevet, e në tribunen parlamentare, e në zyrën ministerjale, e në tymin e revolucjonevet e ne dhen e mergimit. E kam gjetun gjithmonë e gjithkund të madh pa madhnië, të nâltë e të përvûjtë, të thellë e të kjartë, të luftuemun e kurr të shtruemun, trim por pa petulancë, të kulturuem por pa rekllam. Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori ? gjithmonë në lëvizje qi drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat. Kurr spektator sibarit prej së largu, por i zhytun perherë mbrêndë në gjiret rrezikplote të politikës, i falun krejt çashtjes kombëtare, u çvesh në gjasimin e nji atleti, prej çëdo pêngimi qi mund të ndalonte o vetëm t’influenconte vrapin e rrymen qi kishte marrë. Luigj Gurakuqi nuk gëzoj kurr votren e shpiës: e ama, i vllaj, e motrat e dishruene per së gjalli. Kishte mujtë porsi letrar e poetë gjentil me gezue nemosé paq e pushim nên mrizat plot hije të zanavet. Nuk mujt: nuk pat nji minutë të vehten. Kjé bê, sidomos në kohen e fûndit, porsi nji fjaluer i domosdoshem qi do t’u konsultonte pa prâ e prej gjithkuej. Tash me nji minister, mbandej me nji malcuer, mâ vonë me nji shoq, nji herë me nji përfaqësojsë t’huej, nji tjetr me nji gazetar: në mbledhje, në komisjone, në zyre, në parlament, në rrugë, tue ecë, tue ndêjë, tue ngrânë, Luigj Gurakuqin e ke gjetë gjithmonë tue folë. Gurakuqi ishte njeri me fulqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm prezenca e tij të sugjestjononte. Porsi nji luftar i mirë qi nuk gjindet kurr pa fyshekë, ishte kurdoherë i pregatitun ke gjegjë e me dhanë arësye. Luigj Gurakuqi ishte bâ nji arsenal politik në Shqipënië. Kjé ndër të pakët, per mos me thanë nder të vetmit shqiptar, qi me njoftimin e plotë të popullit pergjithsisht e të visevet të ndryshme të Shqipëniës, bashkonte edhé njoftjen e këthellë të tanë njerzvet politikaj të sajë, të tana kohnavet e të tana njyrevet. E njifte jeten e tyne në detajet mâ t’imat e mâ t’msheftat; nuk i kishte pshtue as mâ i errti fakt, as mâ e vogla rrethanë. Ishte i zoti të dishmonte, pa droje pergenjeshtrimi, si sakrificet e heroizmat e patrjotvet ashtû edhé poshtërsiënat e shakllabanavet e intrigat e trathtorvet. Rjedhë e natyrshme e kësajë njoftje ishte prudenca e jashtazakonshme e tij. Nuk jamun aj qi mundet të gjykojë se deri kû kêjo prudencë e tija kjé vertyt e kur filloj të bâhej gabim. Sado t’a çmojmë Gurakuqin, nuk mundemi n’asnji mënyrë t’a perjashtojmë prej ligjvet universale të natyres njerzore. Njeri qi nuk mund të gabojë nuk ka lindë ené. Por këqyrun pergjithsisht prudenca e tij ka me mbetë nji gurë themelor në politiken e jeten shqiptare. Do t’i dihet ionfluences personale të tij në kjoftë se sot në Shqipënië toska e njef e e don mâ fort gegen e gega tosken, muhamedani kristjanin e kristjani muhamedanin. Luigj Gurakuqi kjé ura e arit e bashkimit kombëtar. Gurakuqi, shkodranë katolik, âsht Gurakuqi i të tanë Shqipëniës! Aj dijti me u dhanë shpirtë natyravet mâ të ngathta e me u ndalë hovin ekstremistavet mâ të shtyemun. Kjé idealist i nâltë dhé realist pedant per nji herit.
Kishe me shkue teper gjatë e nuk âsht qellimi i êm të bâj nji pershkrim të plotë të persones morale e politike të Luigj Gurakuqit. Njerzt e mëdhaj porsi panoramet e hapta me nji horizont të gjanë, nuk mund të pershîhen me nji shikim; po shtoj vetem se vertytet morale e politike të tija i dhane në pak kohë nji popularitet të bîndueshem. Gurakuqi, kryetari i Opozites shqiptare kjé pa dyshim njeriu mâ popullor i Shqipëniës. Populli pau në tê leader-in e tij, mishnimin e shpirtit, të nevojvet e t’aspiracjonevet të tija. Dalun prej popullit, jetoj, pësoj, luftoj, vdiq në rrugë të madhe per popull. «Në të tanë jeten t’ême—tha—nuk kam kênë i zoti kurr t’a gëzoj nanen me nji facoletë!» Tragedia e Barit na dha proven e fûndit. Ministri i finacavet të Shqipëniës vdes me 400 lireta të marruna uha, të gjetuna—si shkruen Vinjau—në do petka të grista qi mbëloshin nji bark të pangîmun! Çë do apologië del e zbetë para drites së nji fakti kaq elokvent.
Ky njeri nuk âsht mâ! Trupi i tij rrxohet i pergjakun tu dera e Hotel Cavour, dhe kur ndîhet krismja katastrofale e armes së trathtiës e kur merret vesht se tre plumat e revolverit të tiranvet kishin shpue zêmbren e Luigj Gurakuqit, atjé në shpellat e Krasniqes jehon nji gjamë. Plaku i Kosovës njynë pecen në voj me fshî per të mramen herë armët sa herë ngadhnjyese, del prej shpellet, bân sulmin e mrame vdes!
Në nji pallat të Tiranes Ahmet Zogu me nji të zgerdhîmun satanik u qet me pië satelitvet të gëzueshem tue u thanë: tash nuk drue mâ kênd!
Nga shtallat e Amerikes nji kal i terbuem, Faik Bej Konitsa, hingllon i paturpshem e qet shqelmat mâ të mramët e mâ të ndyetët mbî kufomen e nji të vdekunit... .
Populli shqiptar vên futen e zezë e kjanë... .
................................................................................................................................
Gurakuq, kështû vdiqe! I vdekun e i gjallë per herë, o Gurakuq! O i madh, ngushllona! Folna edhé nji fjalë: fjalen qi del nga vorreza e martirvet! Folna, persé jemi të sigurt se ajo fjalë ka per të kênë: «Shqipënië, Shqipënië!...»

Beograd, me 2 Tetuer 1925.

D. Lazer Shantoja, Liria kombëtare, 7 Tetor 1925.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2005 18:06
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:57 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Luigj Gurakuqi > Kush është Luigj Gurakuqi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.