Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
"The thing about my folks": film i thjeshte me Paul Reiser (autori dhe aktori i serialit Mad About You) dhe ate aktorin tjeter qe ben inspektorin Colombo. Film i thjeshte pa pretendime, merr ca trajta interesante teksa i biri kupton familjen dhe babain e tij plak gjate nje udhetimi me te. Eshte film qe le disi mbrese, ka edhe tone drame, por ndalon shikuesin ne gjerat e thjeshta te jetes qe harrojme ti vleresojme.
"Crank 2: High voltage": film action nga fillimi deri ne fund pa asnje minut nderprerje. Si mund te imagjinohet filma te tille kane skenar te dobet sa per te justifikuar aksionin. Por realizimi eshte shume i vecante. Krejt filmi ngjan wi film vizatimor japonez, me levizje te menjehershme dhe nje lloj shkeputje fotogramash qe nuk di ta spjegoj. Aksioni dhe montazhi te con neper mend stilin e Oliver Stone dhe makabritetin e Quentin Tarantino (kshu qe qarku i admirimit japonez mbyllet). Aspekti teknik eshte jashtezakonisht terheqes, sepse dallohet qe regjizori nuk eshte konvencional. Keshtu qe vajta ne kerkim te autoreve. Zbulova qe regjizoret jane dy tipa ekstravagante qe kane shpikur xhirimin mbi patina. Filmi eshte xhiruar me dy kamera te thjeshta; Canon XH-A1, 3000 euro dhe Canon HV10, 1000 euro. Regjizoret tregojne se tashme kamerat e nivelit te ulet kane arritur cilesine qe kishin kamerat profesionale qe shiteshin 4 vjet me pare. Ata thone se nuk ka rendesi me cfare filmohet, varet cfare do te tregosh, si kerkon te xhirosh, psh xhirimi me patina kerkon kamera te vogel. Ne fakt filmi ka ndryshime kendesh ne ecje qe ngjajne me ndryshimin e kendit ne Matrix. Por Matrix per te bere nje ndryshim kendi te personazheve ne ajer iu desh te vendoste dhjetra aparate fotografike ne rreth qe shkrepnin njekohesisht (investim i madh kohe, lekesh dhe nervash).
Pra, Crank 2 eshte film pak film adoleshencial, por teknika eshte shume e mire. Ka kushtuar 20 milione dollare dhe ka fituar 34 milione (shumicen jashte Amerikes, me siguri ne Azi, sepse ka aktore aziatike dhe pamje filmike nga Azia).
Nje kuriozitet qe vlen te permendjet. Ne 30 dite xhirime kane mbledhur 300 ore film. Pastaj ne studio i eshte dashur goxha kohe dhe nje skuader montazhieresh te zgjedhin skenat e duhura. Kjo domethene se regjizoret kane filmuar per 10 ore ne dite, 30 dite me rradhe. Rekord i veshtire.
Film tjeter, The Dilemma. Film i zakonshem i stilit amerikan ku duhet te triumfoje dashuria dhe tradhetia kryqezohet pa meshire. Dilema per te cilen behet fjale eshte si duhet te veproje shoku kur merr vesh tradhetine e gruas se shokut te vet. Ka pjese per te qeshur por nuk arrin te beje humor tamam. Vince Vaughin nuk eshte shume i hedhur ne ate rol, qe do e bente filmin me pikant.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|