Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Kur filmat e diktatures viheshin ne gare
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Post

Kur filmat e diktatures viheshin ne gare

Oliverta Lila


Dikur ishte kohe e arte per filmin shqiptar. Nga pranvera ne pranvere rreth 8 skenare ne gjuhen shqipe, diku me pak e diku me shume, shenoheshin ne shirita xhirimi. Kjo eshte nje histori qe i perket viteve para 90-es. Atehere kur publiku shqiptar brenda nje viti te vetem mund te shihte realizimet e disa filmave dhe ta kishte te fresket krahasimin mes fantazise se regjisoreve te ndryshem. Nuk mund te thuash sot te njejten gje. Deshmite vijne nga nje veshtrim i shpejte ne historine e festivalit te filmit shqiptar. Pika e nisjes eshte ne prillin e vitit 1976. Viti ’76 shenon te paren gare mes filmave shqiptare te gjinive te ndryshme. Deri tani jane realizuar 11 stacione te kinematografise shqiptare.
Ne prag te realizimit te edicionit te 12-te te festivalit, prezantohet rruga neper te cilen ka ecur kinemaja jone. Dy kohe te ndryshme qe ne te shumten e rasteve jane pervijuar nga regjisore qe i kane jetuar te dyja. Perfundimi eshte i qarte. Para viteve ’90 dhe kohes se ndryshimeve te medha qe perfshine Shqiperine, kishte me shume prodhime kinematografike shqiptare. Ne vitin e pare te festivalit, ne ekranin e madh jane prezantuar 5 filma artistike. Vetem nje vit me vone, ne prill te vitit 1977, prezantohet 8 filma te rinj shqiptare. Deri ne vitin 1990, ky festival zhvillohej cdo 1 vit, 2 vjet e ndonjehere edhe tre. Per 16 vjetet ne vazhdim eshte zhvilluar vetem tre here. Ne vitin 1990, 1995, 2000 dhe hera e katert shenohet sivjet. Po te krahasosh kohen mes dy festivaleve dhe prurjeve kinematografike, pas viteve ’90 ka shume me pak realizime. Edicioni i 12-te zhvillohet pas 6 vjetesh dhe ne seksionin e filmit artistik konkurrojne 12 filma shqiptare, perfshire ketu edhe prodhimet nga Kosova e Maqedonia. Shumica e tyre eshte e “konsumuar” per publikun. Kjo pranohet edhe nga organizatoret, te cilet pasojen e lidhin me 6 vitet e mungeses se festivalit, por edhe me prodhimet e pakta te kinemase sone. Megjithate, sot kufijte e shprehjes jane edhe me te medha. Jo vetem per nje publik shqiptar, por edhe per t’u rreshtuar krahas emrave te njohur te kinematografise boterore.
Filmi shqiptar
Historia e filmit shqiptar nis me te parin prodhim kinematografik me metrazh te gjate “Tana”, me regji te Kristaq Dhamos ne vitin 1957. Perpara tij ka pasur perpjekje te vogla. Nderkohe qe ne filmin artistik filluan te shenoheshin disa realizime, lindin edhe gjini te reja si filmi vizatimor. I pari ne kete zhaner eshte “Zana dhe Miri” me regji te Vlash Drobonikut dhe Tomi Vaso. Deri ne vitin 2000 ecuria dhe pjekuria e kinemase shqiptare kalon ne rrugen e 11 festivaleve.
Festivali i pare
U mbajt me 5-11 Prill 1976. Konkurruan 5 filma artistike. Cmimin e filmit me te mire e fiton “Ne fillim te veres” me regji te Gezim Ererbares, ndersa kupa e festivalit i jepet Xhanfize Kekos. Vitori Celi fiton ne gjinine e dokumentareve me prodhimin “Per Asdrenin”. Nga dy filmat e animuar qe ishin ne konkurrim, fiton “Zana dhe Miri” me regji te V. Drobonikut dhe T. Vaso.
Festivali i dyte
Realizohet nga data 16-23 prill 1977. Konkurruan 8 filma artistike, 15 filma dokumentare dhe dy filma te animuar
Fitues ne filmin artistik eshte “Lulekuqet mbi mure” me regji te Dhimiter Anagnostit, ndersa dokumentari fitues shpallet “Populli ne kembe, Partia ne balle” me regji te Endri Kekos.
Festivali i trete
Nga data 21-28 prill 1979 konkurruan 8 filma artistike, 13 filma dokumentare dhe 5 filma te animuar. Fiton filmi “Gjeneral Gramafoni” me regjisor Viktor Gjiken. Kupa e festivalit i jepet regjisorit Viktor Gjika dhe skenaristit Vath Koreshi. Dokumentari fitues eshte “Lumja ti moj Shqiperi” i Endri Kekos
Festivali i katert
Zhvillohet nga data 20-26 prill te viti 1981. Ne kete edicion bashkohet ne nje seksion filmi i animuar me ate artistik. Konkurrojne 12 filma artistike, 6 te animuar dhe 25 filma dokumentare ne nje seksion me vete. Ne filmin artistik fiton “Balle per balle” me regji te Kujtim Cashkut, “Koha e Partise” me regji te Viktor Gjikes dhe Esat Mysliut, fiton per dokumentarin me te mire. Sulejman Pitarka nderohet si aktori me i mire, ndersa kupen e festivalit edhe Anisa Markarjan me rolin e saj ne filmin “Ne cdo stine”.
Festivali i peste
Edicioni i peste organizohet nga data 19-23 prill 1983. Konkurrojne 11 filma artistike dhe 6 te animuar ne nje seksion dhe 18 filma dokumentare konkurrojne ne seksion me vete.
Kupen e festivalit te peste e merr filmi “Njeriu i mire” e po keshtu nderohen me kupen e festivalit regjisoret realizues Ibrahim Mucaj dhe Kristaq Mitro. Cmimi i festivalit per rolin me te mire i jepet Eva Alikaj per rolin e Veres ne filmin “Njeriu i mire” dhe Kastriot Caushit per rolin e tij tek “Qortimet e Vjeshtes”. Dokumentari “Kujtime nga Gjirokastra” me skenar dhe regji te Dhimiter Anagnostit fiton per dokumentaret, ndersa filmi “Dy gosti” i Gazmend Lekes tek filmat e animuar.
Festivali i gjashte
Per here te pare festivali organizohet ne muajin tetor. Nga 1-5 tetor 1985 konkurrojne 14 filma artistike, 26 dokumentare dhe 16 filma vizatimore. Filmi artistik fitues eshte “Dora e ngrohte” me regji te Kujtim Cashkut. Timo Flloko dhe Rajmonda Bulku marrin kupen e festivalit si aktori dhe aktorja me e mire. Dokumentari fitues eshte “Ditelindje Enverit”, e regjisorit Ylli Pepo.
Festivali i shtate
Organizohet nga data 13-18 prill te vitit 1987. Konkurrojne 12 filma artistike. Kupa e festivalit shkon per filmin "Rrethimi i vogel" me regji te Saimir Kumbaros. Me kypa per interpretim vleresohen Timo Flloko per rolin e kryetarit ne filmin "Rrethimi i vogel", Marjeta Ljarja per rolin e Zanes ne filmin "Fillimi veshtire", Ndricim Xhepa per rolin ne filmin "Hije qe mbeten pas". U ndane edhe ccmime te dyta e te treta per disa filma.
Festivali i tete
Zhvillohet nga data 18-22 prill i vitit 1989. Konkurrojne 14 filma artistike, 16 vizatimore dhe 27 filma dokumentare. Filmi fitues eshte “Pranvera s’erdhi vetem” me regji te Pirro Milkanit, ndersa Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa marrin kupen e festivalit per rolet ne filmin “Flutura ne kabinen time”. Marjeta Ljarjes i jepet kupa e festivalit per interpretimin e saj ne filmin “Rrethi i kujteses”.
Festivali i nente
Edicioni i 9-te organizohet nga 12-17 nentor 1990. Konkurrojne 16 filma artistike. Filmi fitues eshte “Balada e Kurbinit” me regji te Kujtim Cashkut. Rajmonda Bulku fiton kupen e festivalit per interpretim tek filmi “Vitet e pritjes”, ndersa Bujar Lako si aktori me i mire ne realizimin e figures se Gjeneralit tek filmi “Gjenerali i ushtrise se vdekur”.
Festivali i dhjete
Organizohet nga 10-13 maj 1995. Konkurruan 9 filma artistike, 9 filma te animuar. Kupen e festivalit e mori filmi “Zemra e nenes” me regji te Besnik Bishes, ndersa dokumentari fitues eshte “Perjete me Enverin” i Albert Minges. Kupa e karrieres i jepet Kadri Roshit. Timo Flloko merr kupen e festivalit per interpretimin me te mire tek “Vdekja e kalit” te regjisorit Saimir Kumbaros. Po keshtu merr cmim dhe Luiza Xhuvani per rolin e saj tek filmi “Dashuria e fundit”.
Festivali i
njembedhjete
Organizohet ne data 23-27 Prill te vitit 2000. Konkurrojne 11 filma artistike, 14 te animuar dhe 26 filma dokumentare. Filmi fitues eshte “Kolonel Bunker” me regji te Kujtim Cashkut, ndersa dokumentari fitues shpallet “Intervista” i Anri Sales. Me kupen e festivalit nderohen Anila Bisha per rolin ne filmin “Bolero” te Besnik Bishes dhe Ndricim Xhepa per interpretimin ne filmin “Dasma e Sakos” me regji te Vladimir Priftit.

(GazetaShqiptare/Balkanweb)

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2006 17:08
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ka disa dite qe ka plasur keq diskutimi mbi filmat e diktatures, jo-po te hiqen, jo-po te jipen ralle, jo-po te sqarohen njerezit me pare, jo-po te kene sigla te caktuara, e sa e sa mendje te ndritura, nga te cilat ne injorantet poshte po presim me padurim te na sqarojne, se ndryshe ne nuk po dime a ta hapim televizorin apo jo, a te shohim ne youtube ndonje film te asaj kohe, apo jo!!! Shpresoj qe tufa e inteligjences, e dirigjuar nga intelektuali Agron Tufa, te na sqaroje perfundimisht se cdo bejme!!!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2017 19:58
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pashe nje kronike tek Fiksi qe pyesnin njerezit rruges. Thashe do kete dale ndonje budalla te thote kete ide. Pse seriozisht e kane keta? Po kush e proposon kete ide aman? Shqiperia paska qene cerdhe budallenjsh. Nga cila mendje komuniste mund te dale ideja e censurimit te se kaluares. Nga ata qe kane frike te krahasohen me te? Apo nga ata qe kane frike se njerezit mesojne cfare eshte morali dhe ideali?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2017 16:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Po shoh se paskam harruar prej javesh te hyj ne forum, por s.d.q., jo kaq ralle sa shelgu, e disa te tjere. Po me mire, se edhe ata te censurimit te filmave nuk arriten qe nuk arriten ne nje perfundim te caktuar, por thjesht treguan intelektualitetin e tyre, gje per te cilen ne puntoria jua dime per nder!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2017 17:09
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Kur filmat e diktatures viheshin ne gare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.