amoxil
I perjashtuar nga forumi
Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 3949
|
Pogradeci, njė stacion antistres
Bashkangjitje: 20050810081553pogradec.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 655 herė.
Këtë verë, gjithnjë e më shumë pushues i drejtohen bregut të liqenit, për një palë pushime si të Lagushit; pa disko, pub-e dhe rrëmujë. Të cilët kanë zbuluar vit pas viti, sekretin e qytetit të heshtur, mes koranit, mjelmave dhe luleve
nga Alqi Koçiko
Një arsenal suprizues trëndafilash dhe lulesh të shumëllojshme, mbi një tapet të gjelbërt bari, të ftojnë drejt tavolinave nën shelgjet lotues e çadrave të mëdha, mbi buzën e ujit. Fëmija që hyn pak hapa para një çifti të porsazbritur nga makina me targa të Tiranës, paralajmëron I ngazëllyer prindërit: Mami, babi, kemi ardhur tek shtëpia e Borëbardhës. Godina e hotel Milenium në Tushemisht, ska të bëjnë fare me përmasat e shtëpisë së personazhit të famshëm të përrallave, por përshtypja e parë e vogëlushes, pas një udhëtimi rreth 3 orësh, po.
Kopshti që ndan distancën mes hotelit dhe liqenit të Pogradecit, është një nga ato parajsat e vogla, që edhe nëse ke mbërritur aty rastësisht, është e sigurt se do të rikthehesh sërish. Sepse pas disa orësh qëndrimi aty, mund të kuptosh se rikthimi është i pashmangshëm. Një recetë përzierjeje të suksesshme e klimës së freskët në këto ditë ku temperaturat i kanë thyer rekordet, qetësia dhe shërbimi i rreth 10 punonjësve me uniformën klasike bardh e zi, bëjnë që të zakonshme në këtë mjedis, të duken vetëm çmimet.
Këto dhe njëmijë e një arsye të tjera, ndoshta bëjnë që të kuptosh se përse këto ditë gushti, mund të takosh në ato pak metra katrorë, Dritëro Agollin, Ilir Metën apo Spartak Brahon. Ndërsa në ditët e tjera çdokush mund të pinte një kafe apo të drekonte aty, përkrah Presidentit Moisiu, kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, ministrit Blushi apo sekretarit të përgjithshëm demokrat Ridvan Bode e deputetit të PD, Astrit Patozi.
Një mjedis që më shumë se kjo mundësi, e bën çdo pushues që të ndjejë se ekziston edhe një stacion i ri relaksi. Një hapësirë antistres, ku derdhen ujërat e kristaltë të burimeve të Tushemishtit. Dhe vetëm pas kësaj, mund të shohësh të realizohet çdo ditë aty, një version i ri i Zonjës nga Qyteti. Ku pushuesit e shumtë, në ndryshim nga teto Ollga e filmit të realizmit socialist që është xhiruar shumë vite më parë në këtë fshat, jo vetëm shkojnë me dëshirë, por janë gati të shpikin arsye nga më të ndryshmet, për të mos u kthyer një minutë e më parë në qytet e tyre.
Ndaj, nuk është aspak çudi që makinat me targa të kryeqytetit, Korçës, Elbasanit e deri të Durrësit, e kanë pushtuar këtë fshat. Sepse për të shkuar deri në Pogradec, tani është bërë gjithnjë e më e lehtë. Përfundimi pak ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut, i punimeve në segmentin Elbasan-Librazhd, e ka bërë një superstradë pa ndërprerje, rrugën në itinerarin Tiranë-Durrës-Qafë Thanë. E në majën e saj, kush e sheh liqenin me sy të lirë, zëre se ka mbërritur në Pogradec.
Parajsë lulesh
Pandi Llakmani, pronari i hotel Milenium, është tipiku i pogradecarit të shtruar dhe punëtor. Emri i hotelit? Kur e ngrita nuk mund të quhej i tillë, se karabinaja kishte vetëm tre dhoma të përfunduara. Por meqë ishte fundi i dhjetorit 1999 dhe viti 2000 po trokiste, vendosa ta quaj Milenium. Mbase edhe emri ishte këmbëmbarë, thotë ish- mësuesi i gjuhëve të huaja. E ngritur me thonj, në fillim ndërtesa e re edhe shkallët i kishte pa mbajtëse. I zoti kishte vendosur që të gjitha fitimet ti shkonin punimeve të hotelit, derisa pas dy vjetësh, arriti të sajonte 7 dhoma.
Atëherë dëgjova se kishte filluar sistemi i kreditimit për bizneset, dhe kredia që mora në Korçë më dha shumë dorë. Përfundova 18 dhoma, klientela që filloi të vinte një e nga një dhe xhiroja, patën rritje ditë pas dite. Derisa verë pas vere, fundjavë pas fundjave, arrita deri këtu. Dhe Milenium tashmë me 25 dhoma të kompletuara,-shumica me pamje nga liqeni,-me restorantin e kuzhinën për tu pasur zili nga çdo simotër në vendet fqinjë, ka gjithsesi një përmasë tjetër; Miniaturën e kopshteve të varura të Babilonisë.
Duke u kthyer në një destinacion të ri për shqiptarët dhe trupin diplomatik e të huajt e tjerë që jetojnë e punojnë këtu. Por pronari i hotelit të vogël të fshatit, nuk fluturon mbi liqer. Ndaj, bujtina e tij, pavarësisht ekspansionit, duket se do të jetë gjithnjë, një ambjent i arritshëm për tu frekuentuar, nga të gjitha shtresat. Pavarësisht se 5-6 vitet e jetës së saj, e kanë bërë atë një piketë turistike, që nuk të kujton më asgjë, nga ato tre dhomat e dikurshme. Pavarësisht se pas një muaji, në shtator, do të ketë edhe një sallë konferencash me shërbimin kompjuterik dhe pajisjet audio e video.
Kam investuar vazhdimisht, dhe përpiqem që çdo gjë të shkojë mirë. Problemi im tani është mospërballimi i klientelës, shton Pandi duke qeshur. Sepse përveç verës, tre ditët e fundit të javës janë të ngarkuara me punë përgjatë 12 muajve të vitit. Duke arritur të zbulohet edhe nga turistët e huaj, ndaj këto ditë agjensitë turistike çajnë telefonat.
Kemi filluar ti marrim klientelën turistike edhe Maqedonisë përballë dhe një arsye shtesë është gatimi shqiptar, që qëndron më lart se ai i fqinjëve, tregon Pandi. Ndaj ndodh shpesh që klientët e njohur pyesin pa droje; kuzhinieri është ai i vjetshmi apo jo, dhe startojnë porositë e pjatave të preferuara. Por ajo çka Pandi u tregon me krenari të veçantë çdo vizitori që troket për herë të parë, ose që rikthehet pas shumë kohësh, janë dhomat. Që nga mobilimi sipas përmasave të secilës dhomë, banjo të kompletuara deri tek shampot, brisqet dhe sapunët e sigluar Milenium, të porositura në Holandë.
Duke e detyruar edhe ndonjë klient vesveseli si Edi Rama e Rudina Magjistari, që pasi kanë lënë dhomën një mëngjes, ti deklaronin: Kësaj here, nuk na hynë në punë jastëkët që marrim gjithmonë me vete kur udhëtojmë, në bagazhin e makinës. E vetmja kërkesë që nuk u plotësova klientëve, ishte ajo herë kur dikush më kërkoi që dhomën ta kishte me pamje nga deti,- thotë Pandi, që e ka përgjigjen në majë të gjuhës: Po e do me pamje nga liqeni, edhe mund të bëj diçka.
Korani, aleat
Si Pandi Llakmani, janë edhe mbi 50 pronarë të tjerë hotelesh përgjatë 88 kilometrave të bregut shqiptar të liqenit të Pogradecit, që kanë ngritur bizneset e tyre sa zbret Qafë Thanën, nga Lini e deri pak metra nga Dogana e Tushemishtit. Emra si Shën Naumi, Leon, apo shumëkatëshi Enkelana (ish turizmi), Royal, Kalaja, Tea e Eurokorça etj, janë ajka e menysë turistike të qytetit të urtë.
Të zotët e tyre e kanë kuptuar se mundësitë turistike të Pogradecit janë shumë më të mëdha nga sa është ofruar në vite; ato kanë ardhur në përmirësim e sipër dhe këtë ditë, liqeni i tyre mund të thuhet pa frikë se ka qenë surpriza e sezonit turistik. Sepse rivalja më e madhe shqiptare e ujrave të Adriatikut e Jonit, ka edhe një aleat shumë të fortë për këtë; koranin. Peshkun e rrallë që gjendet vetëm në këtë liqen, më të thellin e Ballkanit. Ndaj, restorantet e shumtë jo vetëm në hotele, por edhe në qytet e Drilon, e kanë atë pjatën e parë. Duke e ofruar me një listë të gjatë gatimesh, që nga pjekja në zgarë, e deri tek tava e famshme e koranit me arra. Sigurisht që në ndonjë vend, bujtësit që nuk e njohin specien e rrallë mishëkuq-e, mund të paguajnë me çmimin e saj jo edhe aq të lirë, një belushkë apo një troftë, që dalin çdo mëngjes herët me shumicë, nga rrjetat e dhjetra barkave të peshkatarëve.
Megjithatë, turizmi pogradecar ka qëndruar me këmbë në tokë, duke mos ngritur çmimet dhe duke i përmirësuar nga sezoni në sezon kushtet dhe cilësinë e shërbimit. Ndaj, kryeqytetasit e shëtitur nëpër plazhet e tjera të Shqipërisë, nuk kanë sesi të mos habiten kur taksisti që i shpërngul qendra apo agjensia e qytetit deri në Tushemisht, u kërkon 200-300 lekë. E ndërsa në plazhin e Durrësit, një varkë me pedale për shëtitje në det kushton 500 lekë ora, në Pogradec mund mund të paguash 2-3 herë më pak. Lista e shembujve të tillë është e gjatë, deri tek ushqimi dhe çmimet e dhomave të hoteleve, në shumicën e rasteve me 2-3 mijë lekë nata.
E në rast se Pogradecin më shumë se për ujin, e ke zgjedhur për relaksin, mund të bësh një shëtitje të shkurtër deri tek Vila Art (ish-vila e Enverit) në Drilon, tek restorant Kërmilli e Restorant Peshku në Tushemisht. Ky i fundit, një tjetër surprizë ndoshta e pashoqe, ku një akuarium natyror gjigand, me ujërat e rrjedhshëm të fshatit, të fton të drekosh apo darkosh në shoqërinë e mjelmave dhe tufën e koranit e troftave deri mbi 5 kilogramëshe, që kërcejnë mbi ujë për të kapur thërrimet e bukës që hidhen me bujari nga tavolinat e strehuara nën hijen e shelgjeve.
Të gjitha këto, kanë bërë që nëse moda e turizmit shqiptar vitet e fundit të kenë qenë me rradhë Himara, Saranda apo Vlora, tani fjalën e ka marrë Pogradeci. Që nuk ka synuar tu zbrazë xhepat frekuentuesve, duke i ndjellë që ata të rikthehen sërish. Të ndihmuar edhe nga fati i mospushtimit nga ndërtimet masive me apo pa leje, që kanë shëmtuar edhe qytete të tilla si Saranda, që e shohin pas 15 vjetësh veten, të pushtuar nga betoni. Duke e bërë qytetin e liqerit, konkurentin më të fortë të plazheve të kripura shqiptare.
Në kërkim të relaksit
Po ishe një i ri apo e re, që piercing-u dhe volumi maksimal i hip-hopit në kasetofonin e makinës ta tradhëton dëshirën për jetën e natës dhe mbrëmjet e zhurmshme, është e kotë që ta marrësh rrugën drejt Pogradecit. Mund të quhet mangësi kjo mungesa e jetës së natës, arsyeton Pandi Llakmani, por nga ana tjetër, ne pikërisht këtë i ofrojmë pushuesve dhe për këtë pëlqehemi: Për turizmin e qetësisë. Ndaj lajmet e pafund të kronikave të zeza, e kanë lënë jashtë emrin e këtij qyteti. Ai që piketon Pogradecin, duhet të jetë një tip që kërkon relaksin e plotë, qoftë dhe për një fundjavë, e madje edhe për një ditë. E të nisesh në mëngjes herët, të shijosh kafenë e paradites pranë liqenit, një drekë dhe një shëtitje të shkurtër pasdite para se të kthehesh sërish, është shndërruar tashmë në modë. Eshtë kjo arsyeja, që mysafirët e Pogradecit janë çiftet e reja, familjet me prindër 30-40 vjeçarë dhe më pas, moshat e treta që zgjedhin ajrin e pastër, ujin e liqenit të Ohrit dhe koranin. Por jo vetëm kaq.
Mund ti hipni makinës dhe brenda pak orësh çdo vizitor mund të kundrojë mozaikët e njohur të Linit, Drilonin, fshatin turistik të Tushemishtit, të bëjë shëtitje me varkë apo me këmbë përgjatë shëtitores ngjitur me ujin e liqenit, apo pse jo, të konsumojë edhe një picë taxi aty ku ta ka ënda. Sigurisht, gjatë mbrëmjes, nuk duhet të harroni të nxirrni nga bagazhet, diçka për të hedhur krahëve. Sepse me largimin e diellit, me përskuqjen e liqenit dhe me ndezjen e dritave të para, në Pogradec fillon të fryjë puhiza. Aq sa edhe Dritëroi, duke rrëkëllyer një gotë të vogël me raki të Tushemishtit, në një nga tryezat mes trëndafilave para shtëpisë së Borëbardhës, do të niste e të recitonte ngadalë me vehte, vargjet e Lasgushit: Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|