Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Argita Malltezi (Berisha)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Argita Malltezi (Berisha)

Po postoj disa shkrime nga intervista e saj ne 2006ten nga B.Fevziu dhe dua ta lidh kete interviste me ligjin antimafia qe u miratua dje nga parlamenti shqiptar.

__________________
.

Modifikuar nga AngelDevil datė 04/12/2009 ora 09:28

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2009 09:16
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Cila është pasuria juaj në vija të përgjithshme? Për çfarë shume bëhet fjalë?
Ne media nënvizohet vazhdimisht një shifër prej 800 mijë dollarësh.
“Për të sqaruar atë spekulim që vijoi pas dorëzimit të deklaratës sime të pasurisë, kam përgatitur një tabelë përmbledhëse.”
Cilat janë të ardhurat në radhë të parë?
“Sepse dy janë problemet kryesore, në radhë të parë duhet të shihet burimi i të ardhurave...”

Nuk dua të flas për burimin, dua të di shumën që juve keni deklaruar. Pak a shumë cila është pasuria që ju dispononi sot?

“Dhe një herë, do të kthehemi tek pasuria, por është shumë e rëndësishme që të kthehemi në korelacionin e fundit të të ardhurave, të sasisë dhe vlerës të pasurisë. Të ardhurat janë nga rrogat që merrja në Fakultetin e Drejtësisë për një periudhë pesëvjeçare
deri në vitin 2000 për një vlerë prej 12 mijë dollarësh dhe rroga e bashkëshortit tim në PNUD për një periudhë 36 mujore në një vlerë prej 40 mijë dollarë; rroga ime nga punësimi në UNMIK për një periudhë prej 66 muajsh prej 454 mijë dollarësh; rroga e bashkëshortit tim në UNMIK për një periudhë 54 muaj për një shumë prej 280 mijë dollarësh; Fondi i Pensionit nga OKB 45 mijë dollarë në rastin tim dhe 28 mijë dollarë në rastin e bashkëshortit tim. Dhe këtu për efekt të llogarive do të fus dhe kredinë që kam marrë për blerjen e një apartamenti me një vlerë prej 150 mijë euro. Nga ana tjetër, të gjitha këto po të mblidhen, duke konvertuar dhe kredinë time në dollarë, dalin në një vlerë prej --- 1 051 000 dollarë---.
E theksoj së bashku me kredinë. Të ardhurat e mia nga viti 1996 kur kam filluar punë në Fakultetin e Drejtësisë deri në dhjetor të vitit 2005.”

Pra për 10 vjet ju keni pasur një përfitim prej 1 051000 dollarë?


“Kjo së bashku me një kredi, të cilën vazhdoj ta shlyej, e kam dhe për një afat 15- vjeçar. Nga këto të ardhura ose le t’i kthehemi gjendjes së pasurisë sime, nuk do të llogaris apartamentin që kam përfituar nga privatizimi, ku unë kam një të tretën, i cili është
apartamenti i prindërve të mij.”
Apartamenti i vjetër ku ka banuar familja juaj?
“Unë kam qenë madhore në momentin që u bë privatizimi dhe prandaj kam përfituar automatikisht një të tretën. Gjithashtu dua të sqaroj se apartamenti që kam blerë
me kredi nga Enti i Banesave është një apartament në vlerë 24 mijë dollarë dhe me sipërfaqe 100 metra katror, është blerë në vitin 1996 apo ’97, është paguar duke dhënë në shkëmbim tek Enti i Banesave një apartament prej 77 metra katrorë afërsisht, pronë e
bashkëshortit tim që e kishte përfituar nga privatizimi dhe kemi paguar 14 mijë dollarë për ato 30 metra katrorë që mbetën, 14 mijë kemi paguar; 20 mijë kam investuar një shtesë pallati; 125 mijë dollarë apartamenti ku banoj aktualisht plus 110 mijë dollarë
një apartament tjetër në një njëjtën ndërtesë; 26 mijë një dyqan; 56 mijë një vilë në bregdet; 60 mijë toka që kam në pronësi prej 3000 metra katrorë; 150 mijë një apartament në Euro Trade Center dhe 100 mijë dollarë një apartament tjetër.”

A mund ta kem gjithë listën ju lutem?

“Vlera, e marrë së bashku me dy makina të blera 58 mijë dollarë dhe 5 mijë dollarë dhe euro respektivisht, shkon 746 500 dollarë. Pra diferenca mes të ardhurave prej 1 051 000 dhe vlerës aktuale të pasurisë prej 746 500 dollarë është mëse e dukshme.”
746 500 dollarë është vlera që ju keni paguar dhe jo vlefta reale e tregut?
“Sigurisht janë të gjitha pasuri që janë vënë ndër vite. Apartamenti i përfituar nga privatizimi është në vitin ‘93, apartamenti që kam marrë nga Enti është marrë në ’96, shtesat janë bërë në vitin ‘99 deri 2001, dy apartamentet në të cilin banoj, në njërin unë dhe në tjetrin prindërit, është vënë në vitet 2002-2004; dyqani në vitin 2003; vila e Lalzit në vitet 2003-2006 është bërë pagesa; tokat në vitet 2004; apartamenti në Trade Center në vitin 2005 dhe apartamenti tjetër përsëri në 2005.”

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2009 09:19
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Cila ka qënë pagesa juaj mujore mesatare gjatë viteve që keni punuar në Kosovë?
“Fillimisht ka qenë 7 500 dollarë dhe pastaj, me ndryshimet me futjen e euros janë bërë axhustimet sipas skemës së UNMIK. Dua të them që kam patur një kontratë nga më të mirat që kanë patur ekspertët ligjorë atje.”
Ju punonit si shqiptare apo si staf ndërkombëtar?
“Si staf ndërkombëtar.”
Pra paguheshit njësoj me stafin ndërkombëtar?
“Po. Për t’i dhënë një ide, të gjitha të ardhurat që kam pasur si pasojë e punësimit në UNMIK i referohen dokumentit që është në fakt dokument standard që lëshohet nga UNMIK-u, por që në këtë rast është lëshuar për të marrë vizë në një ambasadë ku thuhet që ”Argita Malltezi, etj, etj, ka punuar në UMINIK nga 16 prill 2000 dhe vazhdon, sepse në atë kohë kam pasur kontratën deri me 31 dhjetor 2005, ka marrë - thotë - një pagë të barabartë me 81 402 bruto, që pas heqjes së taksave të OKB shkon 60 325 dollarë për vit. Kësaj i shtohet edhe dieta e misionit që është 68 euro në ditë. 68 euro në ditë të konvertuara në dollarë afërsisht i bie 82 dollarë në ditë, shumëzim për 365 ditë, shkon diku te 29 mijë e diçka dollarë. Që të dyja bashkë arrijnë 90 mijë e diçka dollarë në vit.”
Pra rreth 7 500 USD në muaj? Po bashkëshorti juaj?
“Po unë në fillim përmenda, duke iu referuar deklarimit që kam bërë në formularin e pasurisë, shumën 454 mijë për të gjitha vitet, sepse këto janë. Kjo është sasia e parave që unë kam marrë në dorë. Ka një diferencë mes kësaj shumë dhe asaj që përmenda nga
UNMIK-u, por kjo është për faktin se përveç parave që merrnim, kishim dhe benefite të tjera, siç ishin kontributet e organizatës për fondin e pensionit, për sigurimet shoqërore, për sigurimet shëndetësore për të gjithë anëtarët e familjes time, dhe biletat që na
ofroheshin herë pas herë.”
Zonja Malltezi, cilat kanë qenë të ardhurat tuaja nga viti 1992 deri në 1997 që babai juaj ka qenë President i vendit dhe një nga politikanët më të fuqishëm në vend?
“Në fakt periudha është pak më e reduktuar se kaq, pasi siç thashë në periudhën ‘92-‘96 kam qenë studente. Megjithatë në këtë periudhë unë kam përfituar një të tretën e apartamentit ku banonin prindërit e mi nga privatizimi dhe më pas kemi marrë
nga Enti i Banesave siç përmenda edhe më lart, apartamentin ku banoja, një kredi në shkëmbim të cilit kemi dhënë një apartament.”
Pra nuk keni pasur një pasuri tjetër?
“Me fillimin e punës në 1996-2000 kanë qenë të ardhurat nga rroga ime si pedagoge dhe të ardhurat nga rroga e bashkëshortit si punonjës i PNUD-it.”
Kryeministri Berisha rezulton se banon në një apartament që është në emrin tuaj dhe jo në emrin e tij. Si shpjegohet kjo? Ka lidhje kjo me këtë borxh dhe këtë deklarim?
“Jo që në origjinë. Ideja ime ka qenë gjithnjë dhe mendoj që ëndrra e shumë fëmijëve është që të mbështesin prindërit, por ideja ime ka qenë që këtë apartament t’jua bëj dhuratë. Këtë gjë nuk e kanë pranuar kur ishte momenti që unë kisha lidhur
kontratën dhe kisha bërë pagesën e disa kësteve, atëherë më vonë...”
Përse nuk e kanë pranuar?
“Por ndoshta gjithmonë duke iu referuar sakrificave, që duke ndenjur larg kaq kohë në Kosovë, duke ndenjur larg kujdesit të prindërit, më vonë arrita në një kompromis që t’u kërkoj apartamentin e vjetër, në të cilin unë kam ndërkohë një të tretën dhe likujdimin e
borxhit prej 21 milionë lekë (të vjetra), duke u dhënë në shkëmbim titullin e pronësisë për apartamentin e ri. Kjo është ajo që fillimisht ramë dakord, kam kërkuar të bëj transferimin në emrin e babait përmes noteristëve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Një gjë e tillë është e pamundur deri në momentin kur pasuria të jetë e regjistruar, pasi ekziston një titull pronësie mbi pronën e vjetër, ndërkohë që nuk ekziston një titull pronësie në apartamentin ku ata banojnë dhe rrjedhimisht nuk mund të bëhet ky
shkëmbim.”
Në deklaratën tuaj të pasurisë nuk është përmendur që ju keni një studio ligjore….
“Deklarata e pasurisë përfshin periudhën 1 Janar-31 dhjetor të vitit për të cilin bëhet deklarimi. Pra 1 janar 2005-31 dhjetor 2005. Afati për deklarimin e kësaj pasurie është 31 Mars e vitit 2006. Për të gjitha pasuritë (e tjera) nga 1 Janar 2006 dhe 31 dhjetori 2006 bëhet deklarimi i pasurive në mars të vitit 2007. Kjo është arsyeja, që unë nuk kam përmendur studion dhe të ardhurat nga studio.
Është përmendur fakti që Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulëzim Basha ka ardhur ne PD dhe ka marrë deyra të rëndësishme si i njohuri huaj ne Kosove. Është permendur fakti që zv-Ministrja e jashtme Edit Harxhi ka ardhur ne administratën shtetërore si nje e njohura juaj ne Kosove dhe plot detaje te tjera që madje opozita i ka paraqitur në një peme nepotike. Gjithsesi po përqendrohem tek po perqendrohem tek keto dy emra sepse jane me te njohur?
“Të dy rastet që përmendur juve kanë qenë të njohur të babait tim shumë kohë më përpara, sesa une t’i njihja. Lulëzim Basha ka qenë një nga pjesëmarrësit e levizjeve demokratike te 90-92 dhe ka ruajtur lidhje te vazhdueshme, duke qenë në pushtet apo ne periudhën e krizës së Kosoves. Mori një vendim për tu kthyer në Shqipëri atëherë kur PD ishte ne opozitë. Dhe kur nuk kishte asnjë të dhënë nëse do të fitonte apo jo. Ndërpreu një kontrate pune me UNMIK-un. U kthye dhe u fut në politike. U angazhua ne KOP. Kaloi në te gjitha sitat e strukturave te PD-se. Nuk është nder të vetmit e KOP-it që moren poste të niveleve te ndryshme. Edhe Edit Harxhi prej kohësh ka pasur lidhje me familjen time. Për të qenë totalisht e sinqertë me Editin kam bërë tetevjeçaren dhe pastaj kam shkeputur cdo lloj lidhje deri sa u ritakuam në Kosove.. Në asnjë rast as për këta të dy dhe as për persona te tjerë nuk kam ndikuar në emerimet…”.
A keni ndërmend që në të ardhmen të angazhoheni në politikë?
“Fokusi im kryesor për momentin është familja. Fëmijët i kam në një moshë mjaft të vogël dhe janë ende në një moshë, që kanë nevojë për mua. Nëse një ditë kur të kemi realizuar atë që dua të realizoj me fëmijët, dhe do të jem e interesuar nga politika kjo do të jetë e hapur. Por për momentin nuk kam asnjë plan të tillë”.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2009 09:23
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672



I need to talk to my wife ............ I should have been a milioner by now ........... Mos ka hap gruja ndonje llogari te fshehte dhe ka marre leket???????? Se nuk ka mundesi ............... .
Ore po se harrova ......... sikur ka qene dy here shtatezane gjate kesaj kohe ........... 100% u paguante????? Po per te ngrene hanin keta njerez???? Blinin ndonje rrobe???? Ku jetonin?????? Leviznin gjekundi???????

Kam qene ne shqiperi kur dha kete intervisten .............. E keqja eshte se pupulli atje i ha keto llogje ......... se sic thoshte dhe Erious diku ....... shohin vetem anen komike te intervistes jo brendesine e saj .................. .


Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2009 12:54
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

ne shqiperi veren qe kaloje, isha rruges per ne vlore, se mbaj mend, po diku afer fierit ndalojme ne nje bar per kafe, i shoqeruar me nje punetor i administrates aktuale.

ne momentin kur dalim nga parkexhi, degjojme sirene policie, dhe ndalojme direkt ne hyrje te rruges.

kalon nje motorr policie, nje makine policie, nje mercedes me targe civile, paralel me kete merçedesin ngjure zi, nje foristrade, mbrapa pothuaj se ngjit, nje tjeter fuoristrade, mbrapa akoma nje tjeter makine policie.

mesiguri i thash ketij mikut ishte sala...

jo me pergjigjet i prere... goca e sales, me makinen personale (merçedesin) e pashe po fliste ne telefon.

eshte normale i thash gjithe kjo zhurme...?

nuk eshte normale me tha, por e gjithe eshte investuar ne te, pra eshte ajo qe e ben politiken shqiptare sot, dhe mbrohet shume... po habitem me pergjigjet sepse ne te gjithe kolonen s'pashe nje makine me targe shteterore (Z) kjo s'eshte normale, qe te shoqerohet kolona me police.

maahhh thash, do te isha me mire te mos e kisha pare, mu prish rahati kur shikoj e degjoj te tilla pislliqe.

do te jete kthyer nga dhermi me pergjigjet... ka qene atje.

e pse s'mer nje skaf, ta bej rrugen deri ne durres... kursen dhe gjith ket gjurudhdi.

ajo me pergjigjet eshte e blinduar, e ruajne me shume se salen, dhe eshte akoma me e keqe se sala.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2009 13:18
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

vazhdojme me tutje ...

2.


Kalojme nga deklarimi i pasurise tek ceshtja e shume perfolur Fazllic

Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione.


Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2009 13:31
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Argita Malltezi (Berisha)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.