Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Frenk, kėngėtari i madh dhe hija e sė ėmės
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Frenk, kėngėtari i madh dhe hija e sė ėmės

Një pasdite dhjetori të vitit 1915, në kuzhinën e një apartamenti në zonën e Little Italy, në New Jersey, nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. E gjithë dhoma ishte e mbushur plot me gra që flisnin me zë të lartë dhe në mes ishte shtrirë një 19-vjeçare që rënkonte për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Ajo ishte Dolly Sinatra. Lindja e fëmijës së saj ishte shumë e vështirë dhe vetëm mjeku që erdhi me urgjencë arriti ta shtynte dhe të nxirrte në dritë foshnjën që kishte rreth qafës një kordon të trashë. Por fëmija dukej se nuk merrte frymë, ndërkohë që nëna ishte në rrezik jete. Megjithatë Zoti bëri një mrekulli dhe të dy nënë e bir mbijetuan, por asnjëri nuk e harroi brutalitetin e asaj lindjeje shumë të vështirë, që për pak sa nuk ua mori jetën. Foshnja, me emrin Frenk Sinatra, superylli me zërin e mrekullueshëm që mrekulloi botën, do të mbante gjatë gjithë jetës disa të çara në fytyrë, “dhuratë” e lindjes së vështirë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për dëme fizike, por edhe psikologjike. Këto “të çara” do ta shoqëronin deri në fund të jetës. Gjatë viteve të tij të arta ai nuk do t’i lejonte kurrë fotografët që ta merrnin në anën e majtë të fytyrës. Gratë e të gjithë botës do të jepnin gjithçka për të qenë në shtratin e tij, por Frenk, para vetes, ndihej një shëmtaraq i damkosur e i tallur nga shokët e shkollës. Edhe kur ishte rreth të 40-ave dhe në majën e suksesit profesional dhe gëzonte të gjitha oportunitetet më të mira që mund të gëzonte një artist në atë kohë, drama e përjetuar në momentin e ardhjes në jetë vazhdonte që t’i “dhembte” në mendje. Frenk ndihej keq që gjatë aktit të lindjes të gjithë ishin të interesuar për të shpëtuar të ëmën, duke e lënë atë mënjanë. Ajo ishte më e rëndësishmja. Dhe hija e saj imponuese e shoqëroi Frenk përgjatë gjithë viteve të rinisë dhe të burrërisë. Dolly ishte një krijesë e paparashikueshme, vullkanike, një grua që ishte e aftë të dashuronte dhe të urrente në ekstrem. E megjithatë e vërteta është se personaliteti i Dolly-t ishte i njëjtë me atë të të birit, Frenk. Dolly në fakt nuk ishte emri i saj i vërtetë, por një nofkë që ia kishin vënë në fëmijëri, pasi kishte qenë me të vërtetë një fëmijë shumë i bukur, i këndshëm dhe mjaft i zgjuar. Ajo kishte një aftësi të lindur për gjuhët e huaja dhe ishte shumë ambicioze. Por mister ka mbetur lidhja e saj me Marti Sinatrën, një njeri me një natyrë të butë dhe të mirë, por i paaftë për jetën. Ai kishte një dukje të ashpër, me trupin e mbushur me tatuazhe, por brenda ishte shumë i butë dhe i brishtë. Ishte astmatik dhe i paarsimuar dhe nuk fliste kurrë shumë. Frenk mbante mend nga fëmijëria, kur prindërit që ndodheshin në dhomën tjetër, flisnin me zë të lartë mes tyre, ose më mirë e ëma bërtiste, sepse të atit nuk i ndihej zëri. I ati, Marti, ishte nga Sicilia, ndërsa njerëzit e Dolly-t vinin nga Italia e Veriut, Xhenova. Kjo dasi gjeografike e bënte edhe më të vështirë për të tjerët që të kuptonin se cila ishte arsyeja e vërtetë që i kishte bërë këta njerëz bashkë. A mos vallë Marti kishte një sharm të parezistueshëm që të bënte një 16-vjeçare t’i binte te këmbët? Pas ardhjes së Frenk në jetë, çifti nuk bëri më fëmijë, ndoshta sepse lindja e Frenk ishte dramatike dhe e kishte dëmtuar rëndë të ëmën. Ose ndoshta Dolly vetë nuk donte që të përsëriste të njëjtën dramë me ndonjë fëmijë tjetër. Por ajo u shpërblye për traumën e saj në shumë mënyra. Ajo zgjodhi që të bëhej mamķ dhe mbi të gjitha të merrej me abortet që ishin të paligjshme në atë kohë dhe për këtë pati edhe një histori akuzash. Por duket se Dolly ishte shumë e qartë në biznesin që bënte dhe falë gjuhëve të huaja që fliste pati mjaft klientë, veçanërisht nga emigrantët e huaj që hynin në atë kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Puna e saj e çoi në vëmendjen e politikanëve të Partisë Demokrate të distriktit në të cilin jetonte. Të befasuar nga forca e personalitetit të saj, ata e panë si një lidere të mundshme dhe madje të suksesshme të komunitetit. Shumë shpejt ajo u përfshi në politikë, duke përfaqësuar çështje të ndryshme me raste fushatash, ndërkohë që bënte edhe punën e vet si mamķ. Dolly kishte një temperament politikaneje, ishte e palodhur, energjike, nuk para reflektonte shumë për atë që bënte dhe atë që thoshte. Për sa i përket të birit, Frenk, ajo herë i kushtonte shumë vëmendje, e herë pak. Në fakt kishte dashur që ai të ishte vajzë dhe për këtë arsye, kur Frenk ishte i vogël, e vishte me rroba rozë. Fëmija ishte shumë i gjallë, tamam si nëna e tij. Por Dolly ishte një njeri që nuk e kishte problem të ushtronte dhunë, ndaj jo rrallë e rrihte të birin me një shkop dhe në ato kohë e rrahura njihej si një mjet shumë i mirë disiplinimi. Frenk, herë i rrethuar nga një vëmendje e madhe, por më së shumti i braktisur, madje edhe i keqtrajtuar fizikisht, u rrit duke vuajtur pafundësisht nevojën e pranisë së nënës, vuajti vetminë dhe kaloi disa cikle depresioni. Ai mësoi gjatë kësaj kohe që të mos i besonte askujt, veçanërisht të ëmës. Edhe në marrëdhëniet e tij me femrat ai tentonte që të dënonte të ëmën, duke u treguar shpesh i ftohtë, i rrëshqitshëm dhe jo shumë xhentil. Sinatra ishte djalë i vetëm dhe i tillë u rrit. Ekzistonte një thashethem, sipas të cilit Sinatra ende luante me kukulla deri në moshën 12-vjeçare. Në këtë moshë ai dëshpërimisht kërkonte të ishte pjesë e ndonjë grupi djemsh, çfarëdolloj grupi që të ishte. Ai i përdorte paratë e xhepit që ia jepte e ëma për të “blerë” shoqërinë. Me këto para ai i qeraste shokët për ta pranuar në grupet e tyre. E megjithatë atë e tallnin shpesh për veshjen, për faktin që ishte shumë emocional dhe që ishte disi i çuditshëm. Në fakt Frenk ishte emocional, siç do të vazhdonte edhe gjatë tërë jetës së tij. E megjithatë ai vazhdimisht kishte atë ndjesinë se ishte një njeri i veçantë. Ishte një ndjesi që e kishte trashëguar nga e ëma, një vetëdije e brendshme që e shoqëronte gjithmonë. Ajo donte dhe pretendonte pushtet dhe para. I tillë ishte edhe i biri. Frenk mund ta ketë pasur të vështirë komunikimin me të ëmën, por ai ishte shumë i qartë dhe i prerë kur ishte fjala për jetën e tij dhe përfitimet që merrte nga kjo jetë. Ndërsa ai rritej edhe familja ishte duke e përmirësuar situatën financiare. Prindërit e tij blenë një lokal dhe aty ajo përdorte lidhjet e saj politike për t’i gjetur të shoqit një punë në zyrën lokale të zjarrfikësve. Për Dolly Sinatrën nuk ekzistonte fjala “jo”. Kjo bëri që ajo të arrinte atë që donte dhe ta fuste të shoqin në një punë, që në atë kohë ishte shumë mirë e paguar. Me shtimin e të ardhurave ata mund të përballonin tani një jetë më të mirë se më parë, me më shumë komoditete. Dhe në lagjen ku familjet zakonisht flinin të gjitha në një dhomë të vetme, Frenk kishte jo vetëm dhomën e tij, por edhe të gjitha gjërat me të cilat luanin dhe kishin në pronësi fëmijët e pasur. Dhe objekti më i rëndësishëm i luksit ishte radioja. Radioja ishte mikja më e mirë e Frenk, që e shoqëronte gjatë netëve të vetmisë dhe mbi të gjitha përmes saj ai u fut edhe në botën e muzikës. Atëherë ai dëshironte që të bëhej këngëtar. Ndërsa kalonte në moshën e adoleshencës, Frenk e kuptonte se sa shumë i ndjeshëm që ishte, madje kjo krahasimisht me djemtë e tjerë. Në mendjen e tij dhe në zemër hynin e dilnin pafundësisht emocione. Atij i vinte turp nga ndjesi të tilla të holla, duke i cilësuar ato si pjesë të botës femërore, ndaj këtë pjesë të mrekullueshme të vetes ai e mbante gjithnjë të kyçur thellë. Me këto ide ai e braktisi shkollën kur ishte 16 vjeç. Dolly, që ëndërronte që i biri do të bëhej një mjek, apo inxhinier, u inatos shumë dhe ia përplasi të birit në fytyrë. Në këto rrethana ajo shkoi te një miku i saj gazetar dhe iu lut që t’i gjente të birit një punë në “Jersey Observer”. Frenk mori një punë, por as ai as e ëma nuk ishin të kënaqur. Frenk vetë e imagjinonte veten sigazetar sportiv dhe një ditë ai zëvendësoi një gazetar, i cili kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Gjatë asaj kohe, edhe pse nuk pati sukses në gazetari, ai ishte një djalë me një pamje të bukur dhe vishej mirë. Pavarësisht çfarë punësh bënte ditën, në mbrëmje ai këndonte në shkollën e dancit, në klube të ndryshme dhe taverna. Dolly, nga ana tjetër, e ndihmonte me kontaktet që kishte. Me kalimin e kohës prindërit u bindën që i biri i tyre ishte i prerë për karrierën e këngëtarit. Ndaj i blenë një mikrofon shumë të shtrenjtë për kohën, që kushtonte 65 dollarë. Këtu filloi edhe ngjitja e tij drejt biznesit dhe artit të të kënduarit. E ëma e ndihmoi me njohjet e saj që i biri të këndonte nëpër vende të rëndësishme dhe lokale të shtrenjta. Gjithmonë kur Frenkit i duhej ndonjë gjë, ishte e ëma që ia zgjidhte problemin në mënyrën e saj shumë këmbëngulëse, shpesh të zhurmshme, por gjithnjë të suksesshme. Me kalimin e mbrëmjeve zëri i Frenk u bë më i kërkuari në të gjitha lokalet. Ai ishte një zë i ngrohtë, melodioz, që të emociononte dhe që e shndërronte një këngë në një magji të vërtetë. Befas u vu në qendër të vëmendjes dhe nisi të ketë edhe marrëdhënie me shumë vajza, një pjesë e të cilave nga familje të rëndësishme.

Frenk ishte një përzierje e jashtëzakonshme e talentit me fizikun dhe mënyrën e të sjellurit. Të gjitha këto, donte apo nuk donte, i kishte trashëguar nga e ëma, e cila vazhdimisht edhe kur ai arriti majat më të larta të suksesit e vëzhgonte dhe i ndërhynte. Madje për shumë kohë ajo ngulmoi që i biri të ndryshonte emrin shumë italian dhe të merrte një tjetër më amerikan, që do t’i siguronte më shumë sukses. Për shkak të dominimit të së ëmës dhe natyrës së saj shumë të rreptë, Frenk tentonte gjithmonë që të lidhej me njerëz me karakter të fortë. Ndërkohë e ëma ishte i vetmi person që ai kishte me të vërtetë frikë dhe frika e brendshme ishte një nga pikat më delikate të karakterit të tij. Dhe ndoshta kjo lloj lidhjeje bëri që edhe marrëdhëniet e tij me femrat të ishin shpesh të dëshpëruara, të dështuara, marrëdhënie që shumë shpesh e depresiononin dhe e linin me zemër të thyer. Nensi ishte gruaja e parë e Frenkut, një vajzë e zakonshme, të cilën ai e deshi dhe me të cilën qëndroi i martuar deri ditën kur e la për të mrekullueshmen Ava Gardner. Me Nensin kishte 3 fëmijë. Por edhe për këtë lidhje, si për të gjitha të tjerat, Frenkut i duhej aprovimi i së ëmës. Dhe kështu vazhdoi ai edhe në vitet në vijim, me lidhjen që nisi me një dramë dhe vazhdoi po me një dramë në jetët e të dyve.(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 22:00
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Frenk, kėngėtari i madh dhe hija e sė ėmės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.