BvizioN
Anetar i ri
Regjistruar: 12/07/2008
Vendbanimi: Mirdite, AL/Manchester, UK
Mesazhe: 9
|
Citim: Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Po shkrepjet bracket si funksionojne? Na jep dot nje shpjegim te shkurter?
Sigurisht. Vetem se nje gje duhet te keni parasysh, se nje praktike e tille ndryshon ne kamera dhe modele te ndryshme.
Cfare jane shkrepjet bracket? Kur nje shkrepje e butonit rezulton ne tre fotografi te nje pas njeshme te njejtit objekt, njera teper e erret, njera ndricim normal dhe tjetra teper e ndricuar. Konfigurimi ne aparat mund te behet i tille qe nje shkrepje bracket te rezultoje ne 5 fotografi.
Siq e thashe me teper, nje praktike e tille ndryshon ne kamera dhe modele te ndryshme. Megjithate.....sa per tu dhene nje ide.
Ne ekranin e Menu, tek settings....gjej funksionin "multiple exposures". Disa aparate te japin opsionin e 3 dhe 5 skrepjesh te nje pas njeshme. Pasi zgjedh "multiple exposures" dhe sa shkrepje, te del opsioni i ndricimit, qe eshte nje + - balance ndricimi, ne te cilen ti vendos se sa do e kete diferencen e ndricimit nje fotografi nga tjetra (E.V qe do te thote exposure value)
Praktikoje disa here deri sa tja marresh doren. Nje avantazh i madh i fotografise digjitale eshte se mund te besh me qindra fotografi te ti fshish te gjitha pa shpenzuar asnje kacidhe. Tjeter gje ishe epoka e fotografimit me filma ku fotografet do kishin shume kujdes per mos te shpenzuar filmin (qe ne shumicen e rasteve nuk ish dhe teper i lire per tu blere)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|