Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Fotografi > Tutorial per Fotografite
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Tutorial per Fotografite

doja te dija nese ndokush mund te jape ndonje keshille rreth menyres se si behen fotografite me nje aparat...kam degjuar disa gjera rreth termave si ISO, ose Bracket , ose te tipit f/2 etj por do doja qe dikush qe i kupton mire keto gjera ti shpjegonte dhe mundesisht te jepte ndonje keshille me teper

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Korrik 2008 10:55
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kur behet nje fotografi ka 3-4 parametra baze qe duhen marre parasysh (dhe disa te tjera opsionale). Cdo aparat ka nje diafragme te vogel qe hapet dhe mbyllet shpejt per te lejuar kalimin e drites per nje fraklsion sekondi. Kjo ben qe pamja e jashtme te fiksohet ne film ose ne sensor. Si rrjedhoje parametrat jane:

1. Koha e hapjes se diafragmes:
Sa me shme kohe te lesh diafragmen hapur, aq me shume drite do hyje, aq me e zbardhur do dale fotografia. Koha matet ne sekonda. Ne nje dite me diell eshte kollaj qe kjo kohe te jete 1/1250. Pra diafragma hapet dhe mbyllet ne 0.0008 sekonda. Nderkohe naten diafragma duhet te rrije me shume hapur qe te marre driten e nevojshme. Me flash mund te rrije 1/60 - 1/250, ndersa pa flash mund te rrije dhe 30 sekonda. Kuptohet qe gjate kohes qe diafragma rri hapur cdo objekt i spostuar le nje shirit ne fotografi qe tregon spostimin e tij. Prandaj sa me e gjate te hapja e diafragmes aq me shume do dalin njerezit dhe objektet e levizura. Nese deshiron te fotografosh nje sportist duke prere shiritin e finishit eshte mire qe te jete dite me diell ne menyre qe te kapesh castin dhe sportisti te mos dali i levizur.

2. Madhesia e hapjes se diafragmes:
Llogjikisht sasia e drites qe hyn ne aparat nuk varet vetem nga koha por edhe nga hapja e diafragmes. Keto jane ato f 3.5 qe shikon verdalle. Llogjika e matjes eshte e thjeshte. Pa i hyre detajeve matematike sa me e vogel te jete "f" aq me shume hapet diafragma. Vlerat e "f" levizin (ne aparatin tim) nga 2.8 ne 8.0. Kjo domethene qe me hapje f 2.5 diafragma hapet dy hete me shume se f 5.0 dhe si rrjedhoje koha e hapjes mund te jete dy here me e shpejte nese dua te fus te njejten sasi drite. Aftesia per te hapur diafragmen sa me shume ben objektivet te jene te kushtueshem. Per shembull nje objektiv qe te lejon hapje f 1.8 eshte shume i mire. Sidoqofte ka nje klecke ketu qe duhet njohur. Kur ti fokuson nje objekt ka nje "range" para dhe prapa qe jane te fokusuar. Kjo varet shume nga hapja e diafragmes. Sa me shume te hapet diafragma aq me i vogel eshte ky "range". Kjo vihet re kur fotografon nje celular ne perspektive. Nese ul vleren f (pra diafragma hapet shume, atehere sektori ne fokus eshte i vogel ne krahasim me rastin kurkur diafragma hapet pak (pra vlerat f jane te medha). Kjo quhet depth of focus ose depth of view (dicka e tille).

3. ISO:
Dikur fotografohej me film. Kjo domethene qe karakteristikat foto-kimike te filmit kane peshen e tyre. ISO tregon sensibilitetin e filmit. Sa me shume ISO te kete aq me sensibel eshte ndaj drites. Per kete aresye kur blen nje film ne dyqan ka nje numer (100, 200, 400 etj). Me ardhjen e aparateve dixhitale ISO nuk qendron si koncept, por prape e kane imituar duke rregulluar sensibilitetin e sensorit. Atehere ti do pyesesh: pse mos lihet gjithmone ISO ne sensibilitetin maksimal, qe diafragma te hapet pak fare ne nje kohe sa me te shkurter? Pergjigjia eshte e thjeshte: sepse krijon "zhurme" ne fotografi. Sa me e larte eshte ISO aq me shume siperfaqet e objekteve te shndritshme do jene me pika te vogla qe ndryshojne ngjyre. Kjo pra quhet "zhurme". Aparatet e sotshem reklamojne ISO 3200 apo ISO 6400, por nga te gjitha testet qe kam pare ISO behet e paperdorshme mbi ISO 400, sepse fotografia (per mua) nuk ka cilesine e duhur.

Praktikisht te gjithe parametrat e mesiperm rregullohen automatikisht nga aparati, por dikur vendoseshin ne menyre manuale para se te shkrepje butonin. Per kete aresye duhet te njiheshin mire dhe te matej (me sy ose me aparat) drita qe ndricon skenen. Nuk eshte e rralle ne filmat e vjeter qe skenat te jene xhiruar shume te erreta ose shume te zbardhura gabimisht. Megjithate keto parametra perdoren edhe per ti dhene filmit artistik nje sensacion te caktuar. Regjizoret zgjedhin vete te krijojne nje skene te zbardhur me plot jete apo te erret dhe te frikshme. Dhe kjo pavaresisht nga si eshte skena reale qe shikon syri yt. Keto truqe arrihen kollaj duke ndryshuar parametrat e mesiperm dhe duke njohur sa me mire cfare do te arrish.


Disa faktore te tjere qe influencojen fotografine jane:
a) White Balance, e cila vendos ne cfare ambjenti je, cfare drite ka skena dhe si rrjedhoje vendos kush ngjyre duhet konsideruar e bardhe. Syri jone kete e ben disi autmatikisht, ndersa aparati do te dije cfare te konsideroje te bardhe pavaresisht nga kushtet e ndricimit.

b) Flash, i cili ka nje force te caktuar. Sidoqofte kjo force mund te rregullohet nga aparati. Nese do te besh fotografi nje person me sfond gradacelesh atehere ul forcen e flashit dhe zgjat hapjen e diafragmes. Diafragma do hapet p.sh. per 2 sekonda duke krijuar imazhin e gradaceleve dhe hijen e njeriut qe ka perballe, dhe ne fund flashi do ndricoje njeriun i cili ne fotografi do dale pikerisht perballe gradaceleve dhe pa levizur.

Me kaq u zgerlaq. Domethene mund te rrime me ore dhe dite ketu, por keto jane parametrat qe perdoruesi duhet te njohe. Nese do te shikosh teste aparatesh hap http://dpreview.com/ dhe aty e shikon sesi i ndryshojne parametrat e mesiperm duke krahasuar aparetet me njeri tjetrin.

Modifikuar nga Fajtori datė 07/07/2008 ora 09:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Korrik 2008 13:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Fotografi > Tutorial per Fotografite

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.