Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Teoria e Artit dhe Historiku i Tij > Kubizmi dhe surealizmi ende te pakuptuar
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Kubizmi dhe surealizmi ende te pakuptuar

--------------------------------------------------------------------------------

KUBIZMI DHE SUREALIZMI, ENDE TE PAKUPTUAR

Dali: I vetmi ndryshim ndermjet meje dhe jush, eshte se une jam nje surealist

Aplikimi i Salvador Dalise ne detajet misterioze te mendimit te thelle, ne mungese te cdo kontrrolli qe ushtron arsyeja nder ne dhe jashte cdo shqetesimi estetik apo moral, u ravijezua forma e atij grupi te vecante, qe do njihej me frazen I vetmi ndryshim ndermjet meje dhe jush, eshte se une jam nje surealist!
Nje anatomi e re karakterizon veprat e kubisteve me teme figuren, si Nudoja e famshme e Pikasos. Tashme figura e mbyllur e kubisteve rrotullohet dhe prandaj le hapesira per lexime te ndryshme. Edhe teatri kubist do aplikonte te njejtat parime te piktures kubiste si shperfytyrimi i formave dhe leximi i tyre ne menyre te perthyer.
Mund ta pelqesh, apo te mos kuptosh asgje, por gjithsesi nje gje eshte e sigurt. Qe para pikturave te Salvador Dali, ikones se artit te shekullit XX, nuk mund te rrish indiferent. Ne syte e saj lexon fanatizmin e atij qe eshte lidhur perjetesisht me nje ceshtje, qe ne rastin e tij ishte surealizmi. Sigurisht, qe Dali ishte me i famshmi nga grupi qe u krijua prej André Breton-it, per te cilin u tha shume shpejt se mbante qendrime heretike. Pikerisht, aplikimi i tij ne detajet misetrioze te mendimit te thelle, ne mungese te cdo kontrrolli qe ushtron arsyeja nder ne dhe jashte cdo shqetesimi estetik apo moral, u ravijezua forma e atij grupi te vecante, anetaret e te cilit do te shqiptonin gjithmone frazen: I vetmi ndryshim ndermjet meje dhe jush, eshte se une jam nje surealist!

Edhe sot e kesaj dite, kritiket e artit jane duke kerkuar me te gjitha menyrat, interpretimet e mundshme te veprave te kubizmit dhe sueralizmit. Ditet e fundit, sesione te tilla per kete ceshtje jane mbajtur ne gjithe Italine, por ende kritiket nuk arrijne te kene nje perfundim te perbashket per kete ceshtje. Surealistet dhe me teper kubistet, iu ngjajne me paranojake qe nuk clirohen dot nga menyra individuale e te menduarit apo te fantazuarit.

Cilat jane veprat kryesore te Dalise?

Nder veprat kryesore te Salvador Dalise permenden Ngjashmeria arkeologjike, Metamorfoza e Narcistit, Pershtypje nga Afrika, Perpjekja e Sant-Antonios, Madonna e Port Ligat etj, jane te gjitha rreth 50 vepra te mrekullueshme. Duke u nisur nga teoria e tij personale mbi paranojen kritike, Dali zhvilloi edhe vepra me karakter psikoanalitik, me elemente imazhesh paradoksale dhe virtuoze. Nderkaq, grupi surealist permbledh ne veten e tij mjaft piktore te njohur si Miro, Pikaso, Maks Ernst, Man Ray, Marcel Duchamp, Matta etj. Por sigurisht, personaliteti dhe puna e Dalise nuk arriten qe te permbylleshin vetem renda kesaj linje artistike. Koha ne te cilen ai jetoi, beri qe ky artist te nderthure brenda tij edhe formeza te tjera te cilat vinin nga fillimet e para te kultivimit te arteve bashkekohore. Por duhet thene se mbi surealizmin, Dali la nje gjurme te pashlyer, ate te te berit nje jete dhe nje art ne vecanti pa rregulla te shkruara apo te vendosura, duke hedhur brenda te gjitha obsesionet e tij te natyrshme. Ai eshte nje artist qe i pelqen te ece kunder rrymes, ndoshta artisti me i shenuar dhe me popullor i shekullit XX dhe ne te njejten kohe i trajtuari me me shume kritika nga kritiket e artit dhe ata qe nuk kane arritur ta kuptojne ate, per vete menyren qe ka zgjedhur mbi konceptimin e botes dhe te imazheve. Metoda e tij paranojako-kritike, me te cilen u shkeput nga automatizimi aq i dashur ne ate kohe per surealizmin e ortodoksise, pra me temat e verteta te ngutshme te ekzistences humane.

Pikaso dhe Brak, larg fytyrave te zbehta

Ne vitin 1908, Brak dhe Pikaso, inaguruan nje model teresisht te ri te te parit dhe te pikturuarit te realitetit, i cili do te shenonte edhe nje nga hapat e pare te zhvillimit te artit modern. Kerkimi i tyre filloi te konfrontohej me artin e kaluar, dhe madje vuri ne dyshim te gjitha ato qe ishin bere deri ne ate moment nga artistet e meparshem, qe ishin kryesisht me motive orientale. Ky perbente revolucionin me te madh artistik qe nga Rilindja, dhe erdhi e u vu ne jete pikerisht duke u nisur nga tradita e krijuar gjate asaj periudhe, pra peisazhi, natyra e vdekur, fytyra te zbehta, te cilat tashme kishin nevoje per nje interpretim te ri, jashte atij tradicional qe ishte bere deri ne ate periudhe. Pikerisht, hapat e pare u hodhen nga piktoret Brak dhe Pikaso qe ne vitin 1908, kur filloi te shfaqeshin format e artit te ri ne dukje. Gjithsesi, vazhdon te ndiqet tema e peisazhit me punime te mrekullueshme nga te cilat Keshtjella e Vjeter e Brak ne vitin 1909, nje nga punet me te pelqyera te artit kubist, dhe te tjerat me pak ortodokse si linja e ngjyrave te Mondrian. Piktura te tjera do te kene si imazhe natyren e qete, si shishja e rumit dhe shishja e kitares bass, kitara dhe lulet e Pikasos. Deri tek fletet e ngjitura, nje sajese artistike kjo me te cilen kubistet shkelen cdo lloj prezantimi te operave te tyre.

Nderkaq, nje anatomi e re karakterizon veprat e realizuara prej tyre qe kane si teme figuren, si Nudoja e famshme e Pikasos. Ketu duket se ka realizuar rrotullimin e figures se mbyllur. Nje e re tjeter qe rodhi me pas, ishte dhe krijimi i teatrit kubist ne baze te parimeve te piktures kubiste si shperfytyrimi i formave dhe leximi i tyre ne menyre te perthyer. Menyra e konceptimit te ketij teatri, konsiston ne nje aspekt mjaft poetik te kesaj avangarde.
__________________
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... Novus Ordo Seclorum

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2005 13:34
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Teoria e Artit dhe Historiku i Tij > Kubizmi dhe surealizmi ende te pakuptuar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.