Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Sherbimi mjeksor ne Shqiperi
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme

20 Shtator 2015 ::: 19:46
NS-6
Mnemonic


Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Postime: 3634
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Atehere...shihen gjera te vogla pozitive dhe gjera te vogla negative! Gjithsesi gjerat levizin me nje ritem teper te ngadalte, i tille qe nese nuk pershpejton hapin, shume shpejt do gjenden perballe nje krize shendetsore!

Duhet pranuar qe çmimi i ilaçeve ka rene dhe ne disa raste jane edhe pergjysmuar cmimet. Por duhet pare edhe ana tjeter e monedhes. Mendoj qe levizja nuk ka qene e studjuar plotesisht per shkak se ajo qe duhet pranuar eshte qe firmat farmaceutike kane ardhur per te pasur nje fare fitimi nderkohe qe me keto ulje qe u bene interesi i tyre per te kryer investime ka rene shume. Do kishte qene me mire qe shteti te subvenciononte deri diku cmimin e ilaçeve dhe firmat te ruanin nje fare perqindje fitimi dhe te incentivoheshin per investime te tjera. Me pare firmat farmaceutike kane bere donacione ne aparatura ose gjera te tjera neper spitale ndersa tani nuk ndihen me fare! GlaxoSmithKline u largua nga Shqiperia fare!

Testimi i mjekeve eshte bere muhabeti i dites! Nese vertete ky do te sillte nje ndryshim, atehere bujrum por ajo qe duket eshte me teper dicka mediatike qe po has goxha resistence. Nese ministria do te dije nivelin e mjekeve, mendoj qe mund te kishte shume menyra te tjera! Per me teper qe nese eshte niveli ai qe do te vleresoje, nuk mendoj qe nje test me multiple choice do ishte zgjidhja!
Per sa i perket konferencave, me cmimet qe jane bere ato jashte dhe me rrogen mesatare te spitalit, si dhe me uljen e interesit nga ana e firmave farmaceutike per te sponsorizuar keto gjera, shihet e veshtire mundesia e axhornimit jashte. Mund te behet edhe e kunderta: te sillen eksperte nga jashte per te bere axhornime ketu por per keto gjera nuk eshte shfaqur asnje plan i mirefillte! Gjithsesi, gjera ministrie.

Gjendja e paisjeve dhe ilaçeve ne spitale duket me ndryshe por vazhdon te kete probleme per te cilet njerezit qe shtrohen i dine. Por krahasuar me si ka qene situata me pare (e referuar te pakten), aktualisht per ilaçet dhe paisjet situata eshte goxha ne permiresim!

Fryma qe eshte perhapur ne mase (kryesisht nga media) kundrejt mjekeve eshte ajo e matrapazeve, e vrasesve, etj dhe kjo ka cuar ne nje acarim te raportit mjek pacient ku ne disa raste ceshtjet kane degjeneruar edhe ne dhune fizike.

Shendetsia kerkon reforma rrenjesore e aq me teper ne nje kohe qe eshte hedhur ideja e "mjekesise falas", koncept qe nuk i besoj sepse nuk mund te jete kurre falas! Kerkohet nje menaxhim me i mire i fondeve, nje rritje e buxhetit per shendetsine (dhe jo nje pergjysmim sic ndodhi kete vit me rishikimin e buxhetit)!

Mbetet akoma shume per te bere!
Vleresimi total qe mund te bej eshte qe gjerat jane akoma ne gjendje staze me shenja minimale drejt permiresimit!

 

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Click Here to See the Profile for NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Shto NS-6 nė listėn e monitorimit
 
21 Shtator 2015 ::: 02:51
Fajtori
Apo jo?


Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Postime: 10705
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Kot te te pyes, ca mendon per idene se spitalet shteterore duhen shkrire fare? Kur ska ilace, mjeket kot qe rrine, ata qe rrine shpesh duan leke nen dore. Eshte nje situate qe nuk ben sens per mua. Edhe testimi i mjekeve zgjidhet me kollaj ne kontekste private.

Ceshtja eshte se Shqiperia nuk eshte natyre komuniste, njerezit per momentin jane egoiste dhe te pamoralshem. Te pakten aktualisht shendetesia falas (ose dhe shteterore) me duket nje utopi si puna "do hame bar dhe nuk shtrime doren". Per cfare aresye duhet mbajtur gjithe ai aparat shteteror? Ata njerez nuk jane te afte te mbajne dicka shteterore pa e vjedhur, plackitur e keq-manaxhuar. Nuk do ishte me mire te lihet spitali ne interes privat? Ne dhe Rinasin na u desh tia jepnin dikujt tjeter qe te merrte pamje tjeter aeorporti, me shqiptaret shifje vetem lypesa e taksixhinj qe te prinin rrugen sa hyje ne aeroport.

Mendimi yt?

 

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Click Here to See the Profile for Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Shto Fajtori nė listėn e monitorimit
 
21 Shtator 2015 ::: 20:39
NS-6
Mnemonic


Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Postime: 3634
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Spitalet shteterore dihet ne cfare gjendje jane por nuk mendoj qe privati do ishte zgjidhje per cdo gje! Politikat shendetsore duhet te jene te tilla qe te mbajne nje balance ndermjet shteterorit dhe privatit. Ne shume vende, politikat shendetsore qe ndjek nje qeveri jane themelore per rezultatet e zgjedhjeve qe do te kete!

Ne Shqiperi duket qarte qe ekziston nje disbalance ndermjet shteterorit dhe privatit ku politika e ministrise anon ne drejtim te privatit duke lene pak shance zgjedhje! Eshte e vertete qe buxheti i shtetit nuk lejon shume gjera qe privati do ti plotesonte menjehere por shoh pak te arsyeshme nje sere masash qe jane marre. Mund te permend ketu ceshtjen e dializes dhe te nderhyrjeve kardiake ku privati i kryen (me pak perjashtime) dhe shteti i rimburson! Nuk e kuptoj dot logjiken e kesaj gjeje ne nje kohe kur shteti leshon gjithe ato para per nje sherbim qe mund ta krijonte vete neper te gjithe spitalet dhe ndoshta kosto do te ishte me e ulet! Natyrisht, interesat qe luhen ne mes jane te larta, deri tek monopolizimet e sherbimeve qe te bejne te kuptosh se pse ceshtja ne shteteror nuk ecen perpara! Sepse privati leviz nje sasi te tille parash qe mund te ndikoje cilendo tender qe mund te behet per nje sherbim!

Kjo tendence nuk ka ndermend te ndryshoje sepse monopolizimi po shtrihet edhe drejt laboratoreve dhe sherbimeve te tjera mjekesore.

Nuk besoj ne konceptin e mjekesise falas sepse nuk mund te ekzistoje nje koncept i tille sepse eshte i paaplikueshem. Deri diku eshte si ideologjia e socializmit qe ne teori eshte shume e mire por ne praktike nuk sjell rezultatet qe shpresohen!

Mosmirembajtja e dickaje shteterore vjen per faj si te njeres pale ashtu edhe te tjetres. Me ka qelluar te shkoj tek materniteti i ri ne Tirane (thjesht per te marre nje shembull) ku stolat qe jane ne hyrje te reparteve jane shkulur nga hekurat! Tani, po me stolat ca patet? Muret te shkruajtura, gjurme kepucesh deri ne lartesine e gjoksit ne mur sikur ca faji te kishte...kjo tregon nje nivel te ulet qytetarie (dicka qe e konsideroj po aq te ulet sa edhe emertimi i fushates se bashkise se Tiranes me emertimin "Lufte Zhulit"...teorikisht aty ku ai vend duhet te behet shembull per te tjere). Kjo tregon dicka qe zor se mund ta ndryshosh ose nese duhet, vertete qe duhet me i rene me sopate sepse shqiptari nuk njeh rruge te mesme! Nderkohe ne spitale te tjera, vendosen roje per te ruajtur ambiente: domethene harxhohet lek shtese per te mirembajtur dicka qe duhet te na vije natyrale ta bejme sepse eshte dicka qe po e perdorim!

Kur sheh keto gjera, habitesh se nga dolen gjith keto katal ne kaq pak kohe! Kupton qe shqiptarin po nuk e sundove me dhune, nuk e menaxhon dot ndryshe. Nuk mund ta lesh te lire sepse nuk e kupton lirine sic duhet por tenton ta dhunoje ate liri! Dhe arrin deri ne piken qe pranon nismat "Lufte Zhulit", "Burg kush shurron poshte ures tek Lana" etj etj. Ketu konceptet nuk mund ti lesh kohe te evoluojne dhe te zhvillohen por duhet ti imponosh me dhune dhe ne menyre te menjehershme sepse perndryshe nuk behen!

Mendon qe dukem sikur jame bere me ja mbath serish pas gjithe ketyre gjerave? Personalisht jam tip optimist dhe jam prej atyre qe mendoj qe nese do te deshironte nje shtet te vendoste rregull e ben edhe brenda nje periudhe te shkurter por duhet te jene te bindur ato qe na qeverisin! E kote te fshihemi akoma pas tranzicionit...tranzicionin duhet ta konsiderojme te mbyllur me ikjen e Sales nga politika, pa anuar nga asnje krah se kush do vinte ose do vije me pas! U bene 25 vjet tranzicion po ketu po shkon ne vend numero. Disa gjera nuk duhet ti diskutonim fare sot dhe duhet ti konsideronim te mbaruara prej kohesh!

 

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Click Here to See the Profile for NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Shto NS-6 nė listėn e monitorimit
 
23 Shtator 2015 ::: 14:47
Fajtori
Apo jo?


Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Postime: 10705
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Nejse, flm per pershkrimin e panorames.

Tranzicioni ka vite qe nuk ka me kuptim. Vete fjala presupozon nje ndryshim drejt nje statusi tjeter. Pyetja eshte tranzicion per ku, per cfare? Edhe ne qofte tranzicion per demokraci apo kapitalizem, kjo ka kuptim per nja 10 vjet maksimumi. Tranzicion kronik i shqiptareve eshte nje shprehje per te fshehur faktin se nuk eshte tranzicion por "gjendje".

 

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Click Here to See the Profile for Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Shto Fajtori nė listėn e monitorimit
 
13 Tetor 2015 ::: 22:05
NS-6
Mnemonic


Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Postime: 3634
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



...nderkohe qe vazhdojn te flasin per mjekesi falas...

http://shendeti.com.al/ish-kompania...nderat-publike/

 

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Click Here to See the Profile for NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Shto NS-6 nė listėn e monitorimit
 
29 Tetor 2015 ::: 04:49
Fajtori
Apo jo?


Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Postime: 10705
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Ho me NS, po te duket vetja si ai "Survivor" te Portokallia?

 

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Click Here to See the Profile for Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Shto Fajtori nė listėn e monitorimit
 
30 Tetor 2015 ::: 15:33
NS-6
Mnemonic


Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Postime: 3634
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ho me NS, po te duket vetja si ai "Survivor" te Portokallia?



Pak a shume!

 

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Click Here to See the Profile for NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Shto NS-6 nė listėn e monitorimit
 
Ora tani: 18:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e Mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Sherbimi mjeksor ne Shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen