Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Kryeministri nė qeli, Kroacia nė BE
Bota e Ivo Sanaderit është ngushtuar. Tashmë një vit ish-kryeministri i Kroacisë zhvendoset nga qelia në qeli dhe përditshmërinë e tij duhet ta kalojë mes rojtarëve të burgut, policëve, prokurorëve dhe avokatëve.
Nga mesi i korrikut 58-vjeçari Sanader iu dorëzua autoriteteve kroate, pasi kaloi shtatë muaj në burg në Salzburg të Austrisë.
Tani në Zagreb ka filluar procesi gjyqësor kundër tij. Bëhet fjalë për një premierë juridike jo vetëm për Kroacinë, por edhe për gjithë Ballkanin. Deri më tani njerëzit e fortë në ish-Jugosllavi janë nxjerrë para Gjyqit të Hagës për shkak të krimeve të luftës.
Me Ivo Sanaderin për herë të parë në bankën e të akuzuarve gjendet njëri prej politikanëve më me ndikim në rajon. Ai akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Aktakuzën kundër ish-kryeministrit Ivo Sanader e përfaqëson prokurorja e re dhe e këmbëngulëse Tamara Laptosh, e cila ka bërë një karrierë të bujshme në kuadër të prokurorisë speciale të Kroacisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit (USKOK).
Laptosh ka përfaqësuar aktakuzën kundër disa profesorëve të Universitetit të Zagrebit, të fajësuar për shitje të testeve të provimeve. Po ashtu kjo prokurore me origjinë nga qyteti i Çakovecit, në kufi me Hungarinë, ka zhvilluar hetimet dhe ka përpiluar aktakuzën kundër ish-zëvendëskryeministrit Damir Polançec. Ai tashmë është dënuar për shpërdorim detyre.
Ndonëse në USKOK nuk japin të dhëna personale për asnjë prokuror, vëzhguesit në Zagreb supozojnë se Laptosh është mes moshës 35-40-vjeçare dhe njëra prej prokuroreve më premtuese për Kroacinë e re, e cila duhet të jetë e spastruar nga korrupsioni dhe e gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian më 1 korrik 2013.
Puna e Tamara Laptoshit është vlerësuar jo vetëm nga mediat në Kroaci, por edhe në skenën ndërkombëtare. Sivjet Shoqata Botërore e Prokurorëve në takimin e mbajtur në Seul të Koresë së Jugut ia dha asaj çmimin Prokurore e vitit 2011 një dhuratë, të cilën deri më tani nuk e ka merituar asnjë prokuror nga Ballkani.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|