Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Ku do tė jetė Mitrovica?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sibishi
Anetar i ri

Regjistruar: 14/11/2005
Vendbanimi: Prishtinė
Mesazhe: 6

Ku do tė jetė Mitrovica?

BRUKSELI PËRMES PETRIQIT DON TA BËJË MITROVICËN SI SREBRENICËNMitrovica Bërçko apo Srebrenicë

Nga deklaratat e kreut të UNMIK-ut për ta krijuar një polici etnike serbe që e financon UNMIK-u (& Serbia) dhe nga deklarata e Petriqit që Mitrovica të shndërrohet në Bërçko, shihet se BE edhe EULEKS-i kanë për qëllim që Mitrovicën të e shndërojnë në Srebrenicë e me këtë veriun e Kosovës në “republika serbska”. Po shihet çartë se UNMIK-u dhe BE derisa në njërën anë po kërkojnë nga shqiptarët të jenë “multietnikë” në anën tjetër po punojnë në ndarjen dhe në krijimin e kolonive një etnike serbe. Këto janë rezultatet praktike të planin të Ahtisarit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti me kohë i kanë bërë paralajmërimet për këto synime, por institucionet aktuale nuk i kanë përfill ato! Tani vjen propozimi i Petriqit dhe ky është një skenar për një luftë të re në Kosovë. Sepse pa një masakër si në Serberincë nuk ka mundësi që as Mitrovica dhe as veriu të ndahen nga Kosova. Megjithatë, BE me Planin e Ahtisarit po tregon se është e vendosur që t' i përkrahin dhe t'i shpërblejnë Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë në politikën e tyre agresiv e antishqiptare me motivacione fundamentaliste konservative fetare. Prandaj, përkundrejt se qarqet zyrtare shqiptare po betohen se janë për paqe e miqësi edhe me Serbinë, Serbia po përgatitet ta mbushë lumin Ibër me gjakun e shqiptarëve me mbështetjet e Solanës, Ahtisarit e Petriqit për t'i vendos sa ma thellë në tokat shqiptare kufijtë e ri ndërkombëtar të Serbisë në vend se ata kufij të kthehen në vijën Ushqe-Nish, ose në kufijtë real të Serbisë të pashallëkut të Beogradit. Këto qarqe po bëjnë përpjekje, që në kohën derisa Republika e Kosovës qeveriset akoma nga institucionet e përkohshme në varësi të jashtme, ta shfrytëzojnë këtë kohë që të bëjnë koncesione të reja në favorin e Serbisë. Institucionet e përkohshme të Kosovës pa vetëdije apo me të po i kontribuojnë realizimit të këtyre planeve edhe me miratimin e akteve juridike shtetërore të imponuara nga Brukseli edhe me zvarritjen e zgjedhjeve të reja të cilat do të sjellnin një qeveri me mandat dhe me kompetenca të rregullta të mbështetur nga populli i vet! Duke pasë parasysh gjendjen në të cilën gjendet vendi, nga Presidenti, Parlamenti dhe Kryeministri, menjëherë pas 17 Shkurtit 2008, së pari do të duhej t'i ipej rëndësi emërimit të kuadrove energjike e të pa kompromis në raport me respektimin e parimeve të ndërtimit të shtetit. Do të duhej të emërohej Sekretari i Shtetit për Siguri Kombëtare në varësinë e të cilit do të ishin edhe Ministria e Mbrojtjes, Komandanti i Ushtrisë, pastaj Ministria e Brendshme e Komandanti i Policisë si dhe Drejtori i Shërbimit të Zbulimit, të cilët së bashku do të merreshin me sigurinë e sovranitetit të tërësisë territoriale të vendit dhe të sigurisë së brendshme, duke i përfillë vetëm interesat kombëtare dhe normat që dalin nga e Drejta Ndërkombëtare. Por, si dihet puna e nevojshme dhe emërimi për këto detyra po zvarritet në pa fund. Institucionet si Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria e parë pas shpalljes së pavarësisë, do të duhej t'i kishte në përbërjen e vet ato kuadro që në pavarësinë e këti vendi e kanë investuar tërë jetën e vet, që me vendosmërinë, me përvojën dhe përgatitjet e veta profesionale do të dinin t'i përmbushnin detyrat e veta dhe që në radhë të par e vejnë interesin e vendit e jo interesin personal. Këto institucione duhet të lirohen nga pjesëmarrësit direkt dhe indirekt të ish regjimit jugosllav në Kosovë. Sepse ata dhe imituesit e ri të tyre do të bëjnë përpjekje qe sundimi i huaj, qoftë ai i OKB, i BE apo i kujtdo qoftë tjetër, të vazhdoi të jetë prezent në vendin tonë, sepse ajo është garancia për të mos dhënë përgjegjësi për krimet aktuale apo nga e kuluara e tyre ndaj popullit e ndaj vendit të vet. Mu për këto arsye para do kohe propozova publikisht rizgjedhjen e Azem Sylës për Ministër të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës me shpresë se rizgjedhja e ti do të kthente procesin e pavarësisë në binarët kryesor. Unë i uroj detyrën Ministrit të ri Mujota dhe gjithë atyre kuadrove që i takojnë krahut kombëtar brenda këtyre institucioneve për periudhën e përkohshme të kësaj qeverie dhe shpresoj se në mandatin e ardhshëm të qeverisë së rregullt do të korrigjohet kjo përbërje nga ata që aty nuk e kanë vendin dhe qe në vend të tyre të vinë ata që do të vazhdojnë t'i rrinë besnik kauzës kombëtare. E them këtë, sepse Presidenca, Parlamneti e Qeveria e parë e Republikës së Kosovës do të duhej ta kishin në krye Adem Demaçin dhe për deputet e ministra gjitha ata ish të burgosur apo mërgimtarë politikë e luftëtarë të UÇK e që e investuan jetën e vet për çlirimin e vendit, pavarësisht se a janë jashtë partive dhe apo se cilës parti i takojnë, e jo të vijnë njerëz që ma së paku e kanë vendin aty . E them këtë, sepse kjo gjendje është akoma e jashtëzakonshme dhe ajo nuk duron kuadro të komprimituar, të korruptuar, të pa përvojë dhe aq më pak kuadro të pa kurriz që përkulen përpara gjithkujt për të ruajtur do privilegje personale, siç janë ata që kanë qenë pjese e ish regjimit titist dhe disa nxënës të rinj të tillë, që tani kanë hyrë në strukturat aktuale. Ky qëndrim i tyre labil është shkak pse Petriqi guxon të dal me tezat e Bërçkos. Ky qëndrim i tyre është shkak se Brukseli na imponon falsifikimin e identiteti tonë, kushtetutën e ligjet dhe flamurin e himnin e Ahtisarit! Ky qëndrim është shkak pse BE po përgatit subvencione e plane që Kosova të bëhet DEPONI E MBETURINAVE HELEMUESE të Evropës si ato që janë vendosur në Shupkovc! Pra, fatkeqësia nuk ka mbaruar këtu, por ajo do të bëhet edhe më e madhe nëse në krye të vendit vazhdojnë të jenë këta njerëz të pa përgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm! Jam plotësisht i bindur se shumica absolute e përbërjes së presidencës, së parlamentit dhe të qeverisë janë për bashkimin e kombit tonë brenda një shteti, por atyre u mungon besimi edhe ndaj vetes edhe ndaj popullit të vet, prandaj vazhdimisht u nënshtrohen presioneve dhe pranojnë kompromise e lëshojnë pe para shantazheve të forcave të huaja. Kjo ndodh, sepse ata nuk kanë as dije e plane dhe as energji që të mobilizojnë, rirreshtojnë dhe angazhojnë fuqitë dhe resurset e brendshme për ecjen e vendit përpara. Por, ata krejtësisht të relaksuar e pasiv presin asistencën e jashtme e cila vërtet arrinë të korruptojë një grusht drejtuesish, por që kurrë nuk mundet as që dëshiron ta nxjerr një vend nga kriza dhe t'i sigurojë atij zhvillim e përparim! Për këtë flet fakti se Fuqitë e vjetra të Evropës kanë pas kolonit të veta që i kanë sunduar me shekuj në të gjitha kontinentet, por atje nuk kanë investuar as një metalik për zhvillimin e tyre, por kanë bër vetëm aq investime sa ka qenë e domosdoshme për transportin e mallrave që i kanë plaçkitur nga ato koloni dhe në bazë të të cilave këto vende kanë krijuar zhvillimin e mirëqenien e vet me të cilën ata krenohen para tjerëve. Është në interes të Presidencës, të Parlamentit dhe të Qeverisë që t'i ndalin të gjitha proceset e zbatimit të Planit të Ahtisarit dhe të koncentrohen që sa më shpejt të organizohen zgjedhjet e reja, nga të cilat do të dilnin institucione kurrizore të cilave Petriqët e Ahtisaroviqët etj. nuk do të kishin më hapësirë t'ju parashtrojnë propozime të tilla destruktive që e zhytin vendin tonë në kriza të pa fund dhe në përçarje të brendshme! Kjo do ta ruante edhe unitetin brenda kombit edhe integritetin e tërë atyre që marrin pjesë në institucionet e tanishme. Ne si popull duhet t'i kthehemi vetvetes dhe njeri- tjetrit, sepse vetëm të bashkuar kemi mundësi të dalim nga këto rrugë të errëta të Petriqëve e maskarenjve tjerë të rruzullit! Prandaj, e shoh të rrugës që pas propozimit të Petriqit të merret një iniciativë për krijimin e një Asambleje Kombëtare Shqiptare ku (pa pakicat kombëtare) do të uleshin bashkë që nga Albin Kurti e deri te Hashim Thaqi që ta shqyrtojnë gjendjen e sigurisë dhe të hartojnë plane për garantimin e saj me theks të veçant në veriun e Mitrovicës dhe në kolonitë tjera të banuara me serbë që nuk e njohin sovranitetin e Republikës së Kosovës. E them këtë, sepse polarizimet nuk i bien dobi askujt, por vetëm fatkeqësi të gjithëve dhe dobi për armiqtë e kombit tonë !Pasi që po kalojnë 10 vite pas lufte dhe kjo pakicë kololniste serbe po vazhdon të qëndrojë në pozicionet e Millosheviqit e të Sheshelit edhe pas qindra thirrjeve paqësore e miqësore që ata ta njohin realitetin e ri në Kosovës, koha është që ata ose të hjekin dorë nga kjo rrugë menjëherë, ose të ballafaqohen me një opsion energjik të Republikës sëi Kosovës! Kjo do të ishte edhe përgjigjja më e mire edhe për Petriqët!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2008 16:55
sibishi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sibishi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sibishi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sibishi Shto sibishi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sibishi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Problemi eshte me i madh se aq i dashur.Situatat per nderlikohen per Kosoven.Mosnjohja nga vendet arabo-islamike e shtetit te Kosoves njohja nga ana e Rusise e dy krahinave ne Gjeorgji si shtete sovrane e ka nderlikuar shume problemin e Kosoves.Situta midis Perendimit dhe Rusise eshte e paqarte.Sikur vjen era lufte e ftohte.
Arabet,ata fanatiko kamikaz duke qene armebleres tek Rusia e kondicionojne njohjen e shtetit te Kosoves me njohjen nga sllavet e stepave.
Edhe ardhja ne pushtet e fjashkos Obama eshte nje minus per Kosoven.Joe Biden eshte pro Kosoves se pavarur,por ai qe do te vendos eshte kokethati nga Kenia.
Thuaj qe mos e dhente zoti qe votuesit e bardhe amerikan t'i japin votat Obames.
Persa i perket kurves italiane Zanieri,po ju kujtoj qendrimin e qeverise se majte italiane ne prag te goditjeve te NATOS kunder Serbise.Qeveria e da Alemes nuk ishte dakord,por e ndodhur para presionit te USA,UK ,Gjermanise e me se fundi edhe te mikes se Serbise Frances ju bashkua te tjerve.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2008 16:30
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Re: Ku do tė jetė Mitrovica?

si Belini i para ca kohe...

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2008 22:56
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Ku do tė jetė Mitrovica?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.