Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

"Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve

BIA paguan “dëshmitarë” kundër UÇK-së



(Update) Igor Juçinac, shtetas i Kosovës (1976), Milutin Radanoviç shtetas i Serbisë (1957), Predrag Zheljkoviç, shtetas i Serbisë (1976) të arrestuar të enjten në Çagllavicë dyshohet se kanë paguar njerëz, me kusht që ata të dëshmojnë kundër UÇK-së.

“Që të tre të arrestuarit dhe një i cili është në arrati dhe kërkohet nga Policia e Kosovës dyshohet se kanë vepruar në bashkëveprim duke ofruar shuma deri në 100.000 € (Euro) për personat që do të shprehnin gatishmëri të japin dëshmi të rrejshme se ata janë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, gjatë një konference për media.

Ndërsa, sipas tij, të dyshuarit kanë premtuar edhe pagesa të majme për ndërmjetësuesit e mundshëm dhe atë deri në 10.000 Euro.

Si pjesë e operacionit policor nga Policia e Kosovës është konfiskuar edhe një veturë e llojit Hyndai me ngjyrë të zezë me targa të Nishit.

“I dyshuari i parë është ish pjesëtarë i Policisë së Kosovës që kishte punuar në stacionin policor në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit deri në vitin 2007. Përmes zyrës ndërlidhëse të PK-së në mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare janë duke u njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Serbisë për arrestimin e dy shtetasve të tyre”, ka shtuar Beka.

Të arrestuarit pjesëtarë të BIA-s?

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar. Burime të gazetës kanë treguar se dy prej tre personave që janë arrestuar janë pjesëtarë të Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA).

“Ata dyshohet se janë pjesëtarë të BIA-s, ndaj të cilëve ka filluar një hetim i policisë që një kohë të gjatë”, thotë një burim mirë i informuar. Jozyrtarisht mësohet se policia e Kosovës ka poseduar edhe fotografitë e tyre. Përveç të tre këtyre personave, policia është në ndjekje edhe të tre personave të tjerë, të cilët kanë lidhje të ngushta ose mund të jenë edhe ata pjesëtarë të inteligjencës serbe.

Burime të gazetës Express sqarojnë se në këtë rast bëhet fjalë për tre persona, që të gjithë të nacionalitetit serb. “Nuk bëhet fjalë për drogë, armë, apo prostitucion. Ata janë arrestuar për një çështje shumë më të madhe”, thotë një zyrtar nga policia, pa dhënë detaje se për çfarë është fjala.

Ndërkohë, sipas informacionit zyrtar, dy prej të arrestuarve janë shtetas të Serbisë, ndërkohë që i treti është shtetas i Republikës së Kosovës.
I.J. i datëlindjes 1976, është shtetas i Kosovës, M.R. i lindur në vitin 1976 dhe R.SH. i lindur më 1976, që të dy shtetas të Serbisë, janë arrestuar të enjten në Çagllavicë, afër Prishtinës.

Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk jep ndonjë detaj tjetër përveç që sqaron se operacioni është planifikuar të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes të së enjtes.Operacionin e saj policia e ka kryer rreth orës 14, pas një hetimi të gjatë me Prokurorinë e Qarkut dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.

“Hetuesit nga Drejtoria Kundër Krimit të organizuar në këtë angazhim, kishin përkrahjen policore nga Njësiti Mbështetës Operativ nga Drejtoria rajonale e Prishtinës”, thuhet në njoftimin zyrtar. “Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale në Republikën e Kosovës”, sqarohet në komunikatën për media të policisë.

Nga Express më 12.06.2009

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 09:00
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

pjese e fushates...

BIEN SHPIFJET E CARLA DEL PONTE-S, VAZHDOJNË TË JETA XHARRËS
16 Qershor 2009

Isa Mulaj


Policia e Kosovës më 11 qershor 2009 ka arrestuar tre serbë në fshatin Çagllavicë në jug të Prishtinës: 1) Igor Juçinac, shtetas i Kosovës (1976); 2) Millutin Radanoviq shtetas i Serbisë (1957); 3) Predrag Zhelkoviq, shtetas i Serbisë (1976), nën dyshimin se kanë paguar njerëz në shuma deri në 100.000 euro për të ofruar dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së. Për të tre thuhet se janë pjesëtarë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës (Bezbednosno Informativna Agencija), të cilët u kanë premtuar edhe të mira tjera materiale njerëzve të nacionalitetit serb por edhe shqiptarë si banesa, vetura, vende pune që të deklarojnë rrejshëm se ata dhe/ose të afërmit e tyre kanë qenë viktimë të transplantimit të organeve njerëzore nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë 1998-99. Akuzat e njëjta për transplantim të organeve njerëzore të serbëve nga UÇK-ja i ka bërë edhe ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, në librin e saj “Gjuetia: Unë dhe kriminelët e luftës” të botuar në vitin 2008.

Më 10 prill 2009 gazetari i BBC-së Michael Montgomery botoj një editorial “Zbulohen tmerret në kampet e UÇK-së” ku ai shkruan për kinse keqtrajtimin dhe vrasjet e të burgosurve serbë në Veri të Shqipërisë. Ai referohet në deklaratat e një ish-ushtari të UÇK-së pa emër. Më tutje gazetari i BBC-së krijoj një emision prej afër 13 minutave që u transmetua në BBC Radio 4, për t’i dhënë publicitet asaj që ai emocionalisht e quajti “Heshtja e gjatë ndaj mizorive është mbajtur fuqishëm në tërë Kosovën.”

Menjëherë del në skenë Jeta Xharra, drejtoresha e degës së të ashtuquajturit Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), një rrjet gazetaresk antishqiptar me seli në Sarajevë dhe me drejtoreshë Gordana Igriq në Beograd. Jeta Xharra fton në emision njerëz të cilët kjo mendon se do t’i “qesin në shesh krimet e UÇK-së”, në mesin e tyre një publicist me inicialet Sh.G., për t’i “vërtetuar” dhe përkrahur akuzat në librin e Carla del Pontes tani të përsëritura në “hulumtimin” e gazetarit të BBC-së. E kam përcjellë atë emision të Jeta Xharrës. Kur kam takuar Sh.G. e kam përgëzuar për paraqitjen e tij dhe qëndrimet që mbajti. Më tha se kishte qenë i ftuar nën supozimin e Jeta Xharrës për t’i dhënë përkrahje akuzave ndaj krimeve të UÇK-së, “por kësaj radhe ja kam lëshuar keq”, që do të thotë se Jeta Xharra u zhgënjye nga ajo që deklaroj Sh.G., sepse ajo kishte dashur t’i shes publikut diçka tjetër. Se kjo ishte e vërtetë, mund të vërtetohet nëse kthehemi prapa në atë debat televiziv ku vërehet se Jeta Xharra nuk pajtohet me atë se çka thoshte Sh.G. dhe i ndërhynte këtij me nën pyetje gjatë debatit për ta vënë debatin në binarët paraprakisht të supozuar nga Jeta Xharra.

Ishte kjo një “tradhti” që Sh.G. ia kishte bërë spiunes së qarqeve shoviniste serbe dhe anti-shqiptare Jeta Xharra. Megjithatë, Jeta Xharra nuk mund të cilësohet si spiune e Serbisë në kuptimin e gjerë; në kuptimin e ngushtë ajo është operative e interesave të grupeve kriminale serbe. Kjo mund të vërtetohet kur të doni nëse e bëni një analizë të te gjitha emisioneve të saj. Vetëm mblidhni ato, futni në një ekuacion dhe shihni çfarë rezultati do të merrni.

Rezultati vetvetiu do të flas vet për këtë faqe më të zezë të gazetarisë kosovare me seli në Sarajevë dhe udhëheqësi në Beograd – në të dy rastet e udhëhequr nga qarqet e dyshimta serbe që kanë marrë përsipër t’i prezantojnë shqiptarët e Kosovës si kriminel dhe fashistë nëpërmjet Jeta Xharrës. Vetëm ata që nuk kanë sy dhe kokë nuk duan ta shohin misionin e Jeta Xharrës. Për shembull, nëse Carla del Ponte ka pranuar nga serbët 1 milionë euro për të shpikur akuza kundër UÇK-së për trafikimin e organeve njerëzore të serbëve, dhe nëse policia e Kosovës arrestoj tre serbët e lartpërmendur për vepër penale “detyrim i njerëzve për të dëshmuar rrejshëm nëpërmjet ryshfetit prej 100.000 euro”, atëherë mbetet pyetja sa para ka marrë Jeta Xharra për mbulime sistematike të krimeve serbe në Kosovë. Në mesin e atyre krimeve janë 20.000 femra të dhunuara dhe masakruara në Kosovë nga kriminelët serbo-çetnik.

Jeta Xharra ishte vënë në mbrojtje totale të atyre krimeve kur në emisionet e saja të shumta transmetonte domosdoshmërinë e kosovarëve për t’u bërë pedera dhe lesbike. Qëllimi i parë dhe i fundit i qind për qind i këtyre emisioneve ishte të prezantohen shqiptarët si diçka që nuk duhen për tjetër gjë pos për këto punë. Ky ishte qëllimi i atyre që kryen krime në Kosovë. Jeta Xharra është vetëm në shërbim të atyre qëllimeve. Për çudinë e të gjithëve, në mesin e 89 dokumentareve të emisionit Jeta në Kosovë që mund të shikohen në internet në adresën http://www.jetanekosove.com/site/jeta2.php, Jeta Xharra ka hequr vetëm një – atë rreth detyrimit që kosovarët të bëhen pedera dhe lesbike. Nëse e hapni faqen e internetit që e shënova më lartë, do të shihni se emisioni i datës 18.12.2008 MUNGON.

Këtë e hoqi Jeta Xharra pasi unë shkrova disa letra që i shpërndaja me postë elektronike, duke ia dërguar edhe Jeta Xharrës, ku argumentoja misionin e saj se ato emisione janë në funksion të interesave serbo-çetnike për të bërë propagandë se shqiptarët nuk dinë tjetër pos të merren me krime seksuale, akuza këto që edhe ashtu janë shumë të përhapura në botën Perëndimore. Seria e letrave elektronike që ia dërgoja ekipit të BIRN-it në Prishtinë mban titullin: “S-300PMU2: Rreth debatit në RTK për homoseksualizmin – Jetish Jashari.”

Arrestimi i tre serbëve është vetëm një arritje e vogël e policisë së Kosovës kundër luftës speciale dhe të gjithanshme të qarqeve kriminale serbe në Kosovë. Policia e Kosovës do të zbuloj shumëçka nga tre të arrestuarit, ndërsa opinioni do të bindet për shpifjet e Carla del Pontes dhe Michael Montgomer-it. Mirëpo, policia mund të zbuloj gjithçka dhe ta zbardh rastin në tërësi nëse merr në pyetje Jeta Xharrën dhe analizon qëllimet e emisioneve të saj në tërësi. Është koha që Jeta Xharra ta ketë lirinë e saj të shprehjes për të gjitha ato që i ka bërë dhe i bënë në shërbim të grupeve kriminale serbe.

Actus non facit reum nisi mens sit rea – Veprimi nuk është fajtor derisa mendja është fajtore

marr nga www.kosovapress.com

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 09:01
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Une kam ndjekur pjese te nje pjese te ketij emisioni ku ishte i ftuar edhe nje ******hate me syze nga Shqiperia.i cili kish punuar me ate gomarin amerikan,per hesap te BBC(mendoj te Serbise).Nje emisin ku u diskutua, per ato qe kish deklaruar surratkafsha K del Ponte ne librin e saj ''Gjuetia'' dhe ato te gomarit ,ku ndodhej edhe qorri shqiptar e kam ndjekur ne nje Tv te Shqiperise,por nuk me kujtohet se kush.
Ndersa ne Prishtine qorri u perkrah fuqishem nga dy gazetare apo analiste kosovar, e kunderta ndodhi ne Tirane.Ate pothuajse nuk e lane te fliste,por e degjeneruan dhe ai mbeti si ******hate.Ne Tirane ishte i ftuar edhe nje deputet i parlametit te Kosoves,i cili i hodhi poshte me neveri shpifjet dhe trillimet.
X--File ti dukesh ne forum nje here ne hene dhe me vjen shume keq per qendrimin tuaj kaq menefregal.Si kosovar t'i duhej te jepje me shume informacion per ne rreth zhvillimeve ne Kosove,por t'i kujtohe kur te te teket.Sikur na je edhe moderator apo jo.ndonjehere kujtohesh si kete radhe per te sulmuar tinez ,tamam si ndonje idhnak anetare te FH,si ne kete rast per te sulmuar Jeta Xharen.Nqse e ke pare emisionin ne RTK,beje komentet e tua rreth tij e jo te publikosh pallavrat e kesaj gazete se ciles ,Jeta me investigimet e saj i ka shkelur ne kallo ose ndonjerit nga ata krimba si kryetari i komunes se Skenderajt,i cili abuzon me fondet publike e ndersen zagaret e gazetes ta sulmojne ate.Ky person me veprimet e tij ju sherben serbve ne Beograd e jo gazetarja ne fjale.Ky hajdut i fondeve publike leshon edhe nje zagar te sulmoje gazetaret,t'ju rrembeje forcerisht kaseten ku ato kishin filmuar.Asgje me teper nuk beri,pervecese diskreditoi e dekonspiroi veten e vet.Ai duhet te jete tani nen investigimin e prokurorise,per pislleqet e tij.Eshte turp per ne shqiptaret te sulmojme femrat,ne kete rast gazetaret.As ne Serbi nuk e ka prekur kush me dore Natasha Kandic-in e cila pa ja bere syri terr perkrah pavaresine e Kosoves,pervecse e kane kercenuar nacionalistet.Po te kujtoj ty X-File se kjo vajze e guximshme iu turr gomarit amerikan(i cili bashke me qorrin punon per interesat e Beogradit) tamam si nje shqiponje e maleve shqiptare me rreth 10 pyetje rreth shkrimeve te tij.Kush e ka ndjekur ka pare ne zerin e jetes,zemerim e urrejtje per ata qe cpifin per djemte e UCK_s.Pse nuk shkruan rreth kesaj keta zvarranik,por e sulmojne tani qe ajo me investigimet e saj po ju ******hen nenat te korruptuarve.Turp per kete gazete.Turp per ate qe sulmoi ekipin e gazetareve.Ai nuk eshte shqiptar,por nje perdhunues ,tamam si serbet!Qeveria qendrore dhe organizmat nderkombetare e denuan kete akt,i cili kerkon t'i mbyll gojen medjave.Edhe ti X-File je nje si ata gazetaret e Kosova Expres a si dreqin quhet ajo gazete,ose je ne sherbim te tyre gjersa e publikon ato shpifje kunder J XHares!

PS:Gjate kohes se luftes une jam njohur me njerez te UCK-s qe punonin ne qytetin tim,per mbledhjen e armve per luften.Ti X-File mos kujto se nuk kam dijeni se cfare ka ndodhur ne ate kohe.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 10:10
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

IQVLORA, komenti yt eshte me vend, edhe i pranoj kritikat e tua.

se pari do flas pak per vehten, nuk paraqitem ne forum shpesh per arsye se koha ime eshte shum e limituar (per kete arsye edhe nuk jam me moderator, (nuk protestoj pse me hoqen nga moderimi )).
pika e dyte une solla nje shkrim per te elaboruar ne forum, jo per te kritikuar Jeta Xharren. Secili nga ne kur lexojme nje shkrim e kuptojme ate qe eshte shkruar por ndonjehere na iken ato qe nuk jan shkruar apo ato qe gjenden ne mes te rreshtave.
Ndersa sa i perket atyre qe ti i quan zvarranik nuk e mohoj faktin qe jan te tille, por gropa pas shpine nuk eshte etika e gazetarise hulumtuese, e ne kete rast ajo qe ti e ke pyetur eshte pikrisht nje grope passhpine dhe nje hulumtim me qellime tendencioze, dhe ne shkrimin qe kam sjell nuk flitet per ata zvarranik. me gjith ate tema nuk eshte per Jeta Xharren prandaj edhe nuk do te diskutoj per te, per te diskutuar per Jeta Xharren dueht te hapet nje teme dhe aty te i gjejm te mirat dhe te kqiat e programit Jeta ne Kosove.

Tema eshte per rastin e arrestimit te Spiunve te Serbise qe paguanin shuma te medha per te siguruar "deshmitar" ne lidhje me krimet e luftes ne Kosove e posaqerisht me trafikun e organeve qe eshte nje sulm edhe ndaj Shqiperise.

Sa i perket asaj se cfar din ti apo dikush tjeter per kohen e Luftes dhe te pas luftes ne Kosove te gjith dijme nga pak se kemi qene te gjith ne ndonj vend por nuk mund te i dijme te gjitha se nuk egziston mundesia e te qenit ne dy vende ne te njejten kohe. te tjerat jan fjale te degjuara.

po e perseris kritika jote eshte me vend por shkrimin qe e kam sjell unë nga agjensioni i lajmeve Kosvapress nga kronika opinion ishte per te u diskutuar jo per te sulmuar.

ps, do mundohem te jem aktiv ne diskutimet ne lidhje me pyetjet qe ke parashtruar por aty ku tema do te jet per ate qeshtje ne menyre qe mos te degradoj tema.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Modifikuar nga X-File datė 16/06/2009 ora 11:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 11:41
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Besoj e ke kuptuar mesa proekupim e ndjek situaten ne ate pjese te Atdheut tim qe quhet Republika e Kosoves.Ne oren 18:30 sipas ores se Londres une ndjek se pari lajmet qe vijne nga Kosova,pastaj hidhem nga televizionet e Shqiperise.
Duke ndjekur fushaten per zgjedhjet presidenciale ne USA kur Obama bente deklarata ne favor te serbve e diten tjeter i pergenjeshtronte,sepse ashtu e keshillonin cifutet qe kish rreth vetes+ Bllagojevici.Une ju bera thirrje te hapur shqiptarve ne USA, me aq sa mundesha per te mos e votuar kete njeri qe mund te rrezikonte pavaresine e Kosoves.Por e drejta e popullit martir te kosoves triumfoi.Si guvernatori serb dhe nje pjese e klanit cifuto-serb u eleminuan.Fat i madh per ne apo jo X-File.
Nuk pretendoj se di gjithcka per Kosoven,por duhet te garantoj se di shume,per historine dhe burat luftetare te kesaj cope Shqiperi.
Arrestimi i dy serbve eshte nje shenje pozitive se ndoshta ligjet e Kushtetutes se Kosoves do te veprojne edhe ne veri te Mitrovices.Ka ardhur koha qe kufiri i Kosoves te mbyllet per ata qe dogjen pikat doganore ne veri.Te gjithe e dijme qe veriu i Mitrovices dhe veriu i Kosoves eshte i mbushur me njersit e agjensive serbe te zbulimit.Ata duhen arrestuar dhe denuar.Boll me ligji duhet te veproje ne cdo cep te vendit,nqse qeveria e konsideron si shtet Kosoven e jo me si krahine serbe.Kosovaret nuk duhet te marrin pasaporte serbe,sepse cojne uje ne mullirin e serbise.
Une mendoj se ti nuk duhet ta sillje fare pacavuren qe mbron krimbat e korruptuar.Shume mire mund te hapje nje teme me mendimet dhe opinionet e tua rreth situates se momentit.Degjo miku im kosovar,pavaresisht se me ke pare me sy te shtrember gjithmone,ndoshta i ndikuar nga ndonje qe mbane tanga, te them se ke gabuar karshi meje.Une jam nje nga ata qe ka dhene kontributin e tim modest se bashku edhe me miq te tjere te mijte ne luften e djemve kosovare me 1999,por nuk dua t'i hyje kesaj teme,sepse vete si mburrje.
Une ato qe di do t'i ruaj brenda shpirtit tim gjersa te vdes.Ata kosovare qe duan te hiqen e te duket si humane para nderkombetarve,ai legeni qe spiunoi Ramushin dhe dy djemte kosovare qe e takuan( ndodhet ne Suedi),apo ata pisat e tjere qe flisnin shqip me ze te ndryshuar e tjere duhen gjetur e dhene ndonje plumb ballit.Tradhetari e ka hak plumbin!
Cdo gje tjeter mund te kete ndodhur sepse lufte ishte,por te jene perdorur njerez per t'ju marre organet eshte nje shpifje serbe,per te denigruar luften clirimtare te UCK-s.Kjo Europe qene dhe ata qe paguhen nga propaganda serbe po mundohen te hedhin hije dyshimi rreth qellimit te asaj lufte clirimtare.Ne vend qe te investigohen krimet e panumurta te policis edhe ushtrise serbe ne Kosove,mundohen te gjejne gjilperen ne kashte tek gjoja krimet e UCK-s.Shiko sa e pafytyre dhe kurve eshte Europa miku im.Kur i shume kerkuari Mlladic kercen e kendon dasmave e ahengjeve ne Beograd,kur serbia saboton punen e bashkesise nderkombetare ne Kosove,BE mbyll syte dhe i premton Serbise heqje vizash me BE.Ne na nxjerrin sebepe vetem e vetem se jemi shumica myslymane e asgje tjeter.O ka krim e korrupsion ne Serbi e maqdoni ose nuk ka ne ndonje vend tjeter.Po ja Europa mbetet gjithmone nje putane e ndyre me ne shqiptaret.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2009 17:46
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

eshte nje gulshim brenda teje qe nganjehere me ngjan ne vullkan ...

gjeja e fundit qe kam deshire te ndodhe eshte te kemi keqkuptime gjat debateve, mirpo jo rrall here na ndodh qe perderisa bejme nje pune te mire i bejm 100 te kqija...

Nuk te kam pare me sy te shtrember asnjehere, nese te kam kundershtuar dikund kjo ka ndodhe qe nuk kemi qene te nje mendje per debatin ne fjale, e sa i perket ndikimit nga tangat , ta them shum sinqerisht, une nuk ndikohem nga tangat e as kur jan veshur e as kur mbahen ne dore.
ne kete rast u zume per Jeta Xharren edhe pse nuk ishte tema per te. mendoj se ketu duhet te sillen shkrimet nga mediat nderkombetare per kete rast, nese diskutohet ndokund.

une pata menduar te sjell shkrime edhe nga mediat serbe mirpo me duket se interesimi eshte i ulet andaj edhe nuk i solla.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2009 12:29
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

kerkese

mundesisht te i permbahemi temes dhe ta diskutojme se sa ne te vertet jemi te rrezikuar nga dora e zgjatur e shovinizimit Serbo- Ruso- Europiano lindore.
Mendoj se ketu ne forum jan disa koka qe mund te analizojne situaten e pergjithshme dhe te na sjellin ndonj analize, ide, cfardo qe te jet ne lidhje me temen.

me respekt
X-File

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2009 12:35
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

ne kete rast nuk u zume fare,por une nuk isha dakord,sepse artikulli ne fjale i meshon shume sulmit ndaj nje gazetareje te guximshme,nje shqiponje shqiptare do te thoshe.Nqse e ke pare debatin nuk mund ta etiketosh vajzen trime J Xharra.Nqse ke pare veprimin e ndonje shqiponje qe i rrezikohen te vegjlit e saj mund t'i krahasoje edhe pyetjet qe ajo i beri atij mutit te gomarit amerikan.U ndjeva krenar per ate vajze trime e shqiptare,per ate shqiponje te maleve shqiptare.
Une do te lutesha te na sillje artikuj te gazetave te tjera serioze kosovare,ku edhe militojne gazetar me emer.
Ndersa persa i perket rrezikut nga serbet dhe sllavet,rumune,sllovake apo keta korofillaqet e Greqise,mendoj se po te jete e vendosur dhe vigjilente qeveria e Kosoves ka mundesi qe ketyre t'ju priten duart e zeza qe jane zgjatur drejt se keqes.Nuk eshte e larget dita qe keto shtriga te vogla e miza te bythes se kalit do ta ulin hunden dhe do ta njohin Kosoven shtet.
Kerkohet vetem vendosmeri e iniciative nga pushteti ne Kosove.Nuk ju duhet ardhur shume mbas qefit te huajve,por te zbatohet kushtetuta.Per ata qe nuk binden te veproje ligji.Ministrat,kryeministrat,presidentet e Serbise nuk duhen lejuar te hyjne ne Kosove,pa lejen dhe autorizimin e qeverise se Kosoves.Ju duthen te huajve,te bejne detyren e tyre dhe asgje me teper.Me vjen shume mire anashkalimi i UNMI*K-ut dhe mos varja me ketij institucioni qe me shume i sjell te keqia se sa te mira shtetit te Kosoves.Atyre ju ka mbetur vetem te largohen.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 17/06/2009 ora 15:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2009 14:55
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

me duket qe pak heret e kan publiku kete artikull me gjith ate nuk bej copy paste artikullin po vetem linkun, pastaj le te debatojme.

http://www.gazetaexpress.com/index....xo/9856/C4/C15/

ka ndonje interes ky stafi i forumit per kete ngjarje apo e kam hap kot temen !!!???

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Qershor 2009 21:54
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

BIA pa dėshmi

BIA planifikonte me çdo kusht gjetjen e dëshmitarëve të rrejshëm. Pjesëtarët e saj pohonin se kjo gjë është esenciale për sukses, sepse s’kanë dëshmi për Shtëpinë e Verdhë në Kukës. Shpresonin të sigurojnë një argument valid. Lexoni vazhdimin e dytë të bisedave të incizuara.

Nga Express më 18.06.2009 në ora 16:58
(Updated) Shërbimi Informativ Serb, BIA, ka vazhduar takimet e fshehta, në vende të ndryshme, në përpjekje për të siguruar domosdoshmërisht dëshmi të rrejshme kundër UÇK’së, me shpresën se nuk do të mbesin pa argumente në luftën e tyre për ta prishur imazhin e Kosovës në botë.

Express sjell dëshmi të reja për operimin e tyre në Kosovë, pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Në një raport hetues, thuhet se nga informatat që janë marrë, është kuptuar se me datë 26. 04 2009, Igor Josinac ka aranzhuar një takim në Restorantin N.N (emër i njohur për redaksinë), afër Prevallës, në Prizren.

“Rreth orës 14 e 2 minuta, nga ana e vëzhgimit lokal, Igor Josinac, i cili ka qenë duke vozitur veturën Opel Vectra, me tabela NP 738 98, në rrugën Shtërpcë- Prevallë, në orën 14 e 35 minuta, ka parkuar veturën në parkingun e Restorant N.N. Ka hyrë brenda vetëm, ku është takuar me dy persona, me të cilët ka vazhduar bisedën deri në orën 15 e 52 minuta”, thuhet në raport.

Ky takim ka qenë nën monitoronimin dhe vëzhgimin e Policisë së Kosovës.

Aty është folur për gjërat që janë biseduar edhe më herët lidhur me rastin e gjetjes së dëshmitarëve të rrejshëm, ndërsa është bërë përpjekje të precizohet dita kur mund të takohen me personat kryesorë të këtij procesi - të cilët do të vinin nga Beogradi.

Biseda e mëposhtme, e cila është e transkriptuar, fjalë për fjalë, është zhvilluar mes Igorit, Ndërmjetësit dhe dy personave nga Beogradi.

Personi 1: Shiko, së pari duhet të dimë se a është punuar ai. Varianti i dytë është që t’i hulumtosh krejt këto. Dhe, hapi i tretë është që ta marrësh vesh se a do të shkonte ai në mënyrë të hapur në ekzaminim, dhe sa para do të ishte.

Ndërmjetësi: Kjo varet nga shuma e parave.

Personi 1: Dhe shiko se për të cilën shumë të parave do të hynte ai. Do të thotë, a do të dëshmonte, shumën e parave... Dhe në këtë proces do ta përfundonim edhe (rastin me burg), si dhe për sa para do ta përfundoje ti këtë punë.

Ndërmjetësi: Unë i kam thënë Igorit, se unë kam folur më vëllanë e Shqiptarit. Shqiptari nuk do ta pranojë për më pak se 50 mijë. Ne kemi biseduar me Igorin, kjo është.

Personi 1: Për një argument të mirë, për diçka që ia vlen, në qoftë se ai thotë, në qoftë se ai ka ndonjë dokumentacion çfarëdo, në mënyrë që në gjyq mos të na rrëzojnë. Do të shkojë edhe varianti i dëshmitarit të mbrojtur, dhe në bazë të kësaj do të hiqet kjo (mendon për burgun).

Ndërmjetësi: Kam unë njerëz shqiptarë të cilët, në qoftë se është nevoja, do të dëshmonin rrejshëm për para. Njerëzit janë në krizë. E kam njërin nga Suhareka.... Atëherë kur më ke thënë se a mund të më gjesh ndonjë incizim për djegie apo vrasje, ndonjë kasetë...

Personi 1: Për neve është mjaft e rëndësishme kjo pjesë, pavarësisht se a janë marrë organet nga myslimanët, nga serbi apo nga shqiptari. Me rëndësi për neve është se ka ndodhur dhe se kjo do të përputhej me disa pikëpamje tona të gjëra. A është ajo Shtëpia e Verdhë për të cilën flitet. A është thirrur kështu, apo për çka është thirrur ashtu. A janë kryer aktivitete përmes saj, apo janë kryer edhe në hapësira më të gjëra, territore më të gjëra, vende, nuk di se çka... Dhe, ende nuk më ke thënë sa para do t’i kërkosh ti?

Ndërmjetësi: Kërkoj 10 mijë euro për Shqiptarin. Mirëpo, në qoftë se angazhoj ende njerëz, atëherë në qoftë se m’i jepni emrat... Unë njoh mjaft njerëz të operuar. Unë njoh njerëz të cilët kanë qenë gati të vdekur dhe janë kthyer në jetë. I kam njohur se unë qe 9 vjet jetoj këtu. Për Shqiptarin, më ka thënë Igori. Shqiptari është sigurisht. Të kam unë emrat e njerëzve, të disave, të cilët janë në rrethinën time. Eventualisht në qoftë se ka dikush nga Peja, do të mundesha, sepse kam shokë të mirë.

Personi 1 : Ti mund t’ia fillosh kështu, nuk ka para, e të jetohet duhet.

Ndërmjetësi: Po, ai po më kërkon para çdo herë.

Personi 1: Hajde të shohim ne kështu... Fatkeqësia është e njëjtë për të gjithë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për serbin, myslimanin, kroatin apo shqiptarin. Në qoftë se ti di dhe ke dokumentacion.... Unë po të flas sikurse ti je duke folur me të. Hajde të gjejmë mënyrën... Unë do ta gjej mënyrën që këtë ta zbërthejmë në para. Ti do të dëshmosh dhe ta japësh ADN-në. Të kërkojnë njerëzit nga të cilët është marrë ajo (organet) ose familjen, nuk është me rëndësi. Për atë proces, do të marrësh kaq, unë do të marr diçka në lidhje me këtë, që mund të jetohet. Ashtu që, kush e ka sjell deri në atë gjendje dhe e ka lënë të plagosur, ai nuk ka as obligim moral as tjetër që mos të tregojë se çka ka ndodhur dhe të mos flasë. Ne nuk kemi bërë ashtu, as me kriminelë të llojit më të keq. T’i presim e t’ua nxjerrim organet dhe t’i shesim. Kjo është... nuk e di.. fatkeqësia dhe nevoja nuk kanë nacionalitet dhe kjo do të ishte ajo që duhet ta dimë para se të fillojë procesi.

Ndërmjetësi: A mund ta di unë se a jam i vetmi që po punoj në këtë drejtim?

Personi 1: Këtu, jo.

Ndërmjetësi: E po, është që mos të mbes unë në pozitë të keqe, se pastaj thonë a është interesuar Ndërmjetësi. Kështu, kur të hyj unë, e kuptoj se kush është kryesori dhe i mbaj të gjitha në sekret. Nuk duhet të ketë sukses, në qoftë se rrezikohet.

Personi 1: A di ti të falsësh shqip?

Ndërmjetësi: Pak di, por jo shumë.

Personi 1: A mundesh ti ta mbash atë kontekstin. A mund të merresh vesh me ta?

Igori: Me Shqiptarin, mundesh, mundesh.

Personi 1: Çka dëshiroj të them është se vëllai i Shqiptarit nuk është i përzier. Sa më pak njerëz dinë, aq më mirë është.

Ndërmjetësi: Vëllai i Shqiptarit e di se Shqiptari duhet ta kryejë një punë dhe t’i marrë disa para, dhe nuk e di se çfarë pune.

Personi 1: Por në qoftë se e angazhoj të përkthejë.

Ndërmjetësi: Jo, jo, vëllai i tij nuk e di.

Personi 1: Atë nuk do ta inkuadroja. A mund të merresh vesh me të...

Ndërmjetësi: Jo, jo, vetëm me Shqiptarin drejtpërdrejt.

Personi 1: Mund të merresh vesh, pak shqip, pak serbisht. Jo, jo, kjo është një storie e kryer.

Ndërmjetësi: Ku do të ishte duhur që të vijë ai për ADN dhe të kryhet kjo. Kjo është mjaft e rëndësishme. A duhet kjo të organizohet këtu apo çka?

Personi 1: Më së pari kryhet biopsia, si një kontroll i rregullt.

Ndërmjetësi: Mirë, mirë, ai nuk do të shkonte në pjesën serbe në Mitrovicë, as i vdekur.

Personi 1: Dëgjo, në qoftë se ai hyn në sistem, atëherë duhet të vijë atje lart (mendohet për Serbinë).

Personi 2: Mirëpo, ai do të jetë qytetari më i mbrojtur i Serbisë.

Personi 1: Ai duhet të lajmërohet diku në gjyq. Ai do të ketë mbrojtje dhe do të ketë pensionin për tërë jetën, dhe do të mund të jetojë. Ai si dëshmitar i mbrojtur mund të marrë para për tërë jetën. Mund të marrë banesë, mund të marrë...

Ndërmjetësi: Kështu, ta di konkretisht.

Personi 1: Ai si dëshmitar i mbrojtur merr para për tërë jetën. Mundet edhe banesën.

Personi 2: Mund ta ndërrojë identitetin.

Personi 1: Po, po mund ta ndërrojë identitetin. Mund të thirret ndryshe. Kjo nuk ka problem tash. Kjo është gjëja më e vogël. Mund të mbetet edhe ashtu. Mirëpo, nëse dikush e kupton nga ato klanet...Në qoftë se ai pranon të dëshmojë, do ta ketë pensionin e mirë, para të mira, nuk ka çka të frikësohet.

Ndërmjetësi: Po, për para të mira do të bënte këtë.

Personi 1: Këta janë hapa që duhet të bëhen, këta janë hapat e parë. Ti këtë ia paraqet dhe i lajmërohesh shokut dhe atëherë mund të fillojmë. Atëherë lart e aktivizojmë tërë mekanizmin.

Ndërmjetësi: Po, po.

Personi 1: Ministria e Drejtësisë do të bëjë këtë, gjyqësia. Pastaj do të ulemi me ta dhe të shohim se si mund të respektohet kjo marrëveshje dhe në çfarë mënyre.

Ndërmjetësi: Po, se për mua vendimi i dënimit është i plotfuqishëm, dhe kjo është pak...

Personi 1: Pastaj ekspertët për këtë çështje vendosin se në çfarë mënyre mund të rregullohet kjo dhe se njeriu të cilin e kemi angazhuar për këtë, të marrë kompensim. Në qoftë se ai neve na dëshmon se kush, çka, edhe ndonjë dokument spitali në të cilin është kryer. Në rast se shteti e merr këtë çështje, atëherë pas dëshmimit shteti do ta bëjë atë që për këtë nuk ka dilemë, dhe për ty do të na thonë se si është mënyra (çështja e dënimit) dhe kjo nuk është asgjë në krahasim me veprat të cilat jemi duke i bërë. Do ta gjejmë mënyrën gjyqësore dhe mënyrat tjera që ta neutralizojmë (dënimin). Këtë duhet sa më parë, se procesi ka filluar.

Ndërmjetësi: Ka filluar procesi?

Personi 1: Po, ka diçka. Ne jemi duke tubuar diçka rreth Shtëpisë së Verdhë (shtëpia në Kukës), do të thotë se ka filluar të studiohet lënda dhe fillon procesi, dhe këso variante ende nuk ka (mendon në këtë mënyrë të dëshmimit). Në qoftë se në këtë pjesë nuk e përfundojmë sa më shpejtë dhe ekspert tjerë thonë se mund ta kryejnë rastin. Atëherë vjen personi (njeri tjetër) i cili do të vijë me neve dhe i cili do të bisedojë me ty.

Ndërmjetësi: Dhe atëherë vjen njeriu i vërtetë (kryesori)?

Personi 1: Vjen ai i cili do ta udhëheqë këtë.

Ndërmjetësi: Dhe ai do ta udhëheqë këtë?

Personi 1: Me siguri ai do të punojë nga ky referat dh ai me siguri do ta udhëheqë këtë.

Ndërmjetësi: Dhe pastaj unë të vazhdoj me të.

Personi 1: Dhe ti ende e ke garancinë tonë për këtë.

Ndërmjetësi: Mua më duhet diçka konkrete të di se kush sa merr prej kësaj. Shqiptari do të marrë kaq, unë kaq.

Personi 1: Kur ti t’i kryesh këto dhe të dish se ai do dhe ku, kur e ka bërë ky, është parakusht për fillimin e bisedës. Pastaj, bisedojmë më njëri-tjetrin lart. Thotë se kjo ka vlerën e arit. Atëherë në qoftë se thonë se po fillojmë. Mirëpo se a do t’i marrë 40 apo 50 mijë, apo do të marrë pension për tërë jetën, këtë nuk mund ta them se çka do t’i konvenojë, banesë apo diçka tjetër që do t’i konvenojë atij. Për këtë variantin e parave dhe këtë tënden (mendon dënimin) nuk do të ketë problem.

Ndërmjetësi: A nuk keni edhe ndonjë emër që të provoj edhe më të?

Personi 1: Ne do t’ia bëjmë kështu. Ti do të na lajmërosh neve, dhe në qoftë se kemi ndonjë indikacion për ndonjë emër, ata do ta japin dhe do të thonë: gjeje edhe këtë njeri, se edhe ai është i operuar dhe do ta shohim edhe atë. Në qoftë se janë 5-6 veta nga ndonjë regjion, atëherë ne së bashku do të shikojmë se ku mundesh.

Ndërmjetësi: Po, po, por nuk guxoj gjithkah se ka vende që janë të rrezikshme.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2009 16:54
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.