RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake
Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637
|
Kafene apo biblioteke?! Reportazh nga erald gibbs
Një kafe dhe Shkëlqesinë e tij të Emil Zolës të lutem. Kamarieri, një burrë thinjosh i gjatë e i shëndetshëm; mbështjellur me një uniformë ngjyra-ngjyra ku alternohen e kuqja , e bardha dhe bluja e detit tamam si një flamur francez i trupëzuar, nuk ka nevojë ta shkruajë këtë porosi më se të zakonshme. Me shpejtësinë e një të riu energjik shoqëruar nga një buzëqeshje fëminore rend drejt raftit gjigant të librave dhe ia dwrgon porosinë zotwrisë. Lëviz me shkathtësi dhe me një buzëqeshje të heshtur na përshëndet herw pas here. Fytyra e tij tregon një rini të brendshme, sytë ngjyrë blu e të rrumbullakët duket se shkojnë në harmoni me vetullat e trasha e të thinjura që janë fiksuar fortë në ballin e tij të gjërë dhe shkëlqyes nga drita e ambientit.
Asnjë nga shkrimtarët e mëdhenj nuk mërzitet teksa rrinë në raftin e madh nën aromën e kafesë dhe tymit të duhanit. I shohim si janë rreshtuar në raftin e madh ngjyrë kadife të hapur që herë - herë bëhet edhe më e çelët nga rrezet e diellit të mëngjesit , të cilat gjejnë hapwsirë përmes grilave të kuqe të dritareve dhe përkëdhelin lehtë kopertinat e librave duke ndriçuar veprat më të mëdha letrare. Dera hapet vazhdimisht, shohim vetëm njerëz që hyjnë këtë mëngjes. Kamarieri rend pranë tyrë duke shërbyer me kujdes sikur klientët të ishin fëmijët e tij; dhuron buzëqeshje, për tu larguar më pas drejt banakut dhe raftit të madh ngjyrë kadife. Fytyra e tij e qeshur duket sikur na flet e na thotë: Lexim të mbarë dhe ju bëftë mirë.
Sa kohë ka kjo kafene që është hapur?,- e pyesim. Që në 1998, pra gati dhjetë vjet. Siç e shihni nuk është thjesht një kafene
Mua më pëlqen ta quaj Shtëpia e Librit, -përgjigja e tij shoqërohet me një buzëqeshje të pazëshme , e cila lakon mustaqet e tij prej francezi te kohës luigjiane e i jep një formë mikëpritëse të veçantë. Shtëpia e Librit ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Ndoshta nuk është një nga kafenetë më të dashura nga të rinjtë por me siguri është më e veçanta. Një kafene me bibliotekë brenda saj ku çdokush lexon teksa rrufit kafenë. Cepi në të cilën ndodhet ngjason me një tokë të huaj mijëra kilomentra larg Shqipërisë, duket si një copë prej Parisi shkëputur me kujdes.
Cili është pronari i Shtëpisë së Librit?- e pyesim. Në të vërtetë unë jam.- buzëqesh me zë të ulët. Unë dhe librat, i dashuroj ato.- dhe me kureshtje pret të dëgjojë pyetjen tjetër. Duket shumë i hapur ndaj klientëve të rinj, megjithëse nuk na njeh na quan miq. Miku i i librit është edhe miku im.-thotë duke buzëqeshur si fëmijë. Ne shohim njëri tjetrin në sy dhe jemi shumë kuriozë te dimë se si lindi ideja e krijimit të kesaj kafeneje aq të veçantë, ndaj dhe e pyesim. Pyetja i pëlqen shumë, sytë ngjyrë blu nisin të takojnë me ngadalësi mollëzat e skuqura nga modestia. Në fillim si shumë durrsakë provova fatin të punoja në Francë. Atje u dashurova shumë pas librit, sa që çdo libër që lexoja atje ua kërkoja të afërmve të ma blenin në shqip. Ska gjë më të bukur se ti lexosh librat në gjuhën amtare. buzëqesh përsëri. Më falni pak se erdhën të tjerë.- buzëqesh më gjatë dhe rend pas klientëve të rinj për ne dhe miq të vjetër për të. Ai i njeh mirë. I përshëndet. Bisedon ca me ta. U sjell porosinë. Lëviz andej-këndej dhe na vështron herë pas here sikur na thotë Mos u mërzisni. Do të vij.
I hedhim një sy kafenesë. Përveç rafteve të librave ka edhe rafte të vegjël ngjyrë kafe të çelët , të cilat mbajnë gazeta, revista, guida turistike. Cgjë e bukur
mendojmë. Librat kanë gjetur një vend larg pluhurit të librarive apo harresës në biblioteka. Ato shfletohen më shpesh dhe shëtisin nëpër sytë e lexuesve kureshtarë.
Kur u ktheva në Shqipëri
- kollitet pak e na njofton se kishte ardhur sërish. Kisha fituar aq para sa për të hapur këtë kafene të vogël për miqtë e mi. Atëherë nuk kishte libra, ishte thjesht një kafene e rëndomtë. Një ditë vendosa të lyej shtëpinë dhe raftet me libra i vendosa brenda kafenesë pasi nuk mund ti lija jashtë. qesh me zë të lartë. Këtu lind Shtëpia e Librit.- qesh sërish. Ne lëvizim nga vendi dhe shohim njëri-tjetrin të habitur. Po si lindi kështu? e pyesim shoqëruar me një kureshtje e cila na peshon në shpinë dhe na përkul drejt tij duke na dhënë një pamje prej përgjuesish. Pasi leva shtëpinë, gruaja ime përtace më thotë se është më mirë që librat të rrinë në kafene, pasi në shtëpi i mbyt pluhuri. qesh sërish më të madhe.
Përgjigja e tij na magjeps po aq sa edhe sjellja e tij gazmore. Pas çdo fjalie që thotë buzëqesh, dhe kjo buzëqeshje përcjell ngrohtësi dhe mikpritje të sinqertë. Cdo gjë brenda Shtëpisë së Librit është ndërtuar në formën e buzëqeshjes. Raftet vinë të përkulura nga posht lart; dritaret janë në formë gjysmë rrethi dhe duken si gojë fëmijësh të lumtura. Dritat dhe rrezet e diellit përplasen mbi kopertinat shumëngjyrëshe duke krijuar një mozaik ngjyrash në tavanin e bardhë të shtëpisë.
A keni shumë klientë?- e pyesim. Ai vazhdon të buzëqesh dhe më mendjehollësinë e një francezi përgjigjet: Nuk i numëroj asnjëherë- qesh kësaj rradhe duke na lënë të kuptojmë se ka një sens humori të vazhdueshëm dhe të pashtershëm. Biseda nuk e humb për asnjë sekondë bukurinë e saj. Nga çdo përgjigje e tij na lind një dashuri për figurën e këtij njeriu. Ora shkon rreth 1 e 20 e drekës. Ngrihemi nga karriget e rehatshme, është koha ajo që na detyron të largohemi. I hedhim një sy përshëndetës Balzakut, Hygos, Gëtes, Kafkës, Markezit e shumë e shumë shkrimtarëve të tjerë. Nuk harrojmë të përshëndesim edhe Coelhon që kemi ndër duar. Nuk më pyetët për emrin
Kthehemi të skuqur nga ai dhe si të ngrirë e vështrojmë me sy shfajësues. Edmond Musta
e keni edhe këtu të shkruar dhe na zgjat me dorën e tij Alkimistin e Coelhos. Lexojeni dhe ju pres përsëri.
__________________
Si nuk u bera njehere moderator...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|