BARIU
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145
|
A eshte Jezusi Zot ? Bibla thote PO!
Edhe pse kemi lexuar ne kete teme shume pasazhe nga Shkrimi i Shenjte, Bibla qe tregon se Krishti eshte Zot, peseri mund te shohim disa prej tyre.
Gjoni1:1 Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.
13:12-14 12 Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: "A e kuptoni këtë që ju kam bërë? 13 Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam. 14 Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit.
20:26-29 26 Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: "Paqja me ju!". 27 Pastaj i tha Thomait: "Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!". 28 Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perëndia im!". 29 Jezusi i tha: "Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!".
1 Korintasve 1:1-3 1 Corinthians 1:1 Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten, 2 kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit: 3 hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
Keto jane vetem disa nga shume pjeset e Shkrimit te Shenjte qe tregojne se Krishti eshte Zot dhe se si te Krishteret e adhurojne sot keshtu bene edhe ne kohen e tij.
Zoti ju bekofte ndersa lexoni
Bariu
__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|