Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Ekzekutohet pėr vijėn e ujit 47-vjeēarja
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Ekzekutohet pėr vijėn e ujit 47-vjeēarja

Zyle Doçi është vrarë nga një breshëri plumbash në Babrru të Tiranës. Fqinji Astrit Isufi, autor i krimit

Ekzekutohet për vijën e ujit 47-vjeçarja

Viktima u doli përpara plumbave, për të mbrojtur të bijën. Konflikti, për një kanal uji

Lindita Çela

TIRANË- Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, në sy të vajzës së saj, një 47-vjeçare nga Babrruja e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 18:00 në fshatin Babrru të Tiranës. Sipas policisë, ka qenë komshiu i viktimës, Astrit Isufi, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, që i mori jetën Zyle Doçit. Gjithçka ka ndodhur për pak sekonda, ndërkohë që askush nga fqinjët e viktimës nuk e ka parë autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Ajo çfarë kanë dëgjuar fqinjët e Zyle Doçit janë vetëm krismat e plumbave, që sipas tyre i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 47-vjeçares. Errësira dhe zona e thellë në fshatin Babrru duket se ka favorizuar autorin e dyshuar të këtij krimi të largohet nga vendi i ngjarjes, pa u vënë re nga askush. Ndërkohë që edhe të afërmit e viktimës nuk kanë pasur asnjë mundësi reagimi, në momentin kur kanë parë viktimën të mbuluar në gjak. Sipas policisë dhe dëshmive të familjarëve Doçi, duket se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë një konflikt banal për një kanal uji.
Motivi
Prej kohësh, familjet Doçi dhe Isufi, shtëpitë e së cilëve ndodheshin përballë njëra-tjetrës kanë patur një konflikt, që mbrëmjen e djeshme përfundoi me ekzekutimin e Zyle Doçit. Ka qenë pikërisht një vijë uji që kalon në rrugën kryesore, motivi i grindjes mes Sadri Doçit dhe Astrit Isufit. Sipas policisë dhe të afërmëve, Sadriu kishte hapur një kanal në rrugën kryesore, që ndan dy shtëpitë, me qëllim që ujërat të mos i kalonin në themel të banesës. Duket se ky fakt nuk i ka pëlqyer komshiut të tij dhe kjo është bërë shkak i konflikteve të shpeshta. Sipas fqinjëve, Astriti nuk ka pranuar që uji t’i kalojë përballë shtëpisë së tij dhe i ka kërkuar fqinjit të mbyllte kanalin. Duket se situata është acaruar më së shumti edhe gjatë këtyre dy ditëve, ku reshjet e shiut kanë qenë të shpeshta. Bisedimet për të mënjanuar konfliktet ndërmjet dy fqinjëve kanë dështuar dhe konflikti është mbyllur në mënyrën më ekstreme, me vrasjen e 47-vjeçares.
Ngjarja
Sipas dëshmive, objektiv i autorit të dyshuar për krimin ka qënë kryefamiljari i shtëpisë, Sadri Doçi. Sipas policisë, Astrit Isufi i armatosur ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku ka kërkuar Sadriun. Duke parë fqinjin e tij të armatosur, Sadriu ka preferuar të mos përballet me ta, ndërkohë që në shtëpi ndodhej gruaja e tij së bashku me vajzën, Blertën. Ky fakt e ka acaruar më shumë Astritin, i cili pasi nuk gjen në shtëpi objektivin e tij, ka kërkuar të vrasë vajzën 20- vjeçare. Sipas dëshmive, askush në shtëpinë e Sadri Doçit nuk ka patur mundësi të komunikojë apo të ndërhyjë për të mënjanuar konfliktin. Personi i dyshuar si autor i krimit ka qëlluar menjëherë mbi gratë dhe nga breshëritë e plumbave ka mundur të shpëtojë vetëm Blerta. Burime të policisë thonë se gruaja 47- vjeçare i ka dalë përpara plumbave, ndërkohë që vetë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithçka ka ndodhur përballë shtëpisë së tyre, ndërkohë që pas krimit makabër, autori i dyshuar është larguar i qetë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe forcat speciale, të cilat kanë rrethuar vendin e krimit. Pas ngjarjes janë shoqëruar në polici vëllai i autorit të dyshuar të krimit dhe babai i tij, Haki Isufi, ndërsa Astrit Isufi është shpallur në kërkim.

INTERVISTA

“Nënën e vranë me breshëri plumbash”

TIRANË- Berneta është vajza më e madhe e gruas së ekzekutuar dje në mbrëmje, në fshatin Babrru të Tiranës. Megjithëse nuk jeton me prindërit e saj, Berneta thotë për “Shekullin” se nuk e ka ditur që ata të kishin një konflikt kaq të rëndë, sa që t’i shkaktonte vdekjen nënës së saj. Ka mbërritur në shtëpinë e prindërve të saj, vetëm atëherë kur ka mësuar ngjarjen e tmerrshme. Berneta jeton jo shumë larg banesës së prindërve, ndërkohë që mohon në mënyrë kategorike që prindërit e saj të kenë patur konflikte aq të rënda sa të përfundonte në një krim të tillë.
Berneta, cili ishte konflikti, prej të cilit nëna juaj mbeti e vdekur?
Unë nuk kam qenë këtu, kam ardhur shumë më vonë. Madje edhe mamin nuk e kam gjetur. E kanë çuar në morg. Di që e kanë vrarë para shtëpisë, aty në oborr dhe nuk di se përse.
Po nuk ka qenë askush tjetër në shtëpi?
Ka qenë babi dhe motra, por mesa duket e kanë patur të pamundur ta shpëtojnë nga kjo gjëmë.
Mund të na tregoni sesi ka ndodhur krimi, që i kushtoi jetën nënës tuaj?
Ajo që di është se dikush e ka thirrur babanë tek dera. Në atë moment, babi ka qenë duke larë makinën, pasi sapo kishte ardhur nga puna. Bashkë me të ndodhej dhe mami. Sapo ka dëgjuar që kanë thirrur babin, ajo ka dalë për të parë se kush ishte, ndërkohë që menjëherë personi që ka qenë tek dera ka qëlluar mbi të, fillimisht një të shtënë dhe më pas një breshëri automatiku.
Ju nuk e dini se kush është autori i këtij krimi?
Jo, nuk di asgjë. Askush nuk ka parë njeri. Ndoshta babai, por atë nuk e kam takuar akoma, se ka shkuar në morg dhe ende nuk ka ardhur.
Ju jeni në dijeni nëse prindërit tuaj kanë patur konflikt me ndokënd?
Jo. Nuk di që prindërit e mi të kenë patur konflikt me askënd. Ne kemi vite që jetojmë këtu dhe nuk jemi zënë me askënd. Të paktën, ajo që unë di është se prindërit e mi nuk kishin konflikte që mund t’u shkaktonte atyre një vdekje kaq të tmerrshme, që ka ndodhur në shtëpinë time.

VETËGJYQËSIA

Policia mban nën mbikëqyrje familjet

TIRANË- Motivi i krimit, por edhe origjina veriore e dy familjeve në konflikt ka bërë që në vendngjarje, përveç ekspertëve të kriminalistikës, të mbërrijnë dhe forca speciale. Frika e përshkallëzimit të krimit ka bërë që të dy familjet të mbahen nën mbikëqyrje nga forcat e shumta të policisë. Në shtëpinë e Haki Isufit kanë mbetur vetëm 7 fëmijë të vegjël dhe fakti që banesa e tyre është shumë afër shtëpisë së viktimës, ka shtuar frikën e një hakmarrjeje të mundshme. E tërë shtëpia e Haki Isufit është rrethuar nga forcat e shumta të policisë, ndërkohë që ai së bashku me djalin tjetër është shoqëruar në polici. Vetëgjyqësinë duket se ka zgjedhur edhe familja e Sadri Doçit. Kjo është arsyeja që për median ata janë treguar të rezervuar për ngjarjen dhe konfliktin e patur ndërmjet tyre, ndërkohë që të thonë se kjo punë zgjidhet me burra dhe kanun. Gjithsesi, burime të policisë thonë se po mbajnë nën mbikëqyrje krejt zonën ku ka ndodhur krimi, ndërkohë që shpresojnë që shumë shpejt të kapin dhe autorin e dyshuar. Sipas burimeve thohet se Astriti të jetë strehuar në banesën e xhaxhait të tij, që është jo shumë larg nga fshati.


04/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 12:24
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Ekzekutohet pėr vijėn e ujit 47-vjeēarja

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.