Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Pese paradokset e nderhyrjes amerikane ne Irak
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Lightbulb

Pese paradokset e nderhyrjes amerikane ne Irak

Ne nje kohe kur gjeneralet amerikan ngrihen duke kerkuar heqjen e drejtuesit te Departamentit te Mbrojtjes, Rumsfeld, te shtetit Amerikan, mu duk interesant ky artikull qe ish botuar tani shpejt.

Lexim te kendshem.
Veshtrusja
___________


Gazeta Start

Pesë paradokset e ndërhyrjes amerikane në Irak

Nga Renaud Girard *

Ku jemi tre vjet më vonë? Edhe në vetë Irakun, nën regjimin e Saddam Hussein, mbretëronte një siguri absolute si në qytete ashtu dhe në fshatra. Një Perëndimor mundej të shëtiste atje i vetëm, ngado, në çdo orë të ditës apo natës. Paradoksalisht, Iraku i pushtuar nga forcat amerikane është kthyer vendi më i rrezikshëm i planetit për tu vizituar nga një Perëndimor. Nën diktaturën baathiste, femrat nuk kishin frikë të dilnin të pambuluara në rrugë dhe pakica e krishterë ishte e lirë të praktikonte haptas fenë e saj. Gjatë një pagëzimi solemn mu në mes të Bagdadit në shkurt 2003, mund të dëgjonim këmbanat të kumbonin fort dhe t’i shihnim familjet duke u fotografuar në shkallët e kishës. Kjo skenë do të ishte sot thjesht e pamendueshme. Një nga pasojat e vendimit për të pushtuar Irakun, vendim i marrë nga më haptas i krishteri ndër drejtuesit perëndimorë, është paradoksalisht eksodi i pandalshëm i bashkësisë së krishterë irakiane, më e vjetra e Lindjes.
Në ngutjen e tyre për ta përmbysur regjimin baathist, ideologët neokonservatorë të Pentagonit nuk e kishin përgatitur vërtetë pas-Saddamin. Ata mendonin që, duke qenë se diktatura është regjimi më i keq, gjërat do të shkonin detyrimisht më mirë më pas. Por gaboheshin. Ka dhe më keq sesa diktatura : kjo është anarkia. Dhe ka dhe më keq sesa anarkia : kjo është lufta civile. Kjo e fundit, ndërmjet muslimanë shiitë e sunitë, ka filluar tashmë. Pas atentatit (të mveshur ndaj ekstremistëve sunitë) kundër xhamisë së artë të Samarasë – vendi i tretë i shenjtë i shiizmit – 22 shkurtin e kaluar, milicët shiitë janë lëshuar në një Saint-Barthélemy të vërtetë kundër popullsive sunite në lindje të Bagdadit. Fakti që këto milicë të kenë patur mbështetjen e heshtur të policisë tregon që nuk mund të presim aspak nga shteti irakian që ai të ketë në të ardhmen forcë për ta shuar zjarrin ndërfetar.
Përtej atentateve spektakolare, zhvillohet një dhunë ende më e rrezikshme në lagjet e përziera të kryeqytetit. Irakianët jetojnë shpesh në stilin e familjes së zgjeruar. Për që një klan i tërë të detyrohet për të lënë një lagje, atij do t’i vritet njëri prej anëtarëve të familjes. Kjo dhunë « që nuk bie në sy » ndërfetare bën më shumë se njëzet të vdekur për ditë aktualisht në Bagdad. Rezultati është një spastrim etnik në shkallë të gjerë përmes tërësisë së kryeqytetit. Modeli i ndërhyrjeve ushtarake « humanitare » perëndimore të viteve 90 ishte për tu dhënë fund spastrimeve etnike të gjykuara skandaloze. Paradoksi i tretë i ndërhyrjes amerikane është që, në Irak, ndonëse padashje, ajo e ka provokuar një spastrim të tillë. Kurdistani, autonom qysh nga 1991, është e vetmja zonë irakiane sot vërtetë e qetë dhe e begatë. Por lumturia e Kurdistanit nuk do të mund të fshihte tensionin e fortë ndëretnik (Kurdë dhe Arabë) që mbretëron në qytetet e përziera të Kirkuk dhe Mossul.
Nëse Iraku është kthyer një vend shumë më pak i sigurtë sesa para tre vjetësh, ç’bëhet me rajonin ? Të dyja arsyet e përmendura për ndërhyrjen nga presidenti Bush ishin lufta kundër terrorizmit islamist dhe ajo kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Terrorizmi – dhe islamizmi në përgjithësi – ka njohur paradoksalisht një ngjitje eksponenciale në tërë rajonin. Në Arabi Saudite, është e çkëshilluar ndaj Perëndimorëve për të shëtitur në rrugë.

Paradoksi i pestë i ndërhyrjes amerikane është që, duke u futur aty në një vorbullë, Pentagoni ka humbur çdo pushtet bindës përballë pretendimeve bërthamore ushtarake të Iranit fqinj. Presidenti islamist Ahmadinejad duket i pandjeshëm ndaj kërcënimeve të shprehura nga Washington për rastin – mjat me gjasë – ku Irani do të refuzonte për të pezulluar programin e tij të pasurimit të uraniumit. Falë ndikimit të tij të konsiderueshëm mbi komunitetin shiit irakian (më shumë se 55% e popullsisë), Irani zotëron një armë bindëse të fuqishme përballë një Amerike të rënë në kurth në vorbullën irakiane. Partia politike më e rëndësishme në Irak, CSRII (Këshilli suprem për revolucionin islamik në Iran), ka qenë themeluar në Iran në kohën e Khomeinit dhe milicia e saj ka marrë pjesë – në krahun iranian ! – në luftën Iran-Irak (1980-1988)

Neokonservatorët amerikanë mendonin sinqerisht që, me votë të lirë, do të lindte një Irak i lirë, model shteti për mbarë rajonin. Zgjedhjet demokratike janë zhvilluar, kjo dihet (në janar, pastaj në dhjetor 2005). Por vota nuk ka bërë gjë tjetër përveçse ka vërtetuar tendencat qendërikëse të elektoratit. Qytetarët nuk kanë votuar për këtë apo atë program, por thjesht sipas lidhjeve të tyre etnike dhe fetare. Kur shteti është kaq i dobët saqë nuk siguron as dhe sigurinë fizike të qytetarëve të tij, këta të fundit strehohen natyrshëm tek etnia, feja, klani. Neokonservatorët kishin harruar që, në historinë botërore të ndërtimit të shoqërive, shteti kishte paraprirë gjithmonë demokracinë, dhe jo e kundërta. Megjithatë, të tërhequrit nga Iraku do të përbënte tani, për Amerikën (garante e fundit e mbajtjes së unitetit të vendit), një gabim edhe më të rëndë sesa ai i të paturit ardhur. Sepse tronditjet e një shpërthimi të vendit sipas linjave të tij etniko-fetare do të përsëriteshin fatalisht në vendet e Gjirit, për të ndezur rajonin e parë në botë të prodhimit të naftës.

* Reporter në shërbimin e jashtëm të Figaro.
Perkthyer nga : Urim Nerguti

http://www.gazetastart.com/index.ph...NderkombetareID

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2006 16:50
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Bushi i forcon krahët Rumsfeldit

Tonet kritike ndaj ministrit amerikan të mbrojtjes Donald Rumsfeld ditët e fundit janë shtuar. Ish-gjeneralë të ushtrisë amerikane e kritikojnë atë se ka marrë në Irak vendime të gabuara, se është arrongat dhe kërkojnë për këtë edhe dorëheqjen e tij

Të dy bashkë ata janë hedhur në ofensivë dhe gjatë një konference për shtyp u përpoqën t'i hidhnin poshtë kritikat ndaj sjelljeve arrogante të Rumsfeldit dhe gabimeve të tij për vendimet në Irak. Pyetjes së një gazetari në lidhje me të ardhmen e minstrit të mbrojtjes Bushi iu përgjigj me egërsi: "Unë i dëgjoj të gjitha palët, por vendimi është tek e fundit në dorën time. Dhe Donald Rumsfeldi bën punë të mirë. Ai jo vetëm që po ristrukturon ushtrinë, por po zhvillon edhe një luftë kundër terrorit. Ai po na ndihmon të luftojmë terrorin. Unë kam besim të madh se Rumsfeldi. Po unë jam ai që merr vendimet dhe unë vendos për atë që është më e mira. Dhe më e mira për Donald Rumsfeldin është që ai të mbetet ministër i mbrojtjes."

Një deklaratë e qartë e cila nuk lë vend për interpretime të tjera. Një fjalë prej njeriut që ka pushtetin, e thënë qartë pas delaratës për shtyp të së premtes, e cila nuk pati efektin që shpresonte Bushi, pra ndërprerjen e diskutimeve për dorëheqjen e Rumsfeldit.

Vetë Rumsfeldi e shfrytëzoi konferencën e shtypit në Pentagon për të deklaruar se as që i shkon në mendje të japë dorëheqjen. Ai shpjegoi se në të kaluarën i ishte dashur të merrte vendime që nuk përkraheshin prej shumicës, por që më vonë kishin rezultuar si të drejta. Më e rëndësishmja tha ai është që George Bushi është i kënaqur me punën e tij: "Presidenti e di se askush nuk është i pazëvendësueshëm. Varret e kësaj bote janë të mbushura plot me të ashtuquajtur burra të pazëvendësueshëm. Ai e di që unë jam në shërbim të tij dhe kjo është e gjitha."

Si ministër i mbrojtjes mua më duhet të marr vendime, dhe në rast se nuk e bëj këtë mund të jetë shumë vonë, sepse vendi nuk do të jetë i përgatitur për rreziqet e terrorit. Rumsfeldi nuk iu vërsul kritikuesve të tij, duke thënë së qëndrimet dhe mendimet e ndryshme janë të shëndetshme dhe duhen respektuar. Gjithsesi ai nuk mund të rrinte pa iu dhënë atyre një pickim të vogël:

"Njerëzit që flasin shpesh për ato që ndodhin këtu brenda Pentagonit nuk e dinë se çfarë ndodh këtu." Një ndër kritikuesit e Bushit, ish-gjenerali John Batiste, duket se u impresionua prej fjalëve të Bushit në mbrojtje të Rumsfeldit. Pyetjes së një gazetareje nëse do t'i vazhdojë kritikat, ai iu përgjigj se për këtë i duhet të mendohet.

Senatorit demokrat Dick Durbin, duket se nuk i bënë asnjë përshtypje fjalët e Bushit. Ai ndodhet në fushatë elektorale, sepse në nëntor do të zgjidhet një pjesë e senatit dhe për këtë Durbin dëshiron që në senat të zhvillohet votim simbolik për një mocion mosbesimi ndaj Rumsfeldit.

Albrecht Ziegler
Deutsche Welle
http://www2.dw-world.de/albanian/To...1.179219.1.html

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2006 21:01
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Pese paradokset e nderhyrjes amerikane ne Irak

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.