Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Dallimi mes Ortodoksizmit, Katolicizmit dhe Evangjelizmit?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
odeta
Anetar i ri

Regjistruar: 29/01/2006
Vendbanimi: o det..
Mesazhe: 13

Dallimi mes Ortodoksizmit, Katolicizmit dhe Evangjelizmit?

Kush mund te ne flase per keto tre sekte, ose me mire per dallimin mes tyre?
Do t'ju falenderoja tashme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 11:22
odeta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė odeta Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me odeta (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: odeta Shto odeta nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto odeta nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Re: Dallimi mes Ortodoksizmit, Katolicizmit dhe Evangjelizmit?

Citim:
Po citoj ato që tha odeta
Kush mund te ne flase per keto tre sekte, ose me mire per dallimin mes tyre?
Do t'ju falenderoja tashme.



father, son and son in law

ps.(it's just joke)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 20:10
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Re: Re: Dallimi mes Ortodoksizmit, Katolicizmit dhe Evangjelizmit?

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven


father, son and son in law

ps.(it's just joke)




si je unforgiven?

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 20:27
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rumial
filozof

Regjistruar: 18/05/2006
Vendbanimi: lisbona
Mesazhe: 175

Dallimet

Per te kuptuar dallimet midis ketyre tre besimeve qe jane kaq te ngjashme dh po keshtu kaq te ndryshem e dashura Odeta eshte historia njerzore dhe lufta e saj per egzistence tentativat e atyre qe tallen ne emer te zotit sepse po ti studiosh qe ne origjine do te kuptosh qe nuk kane asgje te perbashket me zotin. Keto jane besime fetare qe ju pershtaten popujve ne periudha te ndryshme historike, ortodoksia eshte besimi qe perfshiu te gjithe bizantin aty u zhvillua sipas deshires se perandorit bizantin. katolicizmi u zhvillua nen perandorine romake sipas deshirave te perandorve romake epastaj nder vite u krijuan edhe besimet te tjera si protstante, evangjeliste,jehovait etj qe ne thelb kane krishtin dhe qe e trajtojne ne menyra te ndryshme kendveshtrimi sipas interesave te tyre.
E njejta gje vlen edhe per islamizmin dhe bektashine,induizmin, budizmin etj.

__________________
paēedashes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2006 08:43
rumial nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rumial Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rumial (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rumial Shto rumial nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rumial nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

Dallimet mes Katolicizmit, Orthodoksise dhe Ungjilloreve.

Kjo eshte nje pyetje shume e mire pergjigja e se ciles nuk eshte aq e shkurter.
Ne fillim dua te them mes te trejave ka shume te perbashketa qe jane me te rendesishme se dallimet dhe se kultet si Deshmitaret e Jehovait apo Mormonet nuk jane pjese e kishes se Krishtere ne bote pasi ata kane mohuar themelin e besimit te krishtere pamvaresisht nga emrat qe marrin.

Ne Bibel tek libri i Veprave kemi fillimin e kishes dhe nuk ishte Katoike apo Orthodhokse apo Ungjillore por e Krishtere pasi keshtu i quan Perendia ata qe besojne ne Krishtin.
Ne fillim ndarja ishte thjesht gjeografike, me vone perandoria Romake u nda ne dy pjese te medha: Lindja (Kostandinopoja) dhe perendimi (Roma).
* 484 Peshkopi I Romes shkisheroi ate te Kostandinopojes dhe me 590 peshkopi I Kostandinopojes e shpalli veten peshkop ekumenik (I gjithe botes) qe u kundershtua nga ai I Romes. Pushtimi arab gjithashtu I veshtiresoi mardheniet.
Ne shekullin IX pati nje fryme antigreke dhe ne shekullin e X ne perendim ishte katastrofe: Shthurje, imoralitet, korrupsion. Kjo I ftohu edhe me shume dy kishat.
Ne 1054 patriarku I Kostandinopojes kerkoi ndarje per te forcuar poziten e tij, kjo shkaktoi debate dhe po ate vit Roma e shkisheroi kishen lindore si jo te vertete.
* Frymes se ndarjes ju shtuan dhe debate teologjike si p.sh: Nga vjen Fryma nga Ati apo nga Ati dhe nga Biri?. Dallime te tjera ishin: Ne lindje prifterinjte martoheshin e ne perendim jo, data e pashkeve ishte ndryshe sic eshte edhe sot. Te dy qendrat kerkonin perparesi fetare. Ne lindje edukimi I krishtere ishte me I perhapur e ne perendim vetem per prifterinjte.
* Kjo ndarje e dobesoi kishen, prishi deshmine e unitetit dhe u dha shkas armiqeve te godasin ate me fort qe do te sillte me vone edhe renien e pjeses lindore te perandorise.
* Keto ambicie disa here personale te udheheqesve kryesore bene qe Kisha te ndahej ne dy pjese te medha, ate perendimore (Katolike) dhe ate lindore (Ortodokse).
* Ndarja nuk qe 100% pasi me vone ne 1090 pjesa lindore I kerkoi ndihme pjeses tjeter ndaj pushtimit arab por me 1204 Kostandinopoja u plackit nga nje kryqezate gje qe e thelloi ndarjen mes tyre. Dhe me 1453 Kostandinopoja ra perfundimisht per tu bere ai qe eshte Stambolli sot ne Turqi.

Kjo eshte pakez histori se si solli lindjen e dy grupeve Katolicizmit ( Universale) dhe Orthodhoksise ( e vertete).
Me vone kur kisha Katolike po kalonte nje kohe me te vertete te keqe me nje deshmi te keqe besojme se Perendia solli reformimin nga i cili lindi kisha Ungjillore.


* Komuniteti I krishtere mbareboteror eshte ndare ne tre dege te medha.
A: Kisha Katolike. B: Kisha Ortodokse. C: Kisha protestante (Ungjillore).
Por si lindi kisha Ungjillore? Kush ishin arsyet e reformimit, ndryshimet qe ndodhen, disa nga reformatoret dhe cfare meson kisha e sotshme nga keto ngjarje.
* Reformatoret e paten disa arsye te perbashketa qe I shtyne ata te kerkonin ndryshime.
A: Korrupsioni I kishes,( shitja e faljes me indulgjencat, luksi I kishave dhe manastireve imoraliteti I kishes e tec.) Shitja e indulgjencave ishte abuzim I hapur me Hirin e Perendise, nuk I shtynte njerezit te pendoheshin. Luksi I kishave e manastireve ishte nje kontradite e madhe me varferine e njerezve taksapagues te kishes. Imoraliteti I prifterinjve kishte bere qe te shahej emri I Krishtit, humbiste besimi tek ata si te thirrur nga Perendia per sherbese e nje shembull I keq edhe per jobesimtaret.
B: Kunder autoritetit te papes. Duke pretenduar autoritet absolut e abuzuar me te, duke marre ndere e pergjegjesi qe nuk I takojne si me indulgjencat, deshtimi I kryqezatave me te drejte ata u ngriten kunder ketij autoriteti.

C: Bibla autoritet i besimit, shume u reformuan nga leximi I bibles.
Bibla dhe jo Bibla + tradita eshte autoritet dhe Fjala e frymezuar e Perendise.
D: Bibla per te gjithe, perkthimi dhe shperndarja e bibles.
U perhap fuqishem mesimi se bibla duhet te jete ne dore te cdo besimtari te cdo gjuhe te mundshme dhe bene shume perkthime e shperndarje e Fjales se Zotit ne shume vende.
E: Shpetim dhe shfajesim permes Hirit me ane te besimit dhe jo te veprave.
U godit doktrina e shitjes se indulgjencave dhe mesimit se me merita njerezit fitojne shpetimin. Dhe u mesua fort se shpetimi eshte dhurate e Perendise me ane te Hirit.
Kjo vazhdon te mbetet nje nder dallimet e kishes Ungjillore, shfajesim me ane te Hirit..
F: Njeriu mund te njohe Perendine personalisht, shpetimi nuk eshte ne kishe..
U mesua njerezve se qe te shpetohen nuk kane nevoje te shkojne ne kishe te ofrojne para, kendojne himne, citojne shkrime por te pendoheshin e te njihnin personalisht Krishtin..
* Disa nga reformatoret me te njohur pas parapriresve te tyre te tjere si: Gjon Waiklif, Gjon Has ishin. Gjon Kalvin, Martin Luther dhe shume te tjere brenda kishes Katolike.
Martin Luther: Lindi ne Gjermani me 1483. Ne nje familje te varfrer qe deshen qe ai te behej avokat. Me 1505 ne nje stuhi u lut te shpetonte dhe se do te behj murg e keshtu u be
Me 1507 u trondit nga korrupsioni ne Rome, 1512 u be doktor teologjie dhe 1515 prift.
Me 1517 kur u shiten shume indulgjenca u shqetesua mjaft e shpalli 95 teza ne te cilat sulmoi korrupsionin, papacine, purgatorin. Edhe pse nuk e dinte keshtu filloi reformimi.


Kjo eshte nje histori per te tre Kishat e Krishtera.
Te perbashketat:
Besojme ne Biblen si Fjala e Perendise.
Besojme ne Atin, Birin dhe Frymen e Shenjte.
Ne Krishtin si i vetmi shpetimtar dhe ne ate qe ai tha e beri dhe urdheroi Kishen te beje.
Ne misionin e Kishes per te shpallur Ungjillin dhe bere dishepuj.
Keto gjera jane shume te rendesishme.

Dallime: Dy te parat kane Biblen + traditen si fjale Perendie ndersa Ungjilloret vetem Biblen.
Dy te paret kane prifterinj me uniforma qe dallohen kurse Ungjilloret nuk kane nje unifrome per pastoret pervec nje veshje te hijshme.
Dy te paret kane kisha Katoliket sipas stilit Latin dhe Orthodhokset sipas atij Bizantin me ikona ndersa Ungjilloret kane ndertesa te thjeshta pa ikona.
Dy te paret kane nje hierarki pothuaj boterore doktrinale dhe financiare me Papen dhe Partriaket ndersa Ungjilloret kane shume levizje brenda tyre.

Sidoqofte per mua te perbashketat jane me te rendesishme se sa dallimet.
Shpresoj qe kemi marre sadopak pergjigje.
Me respekt:
Bariu.

__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2006 16:39
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
veber
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2006
Vendbanimi: jasht shpis
Mesazhe: 43

Interesante Bari.
Ca mendon per lidhjen e dy te rinjve kur njeri eshte katolik dhe tjeri evangjelist? Te ca kishe duhet te shkojn?
Doja te dija thjesht nje mendim tendin.

__________________
"Il fatto che una persona non ti ami come tu vorresti non vuol dire che non ti ami con tutta se stessa"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2006 09:43
veber nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė veber Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me veber (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: veber Shto veber nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto veber nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

Martesa e Krishtere.

Eshte e rendesishme qe dy te rinjte e njohin Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e jetes se tyre dhe jo te jene thjesht tradicionale.

Kur ata e kane kete mardhenie me Perendine kjo me gezon shume dhe nuk jam i shqetesuar se ku do te martohen ata.
Zakonisht do te behet ceremonia ne kishen nga vjen djali por mund te behen edhe dy. Nuk kam pare ndonje rast me dy ceremoni por kam pare raste te marteses se nje ungjillori me nje katolik.

Ne synojme ti mesojme te rinjve shenjterine e marteses dhe parimet Biblike per jeten ne martese dhe kjo eshte shume e rendesishme.

Bariu.

__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2006 14:37
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Citim:
E: Shpetim dhe shfajesim permes Hirit me ane te besimit dhe jo te veprave.

U godit doktrina e shitjes se indulgjencave dhe mesimit se me merita njerezit fitojne shpetimin. Dhe u mesua fort se shpetimi eshte dhurate e Perendise me ane te Hirit.



Per mua kjo eshte doktrina me revolucionare, qe Zoti ja jep dhurate Parajsen, njerezve. Dashurija e Zotit per njeriun eshte shume e qarte ketu.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Qershor 2006 02:10
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Dallimi mes Ortodoksizmit, Katolicizmit dhe Evangjelizmit?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.