Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Fk Tirona 2006 - 2007
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Fk Tirona 2006 - 2007

KJO TEME ESHTE HAPUR PER TIFOZAT E FK TIRONES , PER TE NJOHUR MBI AKTUALITETIN DHE PER TE ARDHMEN E KETIJ KLUBI



PO JU NJOH ME TE FUNDIT NGA KAMPI BARDH E BLU

1 QERSHOR 2006


Dje, donatorët e Tiranës kanë nisur procedurat për t'u rinovuar kontratat të gjithë lojtarëve. Puna ka nisur me ata që duken më të rëndësishëm dhe që janë seleksionuar të jenë pjesë përbërëse e ekipit të tyre. Bie në sy fakti që lista e paraqitur nga trajneri Mirel Josa është pasuruar shumë shpejt me elementë të tjerë. Duke parë vetëm emrat që janë në listë për të veshur fanellën e Tiranës, duhet thënë se rivalët menjëherë ose duhet të lëvizin kartat e tyre, ose të mos pretendojnë fare për të dalë në vend të parë në sezonin e ardhshëm. Të paktën kjo Tiranë të "frikëson" vetëm në emra, teksa duket se i ka bërë llogaritë shumë më mirë këtë vit. Për t'i arritur sa më mirë objektivat, drejtuesit bardheblu kanë lajmëruar shumë nga ata që kanë qenë këtë saezon, por janë ftuar mjaft të tjerë të njohur për kontributin që kanë dhënë ndër vite në kampin bardheblu, apo diku në një ekip tjetër. Që të gjithë mendohet të jenë pas pak ditësh në shërbim të trajnerit Mirel Josa për të arritur maksimumin e objektivave në vend. Dje, burime pranë presidencës bardheblu saktësuan se për momentin janë llogaritur afro 22 deri 25 lojtarë që do të nënshkruajnë dalëngadalë kontrata individuale. Ndërkaq zbulohet edhe strategjia që po ndiqet për ndërtimin e Tiranës së sezonit '06-'07. Si fillim, të gjithë lojtarët e planifikuar për të qenë pjesë e Tiranës së sezonit të ri duhet të paraqesin kërkesat e tyre dhe më tej donatorët do të vendosin në bazë të kërkesave personale. Dihet se është llogaritur shuma e përgjithshme e shpenzimeve dhe vetëm nëse kërkesat e lojtarëve do të tejkalojnë këtë shumë, atëherë donatorët do të ekuilibrojnë diçka, duke u dhënë lojtarëve ofertat përkatëse. Për të dëgjuar brenda pak ditëve kërkesat e lojtarëve dhe për të nënshkruar kontratë me ta saktësohet se janë vënë në punë të katër donatorët. Gjithsesi, mes shumë emrave të përzgjedhur për të qenë pjesë e Tiranës gjatë sezonin tjetër janë edhe disa ish-lojtarë të njohur në kampin bardheblu. Nga burime brenda presidencës së Tiranës mësohet se, përveç elementëve të sezonit të shkuar, janë paraqitur për të nënshkruar këtë vit te Tirana edhe dy elementë të tjerë që s'kanë qenë vitin e fundit pjesë e kontigjentit bardheblu. Nga ata që mbyllën sezonin e fundit, i pari kapiteni Muka dhe të tjerë si Duro, Nallbani, Dabulla, kanë paraqitur kërkesat e tyre për të vazhduar karrierën te Tirana. Por shumë pranë rikthimit janë dy elementë të njohur në kampin bardheblu, sulmuesi Indrit Fortuzi dhe mbrojtësi Nevil Dede. I pari, "Zogu", luajti një sezon e gjysmë tek Iraklisi. Gjatë fundit të këtij kampionati Fortuzi ka qenë disa javë i dëmtuar, por ka shprehur gatishmërinë të rikthehet, teksa saktësohet dje se u ka paraqitur kërkesat donatorëve për t'i dhënë fund aventurës në Greqi. Edhe i dyti, Nevil Dede, është i njohur te Tirana. Mbrojtësi Dede, pas dy kampionaneve të mira që zhvilloi në Elbasan, është paraqitur dje dhe pritet të nënshkruajë një kontratë me bardheblutë. Sot bëhet e ditur se puna do të vijojë me të tjerët që mbyllën kampionatin e fundit, të cilët do të paraqesin kërkesat e tyre dhe më pas do të futen në bisedime për t'i rinovuar kontratat brenda javës. Nga lojtarët e premtuar për të qenë pjesë e Tiranës gjatë kësaj merkatoje bien në sy emra të tjerë, si Sinani, A. Agolli, D. Xhafa, Delain etj. Por gjithashtu premtohet edhe rikthimi i Penjës pas pak ditësh. Kjo është pak a shumë panorama e Tiranës së projektuar për vitin tjetër. Si përfundim, duhet llogaritur edhe se gjatë nënshkrimit të kontratave mund të ketë pakënaqësi nga ana e lojtarëve, që donatorët mund të vërejnë për shembull kërkesa të larta. Gjithsesi, të gjitha ata lojtarë që do bëjnë pjesë në planet e Josës do të mësohen zyrtarisht në fund të javës

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2006 14:34
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Devi Muka: Unë, përjetë lojtar bardheblu



Kapiteni i Tiranës, Devi Muka, është shumë pranë rinovimit të kontratës së re me bardheblutë. Lojtari ka biseduar gjatë tërë këtyre ditëve me donatorët dhe ka arritur t'i mbyllë me sukses bisedimet paraprake për të nënshkruar i pari kontratën me bardheblutë. Para se të firmosë përfundimisht, që pritet të ndodhë ndoshta sot, vlonjati i njohur i kampionatit tonë beson se do të jetë pronë e bardhebluve jo vetëm për 1 vit, 2, apo për 3 vite të tjera, por ndoshta për shumë më gjatë se kaq. Pra, numri 10 i Tiranës nuk po i bën llogaritë thjesht për të ardhmen e këtij sezoni, por "ç'është e vërteta jam duke menduar më gjatë," - shprehet më konkretisht ai. Gjithsesi, kapiteni i Tiranës është në pritje të hedhë të zezën mbi të bardhë në një nga ditët e javës për të qenë zyrtarisht lojtar i Tiranës të paktën edhe në ediconin e ri futbollistik. "Besoj se brenda dy ditëve të ardhshme do të jem zyrtarisht lojtar i Tiranës. Kam biseduar gjatë muajit të fundit me donatorët dhe mund të them se gjithçka që lidhet me kushtet e kontratës ka përfunduar në mirëkuptim dhe me sukses të plotë. Tani unë dhe pala e donatorëve jemi shumë afër firmosjes," - shprehet deri diku entuziast Devi Muka, duke llogaritur faktin se Tirana mbetet e admirueshme për të dhe për të gjithë të tjerët që janë dhe që synojnë të vijnë këtë vit në gjirin e bardhebluve. "As mua dhe askujt tjetër nuk ma merr mendja se do t'i pëlqejë të largohet nga ekipi i Tiranës. Të gjithë janë në pritje të rinovimit të kontratave të reja, si dhe të jenë pjesë e objektivave të Tiranës për më tej. Eshtë nder në Shqipëri të jesh dhe të kontribuosh për një ekip me përmasa të tilla, si ç'është Tirana, kështu që s'kam çfarë them tjetër më shumë se kaq."
Fantazisti i Tiranës përfundoi sezonin e 5-të në kryeqytet me fanellën bardheblu. Në 4 sezonet e kaluara, 4 herë kampion i Shqipërisë dhe vetëm këtë vit nënkampion, por fitues i kupës. Me këto tregues, 29-vjeçari i Tiranës thotë se është në një moshë akoma të re dhe premtuese për të "korrur" suksese të reja. "Këtë vit po e po, por po mendoj shumë më gjatë se kaq për te Tirana. Jam ende i ri në moshë, vetëm 29 vjeç, dhe kam plot vite të tjera karrierë, apo jo? Kam kaluar sezone të mrekullueshme dhe do të kaloj akoma shumë sezone për të dhënë kontributin tim te Tirana. Nga tërë potenciali im, duke qenë se nga eksperienca e viteve të kaluara kam fituar edhe maturinë e nevojshme që i duhet një futbollisti, shoh se kam për të dhënë dhe për të fituar kënaqësi të tjera me ekipin e Tiranës. Sa të jem lojtar në fushë, i premtoj, pse jo, edhe përjetësi këtij ekipi, sepse ia vlen të jesh lojtar i Tiranës deri në fund të karrierës," - thotë më tej Muka.
Në fund, lojtari me shumë peshë në formacionin bardheblu, Muka, lë të nënkuptohet se suksesi në Evropë dhe më vonë suksesi në arenën kombëtare janë të garantuar këtë vit, duke parë planet e donatorëve, që janë konkrete. "Tirana nuk pati shumë lojtarë kur u mbyll edicioni i fundit. Përveç atyre që ishin vitin e fundit te ekipi ynë, besoj se do të vijnë të tjerë të përfolur gjatë këtyre ditëve, emra të njohur dhe të rëndësishëm për planet e Tiranës, që do ta forcojnë më shumë ekipin tonë. Ky të paktën është plani i donatorëve dhe janë pikërisht donatorët ata që i kanë bërë llogaritë dhe po i bëjnë për një Tiranë të suksesshme. Një shprehje thotë: çfarë të mbjellësh do të korrësh. Prandaj, para ose gjatë fazës përgatitore mendoj se mund të jepet një përgjigje akoma më e saktë për atë çka mund të arrijë ekipi ynë sezonin që vjen, fillimisht në Kupën UEFA dhe më tej në kompeticionet kombëtare," - përfundon Muka, kapiten i Tiranës gjatë sezoneve të kaluara.

Bardheblutë në prag të zyrtarizimeve
As gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur ndonjë zyrtarizim në radhët e Tiranës. Gjithçka është në rang bisedimesh, ose në përfundim të bisedave konkrete. Në dy ditët e fundit të javës, ndryshe nga java e kaluar, kur rinovimet dukeshin shumë larg, lojtarëve u janë bërë ofertat konkrete dhe mësohet se fillimisht janë pranë rinovimit elementët më kryesorë të Tiranës së ardhshme. Të kontaktuar dje nëpërmjet telefonit lojtarët më të rëndësishëm të sezonin me bardheblutë shprehën konsiderata pozitive për të mbetur pjesë të Tiranës edhe këtë vit. Edhe donatorët konfirmuan faktin se në dy ditët e ardhshme do të përfundojë puna me firmosjen e kontratave të para. Nga fundi i javës pritet të mbyllet i tërë procesi i kontratave dhe në fillim të javës tjetër Mirel Josa do të fillojë menjëherë nga puna me ekipin e ri. Po gjatë javës që vjen, Tirana do të dërgojë listën e lojtarëve që do të federohen për kupat e Europës.

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2006 13:39
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Donatorët zyrtarizojnë 90 % të bardhebluve




Tirana e re është ngritur thuajse në masën 90%, pas firmosjes së kontratave të reja, nga pjesa më e madhe e lojtarëve që mbyllën sezonin e fundit. Kështu, dje në mesditë, radha për të nënshkruar u ka takuar Elvis Sinës, Isli Hidit, Gentian Hajdarit, Eldorado Merkoçit, Egert Bakallit dhe Rezart Dabullës, të cilët ishin më të vonuarit në këto përgatitje. Pasi i mbyllën problemet më të mëdha me Devi Mukën, Klodian Duron, Hamdi Salihin, Ervin Bulkun, Saimir Patushin, Arian Pishën, Blendi Nallbanin dhe Vioresin Sinanin, donatorët bardheblu bënë të njëjtën gjë edhe me pjesën tjetër të skuadrës. Tashmë, Tirana thuajse e ka marrë konfigurimin, ndërkohë që është në pritje të përforcimeve "luks", të kërkuara nga ana e trajnerit Mirel Josa. Pas bisedash të gjata, mund të thuhet se është bërë realitet rikthimi i dy prej emrave të njohur tiranas, siç janë Nevil Dede dhe Indrit Fortuzi. I pari do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve me Elbasanin, ndërsa më pas do të vishet bardheblu për të nisur kampionatin. Përsa i takon "Zogut", mendohet që të jetë pjesë e Tiranës, duke filluar që nga ndeshjet e Kupës UEFA. Sulmuesi 32 vjeçar ndodhet prej disa ditësh në Selanik, për të kërkuar shkëputjen nga klubi i Iraklisit. Ndoshta brenda javës tjetër, Indrit Fortuzi do të vishet bardheblu, pas një shkëputjeje prej një viti e gjysëm. Megjithatë, donatorët dhe trajneri Mirel Josa, nuk kërkojnë të mbeten këtu. Synimi i tyre, është afrimi edhe i disa elementëve të tjerë, të cilët pretendohen si të aftë për të mbajtur mbi shpatulla skuadrën. Bëhet fjalë për dy lojtarët e Partizanit, Sasha Delain dhe Igli Allmuça, që kanë pranuar në parim të vijnë te Tirana, vetëm pasi të përfundojnë "aventurën" në Kupën Intertoto. Gjithashtu, edhe Ansi Agolli është një preferencë që nuk është anashkaluar nga Josa, por problemi i 23 vjeçarit qëndron te klubi i Ksamaksit, i cili tashmë ka rënë në kategorinë e dytë dhe vështirë se do t'i lëshonte lojtarët e saj më cilësorë, pa paguar si fillim një dëmshpërblim. Me ardhjen e Agollit, krahu i majtë i mesfushës do të izolohej plotësisht, duke bërë që Tirana e re të mos ketë asnjë problem, përsa i takon ndërtimit të skuadrës.Po keshtu , edhe , mbrojtesI boliviani DIOMEDES PENIA i cili ka qene nje nga pikat e forta te ekipit sezonin qe kaloi, prtitet te vije perseri ne Tirane per te pare mundesine e aktivizimit te tij edhe nje vit tjeter tek Tirana

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2006 19:23
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Une Tironen e kom lon qe kur quhej 17 Nentori

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Qershor 2006 09:54
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

faza pergatitore ne Maqedoni.

Bardheblutë, stërvitja e parë strugane
Paraditen e djeshme, Tirana zhvilloi seancën e parë stërvitore në Strugë, ku në apelin e trajnerit Mirel Josa ishin të gjithë futbollistët që kishin nënshkruar, por edhe një pjesë nga të rinjtë. Nga informacionet e marra, bardheblutë zhvilluan një seancë të plotë, ku theksi u vu tek ana fizike. Në ditët në vazhdim, trajneri Josa pritet ta rritë dozën ndaj skuadrës, me nga dy stërvitje ditën

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2006 10:28
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Fk Tirona 2006 - 2007

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.