Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Wawwww, analize e bukur. Te jap te drejte Passionman. Madje ne dy drejtime. Nga njera ane shqiptaret kane nje ndarje ne karakter qe eshte paralele me ndarjen mes brezave, ose mes sjelljes kur eshte nje femer prezente dhe kur nuk eshte. Ose psh kane per borxh te shajne rende dike por kur i del personi perpara moderohen shume.
Nga ana tjeter jam dakort qe chati eshte ne nivele shume me te uleta nga sa mund te ishte. Tek e fundit chati eshte thjesht nje mundesi qe ofron zhvillimi teknologjik. Por varet si perdoret, mund te perdoret sic eshte sot, por mund edhe te perdoret ne nivele me serioze per tema te ndryshme. Fatkeqesia fillon (ose filloi) qysh kur tendenca ka sjelle nje dhome unike shume te madhe ne vend qe te kultivohen shume dhoma te vogla. Shperndarja e pushtetit virtual do hapte rrugen per te patur dhoma me interesante dhe do pakesonte abuzimin. Kete mendim kam patur prej vitesh por nuk ka qene e mundur te behet. Ca sepse kokat e chateve kane qejf gjithmone ta perqendrojne pushtetin dhe jo ta shperndajne (dhe kjo ben qe dhe konkurrenti te ndjeke numrin me shume sesa cilesine). Ca sepse krijimi i shume dhomave te vogla kerkon stabilitet dhe qetesi (pervec vullnetit te kokave te dhomes kryesore). Stabiliteti vjen kur nuk ka shume probleme teknike dhe kjo sot nuk realizohet kollaj. Madje dhe ata pak teknike te zote nuk preferojne chatin me shume dhoma por me nje dhome te madhe sepse duan ta mbajne nen kontroll.
Aresye tjeter pse chati eshte i tille eshte dhe mosha qe e frekuenton. Ne nje fare menyre chati ka mbetur si mjet i moshave te vogla dhe kjo psikologji pengon zhvillimin. Sidoqofte te gjithe duan te hyjne ne nje dhome me qindra persona qe mundesite e zgjedhjes te jene me te medha. Kjo dmth qe nuk eshte problem ekzistenca e dhomes se madhe ne vetvete, por mungesa e alternativave te vogla me nga 5-20 persona, qe do influenconin edhe seriozitetin e dhomes kryesore.
Ca te them tjeter... Suksese ne seriozitetin me te cilin e shikon chatin. Sa me shume ta mendonin keshtu aq me shume persona te rritur e te pjekur te futeshin ne chat.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|