Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Si u xhirua filmi ''Balle per Balle'' !
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Si u xhirua filmi ''Balle per Balle'' !

Historia e përplasjes së shkrimtarit të njohur me ushtarakët e lartë për ekranizimin e romanit "Dimri i Madh" në Pashaliman. Reagimi i ashpër i Mehmet Shehut për vonesat


Çfarë korrigjuam në filmin e Kadaresë “Ballë për ballë”

Flet ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj

Afrim Imaj

“Porta e Pashalimanit të mos hapet sa të sqarohemi me autorin e filmit, Ismail Kadare!”. Ka qenë ky reagimi i ushtarakëve të lartë në mesin e viteve `70 ndaj interesimit të punonjësve të Kinostudios për të xhiruar në mjediset e bazës ushtarake filmin “Ballë për ballë”.

Me këtë urdhër të formës së prerë do të bllokohej për disa kohë ekranizimi i romanit të bujshëm “Dimri i vetmisë së madhe”, për të cilin ushtarakët kishin shprehur rezervat e tyre. Do të mjaftonte kaq për të nisur dueli midis shkrimtarit të njohur dhe shtatmadhorëve të ushtrisë shqiptare. Pas 30 vjetësh bëhet e mundur zbardhja e përplasjes së Ismail Kadaresë me ushtarakët e lartë, të cilët hezituan për të bashkëpunuar në realizimin e filmit që do të përjetësonte ngjarjen historike të vitit `60. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj, për herë të parë bën të ditur për gazetën “Panorama”, situatën dhe rrethanat në të cilat është konfliktuar me shkrimtarin e shquar. “Shkaku i këtij konflikti që na çoi deri te kryeministri i vendit, - thotë Llakaj, - ka qenë këmbëngulja e Kadaresë për mos të korrigjuar vërejtjet e bëra për skenarin e filmit që do të xhirohej në Pashaliman”. Gjithsesi, për të arritur deri në finalizimin e kësaj vepre, vë në dukje ish-kreu i ushtrisë shqiptare, u konsumuan mjaft debate e përplasje që ishin të panevojshme, po që ndikuan në korrigjimin e variantit të parë të skenarit, në të cilin mjaft gjëra stononin...
Në një nga dosjet e Shtabit të Përgjithshëm ka mbetur i dokumentuar një debat i juaji me shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, në kohën që kryenit detyrën e kreut të këtij shtabi. Çfarë e vuri ballë për ballë “njëshin” e ushtrisë shqiptare me “njëshin” e letërsisë?
Me sa mbaj mend, ka qenë mesi i viteve "70 kur jam përballur me shkrimtarin e shquar, Ismail Kadare. Shkaku i kësaj përplasjeje, nëse mund të shprehemi kështu, ka qenë skenari i filmit “Ballë për ballë”, të cilin shkrimtari i njohur sapo e kishte përfunduar dhe priste për ta realizuar së bashku me një ekip specialistësh e aktorësh. Objekti i filmit kishte të bënte me ngjarjet e vitit "60, posaçërisht me konfliktin e madh midis detarëve shqiptarë dhe atyre rus, në kohën e divorcit historik midis Shqipërisë dhe BS. Për të arritur te përfundimi i filmit duhej një lloj konsulence me ushtarakët e fushës, siç ishin ata të Flotës Luftarake, por duhej edhe leja e institucioneve përkatëse për të lejuar grupin e xhirimit që të operonte ne terrenin ku ishte demonstruar ngjarja reale. Pra, duke qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm, fillimisht u prezantova me kërkesën zyrtare, pastaj edhe me këmbënguljen e Kadaresë…
Çfarë kërkonte Kadareja nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm?
Përpara se të njihesha me kërkesën zyrtare për krijimin e kushteve për realizimin e filmit “Ballë për ballë”, i cili ishte një ekranizim i romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, në një bisedë miqësore, poeti Dritëro Agolli më kishte vënë në dukje se duhej të mbështesnim Ismail Kadarenë për të realizuar një film artistik, që do të hidhte në celuloid një nga historitë më të mrekullueshme të ushtrisë shqiptare. Kjo kishte ndodhur gjatë një takimi spontan një pasdite të diel te klubi në kodrën e Rrushbullit, ku Agolli më ftoi me bujari në tavolinën e tij dhe, pasi më njohu me atë që kishte përgatitur Kadareja, më tha se filmi i ri do të fliste për ngjarjet e Pashalimanit…
Pse kërkohej ndërhyrja e shefit të Shtabit për realizimin e një filmi, që në thelb ishte një vepër artistike?
Së pari, ishte vetë objekti i filmit që fliste për ushtrinë, i cili e kishte të domosdoshme konsulencën me ushtarakët. Pastaj, e gjithë skena ku do të xhirohej subjekti i dramës ishte menduar të ishte Baza e Pashalimanit, njëra nga bazat më të rëndësishme të ushtrisë së asaj periudhe.
Pra, bashkë me konsulencën, juve ju kërkohej edhe leja për t'u futur në bazë…
Rregulli e donte që për objektet sekrete të ushtrisë, siç ishin bazat ushtarako-detare, bazat ushtarake-ajrore, ishulli i Sazanit, disa objekte të njësive të zbulimit, pika ritransmetimi, apo objekte të tjera të kësaj natyre, leja për t'u futur në to ishte e drejtë vetëm e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në disa nga këto objekte nuk kishin të drejtë të hynin jo vetëm anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, por as anëtarët e Byrosë Politike. Ky dokument ishte i miratuar nga Këshilli i Mbrojtjes.
A ishit njohur më parë me përmbajtjen e filmit që do të xhirohej në Pashaliman?
Siç thashë, Dritëro Agolli më kishte njohur në përgjithësi me subjektin e filmit të Kadaresë. Kisha marrë vesh që ishte përgatitur një skenar filmi mbi konfliktin ushtarak shqiptaro-rus në bazën e nëndetëseve në Pashaliman të Vlorës. Ndërkaq, dija edhe autorin e tij, shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare. Por vetëm kaq. Sipas të gjitha rregullave, ky skenar ishte miratuar dhe kishte marrë viston që të xhirohej me titullin “Ballë për ballë”. Tani kërkohej që skenaristit, regjisorit dhe grupit të xhirimit t'i vihej në dispozicion terreni, teknika ushtarake dhe baza e nevojshme materiale, siç bëhej fjalë për katërsilurët dhe nëndetëset.
Dhe kjo kërkesë erdhi zyrtarisht te ju…
E kam parasysh fare mirë kontaktin me këtë kërkesë disi jo të zakontë në rutinën e punës së përditshme. Në zyrë, më erdhi shkresërisht në formën e një shkrese që përmbante një listë me emrat e tërë atyre që do të merreshin me këtë film. Këta ishin miratuar si persona të besuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe duhej t'i pajisnim me autorizim për t'u futur në bazën detare të Pashalimanit. Ndërkaq, pak ditë më parë kisha mësuar se drejtuesit e Kinostudios kishin përzgjedhur në rolin e konsulentit të filmit dy nga drejtuesit e lartë të Flotës Detare, përkatësisht Dashamir Ohrin dhe Beqir Gërbin, të cilët kishin qenë protagonistë të zhvillimeve në ngjarjen e vitit "60. Shkurt, Kadareja dhe grupi i realizimit të filmit kërkonin t'u vinim në dispozicion asetet dhe teknikën luftarake të bazës së Pashalimanit…
Si proceduat pas njohjes me këtë kërkesë?
Paraprakisht, pasi u konsultova me specialistët e Shtabit të Përgjithshëm, kërkova të njihesha me skenarin dhe të informohesha gjerësisht për atë që do të xhirohej dhe mjetet që kërkoheshin për të ilustruar situatat e regjisë së filmit. Së pari, më vunë në dispozicion skenarin që kishte shkruar Kadareja, i cili siç më thanë kishte kaluar në të gjitha sitat e miratimit, si i thoshim atëherë. Përfundimisht, vepra e Kadaresë kishte marrë “OK”-in e strukturave të specializuara, që fillonin që në majën e piramidës partiake. Me thënë të drejtën e kam lexuar brenda natës dhe me laps në dorë kam hedhur ato gjëra që mendoja se stononin, sidomos nga ana ushtarake…
Dhe çfarë konstatuat se nuk shkonte në skenar?
Në përgjithësi më dukej sikur gjithçka përshkruhej me një fantazi që nuk përkonte me realitetin. E shkruar në kushtet e studios, vepra nuk kishte si duhet pamjen e situatës dhe të mjedisit ku zhvilloheshin ngjarjet. Pastaj kishte edhe pasaktësi të ndryshme, të cilat kishin të bënin me mënyrën si funksiononin në të vërtetë gjërat në bazë. Në skenar shkruhej se në të hyrë të bazës së Pashalimanit, d.m.th. në postbllok, të ndalonin dy roje njëherazi, një shqiptar dhe një rus. Në qoftë pra, se të lejonte roja shqiptare, ajo ruse nuk të lejonte! Ky detaj nuk ishte realist nga pikëpamja ushtarake, sepse asnjëherë nuk kemi pasur në atë vend dy roje. Më shumë se kaq, nga pikëpamja parimore, ajo çka shkruhej në skenar jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ishte dhe disi fyese për palën shqiptare. Ne kurrë nuk mund të pranonim, që për t'u futur në tokën tonë apo në njësinë tonë ushtarake, të na komandonte, në rastin konkret – të na ndalonte, një roje i një vendi tjetër…
Tjetër detaj që stononte…
Ushtarëve në nëndetëse, thuhej në skenar, u shndritnin helmetat dhe bajonetat e armëve! Në nëndetëse nuk mund të mbahen as helmeta dhe as bajoneta në armë, veç të tjerave, se është jashtë çdo logjike që armët të mbahen në krah brenda nëndetëses! Madje, madje, në nëndetëse pjesëtarët e ekuipazhit rrinin me mbathje dhe kanotiere, pale të mbanin pajime të tjera në trup.
Ndërkaq, në skenar bëhej fjalë për një adjutant, bodigard të komandantit të bazës shqiptare, kolonel Bermemës, i cili përballonte një ngarkesë goxha të madhe në dinamikën e filmit. Ky detaj ishte joreal. Historikisht asnjë prej komandantëve të bazës, të korpuseve, brigadave etj., të asaj periudhe nuk ka pasur shoqërues, apo adjutant. Filmi duhej t'i përgjigjej së vërtetës, duhej ta pasqyronte me vërtetësi atë. Këtu nuk bëhej fjala për gjetje e mjete artistike, por për të vërteta të pakontestueshme.


Mare nga gazeta Panorama

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2007 14:58
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Manovrat ne det te atij filmi i kam pare duke u xhiruar.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2007 23:38
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Si u xhirua filmi ''Balle per Balle'' !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.