sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
"Le te pelcasin dushmanet...."
Nga Halil Matoshi
Gazeta Tema
30.08.2007
Ishte 10 qershori 1999. Robërit dhe pengjet shqiptare të luftës nën torturë, të lidhur me spango, pa ujë e bukë prej sa ditësh, me shpirtin ndër dhëmbë e të kërcënuar nën tyta armësh, deportoheshin në kampet serbe të përqendrimit, në Nish, Leskoc, Mitrovicë të Sremit, Beograd e Pozarevac
Diku afër Nishit, ndalet autobusi plot njerëz të munduar. Gojët e tyre të etura shkumëzonin, ndërsa kryet, gjymtyrët i kishin të përgjakura nga goditjet me shkopinj gome e bejzbolli. Kishte plot të plagosur me krimba në plagët e tyre, kishte pleq të moshës së thyer e fëmijë dymbëdhjetë vjeç, që te dajat ende skanë shkuar vetëm, pa i marrë e ëma për dore!
Dikush nga pengjet si ndër ethe klithte: Vode, molim
! (Ujë, ju lutem!), kurse forcat serbe të sigurisë si përgjigje i dhanë disa goditje në kokë viktimës dhe mbyllen dyert e autobusit, madje secilën vrimë që mund të sillte pak ajër dhe lëshuan të nxehtin në autobus. Dolën përskaj rrugës (Via Egnatia!), në një dyqan, përballë nesh dhe po pinin birra të ftohta, ndërsa për qejfin tonë lëshuan muzikë.
Së pari, në radio u shfaq zëri i kryefashistit Milloseviç, i cili tha se e kishin fituar luftën me terroristët e UÇK dhe me NATO, se Kosovën kishin arritur ta mbanin nën Serbi dhe pastaj, natyrisht, si te të gjithë ballkanasit e dehur, vjen muzika.
Ceca Raznatoviç-Arkan këndonte njëfarë kënge, që mua më dukej se ishte bërë enkas për ne të mundurit. Nek puknu dusmani
(Le të pëlcasin dushmanët)!?
E dalloja vetëm këtë varg, sepse ne ishim armiqtë që vërtet po pëlcisnim nga vapa dhe cinizmi serb, varg që më godiste në kokë më rëndshëm sesa shkopinjtë e gardianëve serbë, me ato tam-tame si të fiseve të xhunglës, që thërrasin për gjak, për luftë
Më 10 qershor, në Tiranë, George W. Bush njohu de facto pavarësinë e Kosovës.
Kurse kosovarëve iu drejtua më sugjerimin që të mbajnë kontakte të linjave të nxehta me Tiranën zyrtare dhe me kryeministrin Sali Berisha, që të bashkërendoheshin aktivitetet për bërjen e shtetit.
Kuvendi i Kosovës heshti, thua se Bush foli për Kubën e Fidel Kastros, apo për Ruandën!
Dy-tri ditë më pas, kosovarët hundëshkabë e si ndër vaj, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, u zhdorgjën në Kukës, në motel America për të takuar Berishën. Kot! E atë ditë do të duhej të shpallej pavarësia dhe të kërkohej njohja, së pari nga SHBA. Po atë ditë, edhe Tirana do të duhej ta njihte shtetin e ri
Por, Prishtina u frikësua, ndërsa diplomacia shqiptare e Tiranës më su ndie për së gjalli. Heshti si varri.
Ministri Lul Basha, që më parë duket si personazh i Playboy-it sesa fytyrë diplomatike, tha dy-tri fraza bajate dhe su ndie më.
Më 29 gusht, Ekipi i Unitetit niset për tu ballafaquar sërish në Vjenë me neofashizmin serb, që po lufton për ta penguar tashmë pavarësinë e njohur të Kosovës nga presidenti amerikan, George W. Bush.
Të njëjtën ditë, kosovari Lulëzim Tahiri, një ekonomist i zoti, kosovar, i cili punon qe prej dy vjetësh në Tiranë, më rrëfen përjetimin e tij, kur ai kishte blerë gazetat e ditës në kryeqytetin e shqiptarëve për të marrë lajmet e ditës se çfarë po bëhet me atdheun e tij, Kosovën, por ai ishte shokuar, zhgënjyer
, pastaj kishte sharë!
Uh nanën
këta duhet zhdukur
, - kishte shfryrë ai vet më vete!
Sipas lexuesit të gazetës Express, Tirana Observer kishte reklamuar një CD në ballinën e saj të 16 prillit 2007 dhe të nesërmen po iu dhuronte si suplement lexuesve shqiptarë një CD me këngët më të bukura jugosllave!
Dhe ndër të tjera, në atë CD janë edhe këngë nga koha e fashizmit serb të Millosheviçit, të gruas së kriminelit të luftës Arkan, Ceca Veliçkoviç-Arkan, pastaj të Dragana Mirkoviçit, Marta Saviç etj.
Kosovari bëhet nervoz, zihet brenda vetes, shtrëngon grushtat, i kërcëllijnë dhëmbët
Zhgënjehet për të satën herë, shfryn dhe shan
Tironsat dëgjojnë muzikë serbe, turbo-folk primitiv të kohës së fashizmit serb.
Po më 29 gusht, Ismail Kadare deklaronte se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për procesin që po kalon Kosova.
Pseudofilozofitë e diplomacisë sonë, që kanë mungesë aftësie dhe morali, janë qesharake dhe në të njëjtën kohë të dënueshme, - tha ai.
Askush su mor më këtë deklaratë të shkrimtarit.
Kosovarët sot (e enjte) janë përballë serbëve në Vjenë. CD-ja më këngët më të bukura jugosllave po shkon flakë nëpër Tiranë. Gazeta është shitur mirë, sipas të gjitha gjasave, ndërsa lekët e turpit, të fituara më këtë eveniment kryeredaktori Çafoku mund ti derdhë në fondin për mbrojtjen e kreut shtetëror të Serbisë që po gjykohet në Hagë për deportimin e rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, me trenat e vdekjes, për masakrimin e 10 mijë vetave dhe për zënien robër lufte dhe mbajtjen në kampet e përqendrimit të rreth 3 mijë kosovarëve, ndër ta edhe të autorit të këtij shkrimi, të cilin kurrë se kam imagjinuar se do ta shkruaja!
Ose, për nderim të heroizmave të ish-burrit të Ceca-Raznatoviçit, Arkanit, mund ti derdhë këta lekë të fëlliqur në konton e së vesë, që ia thoshte Le të pëlcasin dushmanët në kulmin e tragjedisë njerëzore. Në kulmin e dëshpërimit të kosovarëve.
Sido që të jetë, edhe unë jam artist, edhe për mua muzika nuk njeh kufij, edhe unë jam i vetëdijshëm se ka plot kosovarë kodoshë që siu ha palla për viktimat dhe që i lëndojë ato çdo ditë, që ngarendin pas letrave të Serbisë, për mbijetesë e prej zori, por të ngarendësh, që i pari në Ballkan (nuk e bënë një akt të tillë as sllovenët, madje as kroatët e boshnjakët që flasin të njëjtën gjuhë me serbët), ti dhurosh Çelësin e Tirons Goran Bregoviçit (paçka se profili dhe muzika e tij nuk është e barasvlershme me bërllogun turbo-folk të Ceca Veliçkoviçit) dhe të editosh CD më këngët më të bukura jugosllave (lexo: serbe) e ta shpërndash gratis nëpër Tiranë, ende pa u pas bërë denazifikimi i Serbisë, ende pa iu kërkuar falje publike shqiptarëve për tmerret e shkaktuara tetë vjet më parë dhe ende pa u vendosur drejtësia në këto hapësira, ky është edhe një kafshim i shpirtit të kosovarëve. Me çfarë të drejte? Me çfarë motivi?
Për të na dëshmuar sesa të hapur janë tiransat, bashkëpatriotët tanë, apo për ca lekë?
Le ta thotë Qafoku dhe qafkat si ai.
Kjo qasje tejkalon suazat e lirisë së shprehjes dhe të shtypit, madje ajo përkufizohet me cenimin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor të viktimave. Tashmë, është çështje e prokurorisë. Kjo sfidon shtetin dhe shoqërinë shqiptare
Dhe për këtë duhet të flasë edhe politika. Viktimat duhet tiu hedhin në gjyq, iu keni kafshuar shpirtin!
Le të flasë Salo Berisha e Lul Basha.
Unë jam i vendosur. Jacuse.
----------------------------------
Urime z. Halil Matoshi..
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|