Ami-
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Figurat e Shquara
Iliria dhe disa figura të shquara Ilire
Stëgjyshërit tanë ilirë që jetonin autoktonë në vise të Ballkanit të ndarë si fise të një gjaku nëpër zonat gjeografike, Iliri, Dalmati, Dardani, Maqedoni, Traki, Moezi, Frigji, Epir, Thesproti
kishin themeluar shtete krahinore. Shteti romak i themeluar më 753 (para e.s.re) në gadishullin italik, nisi të sulmojë edhe viset e Ballkanit. Por u ndesh me Ilirët e veriut dhe të jugut. Mbreti i famshëm epirot, Pirroja (320-272) romakët i ndoqi deri në Romë me 25 mijë ushtarë dhe 20 elefantë.
Gjithashtu dhe mbretëria e Ilirisë me qendër në Shkodër, e vazhdoi këtë rezistencë. Mbretëresha e famshme Teuta (230-228) romakët i mbyti në det përpara Korfuzit. Sadoqë u përpoq edhe mbreti Genti (181-168) Iliria dhe Epiri pas njëqind e ca vjetësh ra në duar të romakëve (167-28)
Në fund të shekullit I (para e.s.re) lindi dhe kristianizmi. Roma u trazua sepse urrente fenë ekzotike. Por ilirët kishin zënë në atë kohë pozita të larta, Garda Pretoriane që mbronte pallatin mbretëror kishte rënë në duart e ilirëve. Ushtarakët, gjeneralët, komandantët më të zotë ishin ilirianë.
Perandoria romake që kundërshtonte fenë e Jezu Krishtit, më në fund ra në duart e perandorëve ilirianë. Këta ishin:
1- Septim Severi, gjeneral ilirian i lindur në Afrikë: 146-211, mbret: 193-211. Pas vdekjes së tij Roma filloi dekadencën deri më 268, kur erdhi në fuqi Claudi II.
2- Klaudi II, i lindur në Dardani: 219-270 ushtarak i aftë, ringjalli Romën.
3- Aureliani, i lindur në Sirmium: 212-275, ushtarak energjik, mbrapsi sulmet e Veriut e të Gotëve. Ndaloi kumarin, plaçkitjet dhe alkolet.
4- Probi, i lindur në Sirmium: 276-282, sundoi 6 vjet, ushtarak i ndershëm dhe trim. Siguroi qetësinë dhe paqen shoqërore, luftoi kundër barbarëve. Ushtarët i detyronte të punonin në ara, me qëllim që të mos mendonin djallëzi, por ata e vranë mizorisht.
5- Diokleciani i lindur në Mal të Zi 245-313. Mbretëroi 21 vjet, forcoi ushtrinë, evitoi krizën e rrëzimit të perandorisë, vendosi demokracinë, pushtetin e ndau në katër udhëheqje, bëri reforma.
Modifikuar nga volter datė 23/03/2005 ora 15:01
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|