Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ne shqiptaret, as demokrate e as liberale ?!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Ne shqiptaret, as demokrate e as liberale ?!

Po sjell nje pjese te nje editoriali te sotem ne gazeten Shqip te Mustafa Nanos, qe si gjithmone e si pak te tjere gjen menyren me inteligjente e te mprehte per ti pare gjerat ne shoqerine e sotme shqiptare.
Sipas tij me te drejte, zgjedhje te lira e te ndershme te na ndihmonin per te mos e braktisur perfundimisht endrren e nje demokracie liberale ...

Por une them, ne fund te fundit a e meritojme vertete te kemi nje shtet demokratik e liberal? A e meritojme keto qe po pretendojme kur nuk kemi marre mundimin as me te vogel per te qene as demokrate e as liberale?



Demokracia jo liberale dhe rasti shqiptar nga M.Nano

Demokracia liberale është në vështirësi - ky është përfundimi ku ka arritur Fareed Zakaria, në një libër të tijin, ku, bash për ta theksuar e ulëritur këtë alarm, nuk nguron të flasë qysh në titull për demokracinë jo liberale (‘illiberal democracy‘ është një term i shpikur prej tij), me fjalë të tjera, për atë sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i dalë nga zgjedhjet nuk do t‘ia dijë për liritë civile, për të drejtat e njeriut, për rregullat e lojës politike e të lojës në tregun e lirë, për rregullimin ligjor e kushtetues të veprimtarisë së vet; me fjalë të tjera akoma, demokracia jo liberale është ai sistem qeverisjeje, në të cilin pushteti i dalë nga një palë zgjedhje dosido i jep të drejtën vetes për të qëndruar mbi ligjet e mbi gjithçka tjetër. Është ky rasti i Shqipërisë? Absolutisht po. Është aq e vërtetë kjo, sa të duket se Zakaria, teksa është ulur për të shkruar librin e vet ka patur në mendje vetëm modelin shqiptar, s‘ka gjë se në fakt, në tentativën për të ilustruar tezën e vet me shembuj e ilustrime të botës së sotme, ai i referohet Shqipërisë shumë rrallë.

Si i bëhet? Duhet të heqim dorë nga shpresa për të ndërtuar demokracinë liberale? Duhet të dorëzohemi përballë një pushteti, i cili qasjen jo liberale e ka të nakatosur frikshëm me nepsin për ta plaçkitur këtë vend e për të vjedhur pasurinë publike? Duhet ta lëmë këtë vend në dorë të një bande, që nuk ka të ndalur në tamahun për t‘u pasuruar me çdo kusht e me çdo çmim (Gërdeci na tregon se dhe jetët njerëzore janë një hiç përballë këtij tamahu)?

Personalisht, nuk jetoj shumë me idenë e demokracisë liberale në vështirësi; aq më pak jetoj me idenë e demokracisë së pamundur liberale në vende si Shqipëria. Përkundrazi, unë jetoj thjesht me idenë se demokracia liberale është gjithsesi një lojë e një sfidë e vështirë, e rrjedhimisht, jetoj me idenë se kjo lojë mund të fitohet e se kjo sfidë mund të mposhtet duke mbetur në vijimësi e gjithë kohën një lojë për t‘u fituar e një sfidë për t‘u mundur. Demokracia liberale është një sistem qeverisjeje, që - edhe kur parimet, mbi të cilat ngrihet e nga të cilat frymëzohet, pranohen prej të gjithëve - nga njëra anë nuk mund të përsoset kurrë (a mund të përsoset vallë, fjala vjen, një sistem drejtësie?), e nga ana tjetër vuan pa fund "natyrën esencialisht të keqe" të njerëzve, të cilëve, edhe pse janë fiziologjikisht të korruptueshëm, mëkatarë e plot vese, "u është besuar" të mbajnë frerët e sistemit e ta bëjnë këtë (demokracinë liberale pra) një sistem punëmadh në të mirë të të gjithëve e kundër askujt.

Le t‘i ikim teorisë së rëndë e mezi të tretshme e le të zhvendosemi në një terren praktik. Nga duhet t‘ia fillojmë për të mos e lënë shpresën për pakëz demokraci liberale të vdesë përpara syve tanë? Ne, së bashku me vende e shoqëri të tjera, e në ndryshim nga ajo pjesë e botës, ku demokracia liberale - pavarësisht borive të alarmit, të cilave u bie me të drejtë Fareed Zakaria - ka triumfuar në mënyrë të pakthyeshme, e ku demokracia ka pasuar liberalizmin, duhet t‘ia fillojmë me demokracinë për të vijuar më pas me merakun për praktikat liberale; më saktë, duhet t‘ia fillojmë me zgjedhjet e lira e të ndershme, të cilat janë fillimi i fillimit të demokracisë. Nuk dua të them me këtë që praktikat liberale duhet t‘i lëmë pas dore. Jo, dua të them se në radhën e gjërave, demokracia është e para, e liberalizmi është i dyti, gjë që afërmendsh nuk na pengon të merremi me të dyja këto sfida. Dua të them gjithashtu, se liberalizmi (me të cilin në këtë kontekst nuk është gabim të kuptohet ‘shteti i së drejtës‘) është një objektiv më i mundimshëm e më afatgjatë se sa demokracia.

Prej sa më sipër, buron dhe përparësia nr.1 e shoqërisë shqiptare. Kjo përparësi pra ka një emër: zgjedhjet e lira e të ndershme. Pa u marrë seriozisht me këtë gjë, pa qenë mendjefjetur se zgjedhjet e lira e të ndershme janë shndërruar më në fund në një procedurë rutinore, do të ishte mendjelehtësi e padurueshme të tentonim arritjen e objektivave të tjerë madhorë që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Kjo është një arsye më tepër, që na bind mbi panevojshmërinë e kotësinë e reformave të ndërmarra e të reformave që priten të ndërmerren në kuadër të shëndoshjes së botës institucionale, të cilat - kuptohet, formalisht - janë reforma të natyrës liberale.


Artikulli i plote

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2008 13:38
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Pas paragrafit te dyte, me humbi interesi per ta vazhduar leximin.

Sikur po fliste demokraci i-liberale qe nuk perfill te drejtat e njeriut etj etj.
C'pune ka vjedhja dhe korrupsioni me keto koncepte? Apo s'mund te rrime pa perzier icik konceptet e pergjithshme me politikat e dites thuaj !!

(ku jane analizat e Lubonjes?)

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2008 15:37
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Une i ndjek keta analistet dhe gazetaret tane te famshem.Me eshte krijuar bindja dhe jam shume i sigurt per kete.Ata jane disa interesaxhinj qe kerkojne te perfitojne duke bere tifo per njerin apo tjetrin krahe te politikes.
Ata jane vete si politikanet tane,ne mos me keq.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2008 16:42
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ne shqiptaret, as demokrate e as liberale ?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.