Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Europa dhe unifikimi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Europa dhe unifikimi

Evropa do mbajë vendin e kreut. Kjo pikëpamje mbështetet në hipotezën që sugjeron se kontinenti ynë është krijuar t’i prijë zhvillimit të shoqërisë edhe në të ardhmen, pasi përbëhet nga popuj të cilët, si ndaj njëri tjetrit, edhe së tërës, Evropës, ruajnë në kohëra po ato parimësi dhe raporte harmonie që ndeshen në pjesët dhe organet e qenieve të gjalla në rritje. Evropa përbëhet nga popuj që përpiqen t’i krijojnë kushte vetes për të marrë vetitë e së tërës, çka dëshmon se ndryshon prej tjerëve, ka diçka të përbashkët me gjallesat e për këtë në “palcë” përshkohet nga veti si të së gjallës. Pikërisht pse ka këtë dhunti, mbetet si pjesa më e çmuar e universit tokësor, perla e globit tonë, truri i këtij trupi kozmik, që e quajmë Tokë.
Në kohët e lashta u takoi grekëve ta sundojnë Evropën jo vetëm se qenë popull pushtues, por edhe pse mundën të formojë një qytetërim që gëzonte dhuntinë për të shkuar në pajtim me vetitë e së gjallës, që përshkon Evropën në palcë dhe krijon bazën reale për përtëritje. Për të arritur këtë synim, grekët i shpjegonin dukuritë që ngjisnin në këtë botë me mite, gjë që i ndihmoi t’u hapet një horizont shumë i gjerë, që i kalonte kufijtë e asaj që shihnin me sy e dëgjonin me veshë. Eksperienca që rridhte nga mitet bëri që parësi t’i japin përvojës, e cila i jepet njeriut me vrojtime, që shkojnë në harmoni me mendimin dhe logjikën, gjë që i bëri të krijojnë një kulturë që pushtoi krejt botën antike. Mirëpo kjo kulturë, ashtu si dhe romakja që u zhvillua më vonë, ishin të kufizuara, bartnin kontradikta, prandaj, kur arritën në kulm, u shembën.
Me rënien e këtyre qytetërimeve, Evropës iu dha shansi që kulturën ta zhvillojë mbi një bazë të re, duke u mbështetur jo vetëm në dijet e kufizuara si më parë, që lidheshin me vrojtimet me organe të shqisave, arsyen e mendimin, por dhe me dijet pa kufi, që buronin prej besimit të ri fetar që po përhapej, krishterimit. Njerëzit e përqafuan me dëshirë, pasi në të shihnin jo vetëm shpëtimin e shpirtit, por edhe një drejtim të ri zhvillimi, që bënte të mundur t’i vinte fundi veprës së paplotësuar, se kërkonte që ecja e shoqërisë të bëhej duke harmonizuar mes tyre dijen e kufizuar, që rridhte prej arsyes njerëzore, me besimin dhe dijen e pakufizuar të Zotit, Birit Tij të dërguar në Tokë, Jezu Krishtit, për të marrë mbi vete gjithë mëkatet e paudhësitë tona.
Rruga që u hap, megjithëse shkonte në harmoni me çka përshkon Evropën në palcë, prirjen e popujve më kryesorë për t’u bërë sa më të plotë, duke bashkuar kërkesat e arsyes, dijen e kufizuar me origjinë njerëzore dhe dijen e pakufizuar me origjinë hyjnore, nuk u ndoq si duhet. Kjo pasi shumë klerikë në vend të bëheshin shërbëtorë të Zotit, punuan që besimin e njerëzve ta përdorin për ta vënë në shërbim të interesave tyre, për pushtet e jetë luksoze. Kjo gjendje vazhdoi deri sa nga fundi i shekullit të 16-të, në pjesën perëndimore të Evropës, në vende si Itali, Francë, Gjermani, Angli, dolën burra të mëdhenj në dije e shpirt, që punuan për ta rilindur kontinentin. Në qendër vunë ndriçimin e mendjes njerëzore, duke marrë për bazë trashgiminë e kulturës greke, judeo-kristiane dhe shtysë, frymën e re në dije që sollën Koperniku, Galileu, duke i ndërthur me idetë për lirinë e barazinë të Revolucionit Francez. Ky qëndrim i ri çliroi njerëzit aq shumë nga kufizimet e mëparme, sa këto shpejt u futën në rrugën e zhvillimit ekonomik e politik, grumbulluan dije të reja dhe nisën ta kuptojnë më mirë veten dhe botën. Nga ana tjetër, njohuritë e shumta që u mblodhën krijuan nevojën të sistemohen, për t’i vendosur sipas një ligji të vetëm, që duhej të kishte vlera universale, gjë që i çoi në përpjekjet për të zbuluar “shkencën universale”, metodën e pushtimit të dijeve, heqjen e kufijve të botës, për ta njohur të njëjtësuar, nga grimcat më të imta deri në trupat qiellorë.
Përfaqësuesit më tipikë qenë Dekarti, Kanti, Lajbnici, Njutoni dhe kulmi u shënua me Laplasin, që propozoi determinizmin shkencor, i cili synonte të zbulonte bashkimin e atyre ligjeve, që të ishin në gjendje të përcaktonin evolucionin e gjithësisë, nisur nga konfiguracioni i saj në një çast të dhënë. Kërkesa Laplasit u mishërua në gjetjen e ekuacionit diferencial botëror, që duhej të ishte i aftë të përshkruante lëvizjen e çdo gjëje që përmbahet në gjithësi. Në mënyrë po kaq të goditur në filozofi, idenë e heqjes së kufijve mes njerëzve, unifikimin e tyre e dha Kanti, duke projektuar paqen universale, krijimin e politikës së brendshme botërore, që sot shihet si prelud i zhvillimeve globalizuese. Kështu, periudha e Rilindjes dhe ajo pas saj e gjallëroi Evropën, ngjalli ndër njerëzit shpresa të mëdha për një të ardhme më të mirë, por zhvillimet në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, dy luftërat botërore, i ndihmuan njerëzit të kuptojnë se shpresat që kishin ushqyer nga Iluminizmi qenë iluzione dhe nga kjo Evropa humbi shumë. Mirëpo ajo fitoi kujdesin e SHBA-së, këtij vendi bir, që erdhi të ndihmojë njerëzit e kontinentit tonë.
Falë ndihmës së SHBA-së, pas Luftës së Dytë Botërore, shtetet e Evropës Perëndimore u organizuan të vënë në themel kuptimet për shtetin ligjor, liritë, të drejtat e njeriut, ndërsa shtetet e Lindjes, që ranë nën ndikimin e BS-së, u detyruan të vënë diktaturën, dhunën. Prandaj, gjysma dytë e shekullit të 20-të u përshkua nga Lufta e Ftohtë mes forcave të lirisë, të udhëhequra nga SHBA-të dhe atyre totalitare, me në krye BS-në. Fundi i shekullit të 20-të i solli Evropës një përvojë të re, që popujt të mund të bashkohen, pa pasur nevojë të përdoret forca apo ekspeditat ushtarake. Kështu që për shekullin e 21-të u hapën mundësitë që popujt më kryesorë në kontinent të mos shpenzojnë energji kot, si në të kaluarën, por këtë ta përdorin për t’i prirë njerëzimit drejt zhvillimeve të fuqishme, që kanë për bazë jo vetëm heqjen e kufijve, por edhe të tjera, nga ato që projektonte Kanti për njerëzimin, deri tek Laplasi për gjithësinë. Kjo do të bëjë që Evropa të vazhdojë të qëndrojë krah SHBA-ve e të dyja së bashku të nisin një rilindje të re, që do të mbështetet në dijet pakufi, gjë që do të hapë mundësitë që njerëzimi të ecë drejt një të ardhmeje ku raca njerëzore do të përparojë e zhvillohet pa kufij.
*Autori është studiues në fushën e unifikimit dhe globalizimit

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2003 18:45
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Cila eshte ideja e ketij postimi?

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2003 17:02
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

ta lexosh dhe te nxjerresh koknluzione, nese je i afte...

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2003 00:19
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Talking

Shume pergjigje intriguese Endri .

Pyetjen e shtrova sepse artikulli mu duk jo i plote dhe mendova se mos vazhdonte me tutje. Megjithate, duke qene se qenka i "plote" atehere po komentoj.

Citim:
Evropa do mbajë vendin e kreut. Kjo pikëpamje mbështetet në hipotezën që sugjeron se kontinenti ynë është krijuar t’i prijë zhvillimit të shoqërisë edhe në të ardhmen, pasi përbëhet nga popuj të cilët, si ndaj njëri tjetrit, edhe së tërës, Evropës, ruajnë në kohëra po ato parimësi dhe raporte harmonie që ndeshen në pjesët dhe organet e qenieve të gjalla në rritje. Evropa përbëhet nga popuj që përpiqen t’i krijojnë kushte vetes për të marrë vetitë e së tërës, çka dëshmon se ndryshon prej tjerëve, ka diçka të përbashkët me gjallesat e për këtë në “palcë” përshkohet nga veti si të së gjallës. Pikërisht pse ka këtë dhunti, mbetet si pjesa më e çmuar e universit tokësor, perla e globit tonë, truri i këtij trupi kozmik, që e quajmë Tokë.



Ky paragraf ka disa gjera qe jane te veshtira per tu gelltitur. E para e punes, Europa ishte ne krye per nje kohe relativisht te shkurter ne historine e njerzimit, rreth 400 vjet nga 5,000 vjet qe nga fillimet e civilizimeve te lashta. Aktualisht Europa (sidomos Europa Perendimore) eshte ne pergjithsi nje grupim shtetesh pleq, me fuqi qe po zvogelohen gradualisht si ne drejtimin njerzor ashtu edhe ne ate ekonomik. Te parashikosh te ardhmen bazuar ne 8% te te kaluares historike eshte e papranueshme apo jo??

E dyta, eshte cudi si dikush mund ti krahasoje popujt e Europes me organet e nje qeniejeje te gjalle. Une nuk di ndonje qenie te gjalle qe ka organe te cilat pretendojne te eleminojne njera-tjetren, ose qe nuk kane nje sistem qendror qe te rregulloje aktivitetin e tyre. Valle a eshte rasti qe Europa eshte ajo pjese e globit ku jane shpikur kaq shume arme qe perdoren edhe sot me mjaft sukses; qe nga tanket e deri tek raketat.

E treta, eshte akoma me e cuditshme per mua qe dikush te konsideroje popujt qe shpiken konceptin e "kombit-shtet" si popuj qe perpiqen te marrin vetitë e së tërës. Nje nga dy shtetet kryesore te BE perpiqet aq shume qe te mos marri veti te tjera/te reja/te huaja sa e ka me ligj sa perqindje e fjaleve ne radio mund te jene ne gjuhen vendase dhe sa ne gjuhe te huaj.

Citim:
Në kohët e lashta u takoi grekëve ta sundojnë Evropën jo vetëm se qenë popull pushtues, por edhe pse mundën të formojë një qytetërim që gëzonte dhuntinë për të shkuar në pajtim me vetitë e së gjallës, që përshkon Evropën në palcë dhe krijon bazën reale për përtëritje


A nuk eshte tepri te vesh shenjen e barazimit midis nje "mbizoterimi kulturor" dhe termit "sundim"?????? A nuk eshte tepri te flasesh per nje "popull grek" kur ne fakt kemi veprime te pa-koordinuara, dhe vale emigracioni e imigracioni?

Citim:
Fundi i shekullit të 20-të i solli Evropës një përvojë të re, që popujt të mund të bashkohen, pa pasur nevojë të përdoret forca apo ekspeditat ushtarake. Kështu që për shekullin e 21-të u hapën mundësitë që popujt më kryesorë në kontinent të mos shpenzojnë energji kot, si në të kaluarën, por këtë ta përdorin për t’i prirë njerëzimit drejt zhvillimeve të fuqishme, që kanë për bazë jo vetëm heqjen e kufijve, por edhe të tjera, nga ato që projektonte Kanti për njerëzimin, deri tek Laplasi për gjithësinë.


Disa pyetje; Si lidhjet kjo "pervoje e re" jo-ushtarake me ngjarjet ne Kroaci, dhe ne Bosnje? Po "heqja e kufijve" si lidhet me kufizimin e emigracionit dhe me idene e "mos-ndryshimit te kufijve aktuale"?

Ne fund, kush eshte autori i ketij shkrimi?

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2003 17:45
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > Europa dhe unifikimi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.