Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Pafytyresi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pafytyresi

Para dy netesh pashe tek Fiks fare,nje sypalare qe shperndante kupona falas per simpatizantet e PD.Njekohesisht ju siguronte edhe certifikata.Si si e qysh eshte organizuar ky falsifikim nuk mund te jap spiegime,por dua te them se kur bene pune te pista apo bene hile ato zbulohen nje dite.Rasti ishte kur gazetarja e fiksit ja futi sypalarit duke e diskredituar jo vetem ate por edhe ata qe jane mbas ketij marifeti.Nuk i kuptoje keta njerez kaq driteshkurter.Nga njera ane thone se do te zhvillojme zgjedhje te drejta e te ndereshme,kurse nga ana tjeter po veprojne kesisoj per t'i manipuluar ato.Mendje diabolike shqiptaresh.Kerkojme shqiptaret te levizin pa viza ne zonen Shengen,por me veprime te tilla ,europianet kane te drejte qe jane skeptike karshi Shqiperise.
Me beri pershtypje edhe veprimi i nje personi i cili kapi per qafe e shtyu nje grua te verber e cila se bashku me te verber te tjere protestonin te k hurja e mbrapme e kryeministrise.Aty ndodheshin edhe dy polic dhe nje gardist.Asnjeri prej tyre nuk i tha asgje atij vagabondi qe shtyu nje te verber moshatare,e cila protestonte ne menyre paqesore.Por veprimi me i turpshem u be nga gardisti,i cili u filmua duke u puthur me civilin gangster mbas veprimit te dhunshem te tij.
Keto jane vetem dy momente te pafytyresise se shtetit e te shkeljes ne menyre selektive te drejtave te shqiptarve,por ka edhe me shume.Keto edhe te tjera arsye si korrupsioni,sulmi kunder organeve te pavarura kushtetuese ,jane arsye qe votuesit shqiptare duhet ta largojne S Berishen nga karrigja e pushtetit dhe politika shqiptare.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2009 00:51
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Nga fjala e Berishes ne Kuvendin e PD

Do të flas për veten time.

Unë jam Sali Berisha. Për dijeni, kam qenë mjek kardiolog, studiues i apasionuar, profesor i një universiteti, me përkushtim të madh u kam shërbyer të sëmurëve të mi, kam punuar me studentët e mi, karrierën time nuk e kam nisur kurrë për politikë. Karrierën time e kam nisur me një vendim, vendim në të cilin bëra atë që s'kisha bërë. Në emër të dinjitetit tim, vendosa të përballesha me një vendim çnjerëzor, që shpërfytyroi këtë vend dhe këtë popull. Jam njeri që i kam dashur shumë të sëmurët, i kam dashur shumë studentët, e kam dashur shumë kërkimin shkencor. Kam botuar në Shqipëri dhe në mbarë botën kërkime shkencore. Por çfarë ndodhi me mua? Tek merresha me dhimbjen e zemrës të të sëmurëve të mi, dhjetëra herë më të egra se dhimbjet e zemrës ishin dhimbjet e shpirtit të popullit, tek qëmtoja në laboratorët e mi të vërteta shkencore për t'i gjetur ato gradualisht, pasioni për kërkim sa vinte dhe zbehej. Një pasion tjetër pushtonte shpirtin tim. Këto të vërteta janë të rëndësishme, por sa të vërteta të tjera janë më të mëdha se sa ato të lirisë. Për politikën në atë kohë nuk e ndërroja familjen kurrë dhe asnjëherë, por unë prindi, bashkëshorti, nuk isha ai që duhet të isha. Më mungonte dinjiteti, ndaj dhe unë vendosa të përballem. Në emër të tyre, vendosa të shkoj në kërkim të dinjitetit të kërkuar. Me dhjetëra e mijëra njerëz, në këtë sallë e Shqipëri, dolëm në rrugët e Tiranës dhe themeluam Partinë Demokratike, përmbysëm diktaturën më të egër në Europë. Udhëhoqëm opozitën bashkë me bashkëpunëtorët e mi drejt fitores së '92, u zgjodha President i këtij vendi në liri të plotë, të një vendi me triska e tollona, që përjetonte urinë dhe varfërinë. Ishte pasioni tek liria, që bashkë me bashkëpunëtorët e mi të vendosnim sistemin e ri, të dilnim në mbështetjen tuaj, Shqipërisë t`i mbushnim dyqanet, nga kolapsi ekonomik e shndërruam në zhvillimin ekonomik, ta anëtarësojmë në Këshillin e Europës. Në prag të hapjes së negociatave në '96, piramidat sollën krizën, rebelimi komunist bëri që ish-komunistët shqiptarë dhe botërorë të hedhin mbi mua tonelata shpifjesh, trillimesh dhe akuzash dhe unë sërish mbeta qytetari Sali Berisha. Atë moment, nga pasioni i lirisë pranova dhe dhashë dorëheqjen, por jo atë personale. U bashkuam sërish bashkë. Në 2005, ne përmbysëm sistemin e kleptokracisë dhe këto katër vite u kam faktuar ju dhe çdo shqiptari fjalën e mbajtur.

Mos mendoni ju se tërhiqet Sali Berisha jo dhe jo, Sali Berisha nuk do të mposhtet asnjëherë, se asgjë nuk do të mposhtë të drejtën tuaj për të qenë pjesë e Europës. Reformat e çojnë vendin në Bashkimin Europian, është objektivi im madhor. Të dashur qytetarë dhe qytetare edhe sot pas 20 vitesh në politikë, unë dua t`ju jap ju fjalën e nderit, se jetën e tij të përditshme Sali Berisha nuk mund të jetë kryeministri apo udhëheqësi i këtij vendi, por do të jetë qytetar i këtij vendi që do të dëgjojë çdo dhimbje, çdo ankesë çdo hall, qëndroj dhe do të qëndroj prapa tyre gjer sa të jem në politikë. Qëndroj dhe do të qëndroj, se së bashku firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit qëndroj dhe do të qëndroj, se së bashku aplikuam për në Bashkimin Europian. Qëndroj dhe do të qëndroj, se së bashku anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Qëndroj dhe do të qëndroj, se së bashku pritëm në Shqipëri Xhorxh Bushin, se së bashku do të sjellim në Shqipëri miqtë më të mëdhenj të këtij vendi. Do të zhvillojmë marrëdhëniet më të shkëlqyera me fqinjët tanë, me miqtë tanë me SHBA-në, me vendet e tjera mike në Europë dhe Botë. Jam dhe do të mbetem, sepse së bashku do ta gatisim këtë vend, do ta ndërtojmë këtë vend do ta bëjmë nuse të Europës, do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, për të kthyer ëndrrën e shqiptarëve në realitet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2009 22:51
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Rron e do te rroje ne zemrat tona.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2009 01:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2009 02:11
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Dikur

Nje i njohuri im qysh nga vitet 70 me tha nje dite duke pire kafe me te (Ne ate kohe nuk fliste askush per corruption ne drejtim te S Berishes):
''Ti e di se une kam vuajtur dhe vuaj nga zemra.Vizitat dhe kurat i merrja nga Z S Berisha.Duke qene kuader ne nje ekonomi bujqesore,kisha mundesine t'i coja si peshqesh nga nje qengj apo dash sa here shkoja ne Tirane''.I thashe te njohurit tim se nuk ishte ndonje kushedi,per nje doktor,i cili te beri derman.Vertete nuk eshte ndonje gje e madhe,pa mendo per ata qe nuk i kane mundesite?Pra korrupsion kishte edhe ne ate kohe,por jo ne permasat e sotme.Pra S B dhe te tjere kane qene te mesuar qe ne kohen e komunizmit me mitmarrjen.Nqse atehere i hante dreqi po te merrej vesh,ndersa tani as qe e vrasin ..fare.Ata duke menduar vetem per tu pasuruar dhe kjo arrihet duke qene ne pushtet,kane menduar gjer tek prodhimi i falls ID-ve ne votime,sepse certifikatat jane pa vlere tani.Ne vitin 1996 te dashur miq,furgone te shumte erdhen nga Fieri ne Vlore e anasjelltas ,furnizoheshin me certifikata ne distance nga qendrat e votimit nga persona si ai legeni qe u kap nga Fiksi dhe shkonin e votonin.Isha vezhgues i Komisionit Zonal dhe mu dha rasti te shetisja qendrat e votimit,jo vetem ne qytet,por edhe ne fshatrat perreth.Me vjen turp e ndihem ne faj qe kam qene pjese e asaj maskarade,pavaresish se personalisht nuk kam bere asnje veprim te denueshem.Kam ditur ta ruaj dinjitetin.Shume nga te njohurit e mij anetare e drejtues te qendrave te votimet e gjer ne KZV,moren viza per ne shtetet fqinje dhe shperblime ne pare,troje per dyqne etj.Jua them me ndershmeri se une duke qene i ndershem nuk perfitova asgje,megjithse mundesite i kisha.Ah po,me dhane nje numer telefoni,por edhe ate nuk e gezova,sepse dikush ja dha nje batakciu e hajduti votash edhe pse kisha paguar paret.Kur u kujtova une me thane se e kish marre dikush tjeter me ''merita''.Nga inati kur Kryetari i PD me erdhi ne mbledhjen e seksionit i thashe se si ishte vepruar.Ai me tha se kete pune e rregulloj une dhe e beri,por perseri drejtori i Telekomit nuk po e lidhte,sepse priste qe une ta takoja e t'i lutesha.Une kurre nuk shkova dhe ne momentet kur ai do te largohej,sepse ne pushtet erdhi PS,ai dergoi nje teknik dhe e vendosi.Ne cdo mbledhje qe une kam qene prezent ate dhe disa te tjere i kam diskredituar publikisht,sidomos Kryetarin e Rajonit tim ,i cili kerkonte pare nga ata qe kishin blere shtepi e ishin vendosur ne qytet.Pra ju kerkonte pare per te bere regjistrimin ne rajon ose me mire pasaportizimin.Keta ishin zyrtare te vegjel;pa mendoni ne instancat qendrore se cfare ndodh?
Mos ka vendosur qe te na beje nje 1996 tjeter Berisha?Per fatin e tij te keq kryetare e delegacionit te ODIHr eshte anglezja e vitit 1996.Berisha e refuzoi ate,bile as ai as L Basha nuk e kane takuar ate.Mos eshte koincidenece e keqe kjo?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2009 13:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Pafytyresi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.