Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Liqeni i kripur
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

* * *





Për vite të tëra Tanin e risillja ndërmend si një rinoceront që pavarësisht se mund të jetë i egër e vdekjeprurës, ka në vetvete një lloj naiviteti e mirësie, njësoj si çdo qenie tjetër e ngadaltë, qoftë në të ecur, qoftë në të menduar.



Kurse Tomkën e kam përfyturuar plot frikë si një Anakonda gjatë një sulmi vdekjeprurës!



Anakonda di të gjuajë me të njëjtin sukses prenë e saj si në ujë, si në tokë. Ka vetëm një armë: dinakërinë dhe forcën e madhe si pasojë e përmasave të paimagjinueshme që mund të arrijë: deri në mbi 20 metra gjatësi!



E të mendosh se anakonda nuk i pickon pretë e saj! Ajo nuk ka asnjë lloj helmi, sepse gjarpërinjtë e tjerë helmin e kanë për t’u vetëmbrojtur, ndërsa Anakondën nuk e sulmon asgjë dhe kështu nuk ka nevojë asnjëherë të vetëmbrohet.



Ajo thjesht sulmon atëherë kur do vetë, atëherë kur do të ushqehet, në fakt…



Nuk ngjan kjo dhunti edhe me atë që ne shohim shpesh herë në jetën tonë të përditshme?!



Diku në Amerikën Latine Anakonda zvarritet në tokë, në ujë, ngjitet në pemë ku kontrollon me imtësi çdo pre fluturak që mund të strehohet aty majë pemës, pastaj kur nuk ka asgjë aty lart, e ul qafën e trupin poshtë pemës, që nga dega më e lartë, futet pastaj në pyll, tërhiqet zvarrë në mjedis të thatë e në ambiente të tjera plot rreziqe, po asgjë ama, asgjë nuk mund ta ndalë nëse vendos të sulmojë!



Nuk e ndal dot, për shembull, as edhe një jaguar i ri, i cili ndonëse ka zhdërvjelltësinë, shkathtësinë, forcën dhe ekuilibrin elegant e perfekt mes kockave e muskujve, - ekuilbër që çdo mace mëndjemadhe ka në këtë planet, - është megjithatë një pre e lehtë për këtë zvarranik të paparashikueshëm, që po ta mendosh mirë, nuk jeton vetëm në Amerikën Latine!



Me raste jeton në ambientin tonë të punës!



Apo edhe në mes të shoqërisë sonë!



Ndonjëherë edhe në shkollë!



Apo në lagje!



Për fatin tonë të keq, ndonjëherë edhe në… familjet tona…!



Kur Jaguari i bukur, fodull dhe me reflekse të habitshme vendos për herë të parë që të ushqehet me këtë kafshën e madhe që zvarritet lehtazi dhe pa zhurmë, e që i duket si e brishtë, kjo mace budallaqe pra e botës së egër, as që mund ta mendojë në atë çast se po kryen ndoshta “gjuetinë” e fundit…



A nuk ndodh kështu edhe në botën “qytetëruar”?

Sa herë njerëz të shkathët e të zhdërvjellët, të talentuar e me fat, të përkushtuar e krenarë kanë vendosur të besojnë më shumë në aftësitë dhe instiktet e tyre potencialisht të gabuara dhe jo në dijen apo në siguritë e përvojës?



Sa herë këta njerëz, të projektuar për të qenë të sukseshëm janë dehur ende pa e arritur suksesin që meritojnë, e me një hap të gabuar mëndjemadhësie u kanë dhënë fund aspiratave për një jetë plot drita në një skenë ku kushdo do t’i kishte admiruar, me projektorë e ndriçim nga më luksozët e mendjemarrësit, e me duartrokitje nga më të zjarrtat?



Në botën tonë ka shumë “Jaguarë” të tillë të pafat: të rinj brilantë që alkoolizohen apo drogohen duke menduar me superioritet se asgjë e keqe nuk mund t’ua prishë të ardhmen.



Biznesmenë të rinj finokë e të apasionuar pas sfidave dhe provave ekzistenciale, biznesmenë të cilët pas një suksesi të papritur e të pamerituar plotësisht, befas mendojnë se mund të zotërojnë gjithçka dhe vetëm kaq u mjafton të bëjnë një hap të mëtejshëm, një hap të vetëm drejt greminës.



Artistë të talentuar e njëkohësisht të paformuar të cilët dehen me veten para se të tjerët të dehen me ta.



Të rinj aspirantë për politikanë, shpresëmbajtës kombëtarë të ndryshimit, të cilët të sigurt se ia kanë dalë mbanë, bëjnë kompromise të parakohshme më çfarëdo pisllëk politik të atyndodhur prej vitesh që ua bën më të qëndrueshme fitoren, e pastaj të dielën e votimeve ngelin me gisht në gojë njëherë e përgjithmonë.



Doktorë të jashtëzakonshëm, të cilët ngaqë në një moment pretendojnë se janë Perëndia vetë, futen në sallën e kirurgjisë me aq shumë siguri sa kur fati u kthen kurrizin, e kur pacienti merr rrugën e paparashikuar, ata heqin dorë përgjithmonë nga zanati i tyre hyjnor dhe nuk guxojnë të përballen më me të, apo edhe kur duan ta bëjnë këtë nuk u beson më askush shëndetin e vet apo të të afërmit të vet…



Gazetarë të rinj idealistë, të marrosur pas profesionit dhe famës, të cilët mendojnë se nuk ka luftë në këtë planet që ata mos të mund ta mbulojnë, e se nuk ka plumb çeliku aq të fortë që të mund t’ua përshkojë trupin tej e tej, por që në një moment, në atë momentin fatal të atij plumbit çelik që i depërton, nuk u hyn më në punë asnjë flamur, shami apo copë e bardhë e valëvitur plot shpresë në errësirë…



Janë më të paktë, por më të sigurtë e më jetëgjatë Anakondat e kësaj bote!



Më të shumtë, por më krenarë e më të dobët Jaguarët e besimit dhe të fodullëkut të tepruar…



Anakonda i afrohet “maces mëndjemadhe” e cila me zhdërvjelltësinë e talentin natyror të instiktit prej gjuetari fut kokën nën ujë dhe i ngul dhëmbët në trupin e gjarprit, që në këtë moment ndjen një dhimbje të papritur.



Macja e shkathët nis ta tërheqë me dhëmbët e rinj kafshën që zgjatohet më shumë nën ujë, se mbi të. Por në një moment të shkurtër, aq sa zgjat një e dhjeta e sekondës, ia heq sytë trupit të gjatë më shumë nën ujë që mban me dhëmbë dhe e çon befas shikimin majtas apo djathtas, atje ku cicërima e një zogu ia tërheq vëmendjen dhe shqisat prej maceje! Gjarpri përqëndron menjëherë fuqinë, nervat dhe rruazat e njëtrajtshme te qafa dhe te koka, për të marrë kështu vrull nga poshtë ujit e me një preçizion fatal të dalë mbi ujë në mënyrë kërcënuese!



Anakonda nuk e vret dot prenë e saj thjesht duke e kafshuar! Ajo e zhyt Jaguarin në fund të lumit, duka ia ngjeshur kokën në llum dhe brenda tre sekondave apo katër sekondave zvarraniku e mbështjell të gjithin me trupin e vet të neveritshëm.



Por në momentin e fundit, kur Jaguarit i mungon frymëmarrja nën ujë e nis të dorëzohet, Anakonda bën veprimin më të çuditshëm në xhungël: e lëshon… e le të lire prenë e saj…



Dhe ashtu si çdo shfaqje tjetër e fatit, apo e ndonjë mrekullie, Jaguari duhet të largohej nga uji e të fshihej në pyll, duke menduar e medituar për këtë mësim fatlum e njëkohësisht jo vdekjeprurës në jetë! Sepse ashtu siç thotë ajo shprehja e të mundurve: Nëse nuk të kanë vrarë, të kanë bërë më të fortë…



Por jo!



“Adoleshenti elegant” vendos të mos e lëshojë zvarranikun e teksa ky i fundit nis të notojë nën ujë, Jaguari e kap për bishti, me më shumë inat se herën e parë. Anakonda plakë kthehet 360 gradë, nxjerr kokën nga uji, iu fut dhëmbët në sy Jaguarit dhe e zhyt duke e marrë me vete nën ujë, atje ku atij i mungon ajri. Në një sekondë të vetme ia mbështjell trupin me trupin e saj dhe sekondën e dytë nis ta shtrëngojë me forcën e qindra shekujve të instiktit. E shtrëngon dhe e shtrëngon aq fort, sa maces së shkretë i thyhen të gjitha kockat, venat i plasin dhe hemoragjia i shpërthen në të gjithë trupin dhe jep përnjëherë shpirt pa e kuptuar akoma se nga i erdhi vdekja!



Pasi edhe zemra i ka plasur, e pasi truri i është përmbushur me gjak, gjarpri e nxjerr felinin e shkretë në tokë, hap gojën në madhësinë e kokës së tij dhe nis ta gëlltisë…



Brenda 6 orëve, Anakonda ka mundur ta gëlltisë të gjithë Jaguarin, duke nisur që nga koka, dhe tashmë kjo kafshë e bukur elegante, fodulle, e përkëdhelur nga fati por mosmirënjohëse ndaj tij, fillon të tretet dalëngadalë në stomakun 20 metra të gjatë të Djallit të Amazonës…





* * *





Dëgjoj bomba që shpërthejnë jashtë kopshtit, në momentin kur Tomka më godet me forcë në kokë. Dhe më duket për një moment se çfarëdo lloj dhimbje tjetër të më trondisë trupin, nuk mund të jetë më e fortë se ajo që sapo kam ndjerë. Dhe pyes veten: “vërtet plasën bomba para pallatit tim?”



E nis papritur të shplodhem…



E lëshoj trupin…



I çliroj muskujt…



Nuk mendoj dot më për asgjë…



Nuk kam më frikë…



As turp, as edhe sikur ime më të hynte në atë bodrum…



E nuk kam ndoshta asnjë lloj force ta urrej Tomkën…



Nuk kam madje asnjë arsye pse ta kem më frikë…



Më duket se në atë moment ai frikësohet më shumë se unë, pistoleta i bie nga rripi në pantallonat që i vareshin dhe unë lëviz. Ashtu si një Anakonda e vërtetë, ai e mbledh edhe njëherë forcën dhe dinakërinë e vet dhe shtrihet sërish mbi mua, këtë herë për të mos e braktisur “macen e parritur”, por për ta “ngrënë” përfundimisht.



Unë jam aq i lodhur sa nuk mund të mbledh më asnjë muskul të trupit tim.



Dhe atij i duket tashmë aq e lehtë të realizojë atë që ka dashur, por në momentin e fundit bërtet nga kënaqësia dhe lëviz… E unë shikoj me bisht të syrit neverinë, teksa ai derdhet mbi drutë e bodrumit…

* * *

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Gusht 2011 19:12
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Liqeni i kripur

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.