Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Basketboll. Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Basketboll, asnjė ekip shqiptar nė Evropė.

Asnjë ekip shqiptar i sportit të basketbollit nuk do të konkurrojë sezonin e ardhshëm sportiv 2004-2005 në kupat e Evropës. 25 qershori ka qenë afati i fundit të konfirmimit në FIBA-Europe (Federata Evropiane e Basketbollit) të pjesëmarrjes së ekipeve në turnetë evropiane, por asnjë ekip shqiptar nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kështu, për të dytin vit radhazi, basketbolli shqiptar nuk do të përfaqësohet në Evropë. Iluzioni për një pjesëmarrje të ndonjë ekipi shqiptar erdhi kur tri klube shqiptare kërkuan dokumentacionin për të marrë pjesë në turnetë evropiane. Valbona për meshkuj dhe Luftëtari e Flamurtari për femra tërhoqën dokumentacionin e pjesëmarrjes pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit, por asnjë përgjigje nuk erdhi prej tyre. U mendua se këto ekipe do të garonin, duke parë paraqitjen e mirë që ato bënë në kampionat dhe dëshirën që kishin shprehur për të konkurruar në një turne evropian. Por, me sa duket, problemet financiare nuk u kanë dhënë mundësi ekipeve shqiptare të basketbollit që të konfirmojnë pjesëmarrjen. Më 25 qershor ka qenë afati i fundit të konfirmimit të pjesëmarrjes së skuadrave në FIBA për të gjitha shtetet, por nga Shqipëria lista e pjesëmarrjes ishte bosh. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit, asnjë ekip nuk e konfirmoi pjesëmarrjen, kjo për shkak të shpenzimeve të shumta që mbart një aktivitet i tillë. Kështu, aktiviteti i vetëm ndërkombëtar për basketbollin shqiptar në sezonin e ardhshëm sportiv 2004-2005 do të jenë eliminatoret e kampionatit evropian për meshkuj. Me sa duket, skuadrat shqiptare duhet të përveshin akoma edhe më shumë mëngët për të qenë gati për t'u ballafaquar me kolegët e tyre evropianë në aktivitete ndërkombëtare.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2004 12:18
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Smile

Miftari e Shaptahu nė provė te KK Zadar.

Dy basketbollistë të rinj të kombëtares shqiptare, Florian Miftari e Samir Shaptahu, janë në provë te skuadra e njohur kroate e Zarës, KK Zadar. Këtë lajm e kanë bërë të ditur disa media kroate, të cilat shprehen se këtë e ka bërë të mundur Xhuzepe Xherxhia, trajneri i njohur kroat (me prejardhje arbëreshe). Xherxhia, në dy vitet e fundit, ka qenë trajner i skuadrave kosovare të Prishtinës dhe Mabetex-it dhe tani është emëruar drejtor i KK Zadar. Pas përfundimit të kësaj faze provuese, klubi kroat do të vendosë nëse do t'u afrojë kontratë dy basketbollistëve shqiptarë. Zadar (Zara) së bashku me Cibonën janë skuadrat më të njohura kroate. Në sezonin e fundit, kjo skuadër ka qenë finaliste e play - off-it të Ligës Kroate, duke humbur në ndeshjen e 5-të nga Cibona. Aktivizimi i mundshëm i këtyre basketbollistëve në një kampionat prestigjioz me skuadrën, që gjithashtu merr pjesë edhe ne kompeticione ndërkombëtare, do ta shtojë numrin e basketbollistëve "legjionarë" shqiptarë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2004 12:19
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Artan Terihati, sėrish trajner i Teutės

Një nga objektivat e skuadrës së Teutës në basketboll për meshkuj do të jetë kalimi i ekipit nga kategoria e dytë në kategorinë e parë. Sipas burimeve nga klubi shumësportësh "Teuta", ky klub së bashku me mbështetjen e Bashkisë së qytetit bregdetar të Durrësit do të synojë ndërtimin e një ekipi pretendent për t'u futur në kampionatin e më të mirëve. Për të realizuar këtë, në krye të stolit durrsak do të qëndrojë një nga emrat e mëdhenj të basketbollit shqiptar, Artan Terihati. Trajneri kryeqytetas do të ketë në dispozicion të njëjtin grup lojtarësh që pati edhe sezonin e kaluar, ku evidentohen emrat e Aliajt, Berberit, Abranxhës si dhe një grup të rinjsh të talentuar. Me këtë grup basketbollistësh Teuta do të kërkojë që të largohet nga kategoria e dytë, ku qëndron prej disa sezonesh, për t'u futur në grupin e elitës. Gjithsesi, sipas shefes së klubit shumësportësh "Teuta", Nexhmie Kotrri, në ekip është e domosdoshme mbështetja financiare për të garantuar ecurinë e tij në këtë sezon të ri sportiv. Bashkia e Durrësit ka premtuar një fond prej 1 milion lekësh të reja në mbështetje të këtij ekipi, në një kohë që po operohet për gjetjen e sponsorëve seriozë, për të bërë të mundur kompletimin e ekipit në basketboll për meshkuj të Teutës.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 09:48
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Skėnderbeu nė pritje tė sezonit tė ri

Vazhdon qetësia te skuadra korçare e basketbollit të femrave, që së shpejti do të nisë nga puna (fazën përgatitore) për sezonin e ri sportiv 2004-2005. Duket se skuadra nuk do të ketë shumë ndryshime, por vazhdon puna për afrimin e elementëve të rinj krahas atyre me përvojë. Ndërkohë, për ekipin e Skënderbeut dhe për merkaton e kësaj vere do të shprehej vetë trajneri. "Ende nuk kemi vendosur për Skënderbeun e sezonit 2004?2005. Ne po vazhdojmë stërvitjen dhe jemi në kërkim të sponsorëve, që mund të na mbështesin në kampionatin e ardhshëm. Për momentin mund të deklaroj që është i njëjti kontigjent, ndërkohë që për ngjarjet e reja nuk mund të flas qysh tani," - shprehet për gazetën "Sporti shqiptar" trajneri i basketbollit të femrave Skënderbeu, Arjan Kostani.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 09:50
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Vllaznia, faza pėrgatitore nė Velipojė.

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë duket se i ka marrë seriozisht përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2004-2005. Shkodranët, gjatë kësaj periudhe kanë filluar punën për sezonin e ri me hapat e para të fazës përgatitore në Shkodër. Ndërkohë, puna intensive do të jetë e përqendruar nga data 15 korrik deri më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe, basketbollistët shkodranë do të zhvillojnë një stërvitje speciale në prag të nisjes së sezonit të ri. Fillimisht, për 15 ditë do të vendosen në plazhin e Velipojës, ku dhe puna e ekipit do të jetë e përqendruar në fillimin e marrjes së formës së duhur. Ndërkaq, në 15-ditëshin e parë të muajit gusht drejtuesit e skuadrës kanë planifikuar kalimin në pikën turistike të Razmës, e njohur kjo për klimën e freskët, çka ndihmon në marrjen e ngarkesave të larta fizike prej sportistëve. Një përkujdesje e tillë për ekipin duket qartë që tregon se Vllaznia në sezonin e ri do të hyjë me pretendime maksimale. Trajnerët Petrit Osmani e Roland Koka, në fakt, kanë ditë që kanë filluar stërvitjen, e cila zhvillohet në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Në stërvitje është thuajse kontigjent i sezonit të kaluar, ndërkohë që janë afruar në ekip edhe disa të rinj të talentuar nga ekipet e të rinjve të Vllaznisë dhe Shkodra Basket. Nga burime pranë skuadrës bëhet e ditur se me ndihmën e disa sponsorëve po shikohet edhe mundësia e afrimit në skuadër të ndonjë basketbollisti cilësor, që mund t'i rriste edhe më tepër pretendimet e këtij ekipi. E rëndësishme është që punët sivjet në këtë ekip kanë filluar mbarë, aq më tepër që po bëhen në kohën e duhur. Kjo gjë premton se objektivat që do të merren do të jenë plotësisht të realizueshëm. Vllaznia, vitin e kaluar, pa këto kushte, gjithsesi arriti të kalojë në play?off, duke zënë vend mes katër ekipeve më të mira të vendit. Sivjet, kuptohet, askush nuk do të jetë i kënaqur me kaq.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 10:24
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kostani: Plasa nuk ka firmosur pėr askėnd.

Gjithçka është quajtur e përfunduar nga drejtuesit kryeqytetas për kalimin e basketbollistes korçare Migena Plasa nga Skënderbeu te Studenti. Por këtë kalim e ka mohuar për momentin trajneri i Skënderbeut, Arjan Kostani, i cili për "Sportin Shqiptar" do të deklaronte: "Nuk dimë që Migena Plasa të ketë firmosur për Studentin. Sapo kam mësuar këtë lajm kam biseduar vetë me basketbollisten në fjalë dhe ajo ma ka mohuar një gjë të tillë. Është e vërtetë që drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë hyrë në bisedime me të, por ende nuk ka asgjë konkrete. Migena Plasa vazhdon të jetë basketbolliste e Skënderbeut dhe kur të kërkojë largimin do ta bëjmë të ditur ne të parët si klub" - shprehet trajneri korçar Arjan Kostani.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 10:44
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kampionati i moshave, njėsoj si njė vit mė parė.

Kampionati kombëtar i të rinjve dhe të rejave në basketboll do të zhvillohet sipas të njëjtës skemë me atë të sezonit të kaluar. Faza e parë do të zhvillohet me sistem grumbullimi (në tetor) dhe do të marrin pjesë ekipet që do të sjellin konfirmimin e tyre në FSHB. Në fazën e dytë do të marrin pjesë tetë ekipet që do të renditen më mirë në grupet përkatëse, fazë e cila do të zhvillohet në periudhën shkurt-prill 2005. Gjithsesi, një kalendar më i saktë dhe më i plotë i aktiviteteve të moshave do të përcaktohet më vonë nga komisioni i të rinjve dhe i minibasketit në FSHB.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2004 09:58
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kampionati, ja datat e sezonit tė ri.

Kampionati kombëtar shqiptar i basketbollit për sezonin sportiv 2004-2005 do të fillojë më 8 tetor. Ka qenë ky vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Basketbollit, e cila u ka shpërndarë të gjitha klubeve sportive një buletin për sezonin e ri, ku paraqiten edhe skuadrat që do të marrin pjesë (nga të rriturit deri në bam-pasarela). Sezonin e ri, kampionati i të rriturve do të ndahet në dy kategori, kjo na bazë të renditjes së skuadrave në sezonin e kaluar. Ndërsa numri i ekipeve në kategorinë e parë për meshkuj është 8, nuk dihet se sa do të jetë numri në kategorinë e dytë, pasi regjistrimi i ekipeve të reja është i hapur deri më 10 gusht. Po ashtu, edhe te femrat, numri i ekipeve në kategorinë e parë është 6, ndërsa i kategorisë së dytë është ende i hapur deri më 10 gusht. Kampionati kombëtar i femrave do të jetë më i thjeshtë në strukturën e tij, duke përsëritur atë të disa viteve më parë, me 4 faza. Ekipet do të ndeshen 4 herë midis tyre, ku dy faza do të luhen në vitin 2004 dhe dy të tjera në vitin e ardhshëm. Katër ekipet e para do të marrin pjesë në play-off dhe të tjerat në play-out. Kjo strukturë pritet që të jetë e njëjtë për të dyja kategoritë e femrave, ndonëse numri i skuadrave mund të jetë i ndryshëm. Por te femrat ende nuk janë caktuar datat e sakta të fillimit të çdo faze në sezonin e ri, me përjashtim të fazës së parë (8 tetor). Disi më e ndërlikuar situata te meshkujt, ku kampionati i kategorisë së parë mund të jetë ndryshe nga ai i kategorisë së dytë. Në kategorinë e parë, kampionati do të jetë me 3 faza: e para në vitin 2004 (8 tetor-20 nëntor do të luhen ndeshjet vajtje) dhe e dyta në vitin 2005 (18shkurt-2 prill do të luhen ndeshjet e kthimit). Ndërsa në fazën e tretë kjo kategori do të ndahet në dy pjesë: katër ekipet më të mira në A1 dhe katër të tjerat në A2, duke zhvilluar një minifazë me nga një takim. Pra, do të luhen tri ndeshje, të cilat do të zhvillohen në fushën e skuadrës së renditur më mirë. Në fund të sezonit të rregullt (17 ndeshje) do të zhvillohet faza e play-off-it dhe play-out-it. Në play-off do të marrin pjesë katër ekipet e renditura më mirë në përfundim të sezonit të rregullt. Ndërsa në play-out do të marrin pjesë dy skuadrat e renditura më mirë në kategorinë e dytë (B1 dhe B2) dhe dy skuadrat e renditura më dobët në kategorinë e parë (A7 dhe A8). Pra, numri i madh i ekipeve të meshkujve ka bërë që edhe struktura e kampionatit të jetë ndryshe, madje më e ndërlikuar. Madje, struktura e kategorisë së dytë (veçanërisht te meshkujt) është ende e panjohur, pasi do të shihet numri i plotë i skuadrave pjesëmarrëse. Gjithçka do të përcaktohet përfundimisht më 10 gusht, ditën kur të gjitha klubet duhet të paraqesin në Federatën Shqiptare të Basketbollit listën e federimit të skuadrave të tyre në të gjitha grup-moshat. Ndërkohë mësohet se shorti i kampionatit të ri, për të gjitha kategoritë, do të hidhet më 1 shtator në Tiranë, në mjediset e FSHB-së.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2004 09:59
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Basketboll.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.