Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Nocioni modern i sigurise ne nivelin e marrdhenieve nderkombetare Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Nocioni modern i sigurise ne nivelin e marrdhenieve nderkombetare

Nga Enri Hide*
Mjedisi I ri I Sigurise Boterore
Dogma e re e SHBA ndaj kercenimeve Asimetrike


Nga Enri Hide*
Mjedisi i ri i Sigurise Botërore,
Dogma e re e SHBA ndaj Kërcënimeve Asimetrike
dhe Roli i Shqipërisë

Konceptimi I Sigurise ne Nivelin e Marrdhenieve Nderkombetare

Përpjekja për të përafruar konceptin e sigurisë është tepër e vështirë, si në rrafshin kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Mjedisi i ri ndërkombëtar i sigurisë, në të cilin shumë probleme të reja kane lindur me Rënien e Murit të Berlinit dhe fundin e Bashkimit Sovietik, karakterizohet nga rikonfigurimi si i armiqve ashtu dhe i miqve të një shteti duke nënkuptuar balancat e fuqisë, që në sistemin dypolësh përfaqësoheshin nga dy Superfuqitë.
Destabiliteti sistematik i strukturave te sigurisë, si në nivel periferik ashtu dhe në nivel global, pritet që të vazhdojë në mënyrë inercike derisa SHBA-të, e vetmja Superfuqi të kristalizojë fuqinë e saj, gjë të cilën e ka marrë seriozisht parasysh duke marrë shkas nga akti terrorist i 11 Shtatorit mbi Kullat Binjake. Protagonistët e rikonfigurimit të mjedisit të ri të sigurimit natyrisht që do të jenë SHBA-të, Rusia mbasi të kalojë procesin aktual të tranzicionit, Kina e cila po përpiqet të bëjë hapje të kontrolluar nga elita qeverisësë ndaj tregut botëror- pasi ka kuptuar se po ngelet tepër mbrapa zhvillimeve të fundit të ekonomisë boterore- dhe, së fundmi, Europa, e cila ka akoma në dorë një armë të fortë, atë të krijimit të një politike të përbashkët për politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, duke marrë iniciativa me karakter ushtarak paqeruajtës në ambjetin gjeografikisht të afërt të saj, sic është Ballkani.
Fundi i epokës 45 vjecare dypolëshe rikonfiguroi kuptimin e sigurisë së shteteve në nivel botëror. Në rradhë të parë SHBA-të u vetënjohën si e vetmja Superfuqi dhe në vazhdim “ju dorëzuan nga shumë vende të botës kredencialet e të qënit unik”. Hapi i mëvonshëm i SHBA-ve ishte ai i ridimensionimit të politikave internacionale mbi bazën e atyre që ato percaktojnë si “interesa kombëtare” duke i dhënë prioritet atyre zonave të cilat ngjallin interes gjeostrategjik dhe gjeoekonomik, duke ju rikthyer “diplomacisë së topave” që ishte pjesa kryesore perbërëse e marrdhënieve ndërmjet shteteve në fillim të shekullit të 20të, si dhe duke vendosur tashmë prezencën e tyre në të gjitha pikat nevralgjike të globit. Kjo e fundit u shpalos shumë qartë kundrejt opinionit publik botëror gjate qeverisjes së Administratës së fundit të drejtuar prej Xhorxh W. Bushit.
Faktorët e përcaktimit të konceptit të sigurisë janë jo vetëm ata që kercënojnë bërthamen e sovranitetit të një shteti (si përshembull terrorizmi ndërkombëtar apo rreziku i një lufte me vendet e Aksit të së Keqes), por gjithashtu ata shtrihen dhe në nivelet e tjera të politikës së jashtme (e cila ndahet në High Politics dhe Low Politics) dhe asaj te brendshme.
Duke u bazuar në Dogmën e fundit të politikës së jashtme të Administratës amerikane kërcënimet për sigurinë e SHBA-ve vijnë nga rrjetet terroriste, nga shtetet që i mbështesin e që i strehojnë, si dhe nga shtetet që kanë armë të shkatërrimit në masë, në të cilat vend të parë zinte Iraku. Dogma e re është bazuar në argumentimin bazë, sipas të cilit duhet marrë parasysh që natyra e këtyre kërcënimeve dhe mënyrat e funksionimit të tyre kanë ndryshuar dhe janë sofistikuar dhe, rrjedhimisht, duhet ndryshuar dhe mënyra e përgjigjes ndaj tyre. Kjo solli dhe reagimin e qendrës politikëprodhuese amerikane, e cila solli në realitetin e marrdhënieve ndërkombëtare Luftën Preventive (Preventive War) me synim që të pengojë cdo tentativë sulmi ndaj SHBA en primus. Me fjalë të tjera SHBA mund të ndërmarrin sulme ndaj grupeve ekstremiste dhe shteteve që mund ti strehojnë në mënyrë të njëanshme, pa marrë parasysh asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe në kundershtim me shumë prej akteve ndërkombetare të së drejtës. Kjo hap dhe kutinë e Pandorës për marrdhëniet ndërkombëtare duke krijuar precedentin e rrezikshëm sipas së cilit cdo shtet që mund të konsiderojë se kercënohet siguria e tij prej një shteti tjetër, duke mos marrë parasysh institucionet ndërkombetare dhe ligjet apo traktatet e nënshkruara nga ai vetë, si dhe Kreun 7 të Statutit të OKB-së (ku thuhet shprehimisht që shtetet përbërëse të organizatës kanë detyrimin moral dhe ligjor ti zgjidhin marrdhëniet midis tyre me mjete paqësore duke bërë dhe përshkrimin e një sërë normave ligjore) dhe një sërë normash ligjore të fituara nga njerëzimi me aq gjak gjatë shek. 20te, mund të hapi luftë kundrejt cilido shteti tjetër të bashkësisë ndërkombëtare.
Natyrisht që do ishte naivitet që të besonim se arsyeja primare për këto hapa të rënda të politikës së jashtme amerikane ishte pikërisht 11 Shtatori, i cili natyrisht që luajti rolin e tij si katalizator dhe përshpejtues i një sërë procesesh, siç ishte dhe lufta kundër Irakut, e cila ishte në axhendën parazgjedhore të presidentit të sotëm amerikan, ashtu sic ishte dhe rikonfigurimi i rajonit të Lindjes së Mesme në aspektin gjeostrategjik dhe gjeoekonomik. Studime substanciale në mbështetje të asaj që sapo u tha më sipër dhe që paraqisin një interes të vecantë në aspektin e ndryshimit të skakierës strategjike janë kryer nga “Nuclear Post Review” dhe nga “Quadrennial Defence Review” si dhe nga “Project for a New American Century”, tre institute shtetërore ku shprehet qartë inisiativa që duhet të ndermarrin SHBA-të në mënyrë që të kristalizojnë dhe të modifikojnë përfundimisht statutin e tyre si superfuqia e vetme dhe e pakundërshtueshme në bashkësinë ndërkombëtare.
Ndërkohë 11 Shtatorit i duhet atribuuar pa dyshim ndryshimi në perceptimin e relacioneve midis Bashkimit Europian dhe SHBA, sidomos në perceptimin mbi sigurinë e sistemeve dhe nënsistemeve periferike. Uashingtoni vlerëson se në zemër të sigurisë botërore ndodhet Lindja e Mesme dhe proceset, megjithëse në thelb embrionale, stabilizuese midis arabëve dhe Izraelit. Ai ambjent gjeopolitik për të cilësohet si shkaktari kryesor i destabilitetit global, si në SHBA ashtu dhe në Europë e me gjerë, në vendet e zhvilluara perëndimore. Kështu, Dogma e re e Sigurisë së SHBA-ve, përqëndrohet tërësisht në “ndalimin dhe përmbajtjen (containment)” e kërcënimeve asimetrike. Ndërsa BE-ja nga ana e saj eshte introverse në substancë, duke përqëndruar përpjekjet e saj në absorbimin dhe në uljen e tensioneve që do të shkaktojë në gjirin e saj impakti i hyrjes në BE të 10 vendeve të tjera. Ambjenti që intereson kryesisht Europën nga pikëpamja gjeoekonomike më tepër se sa duke e parë në prizmin gjeopolitik, është kontinenti Europian (nga Uraliat dhe deri në Atlantik) si dhe Lindja e Mesme, kjo e fundit në mënyrë krejt ndryshe nga këndvështrimi absolutisht gjeostrategjik-militarik i SHBA-ve. Interesi që shfaq Europa ka të bëjë tani për tani me unifikimin dhe thellimin e procesit të integrimit të saj me interes primar stabilitetin e sigurisë në Kontinentin Europian, kuptohet duhet mbajtur në lartësinë e duhur interesin mbi luftën kundër terrorizmit.
Në perfundim mund të konkludojme që tre vjet mbas goditjes në Kullat Binjake, mbas dy luftrash dhe një rikonfigurimi të relacioneve ndërkombëtare, si në nivel legjislativ ashtu dhe në atë strategjik (gjeoekonomik dhe gjeopolitik), destabiliteti struktural dhe jo vetëm do të ketë një jetëgjatësi relativisht të gjatë.

Roli i Shqipërisë në “Luftën kunder Terrorit”

Që të mund të percaktojmë faktorët përbërës të politikës së jashtme të një shteti me specifikat gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Shqipërisë duhet të shohim jo vetëm orientimin që klasa aktuale politike e saj i jep politikës së jashtme dhe aleancave në ate kuadër, por gjithashtu e rëndësishme është të vihet në dukje dhe vakuumi i sigurisë që ka ndier shteti shqiptar mbas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe kolapsi i regjimit të kaluar komunist. Një vakuum që në substancë ka qenë i kushtëzuar nga agresiviteti i disa prej shteteve fqinje, gjë që doli në pah në mënyrën më negative gjatë luftës në Kosovë dhe vulnerabilitetit të kufijve shqiptarë ndaj forcave serbe. Kështu, në këtë aspekt, lindte nevoja për Shqipërinë të krijonte disa prerekuizita sigurie dhe aleanca të cilat do jepnin frymëmarrjen e duhur në politikën e saj të jashtme, duke i dhënë kësaj të fundit nuanca të reja.
Nga ana tjetër orientimi i klasës politike shqiptare për cështjet e sigurimit ishte më tepër ai euroatlantik duke kuptuar (jo pa të drejtë) që në çështjet e sigurisë Bashkimi Europian gjendet në fazë akoma embrionale dhe s’mund tu ofrojë ato që Shqipëria kërkon (në të kundërt nga ana ekonomike BE-ja është ambjenti i preferuar për forcimin e proçedurave demokratike, rimëkëmbjen ekonomike, etj.). Kështu mundësia unike që i afrohet Shqipërisë në kuadër të Luftës kundër Terrorit të shpallur nga Uashingtoni shfrytëzohet nga politika e jashtme shqiptare, e cila bashkohet me SHBA-të në fazë të parë me angazhimin ushtarak në Afganistan dhe më pas dhe në Irak kuptohet në masën që mund ti lejojë ekonomia dhe ushtria e saj.
Dy aspekte të tjera duhen analizuar, duke marrë parasysh që tashmë vendi ynë (me apo pa miratimin e opinionit publik të tij ka pak rëndësi duke patur parasysh që dhë në Britaninë e Madhe apo në Itali opnioni publik është kundër në shumicën dërrmuese të tij) është angazhuar në fushatën e presidentit amerikan për “eksportimin e demokracisë” në Lindjen e Mesme dhe me gjerë. Aspekti pozitiv dhe ai negativ. Në këtë pikë analiza detyrimisht duhet bërë me instrumentet që ofrohen nga teoria realiste e marrdhënieve ndërkombëtare.
Pozitive duket se është për Shqipërinë dhe politikën e saj të jashtme roli në rritje që po përfiton në rajonin tonë me mbështetjen politike amerikane si faktor stabiliteti dhe si pjesa më kryesore gjeostrategjike. Një rol që kishim pa e parë që prej kohës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur në kurrizin tonë bëheshin lojrat e fuqive të mëdha. Gjithashtu pozitiv është fakti që strukturat tona ushtarake kanë hyrë në një fazë ristrukturimi duke kapur në disa fusha dhe standartet e NATO-s, kjo në sajë të ndihmës kryesisht të SHBA-ve qoftë drejtëpërsëdrejti, qoftë nëpërmjet Aleancës Euroatlantike.
Nga ana tjetër kemi dhe anët negative të angazhimit tonë në anën e Amerikës. Në rradhë të parë opinioni publik botëror që është kundër luftës e sheh shoqërinë shqiptare tepër të dhënë pas luftës së Bushit dhe kjo, per ata qe dinë se cdo të thotë të influencosh negativisht opinionin publik botëror ndaj një shteti të vogël si Shqipëria, duhet të thotë shumë në imazhin tonë. Shqipëria, duke qenë një shtet me një popullsi të vogël, që po përpiqet të gjejë rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të shoqërisë së saj duhet ti kushtonte pak më shumë vëmendje faktit që në fushatën e Bushit në Irak s’marrin pjesë partnerët më të rëndësishëm europiane që do të gjenden në rrugën e Shqipërisë kur ajo të përpiqet të aderojë në strukturat e Bashkimit Europian. Gjermania, Franca, e shume shtete të tjera europiane e kanë shprehur hapur mospëlqimin e tyre ndaj mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë SHBA-ve dhe kjo duhet të na problematizojë disi.
Diplomacia jonë ka bërë vitet e fundit hapa të dukshme duke arritur rezultate pozitive në shumë fusha, por duhet të tregohet paksa më e pjekur kur rruga ku në ndodhemi është ndoshta më e rendesishmja e historisë sonë që mbas fundit të Luftës së Ftohtë. Konceptimi i sigurisë nga ana e politikës sonë të jashtme s’mund të kalojë vetëm nëpër ingranazhet ushtarake të aleancës euroatlantike dhe asaj me SHBA-të, pasi siguria është një koncept shumëdimensional, që përshkon tërë spektrin ekonomik, politik, ushtarak dhe social të shoqërisë shqiptare dhe si i tillë duhet trajtuar. Strategjia e re e sigurisë së Republikës së Shqipërisë, sic ajo u rikonfigurua në dokumentin e fundit ka deficitet e saj, jo në aspektin e përfshirjes së reformave në ushtri, por në aspektin e mospërfshirjes dhe mostrajtimit në të të shumë koncepteve ekonomike, politike dhe sociale që krijojnë dinamikën e destabilitetit të brendshëm të një vendi dhe shkojnë paralel me dinamikën e ambjentit të jashtëm, atij të marrdhënieve ndërkombëtare.






*Autori ka mbaruar studimet për Marrdhënie Ndërkombëtare dhe vazhdon studimet për MASTER në Fushën e Relacioneve të BE-së me Vendet në Zhvillim, në Universitetin Pandeio, Athinë.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Modifikuar nga Enri datė 25/05/2004 ora 11:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2004 18:11
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

Konsekuencat

Ky moment ( javet e ardheshme) per qeverine shqipetare do te jete teper deciziv persa i perket fushes te marredhenieve nderkombetare.Aktualisht vendi yne eshte i angazhuar ne nje lufte te nisur padrejtesisht dhe ilegalisht nga administrata me e dyshimte ne historine e shtepise te bardhe kundrejte irakut duke ( viktimizuar) te drejten e nje lufte kunder terrorizmit nderkombetar ( nqs ndonje fare e drejte egziston per te deklaruar nje lufte te tille).
Duke pare qe rezistenca irakiane kunder forcave pushtuese po organizohet dita-dites e me shume ka ardhur koha qe qeveria shqipetare te debatoje hapur dhe ne menyre teper demokratike per largimin e forcave shqipetare nga iraku perpara se rezistenca te organizohet ne nje front nacional clirimtar.Ose per nje perkushtim ne maksimum te kapaciteteve tona kundrejte strategjise te washington-it ne irak duke e pasur shume te qarte se cfar konsekuencash mund te kete pjesemarrja ne nje pushtim klasik te nje shteti sovran ne gjendjen aktuale.( pjesemarrja ne konfliktin ne fjale kunder nje shteti arab do ta rriste akoma me teper inatin e al-kaides per shqiperine e cila eshte tashme shenjestra kryesore e al-kaides ne rajonin tone).
Prandaj kjo eshte nje periudhe decizive per qeverine tone sepse do te ishte teper e arsyeshme terheqja e trupave nga iraku te ndeshur nga nje front naconal-clirimtar sepse ne fund te fundit trupat shqipetare jane paqeruajtese dhe jo pushtuese dhe nqs do te kishim zgjidhjen tjeter te vazhdimit apo rritjes te perkushtimit te strategjise pushtuese atehere duhet ta kemi te qarte se nuk jemi shtet aq i fuqishem sa te perballojme konsekuecat e nje sulmi ( terrorist kunder shqiperise ) qe do te ishte pasoje direkte e angazhimit jodemokratik te qeverise tone ne konfliktin ne fjale.Prandaj mendoj se ka ardhur koha qe te kemi nje debat te hapur dhe demokratik ne shqiperi per ceshtjen e mesiperme dhe jo ta konsiderojme mbeshtetjen per konfliktin ne fjale si nje proces te natyrshem dhe te padiskutueshem.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2004 12:34
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Boated-

"nqs armiqte,bullgare,serbe,ruse do nderhyjne,duhet ta dine se kombi shqiptare nuk eshte 3 milione..........".Duket se eshte nje genjeshter,se kur E.H e ka thene kete,ne nuk ishim as 3 milione

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2004 15:26
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Nocioni modern i sigurise ne nivelin e marrdhenieve nderkombetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.