Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Not.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Ka pėrfunduar dje nė Sarandė Kupa e Shqipėrisė nė not

Saranda ka pritur për dy ditë me radhë notarët pjesëmarrës në garat e Kupës së Shqipërisë për të rritur. Butrinti për femra dhe Pogradeci për meshkuj janë ekipet fituese të Kupës së Shqipërisë për të rritur. Ashtu si ditën e parë, edhe dje, në ditën e dytë, nuk kanë munguar rekordet. Vlen të përmendet nga të gjitha rekordet ajo për të rritur, e thyer nga Rovena Marku e ekipit Vllaznia në 50 metra stil bretkosë. Marku ka kapur kohën 00.38.45, ndërkohë që rekordi i vjetër ishte 00.38.92. Ndërsa rekordet e tjera të thyera në ditën e dytë i përkasin kategorisë së të rinjve dhe të shkollorëve, ku vlen të përmendet ekipi i Teutës për meshkuj, që theu rekordin e të rinjve në stafetë. Ndërsa për kategorinë e shkollave, rekordet u përkasin notareve Anisa Curraj dhe Evisa Maçolli të Butrintit.
Në këtë aktivitet u përfaqësuan ekipet Tirana Hein, Teuta, Vllaznia, Butrinti, Pogradeci, Jon etj. Sipas sekretares së Federatës Shqiptare të Notit, Hyrmete Gjetja, notarët tanë treguan nivel të lartë, duke filluar që në ditën e parë të garave deri dje, ditë që shënon dhe mbylljen e këtij aktiviteti.
Ndërsa në ditën e parë janë thyer këto rekorde: Rovena Marku e ekipit Vllaznia ka thyer rekordin në 50 metra stil i lirë, me kohën 00.30.75, ndërkohë që rekordi i mëparshëm ka qenë 00.30.80. Rekordmenja tjetër është e ekipit Butrinti të Sarandës, Joana Gjini, e cila ka thyer rekordin e 50 metrave shpinë, me kohën 00.38.13, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej po nga kjo notare, me kohën 00.38.73. Të dy këto rekorde janë thyer për kategorinë e të rejave, ndërkohë që dy rekordet e tjera i përkasin kategorisë së paratërejave. Rekordmenet janë Anisa Curri, me kohën 03.17.20 e ekipit Butrinti, dhe Manushaqe Saliko, me kohën 03.21.86. Të dyja këto notare janë kontigjent të ekipit Butrinti. Ndërsa për meshkuj asnjë rekord nuk është thyer, edhe pse pretendentë ishin disa notarë si Kreshnik Gjata i ekipit të Pogradecit, që synoi rekordin në 50 metra stil i lirë, apo Aldi Gugushka, i cili synoi të thyente rekordin e 50 dhe 100 metrave stil i lirë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 02:27
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Noti ka startuar me kampionatin kombėtar

Noti ka startuar me kampionatin kombëtar të të rinjve I cili që në ditën e oparë ka dhuruar rekorde kombëtare për këtë kategori moshe.

Një ceremoni e thjeshtë I ka paraprirë garave që janë zhvilluar në kompleksin e pishinave në kryeqytet . Ndërkohë për tiu theksuar është pjesmarrja e gjërë e skuadrave nga rrethe të ndryshmë të vëndit ku nuk kanë munguar dhe notarët nga Kosova të cilët kanë ndikuar pozitivisht në ecurinë e garave. a

Ne ditën e parë është dalluar rekordmeni dhe kamopioni I vëndit në 100m Ardit Gugushka. Ndërkohë një figurë mjaft të mirë kanë bërë dhe notaret e reja të konsideruara të tilla jo vetëm në moshë por e dhe në kohë stërvitjeje.

Për tu theksuar është se përveç ekipeve me tradiat në këtë sport, që kanë dhe detin pranë si Vlora , Saranda, Durrësi - një figurë tepër të mirë po bëjnë ekipet e ktryeqytetit si Tirana Hejn dhe Ad.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2003 22:09
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Smile

Not: Pas kupės mesdhetare, Kupa e Shqipėrisė.

Federata Shqiptare e Notit rifillon aktivitetet kombëtare të vitit.

Për dy ditë me radhë në pishinat e akuadromit të Tiranës do të zhvillohen garat e Kupës së Shqipërisë në not. Në këtë aktivitet, gara e të cilit vazhdojnë te zhvillohen të hënën dhe të martën përfaqësohen ekipet Tirana, Teuta, Vllaznia, Butrinti, Pogradeci, Jon, Tirana Hein, Ismail Bej Vlora, Dyrrahu etj. Shumë ekipe janë shfaqur pretendentë për thyerje rekordesh, sidomos vajzat, por nuk mbeten pas dhe ekipet e meshkujve. Pretendentet femra janë Rovena Marku e ekipit Vllaznia në 50 metra stil i lirë, Joana Gjini në stilin e 50 metrave shpinë, Anisa Curri e ekipit Butrinti etj. Për meshkuj, pretendentë për rekorde janë notarët: Kreshnin Gjata i ekipit të Pogradecit në 50 metra stil i lirë, Aldi Gugushka, i cili synon të thyejë rekordin e 50 dhe 100 metrave stil i lirë. Por nuk mbeten pas edhe të tjerë notarë: Amanda Çaku (ADA), Lorela Reçi (Tirana). Për meshkuj vlerësohen: Marbi Hani (Teuta), Arbër Gjata dhe Denis Bega (Pogradec), Klajdi Vrahoriti (Teuta). Ndërsa si ekip pretendent për Kupën e Shqipërisë është Pogradeci për meshkuj dhe Butrinti dhe Vllaznia për femra. Afro 50 notarë të të gjitha kategorive do të zhvillojnë për gati tri ditë me radhë garat e Kupës së Shqipërisë në të gjitha kategoritë. Garat, që zhvillohen në mjediset e pishinave të kryeqytetit, do të përfshijnë më shumë se 10 disiplina noti. Qëllimi kryesor i Kupës së Shqipërisë (ashtu si i kampionatit) është kapja e normës së kategorisë së parë për notarët tanë. Mosha e notarëve që përfaqësohen në Kupën e Shqipërisë është shumë e re, prandaj dhe kapja e normës së kategorisë së parë nga ana e tyre është shumë e vështirë, pasi moshën reale për të konkurruar në kategorinë e të rriturve në fakt e kanë vetëm 5 notarë. Një pjesë e notarëve që përfaqësohen në Kupën e Shqipërisë janë dhe pjesëmarrës në garat e Kupës së Mesdheut, që u zhvillua pak kohë më parë në Tiranë, pikërisht aty ku të hënën startojnë garat e Kupës së Shqipërisë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 10:59
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Not, starton Kupa e Shqipėrisė.

Për dy ditë me radhë, në pishinat e akuadromit të Tiranës zhvillohen garat e Kupës së Shqipërisë në not. Në këtë aktivitet, gara e të cilit kanë filluar dje, përfaqësohen ekipet Tirana, Teuta, Vllaznia, Butrinti, Pogradeci, Jon, Tirana Hein, Ismail Bej Vlora, Dyrrahu etj. Shumë ekipe janë shfaqur pretendente për thyerje rekordesh, sidomos vajzat, por nuk mbeten pas edhe ekipet e meshkujve. Dje në ditën e parë janë thyer shumë rekorde kombëtare ku më i spikaturi është ai i Malbor Oshafit në disiplinën e 100 metrave stil i lirë. Ky rekord mbahej që nga viti 1975 nga notari i njohur Skerdilajd Shytaj. Rekorde kanë thyer dhe notarët Ticiana Jakova, Marbi Haruni dhe Rubin Hekurani. Pretendentet e tjera femra janë Rovena Marku e ekipit Vllaznia, në 50 metra stil i lirë, Joana Gjini në stilin e 50 metrave shpinë, Anisa Curri e ekipit Butrinti. Për meshkuj, pretendentë të tjerë për rekorde janë notarët: Kreshnik Gjata i ekipit të Pogradecit, në 50 metra stil i lirë, Aldi Gugushka, i cili synon të thyejë rekordin e 50 dhe 100 metrave stil i lirë, Marbi Hani (Teuta), Arbër Gjata dhe Denis Bega (Pogradec), Klajdi Vrahoriti (Teuta). Ndërsa si ekip pretendent për Kupën e Shqipërisë është Pogradeci për meshkuj dhe Butrinti dhe Vllaznia për femra. Afro 50 notarë të të gjitha kategorive do të konkurrojnë për dy ditë me radhë në garat e Kupës së Shqipërisë në të gjitha kategoritë. Garat, që do të zhvillohen në mjediset e pishinave të kryeqytetit, përfshijnë më shumë se 10 disiplina noti. Synimi kryesor i Kupës së Shqipërisë (ashtu si dhe i kampionatit) është pa dyshim kapja e normës së kategorisë së parë për notarët tanë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2004 09:53
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ada dhe Partizani, fituesit e kupės.

Kupa e Shqipërisë në not ka rezervuar surpriza të këndshme dje në ditën e dytë. Përveç rekordit të thyer nga Malbor Oshafi (rekord që mbahej që në vitin 1975) dje në ditën e dytë janë thyer edhe dy rekorde të tjera. Por fakti më interesant ka qenë përfaqësimi i tri ekipeve nga Kosova. Më statusin e të ftuarve, notarët kosovarë u kanë marrë kreun e klasifikimit ekipor ekipeve nga Shqipëria që në ballafaqimin e tyre të parë me to. Në këtë aktivitet janë përfaqësuar 11 ekipe, ku veçohen tri ekipet nga Kosova, të cilët për herë të parë kanë qenë pjesëmarrës në një veprimtari kombëtare të Federatës Shqiptare të Notit. "Ne, si federatë, kishim në projekt për të ftuar edhe ekipe nga Kosova, për t'i dhënë Kupës së Shqipërisë përmasat e një aktiviteti mbarëkombëtar. Me këtë qëllim u kishim bërë ftesa disa ekipeve nga Kosova dhe ata shprehën dëshirën për t'u përfaqësuar në garat e kupës,"- tha sekretarja e FSHM-së, Hyrmete Gjeta. Tri ekipe kosovare janë renditur në vendet e dyta dhe të treta, duke bërë një prezantim tepër cilësor, sidomos në garat e djeshme. Ashtu si një ditë më parë, kur u thyen katër rekorde kombëtare, edhe dje në ditën e dytë dhe të fundit të garave ato nuk kanë munguar. Përsëri Malbor Oshafi do të thyente rekordin e 400 metrave stil i lirë, me kohën 04.36.48". Një tjetër rekord që vlerësohet nga skeretarja e FSHM-së është ajo e notares Lotrela Reçi e ekipit Ada. Notarja, e cila ishte më e reja në moshë, konsiderohet një nga notaret e perspektivës për rekordet e shumta që ka arkivuar. Në këtë aktivitet janë përfaqësuar këto ekipe shqiptare: Ada e Tiranës, Teuta, Vllaznia, Partizani, Butrinti, Pogradeci, Jon, Tirana Hein, Ismail Bej Vlora, Dyrrahu. Ndërsa ekipet nga Kosova ishin: Orllani, Skan Kolor dhe Besa. Edhe në ditën e parë janë thyer shumë rekorde kombëtare, ku më i spikaturi është ai i Malbor Oshafit në disiplinën e 100 metrave stil i lirë. Ky rekord mbahej që nga viti 1975 nga notari i njohur Skerdilajd Shyti. Rekorde kanë thyer dhe notarët Ticiana Jakova, Marbi Haruni dhe Rubin Hekurani. Notari më i mirë i aktivitetit është shpallur Malbor Oshafi i Partizanit. Edhe përfaqësimi i Partizani ka qenë një surprizë për organizatorët. Ekipi i Partizanit është rikthyer në garat e notit pas vitesh mungesë. "Partizani, për herë të parë që pas viteve '90, përfaqësohet në garat e notit dhe që me prezantimin e parë ky ekip arrin të radhitet mes më të mirëve të kupës. Notari i këtij ekipi Malbor Oshafi shpallet jo vetëm notari më i mirë i aktivitetit, por arrin të thyejë edhe një rekord kombëtar, i cili kishte 29 vjet që nuk thyhej në pishinat tona,"- ka deklaruar sekretarja Gjeta. Renditja ekipore Femra Ada e Tiranës Orllani Kosovë Skan Kolor Kosovë Meshkuj Teuta Partizani Besa Kosovë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2004 11:17
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Not.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.