qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Bashkangjitje: harta.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 960 herė.
Rrethinat e Korces
Voskopoja 21 km nga Korca. Te shkosh atje mer nje rrug ne perendim te Korces, kalon Termocentralin dhe futesh ne zonen e fshatit te Poshtem 3km dhe Goskovo 3 km te tjer ku kthehesh majtas per ne Voskopi rreth 6 km te tjer, dhe mbas 10 km ne lartesine 1145m eshte Voskopoja Ne Voskopoj dallohen rruget turke te shtruara me kalldrem. Ne qender eshte kisha e Shenkollit, me e bukura ne kete pjes te Shqiperis. Shumica e banoreve jan Vllah dhe eshte dicka e rrall te degjosh gjuhen e ketij minoriteti dhe zakonet e tyre. Vllahet jan njerez barinj qe jetojn ne zonat malore te Shqiperis, Greqis,ish- Jugosllavis dhe Bullgaris. Ne gjuhen e tyre ata thirren "Arumun", nga greket "Kucovllah", nga sllavet "Cincar" dhe nga Shqipetaret "Coban". Ata flasin nje gjuhe me prejardhje Latine. Besohet se ata jan pasardhesit e legjoneve te mbetur ne Ballkan. Ne 1888 gjermani Vllaholog, Weigand, numeroj 373 520 Vllah ne te gjith Ballkanin. Vllahet kan emigruar ne qytete dhe thuajse ekan humbur gjuhen,POR NE SHQIPERI ATA KAN PATUR ME PAK REPREZALE KULTURORE SESA NE GREQI, DHE NE SHQIPERI GJUHA E TYRE KA MBIJETUAR NE SHUM ZONA. Vllahet kan disa tipare fizike te ndryshme nga Shqiptarer p.sh jan zakonisht te shkurter, te erret , me sy te zinj te gjer. Kulla e Shenkollit u ndertua ne 1936, ndersa nje mbishkrim ne mure tregon se kisha eshte ndertuar ne Qershor 1721 dhe Shtator 1722. U dekorua nga piktori i famshem David Selenica ne 1726 me dy ndihmesa nga familja e tij, Kostandin dhe Kristo. Piktura ne murin jugor tregon ngjarje nga jeta e Shen Gjonit, ne murin perendimor jan Kryqezatat, me fresko ne hyrje qe tregon skena nga Apokalipsi, ne stilin e piktorve Korcar "Athanas dhe Kostandin Zografi". Afer altarit ka disa piktura te shek te 18. Kisha te tjera ne kete vend ose jan te mbyllura ose perdoren per bujqesi. Kishat e Shen Mihalit dhe Shenmerisjan ne veriperendim te fshatit. Dy kisha te tjera jan kisha e "Shen Athanasit" dhe manastiri i "Shen Gjon Pagezuesi", e cila ka piktura te shek 18 te bera nga Kostandini i Beratit. Kthehesh ne Korce nga e njejta rrug. Mer rrugen kryesore per ne Erseke per rreth 4 km dhe kthehesh ne te majt e ecen per 3 km. Ketu ndodhet fshati Boboshtica ne rrez te malit te Kuq. Fshati eshte i njohur per mena. Shum nga banoret jan sllav dhe flasin dialektin Maqedon por ka dhe vllah dhe grek. Posht ne perendim jan kishat e "Shen Dhimitrit dhe "Shen Gjonit". Kisha e "Shen Gjonit" eshte e vogel, vetem 10m e gjat dhe 6 m e gjer. Mendohet te jet ndertuar ne shek e 13. Afresko ne muret e nartheksit tregojne skena nga jeta e "Shen Gjonit". Ne pas jan pikturat e Virgjereshes dhe Baballaret e Kishes. Afer kishes eshte ikona e famshme e "Shen Gjon Pagezuesi". Punime te ndryshme i jan bere kishes por nuk ka evidenca se kur, mondohet se jan kryer disaa punime ne gjysmen e dyte te shek 15, dhe disa piktura mendohet jen ber ne shek e 17. "Shen Dhimitri" eshte gjithashtu i vogel ne fund te fshatit. U ndertua dhe u pikturua ne shek e 17. Pikturat tregojn jeten e te Shenjtve, Kryqezimin, Martirizimine "Shen Llazarit", "Shen Kostandini" dhe "Helena me Krishtin", dhe ne veri eshte hyrja e Krishtit ne Jeruzalem, Kryqezimi, Virgjeresha dhe Shen Petrua i Aleksandris. Kthehesh ne Korce ne te njejten rrug.
Mbroja eshte nje fshat i vogel 5 km ne kodrat ne jug lindje te Korces, dhe ka kishen e bukur "Kisha e Ristozit". Fshati eshte ne drejtim te rruges per tek miniera e Drenoves. Ne malin Morav siper fshatit jan gjetur rrenoja muresh Ilir. EMRI I FSHATIT E KA ORIGJINEN GREKE , NGA EMPORIO, dhe mendohet te ket qen qytet tregtar. Kisha eshte e ndertuar me gur e tulla. Ka portretin e Jezusit duke hyr ne Jeruzalem. Mbishkrimet tregojn se kisha ka qen egzistente ne 1389 dhe shum gjera tregojn se eshte ndertuar ne 1300. Freskot ne murin perndimor jan nga shek i 17. Drenova eshte afer ketij fshati i banur pothuajse me minator qe punonin ne miniern ne qymyrit siper fshatit, qymyri i te ciles perdoret per TEC-in e Korces dhe Maliqit. Siper minieres eshte Parku Kombetar i Drenoves i perdorur per gjueti nga udheheqja nen komunizem. Pylli eshte i pasur me fazan dhe vecanerisht arinj te eger. Kthehesh ne Korc nga e njejta rrug.
Le Korcen per ne rrugen per Pogradec e cila kalon ne pellgun e Korces. Shamolli eshte nje shembull ku te gjith jan Shqiptar pervec pak Vllahve. Ai ndodhet ne mes te pelgut, nga rruga kryesore mer rrugen ne te djatht qe te con ne BULGAREC 3km me tutje Shamollit. Ndryshe nga Shamolli shumica ketu jan sllav. Ato thirren nga Shqiptaret Bullgar megjthate ata flasin dialekt te Maqedonishtes, te ngelur ketu nga ardhjet e sllaveve ne kete rajon si barinj me dele dhe dhi, gjithashtu dhe nje dialekt i Serbishtet dhe mendohet se kan ngelur ketu nga koha e Stefan Dushanit apo nga ushtar serb qe u terhoqen nga Shqiperia ne 1916. Nga e njejta rrug kthehesh ne rrugen kryesore. Mbas 12 km vjen Maliq vend i ish kenetes me te njejtin emer gjer ne fund te viteve 50. Ketu jan gjetur evidenca jete neolitike dhe te epokes se bronxit kur u tha keneta. keto zbullime jan te rendesishme pasi tregojn evidenca te kultures Ilire ne epoken e Bakrit. Mure Ilire jan gjetur ne kodrat siper pellgut mbi qytet. Maliqi ishte qendra e prodhimit te panxharsheqerit. Mbas 10 km rruga te con ne fshatin Plasa, aty eshte bashkimi i rruges Korc-Kapshtic (pik kufitare me Greqin ) qe kalon neper Bilisht (23km ) 4 km nga Bilishti ne rrugen per te Prespa e vogel eshte fshati Tren i shtrir posht mezhdes pamja e shkembit te Spilese. Gerrmiget ketu ne shpella ne vitet 1966-67 kan nxjer evidenca vendbanimesh te epokes se Hekurit, (kultura Maliqi II), si kocka dhe qeramika. Piktura te epokes se hershme te hekurit si me kalores me qen te dal per gjueti, punime arti me te hershmet te gjetura ne Shqipei. Rrenoja qeramike trgojn lidhjet tregtare me greqin gjat Periudhes Gjeometrike. 5 km ne jug te Bilishtit eshte fshati Kuc. Punime arti Ilire te rendesishme jan gjetur nga gerrmimet e bera ne Kuci i Zi ketu afer, qe tregojn zhvillimin e e avancuar te metalurgjis ne zonen e Korces ne kohet prehistorike. Keto lloje ketu mendohet te parfaqsojn shperndarjen jugore te materialeve kulturore Glasinac-Mat. Dy varret ketu kishin 5 shpata, thika, hanxhar, heshta dhe shigjeta. Dinastia sunduese ketu mendohet te ket patur ne kontroll fortesat ne zonen e Korces perfshir ketu ajo e Symizes, Bellevode, Bilishtit ne perendim dhe te trenit ne lindje, e cila kontrollonte Gryken e Ujkut qe te conte ne Prespen e Vogel.
Ne Bilisht ndjek rrugen ne veri qe nga ku 5km eshte liqeni Prespa e Madhe.
Ne qender te ketij liqeni ndahen kufijt e Shqiperis, Maqedonis dhe Greqis. Kjo zone eshte zona e fundit ebanuar me pelikan Dalmat dhe zogj te tjer te rrall, dhe manaxhohet nga UNESKŲ. Ne lindje eshte mali i Peristerit. Mbasi eshte 1000m mbi nivelin e detit eshte shum vend i ftoht. Mezhdat perreth liqenit kan shum shpella me varre te vogla, shpesh plot me lakuriq nate. Si rezultat i nje termeti disa vite me par ka hapur shtratin e liqenit dhe ka disi renie ne nivelin e tij. Nga Gollomboci duket ishulli i vogel me pyll i Golemgradit, afer kufirit midis 3 vendeve. Ky ishull iu dha si dhurat Mbretit Aleksander i Jugosllavis nga mbreti Kostandin i greqis para se te fillonte lufta. AFER KUFIRIT ME MAQEDONIN MIDIS LIQENIT PRESPA DHE OHER ESHTE KISHA E SHEN NAUMIT QE JU DHA JUGOSLLAVIS NGA MBRETI ZOG I . Ne ujarat Shqiptare eshte nje tjeter ishull i vogel, Maligradi, me nje kish te shek 14. Ne fshatin Tresten eshte nje shpell me fresko te shek 12. . Ne veriperendim te Maliqit nje rrug te con per ne fshatin Lozhani (19km ) vazhdon per ne Strelce rrug kjo qe te con ne Gramsh dhe Elbasan. Rruga vazhdon ne veri lindje. Pasi kalon gryken e Stropces, rruga zbret per ne liqen dhe Pogradec. Ne periudhen komuniste liqeni quhej liqeni i Pogradecit por tani thirret ne emrin origjinal. Pogradeci ka nje nga minierat me te medha ne Europen Lindore me kompleksin gjigand te hekur-nikelit 2 km ne malin ne veri te qytetit. Ketu eshte terminali i hekurudhes qe vin nga Rrogozhina. Hoteli ane liqenit eshte qendra e qytetit. Perball hotelit eshte nje muze i vogel ku ndodhen gur varresh Romak dhe grek te ekspozuar ne oborr, dhe gjera antike te gjetura ne kete zone. Liqeni i Ohrit 347km katror. Besohet te ket qen ne egzistenc te pavarur nga liqeni i Prespes, edhe ne kohet Ertiratiane. Ai eshte liqeni me i thell ne Ballkan me nje thellsi prej 310m. Liqeni ka qen me i madh ne epoken Pliocene, dhe filloj te thahej mbasi Drini i Zi filloj te vershoj ne drejtim te Struges, pothuajse ne te njejten rrug qe eshte edhe sot.
Ne 100 vjetet e fundit ndryshe nga Prespa, niveli i tij eshte ne rritje per shkak te depozitave te reres ne Drinin e Zi dhe sepse njerzit kan kapacitet te kufizuar ta thajn. LIQENI I OHRIT ESHT I PASUR ME PESHQ, VECANERISHT NJE LLOJ KORANI, QE GJITHASHTU GJENDET NE LIQENIN PRESPA DHE LIQENIN BAJKAL NE SIBERI. NE KOHET OTOMANE KISHTE KORRIER TE VECANT QE I CONIN KETE LLOJ PESHKU SULLTANIT NE KOSTANDINOPOJ. Rreth kodrave ne te tre vendet jan gjetur vendbanime Ilire. ME E MADHE AJO E GJETUR NE TREBENISHTE NE MAQEDONI, KU U GJETEN NJE NUMER I MADH MASKASH ARI ILIRE DHE BYZHUTERI TE TJERA NE NEKROPOLIN, TANI NE EKSPOZIM NE BEOGRAD. Le Pogradecin dhe mer rrugen per ne veri, mbas 6 km ne kodrat e fshatit Memellisht eshte nje minier kromi, vazhdon per ne Udenisht 9 km fshat ane liqenit dhe Lini 27 km. Lini modern eshte i njohur per rendesin arkeologjike dhe plazhin e bukur. per te arritur te qendra arkeologjike, ecen pergjat fshatit gjersa rruga ndahet ne dy drejtime. Mbas 400m esht nje repart ushtarak dhe vazhdon siper per ne pjesen jugore te akropolit. Ne maj jan rrenojat e tuneleve modern ushtarak, dhe rrenojat e nje muri antik. Ne qender eshte nje cistern e shek te 4 rreth 3 m e thell, si dhe kalldreme romak dhe bizantin. Muret jan pjes e rrenojave te nje kishe e shek te 6. 8 mozaik u gjenden ketu te cilet tregonin peshq, zogj uji,dhe blet. Kur eshte ndertuar Lini mendohet te ket qen ishull. Themelet e kishes tregojn influenc Egjyptiane dhe Siriane. Ajo kishte nje aps te vetem ne fund ne anen lindore, dhe konce te shtuara ne muret e jashtem ne ailet verior dhe jugor. Vazhdon rrugen per ne veri perendim per ne Perrenjas. Posht eshte tuneli hekurudhor, rreth 8 minutaudhetim me tren. Mbas 4 km kthehesh majtas dhe shkon per ne piken kufitare me Maqedonin ne Qaf Thane.
__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|